“Jam vërtet i mirë për të vrarë njerëz”

4 Nëntor 2013, 13:50Politika TEMA

Kjo vjeshtë ka qenë veçanërisht e stuhishme për Presidentin amerikan, Barack Obama, 52 vjeç.

Krahas debatit për buxhetin, problemeve të mëdha me çështjen e reformës shëndetësore dhe aferës së përgjimeve të NSA, një libër i ri me detaje pikante pritet që të shkaktojë më shumë zemërim.

Në librin e tyre “Double Down: Game Change 2012”, gazetarët amerikanë Mark Halperin, 48 vjeç dhe John Heilemann, 46 vjeç, përshkruajnë politikën e shumëdebatuar të avionëve pa pilot.

Gjatë një diskutimi me ndihmës të fushatës së tij, kur bie fjala për përdorimin e droneve (avionëve pa pilot), Obama përdor një fjali të tillë: “Unë jam vërtet i mirë në vrasjen e njerëzve”.

Barack Obama, që në vitin 2009 mori çmimin Nobel për Paqen, prej kohësh është nën kritika ndërkombëtare për përdorimin e droneve për vrasjen e terroristëve në Afganistan, Pakistan e Jemen.

Që prej marrjes së detyrës, Byroja për Gazetari Investigative në Londër përllogarit se janë bërë në total 326 sulme.

Mendohet se nga këto sulme me avionë pa pilotë kanë gjetur vdekjen 3 mijë njerëz- mes tyre edhe 950 civilë.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International thotë se administrata amerikane mund të jetë duke kryer krime lufte me këto sulme.

Të premten u vra edhe udhëheqësi i talibanëve në Pakistan, Hakimullah Mehsud përmes një sulmi me një avion pa pilot amerikan.

Presidenti afgan e kritikoi vrasjen e tij pak përpara nisjes së bisedimeve për paqen, kurse Pakistani thirri në raportim ambasadorin amerikan.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar librin e ri. Një këshilltar i presidentit, Dan Pfeiffer, 38 vjeç, tha se: “Presidenti i urren rrjedhjet”.

18 komente në ““Jam vërtet i mirë për të vrarë njerëz””

  1. kola says:

    dhe ta mendosh qe ka marre cmimin per paqen

    1. alfred nobel says:

      Alfred Nobeli u be i famshem se shpiku dinamitin (nje eksploziv me baze nitro-glicerinen)…(;…

      1. Pirro says:

        Po por vendosi t’i lere Botes trashegim kete çmim si per t’i kerkuar ndjese per shpikjen e eksplozivit shkaterrues; mbi te gjitha ky çmim eshte i specifikuar mbi kontributin per paqen – ne kontrast te stermadh me aktivitetin kriminal te Barak Obames dhe stafit te vet!

  2. henri says:

    Obama me shume te drejte thote hapur :

    “Te mbrojme paqen me mjetet e luftes. Mos genjeni vehten, ne kete bote egzison e keqja. Nje ushtri pacifistesh nuk do te ndalte dot ushtrine e Hitlerit.”

  3. viktor hoti says:

    Ai ka lejuar te vriten 10 per te shpetuar 1000. Firot ligjore jane nje institucion i njohur ne ekonomine e tregut ku cdo gje ka nje kosto. viktor Hoti

  4. Reynald de Chatillon says:

    Me duket se e vetmja gjâ ne te cilen asht i zoti, ky keniani qi u bâ president i SHBA, asht me vra njerez, se per te tjerat mâ mire mos me fole. Xjerr dhambet jashte here mbas here, qeshe kot, luan golf. Kaq. Kur ka kohe edhe vret njerez, si p.sh, nji ish te dashurin e vet qe e qeroi sa u zgjodh president.

  5. cowboys says:

    Po ti or pallosh pse po te vjen keq cfar po vret.edhe qenke I zgjut pa le pa le

  6. IP says:

    Po vret ata qe vijne ne token e ketij Presidenti, hane buke, sherohen, shkollohen, jetojne e ngrohen ne shtepi te mira me parate e ketij vendi, te cilat para ka per detyre t’i administroje mire ky President, dhe pastaj vrasin, terrorizojne masakrojne, lene jetime e sakate popullin e ketij vendi, i shkatrojne ekonomine dhe shkojne pastaj andej nga Pakistani, Irani, afganistani etj dhe qahen se po i vret. Do t’i vrase dhe mire ben se po i vrasin popullin e vet, po hane parate e popullit te vet, kerkojne ndihme ekonomike, ushtarake etj nga USA dhe kane fytyre te ankohen. Turp. Vazhdo Obama te besh mire per shtresen e varfer dhe te mesme te USA, t’i mbrosh dhe ndihmosh. Po ulerasin e perhapin te keqen per ty, ata qe ti po u prek interesat e spekullimeve dhe pasurimeve ne kurriz te atyre qe bejne nga tre pune ne USA dhe mezi ushqejbe e shkollojne femijet e familjet e tyre.

    1. don johson says:

      Ky e diskretitoi Ameriken ne luften civile qe po vazhdon ne Siri futi bishtin ne Shale dhe i la rruge te lire Putinit,genjen nga mengjezi e deri ne darke ky njeri anonim i pa afte dhe komunist.Ka humbur besimin e aleateve me te afert te Usa mbas luftes se dyte boterore e gjer me sot duke i pergjuar, po fundos ekonomine duke stimuluar te zinjte me politika sociale te cilet jane e keqja e Amerikes dembele,kriminele,te trashe,jo evolues.Stop Obama.

