Burri e mbyti të shoqen mësuese pas debatit për humbjen e parave në bixhoz

5 Nëntor 2013, 09:12Politika TEMA

A janë lojërat e fatit motivi për krimin e radhës në familjet shqiptare?

Një ditë më parë, në zonën e Saukut të Vjetër, Fehmi Brahja, 49 vjeç, mbyt me këllëfin e jastëkut të shoqen, Radivien, 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Mendohet se shkak për këtë krim ka qenë një zënkë për paratë e humbura në bixhoz nga i shoqi.

Pas debatit, Fehmiu i lidh të shoqes këllëfin e jastëkut në qafë dhe e shtrëngon derisa e mbyt.

Më pas del e vetëdorëzohet në polici.

Blutë thonë se kanë gjetur edhe një thikë pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që njerëzit e autorit të krimit thonë se e shoqja e tij vuante nga zemra.

Koleget e Radivies, që punonte si mësuese, thonë se i shoqi i saj luante bixhoz, duke lënë gjithë pasurinë aty.

“Ajo ishte shumë e dhënë pas shkollimit të fëmijëve,” thonë kolegët.

Dy fëmijë tani do të rriten jetimë./ep

3 komente në “Burri e mbyti të shoqen mësuese pas debatit për humbjen e parave në bixhoz”

  1. sync says:

    BObo,,,mor njerez ,jemi bere europiane te vertete ,krimet ne familje ne shqiperi nuk njiheshin se cfare ishin vite me pare ,tani gati perdite nga nje ,eshte nje lloj krimi qe nuk e parandalon dot ,ai i vrasjeve brenda kater mureve

  2. miranda says:

    Patjeter qe ka nje zgjidhje shqipetaret kan nevoj per trajnim dhe konsulenc famijare, nje trajtim i vecant per burrat pasi nuk dine te duan dhe respektojn bashkeshortet e tyre. Une si punonjese sociale ofroj mendimin time qe shqiperia po degradohet cdo dit dhe me shume nga mos ndergjegjsim dhe jo per shkak te faktit qe jemi shqipetar.

  3. lule says:

    Ka degraduar njeriu nuk po pyet njeri me se cfar mardhenie ka sejcili ne familje me femijet me bashkeshortin ne shoqeri ne shkalle – lagje – E KEQA E NJERZIMIT DO TI VIJE NGA SHKATERRIMI I NJERZLLEKUT E I FAMILJES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje