Politikani anglez kapet mat duke bërë pazare për në Shqipëri: I njoh kryebashkiakun, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit (VIDEO)

6 Nëntor 2013, 11:17Politika TEMA

Një politikan britanik ka rënë në rrjetën e gazetarëve të “The Telegraph”, të cilët të maskuar si biznesmenë, kanë arritur të marrin prej tij një rrëfim të sinqertë se si ai mund të rregullojë pazaret në Shqipëri.

Mark Pritchard është deputet konservator dhe anëtar i komitetit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë.

Në një bisedë me gazetarin, që hiqet si një biznesmen i huaj, ai i propozon atij që të investojë 10 milion sterlina në një rrjet hotelesh- butik në Shqipëri.

Ai i kërkon “biznesmenit” që të paguhet 3 mijë sterlina në muaj për shërbimin e tij dhe 3 përqind për çdo marrëveshje të arritur.

Kjo do të thotë se ai do siguronte më shumë se 300 mijë sterlina për investimin në Shqipëri.

Duke folur për kontaktet e tij, ai thotë: “Të jem krejt i hapur, e njoh kryebashkiakun, e njoh kryeministrin, e njoh kryetarin e Kuvendit”.

“Nuk loboj, jo, jo. Por përdor rrjetin tim”.

Pritchard ka vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2010, por ai i tha gazetarit se ka kontakte të rregullta me politikanët e lartë, madje i dërgon edhe një mesazh kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të zbuluar se çfarë lloj investimesh kërkojnë autoritetet në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që ai kapet mat. Njëherë tjetër ai u përgjua nga një gazetar i maskuar ndërsa udhëtonte për në Maltë.

Deputeti i ofroi gazetarit shërbimet e tij si një konsulent biznesi.

Deputetë thotë se akuzat e bëra nga gazeta janë false.

Ai tha se do i drejtohet Komisionerit Parlamentar të Standardeve që të hetojë për këtë çështje./ep

 

27 komente në “Politikani anglez kapet mat duke bërë pazare për në Shqipëri: I njoh kryebashkiakun, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit (VIDEO)”

  1. Emigranti Itali says:

    Burg per kete qenin qe shpif!

    1. Pilo Lala says:

      Me Qeverine Berisha, vetem te mbushje xhepat e familjes Berisha, mund te merrje cfare te doje.

    2. Hysni Veliqoti says:

      HA HA HA,
      NUK E PASKA MARRE VESH AKOMA,
      QE ESHTE NDERRUAR QEVERIA KY SHARLATAN!
      http://goo.gl/90tlsa

      1. Prec Ulaj says:

        I njoh te gjithe – kjo do te thote qe ai njeh Argita Berishen qe i ka ne dore te gjithe Qeveritaret.
        Pergjimet e te huajve zakonisht fillojne pa zhurme, dhe sic ka filluar ky hetim qe ne 2010, e kapen me presh kete majmun, qe kishte gjetur majmunet vellezer Berisha e Topalli ne Shqiperi.
        Do nxjerri ca xhevahire ky, se si eshte njohur me Argiten, qe i kishte te gjithe ne dore.

    3. edmond says:

      burg per ne qe akoma mendojme se saliu dhe rama jane kundershtare. bashke me bashen. si nuk e kuptuam njehere qe nje mut jane te gjithe. me vjen keq per meron qe mban njerin krah, pavaresisht qe eshte nder te vetmit qe godet ne dy krahet por mendoj qe pozita duhet goditur me teper se opozita ne cdo kohe.

      1. Argita_B says:

        Nese ai kerkon para per te sjelle investitore te huaj ne Shqiperi kjo perben problem per britaniket, pasi shqiptaret thithin investimet. Fakti qe ai thote se ka lidhje me politikane ne shqiperi nuk perben shkelje te ligjit apo prove korrupsioni per shqiptaret apo qeverine shqiptare po thjesht nje artikull per te shitur gazeten gazetari.

        1. Prec Ulaj says:

          Edhe Fazllici ashtu erdhi? Bleu nje zone te tere me $ 1, pastaj e shiti dhjetera Miljone $.
          Te gjithe keta kishin nje person qe i sillte: ARGITA BERISHA.