      1. Baca says:

        O jalla re se po me dukesh se do jesh kushuri i pushtit Ted Cruz. Sa vjet ke zotrote ne Amerike ? Amerika e Bushit dhe Cheneyt ishte me mire? Ne Siri s’po i hante toçi Obames por e ndaloi reagimi i popullit amerikan qe nuk do lufte tjeter! I vetmi President qe degjoi njerezit se te ishte Bushi e kishte djegur Sirine me gjithe Asad.

        1. Juli says:

          O Baca, Obama eshte president i shtreses me injorante dhe i llumit social ne Amerike, qe e zgjodhen se duan te marrin asistence dhe te mos punojne. Me sa duket edhe ti i perket ketij niveli derisa e pelqen. Eshte per te ardhur keq qe disa si ty kane kaq shume vjet ne Amerike dhe kane ngelur pergjithmone ne nivelin social nga me te fundit te Amerikes. Me vjen keq me gjithmend.

          1. Patriot says:

            O LULI,TI QE KAPE USA-NE ME LOTOT TE PARAVE TE PSITA NENDORE APO ME PASAPORTA FALSE,PO I BEN MORALIN NJE TE RIU QE PERSHENDET POLITIKEN E PRESIDENTIT OBAMA.TE THUASH TURP PER TY ESHTE PAK,KUR SHIKON SE SA I VARFER QE JE JO ME NGA TE MENDUARIT POR DHE NGA SHPIRTI.ASISTENCA SOCIALE NUK ESHTE PER DEMBELET,POR PER NJEREZ TE SEMURE DHE VIKTIMA TE RENDJES PAS PARASE ME CDO FORME E CMIM,NGA PALO BIZNENSMENE QE POPULLIN E QUAJNE SI LETER PAVLERE DHE JO SI QENJE NJEREZORE QE E KA KRIJUAR ZOTI.
            NE KETE BOTE TE BUKUR,POR TE DHUNUAR E DEFORMUAR NGA POLITIKAT E RENDJES PAS PARASE SE KRIMIT E PUSHTETEVE PA KUFI,NDODHIN SHPESH DUKURI TE QE TE VJEN KEQ QE SHKRUAJNE SHQIP.
            PRESIDENTI BARAK OBAMA PO BEN ME TE MIREN E MUNDESHME PER TE GJITHE AMERIKANET,QE MENDOJNE E JETOJNE SI NJEREZ,E JO SI VEMJE QE USHQEHEN ME PLAGET E FATKEQEVE,SIKURSE MUND TE JENI DHE JU.

  7. te shkarkohet menjehere Nishani says:

    Muhabet me dhene,
    kur çonte ushtare (amerika) dhe kishte humbje
    te gjithe jo jo,po na kushton shume (ne jete)
    ti lene pa nderhyre,te gjithe ç’ben Usa pse s’nderhyn…

  8. kanalim says:

    Obama VS Osama cfare kooncindence….
    eshte shume i mire per te vrare njerez (nese mund te identifikohen keshtu ato qe ka qellim per te vrare = pasojat jane edhe njerez krejt te pafajshem – faji i vetem se nje “terrorist jeton vjedhurazi ne lagjen e tyre”.
    por obama eshte shefi policise se botes dhe nje nga detyrat e tij eshte edhe te vrase njerez.
    mgjth krimet me te medha ne emer te “mires” jane bere.

  9. ed cushman says:

    une jetoj ne boston ky eshte presidenti qe e beri gjithe American ne food stamp ashtu do kujtohet ky

  10. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “IP’. mos komento me per nje VIT sepse i ke thene qe te gjitha ,per ata qe DUAN te KUPTOJNE si eshte e verteta .
    Lufta , eshte vazhdimi i POLITIKES por me MJETE te tjera.

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Shqiptaret duhet te kene diçka te qarte si drita e diellit. Ekzistenca e shtetit e pastaj dhe e kombit tone do kishte qene si ajo e Arvanitasve ne Greqi, po te mos kishte ekzistu SHBA dhe Kombi Amerikan.
    Ky Komb e ka zgjedhe President z. Barak Obama e per ne eshte i nderuar e i respektum.
    Keto jane rregulla e parime me te cilat eshte e lidhur egzistenca e jone. Po te mos ishte USA ne nuk do hynim kurre ne NATO ! Shikoni se si tallen me ne e mashtrojne nga mjesi ne darke Greqia dhe Italia te cilat gjeografikisht jane njelloj me ne, por na kane lane jashte deres se Europes e rrine e na bejne presion çdo dite e çdo nate ne menyrat me te padrejta. Greqia nuk heq Ligjin e Luftes e USA na ka bere antare te NATO – s per te na mbrojte e per ta detyru Brukselin qe te na pranoje ne BE.
    Eshte vertete e turpshme per ne qe te vihen ne diskutim personalitetet e larte te Qeverise Amerikane. Edhe kjo qeveri erdhi ne pushtet vetem e vetem se z. Barak Obama i dha urdher qe ne Shqiperi te mos kete me vjedhje te votes se popullit e nje paliaçio si puna e Sali kriminelit humbi ne menyren me spektakolare te mundeshme.
    Fan Noli shkruante : Ec moj neno mos ki frike, / se ke djemt ne Amerike. ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje