Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më datën 26 nëntor, në orën 10:00, ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me ligjin, të aktit normativ për shtyrjen e ligjit “Për nëpunësin Civil” .
Njoftimin e bën vetë Gjykata Kushtetuese në faqen e saj zyrtare, në listën e çështjeve të planifikuara për gjykim.
Sipas Kushtetueses, kërkues janë “një e Pesta e Deputetëve të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet)”.
Ndërkohë që objekti është “Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën i aktit normativ nr.5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil””. Pezullimi i aktit normativ nr.5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil””.
Keta bashibozuke do mundohen te rrenojne cdo permirsim te jetes shqiptare, keta Jane mola qe po shkaterron shtetin ndaj duhet nxjerr ne pension te gjithe e pastaj edhe ne biruce ai qe ka ngrene corbe te prishur.