  2. ronald says:

    Tani ngadalë dhe sigurt po dalin në shesh makinacionet e Rickilimit të mashtrimeve dhe hajnis shtetërore, por qdo ditë nga se paku një mashtrim dhe zhgenjim.

  3. Puca raj says:

    Ne shqiperi te gjithe jane te korruptuar.

  4. Hahahahahahahh Doktor me shkrive says:

    Ndoshta ne Angli keto gjera denohen por ketu tek ne jane krejt te zakonta sepse keshtu behen punet ketu me mik dhe me te njohur normalisht nepermjet lekut.

  5. neo says:

    Ja dhe miqesia e te huajve … Familja e madhe Europiane . Ju perdhendes me zjarr nga zemra … kam dashur te vij me shpesh … po he do thoni ju cu bere , pse serdhe me para … TA MBANI MEND KETE NJERI . DHE TE MOS E HARRONI DERI NE VDEKJE , QE TA DINI SE KUSH JU DONT AQ FORTE ME ZEMER.

    1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

      Neo per ate Burre duhet te flasi historia se ma do mendja se cfare nuk u shkrua mbas pushtimt osman kur vdiq Gjergji por kjo nuk eshte tema (anglezi si duket donte ndonji lek dhe kaq) nuk e di lajmin ne fjale por dua te them se ne boten kapitaliste korrupsioni eksiston dhe shume here me I madhe se ne Atdhe por ndryshimi ketu ke ne eshte se shtreses se varfer I marrin dhe ate ndime sociale qe e kane per buken e gojes

      1. jokey says:

        kush ja u ka marre e ka bre kimioterapi kjo eshte e sigurt.

  6. Sefedin Aga. says:

    Une vetem fjalen kam , po ate do te perdor sa here te kem mundesi , kam thene ketyre vetem me nje monedhe duhet ti pergjigjesh , e gjithe shqiperia lazarat te veme miliona per vete , e kush e shet ne shqiperi te varet per gjuhhe, te veme leket tona menjane se keshtu do na lepijne sumen pastaj.

  7. vis Cerri says:

    Me vjen mire qe pervec barit te Lazaratit po eksportojme dhe “success fee” e Gitës.

  8. No Partiak - No Party. says:

    Ehh.. hajde provoje tani qe video eshte e vertete. Ky njihka edhe Ilirin… mund ti mesoje “teknikat” e tij.

  9. analist says:

    Yrysh drejt BE.
    Kur te hyjme atje, ne BE-ne e bekuar, do te kemi boll nga ky soji i ketij ndermjetesit, nuk do te kete nevoje per kamera te fshehta e biznesmene te kamufluar, do ti kemi me thase origjinalet.

  10. laraska says:

    Tkaojne e njihen me plerat tane (‘kryetaret’ tane), dhe na trajtojne si plera. Keta mendojne se nese populli ka zgjedhur keto fytyra per ti perfaqesuar atehere dhe populli ka te njejten fytyre, jane njelloj. Ska faj fare i huaji, i zoti shtepise mendon per shtepine e vet. Te huajit po ja vure kufurin te thana, te respektojne; po sja vure, te shfrytezon – gje qe eshte mese normale. Nese shqiptaret i presin te gjithe nga te huajt, pa punuar, pa protestuar per te drejtat e tyre, por ne te shohim lajmet ne televizor nderkohe qe te huajt te ndertojne Shqiperine, atehere faji mbetet prape i jone. Nje vend behet me punen e vendalinjeve jo me mirebesimin ne te huaj sic po na propagandohet keto 23 vjet. Vetem sepse kemi palaco ne krye, edhe hedhin valle te huajt. Ky me investim ne Shqiperi, paguan punetoret nga 200 mije lek, shumicen ne te zeze, ndersa atje do i paguante minimumi 3000 paund, taksa e detyrimi i rregullon se njohjet i ka, edhe vjel pasurite tona, behet miliarder ndersa ne rrime lehim neper mitingje partish, edhe shpresojne te emigrojne jashtetit. TURP! Mire na e bejne, se po na thirri partia dalim menjehere, por kur ka rrezik armesh kimike, rrime urte. Shume mire na e bejnn. Vetem per kete video, ne nje vend normal, Edi Rama, Basha edhe ai xhuxhi me koken si te lopes Meta do dilnin urgjnet te sqaronin per publikun, por ja qe sjemi vend normal.

