Zaloshnja: Exit Poll ne Korce i jep PS nje avantazh 5 mij vota

3 Nëntor 2013, 23:15Politika TEMA
Zaloshnja: Exit Poll ne Korce i jep PS nje avantazh 5 mij vota

I ftuar në studion e NEWS24, Eduard Zaloshnja bëri një parashikim të rezultatit të zgjedhjeve të sotme në Bashkinë e Korçës, bazuar në shifrën e pjesëmarrjes dhe në të dhënat e një sondazhi telefonik të zhvilluar prej tij para një muaji. Sipas Zaloshnjës, kandidati socialist Sotiraq Filo do të ketë një epërsi ndaj kandidatit demokrat Sotiraq Stratobërdha prej rreth 5000 votash (plus-minus disa qindra).

Këtë parashikim ai e bazoi te fakti se rreth 12500 votues rezultonin në sondazh të vendosur për Filon qysh para një muaji dhe rreth 8000 votues të vendosur për Stratobërdhën, ndërkohë që sot morrën pjesë në zgjedhje gjithsej rreth 22000 votues. Meqënëse sondazhi i tij nuk përfshinte lagjet 6 dhe 8 (ku jeton komuniteti egjyptian dhe rom), Zaloshnja presupozoi se e majta do të ruajë atje epërsinë prej rreth 500 votash që pati në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Pra, në total, ai parashikoi një epërsi prej rreth 5000 votash për Filon, ndërkohë që partitë që e përkrahën këtë kandidat të majtë patën një epërsi prej rreth 9000 votash në 23 qershor. Rezultati paraprak i garës pritet  të mësohet nesër pasdite, me mbarimin e numërimit që sapo ka filluar.

Re.Pu.

8 komente në “Zaloshnja: Exit Poll ne Korce i jep PS nje avantazh 5 mij vota”

  1. Po pse cfare prisni ju, qe te vine perseri hajdutet dhe kriminelet ne pushtet? Pd ne opozite deri sa te ktheheni nje sindikat, do te sygjeroja ta quanin “sindikata e hajduteve dhe kriminelve”.

  2. radar says:

    fitoret plebishitare te se majtes nuk po i bejne me pershtypje askujt! sepse po kaq e madhe eshte dhe diferenca ndermjet te majtes dhe se djathtes ne vlerat e tyre

  3. Erjon says:

    Ja ke fut keto kohe ore Zaloshnja.
    Diferenca eshte 10000.

  4. Nikolla says:

    Te fala nga Frrok Cupi !

  5. ariu says:

    shkruhet 5 mije o gazetar analfabet.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Zaloshjna, me vjen keq por ke bere parashikim te gabuar, Fitoj me mbi 10.000 vota..
    Lulzime Basha..Perpara..per fitore te reja

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Zaloshnja i eshte “ofruar” rezultatit !
    Ne zgjedhjet ne Shqiperi,duhen te tjera parametra per matjen e rezultateve.
    Duhet thene se te gjithe demokratet qe jane te punesuar ne shtet,nuk kane votuar,thjesht per te ruajtur vendin e punes.
    Ky shkak nuk besoj se eshte parashikuar nga Zaloshnja.

  8. specialisti says:

    Zaloshnja bravo i ke rene ne koke.
    10.000 vota eshte diferenca ne 20.000 qytetare qe kane votuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje