Policia ka bllokuar në Lezhë 15 kamionë të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte.
Sipas policisë, transportuesit nuk kishin dokumentacionin përkatës.
“Më datë 05.11.2013, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka organizuar një operacion për goditjen e aktiviteteve të kundraligjshme në lidhje me ngarkesat me minerale dhe inerte pa dokumentacionin e duhur tatimor.
Policia prej kohësh kishte mbledhur informacionet e duhura lidhur me këtë aktivitet të paligjshëm dhe prej të paktën dy ditësh kishte organizuar shërbime kontrolli në akset rrugore kombëtare. Nga kontrolli i ushtruar ne aksin rrugor Milot-Laç, është bërë i mundur bllokimi i 19 kamionëve, nga të cilët 15 te ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana jonë, rezulton se materiali i ngarkuar me krom dhe inerte në këta kamionë nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe shoqërohet me faturë të thjeshtë shoqërimi, ku nuk është shënuar sasia e mallit dhe as vlera e tij. Minerali u përket disa subjekteve të biznesit, të cilat operojnë në rrethet e Bulqizës dhe Dibrës.
Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim dokumentesh” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 180-25, dhe 190 të Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.
Pas këtij operacioni, në Lezhë ka shkuar edhe vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ai tha se Ministria e Brendshme do të nisë punën për hartimin e një plani operacional kundër kontrabandës së mineralit të kromit.
Sipas Tahirit, shumë shpejt do të nisin kontrollet dhe verifikimet në lidhje me shkelësit e ligjit, për të frenuar këtë fenomen shqetësues.
“Historia e të paprekshmëve ka mbaruar, askush nuk mund të jetë mbi ligjin, asnjë shkelës nuk do të tolerohet. “Zero” tolerancë ndaj krimit. Duhet që policia të bëhet organizata më e pastër. Ka ende shumë punë për të bërë. Për këtë keni mbështetjen time dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit. Të gjithë ne jemi në provë përpara qytetarëve”, tha ai.
hajdeni dhe ketej na marinza se nuk e kuptojn se pse transporti i naftes per ne portin e vlores behet vetem naten. botet e mbushura me solar levizin vetem naten e thuhet qe nuk rregjistrohet azgje, ne vjedhim me bidona kurse te tjeret me bote, ne per te ushqyer kalamajte, kurse te tjeret per te ber milionat. poshte padrejtesia
Une udhetoj perjave nga Tirana ne drejtim te Kosoves. Heret ne mengjes eshte nje postobllok i policise rrugore sa kalon uren e Krujes qe ndalon vetem kamionet e rende dhe eshte i painteresuar shume per makinat e vogla. Arsyeja kuptohet pse ndalohen vetem ata. Kamionet jane pa dokumentat shoqruese te mallit dhe normalisht paguhen policet nen dore per t’i lejuar vazhdimin e itinerarit.
Policia e shtetit duhet t’i verifikoje keto raste e duhet te vazhdoje katarsisin brenda radheve te veta qe t’i thuhet stop abuzivizmit ne kete vend.
Uroj qe ky aksion te vazhdoje me tej ne kete biznes e mos ngelet thjesht rast i vecuar.
Miliarda dollare te humbura nder vite – me te cilat mund te investohej ne infrastrukture, rriteshin rrogat, mireqenia.
Nuk kam besim se do rregullohet gje. Ky eshte vetem ‘show’ them une
ska me tni ka shtet jo si ne kohen e sales qe benin ca deshen edhe mernin ca deshen tani do paguani nje me nje per demet qe i keni bere kombit
Bravo ja kjo eshte qeveria e re per te cilen u votua nga 1 million shqiptare.
Nuk e di, po ky Saimir Tahiri me duket shume energjik. Bravo i qofte dhe faleminderit.
Ky shtet i ri do jete me i mire se sa ai qe iku, kjo sdiskutohet.
Puna eshte qe do jete pak me i mire se ai qe iku, apo do jete tamam
shteti qe duam ne si popull.
Ky popull duhet te kuptoje, qe ai qe iku, te mos vije me dhe kur ti vije
radha te heqi kete qe eshte, te mos ta ktheje voten te ai qe iku me
perpara, se i bie qe kemi rene ne nje vorbull ku sdo dalim dot me
pastaj.
Ky shtet po tregon qe do punoje me mire se ai qe iku, por ka shume pune
perpara dhe shume pengesa te medha e te vogla, e me kohen do ti duhet
te nderroje pjeset, se pastaj ato pjese te prishura te marrin ne qafe.
Kete beri berrisha, beri sikur i nderronte pjeset, por ne te vertete
i nderronte me pjese te konsumuara. Rama duhet tu bjere kokes atyre qe
fillojne te prishen. Te ngreje nje shtet qe te mbahet me vota populli
dhe jo me leke biznesmenesh, drogaxhise, kriminelesh, mashtruesash.
Kujdes me kamionet e kromit te Ilir Metes dhe Hysenbelliut se del nga koalicioni ky kokmadhi????
Te kujton kontrabanden e naftes me Serbine,ne kohen e luftes ne Kosove !
Kujdes! Ajo qe thote “Hajduti i solarit ne Marinez”, eshte e vertete. Dhjetra trailera autobota nafte levizin gjate nates fshehurazi, nen hunden e policise se Fierit. Aty vazhdon vjedhja si kur ishte Berisha.
Edhe drejtori i ri, z. Puka qe vendosi Rama, sic thone specialistet e Albpetrolit, duket gje e fjetur. Mafia e ka vene perpara.
Saimir ktheji syte nga Fieri. Aty eshte gjysma e buxhetit te Shqiperise…
Kjo polici dhe ky shtet meriton respekt të thellë, bravo djema suksese!
Po sikur paguajme antikontrabanden ne portet detare !
Njerin nga keta , e kam takuar ne vere ne Pogradec,ku kishte ndertuar nje kioske ne reren e plazhit.
Po antikontrabandistet e tjere ku e marrin rrogen ?
Strukturat e Sales duhet te fshihen nga faqja e dheut,jane te koruptuara dhe nuk shpetojne dot.
qe keta komentusit kne te drejte eshte me se e sigurt per sa u perket BOTEVE TE BITUMIT. mire qe policia keta izuri diten per diell po per keta qe udhetojne naten policia a ka ndonje nga ata te takse force .Apo do te vazhdoje historia e shumemirenjohur me dy pale dokumenta .DERI kur do te vazhdoje kjo histori qe ti SAJMIR e njeh mire ,,,Mos haroni se te gjithe populli i thjeshte qe u dhane voten i njeh mire keto manovera ,,.PO TE DONI MOS U ZHYSNI DHE JU NE BATAKUN QE NA LANE ATA KRIMINEL SE DO TA MERRNI SHUME ME SHPEJTE SF ATA ,POPULLIT IKA VAJTUR THIKA NE PALCE MENDOHUNI MIREEEEEEE,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
kata jan hajdutat ,e ish sistemit te rrezuar me vote mbar popullore,bravo Tahiri,mos i ler te marrin frym
bravo ,vazhdo keshtu…
Po drejtori Albetrolit ska cben, se kush do ti thote atij qe ata qe ka prane jane mafiozet me te medhenj,qe nenshkruan koncesione dhe tani jane prape ne krye te Albp,kane punesuar femije dhe te aferm te keto firmat e naftes qe jane ne Fier dhe ka qene tradite e naftetareve sa me shume te dhena te shisnin firmave te huaja aq me shume shperbleheshin nga ato. Dhe sot gjithe ate qe u krijua ne vite duam ta zhbeje vetem nje njeri ???? Ore po shikoni dhe njehere ata qe keni lene ne krye te Albpetrolit se do nxirrni te tjera lakra, apo dhe ata ne krye te AKBN Tirane se dhe ata nuk jane pa gje. U larguan 35 veta nga Alb kur te tjeret qe dhane urdherat dhe i detyruan keta punonjes te heshtnin se ndryshe fluturonin nga puna jane prape aty.( jane te gjithe te LSI )
Te goditet krimi. Ka rrenje te thella. Ish pushtetaret jane mafioze e kriminela. Instaluan nje shtet informal pwr 8 vjet. Jane nginjur si gjela deti. Çmontim i krimit te organizuar. Denim te merituar.
po si gjanem se kuptoni se kjo eshte loje
ku ka shofer qe ngarkon krom pa dokumenta
problemi i keture kamjoneve eshte vetem tonazhi
dmth kane peshe em shume se cduhet
kaqqqqqqqqqqqqqqqq
Interesant, ketu cicerojne komentuesit entuziaste qe i thone “hossana” qeverise per çdo gje. Nje lajm perpara, ku flitet se si ministri Bushati e ka pranuar ne France qe kemi marre propozimin per varrosjen e plehrave kimike te kriminelit Assad, asnjeri prej tyre nuk kakariste.
po behen gati 60 dite dhe nuk kuptoj vetem nje gje:
pse jane lene per 60 dite hajdutet ??? O Saimir nuk e ke faijn ti por policia dhe tatimet cafre bejne !!!