  11. Ustai says:

    Ja me cilet nderkombetare ka operuar qeveria e jone e shquar,te cilet na i shiste ne si europiane…Berisha, Luli,Jozefina qe na cuan nepermjet ketyre tipave, ne vend te dyte pas Gjermanise.

  12. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    me kujtoka kyshtet e kontratave te argites.

  13. jokey says:

    tema: sqarroini ju lutem. kur ne cfare epoke eshte takuar ku anglezi me biznesmanin e maskuar…. Sepse po na ngaterrojne, jo se keta qe u zgjodhen jane prej florori por te pakten ta dime per cfare flasim

    1. laraska says:

      politikani ne video qe se di pse e hoqen, e thoshte qarte “kryeministri, kryebashkiaku, dhe kryetari kuvendit….te tre jane nga tre parti te ndryshme” Pra Rama, Basha dhe Meta, sepse Berisha, Zhelefina dhe Basha jane te nje partie.

  14. henri says:

    Une nuk kuptoj, se cfare ka te kunderligjeshme ketu. Ky politikan anglez m.q.s njef Shqiperine dhe ka lidhje atje ofron sherbimin e tij dhe kuptohet, se ne se lidhet nje kontrate ky kerkon 3%, gje qe eshte me se e zakoneshme ne bote.

    Kam shkruar se shefi i FIATIT, Marchione ka ndertuar nje fabrike ku prodhohen veturat FIAT ne Serbi dhe ka rene dakord me qeverine serbe, se nuk do paguaje per dhjete vjet asnje lloj takse. Kjo gje eshte me se normale. Serbia, sic cdo vend ne bote ( edhe neve ) do te terheqi kapitalin e huaj, i cili nuk ka atdhe dhe nuk eshte Jesus Krishti dhe shkon atje ku ka fitimin me te madh.Duam apo nuk duam ne ky eshte realiteti.

    Ne Zvicer, kane ngriutr selite e tyre me qindra dhe mijra firma nderkombetare si Google etj., te cilat ne vitet e para nuk paguajne fare taksa. Kjo per faktin, se firmat nderkombetare, sipas nje ligji nderkombetar, i paguajne taksat e tyre aty kane selite qendrore. Pra Zvicra ju krijon ketyre firmave kushte favorizuese taksash dhe keto vine ne Zvicer. Kuptohet, se Amerika dhe BE i bejne presjon Zvicres per kete politike taksimi por Zvicra eshte ne rregul, sepse bota e njef konkurencen e taksave.

    Mendoj, se gazetaret tane duhet ti dine disa gjera ne lidhje me tregun e lire boteror dhe te mos shkruajne budallalliqe. Ky politikani anglez per njohurite dhe njohjet qe ka ne Shqiperi kerkon honorar gje qe eshte me se e zakoneshme. Nuk kuptoj, se cfare ligji ka shkelur ky njeri.Ai te ben sherbimin dhe ne se ka sukse kerkon taksen e suksesit sic do gjithe bota.

    1. jokey says:

      Paske shku n’Zvicer spiun e SHISH atje e ke mbajt frymen. tani po na tregon si ta bejme shtetin qe ti me zagaret e tu e rope . Po kerkon “Clausin”? ja se tani do te pergjigjet.

  15. dandaramanda says:

    ky gazetari i maskuar si biznesman paska zbuluar thembren e Ekilit..sa te komplikuar jemi ne Shqiptaret!?Akoma mendojme e jetojme si ne epoken e gurit..U be”i famshem”ky “gazetari shqiptare”tani..Ooooo buke qe te ha gjithkush!

  16. Besi says:

    Shumica e komentusve paskan harrue qe qeveria eshte ndrrue dhe ai thot qe e njoh kryeministrin njoh kryetarin e parlamentit e nuk thot kryetaren dmth e din mire se kush eshte ne qeveri po Kota jan njesoj te xhith

  17. ARUSHA says:

    SHTETE QE KANE BANKA KURRE NUK NMDIHMOJNE NJERI PA PATUR FITIMIN NE MAKSIMUMIN E DESHIRUAR!POSHTE TE GJITHA ATA QE THONE SE NA DUN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje