Aleatët shfaqin durim ndaj Partisë Socialiste, edhe pse marrëveshja e nënshkruar para zgjedhjeve nuk po zbatohet.
Në ndarjen e posteve të deritanishme në qeverisjen e majtë, nuk është përfshirë asnjë nga aleatët historikë të PS.
Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, në zgjedhjet e fundit mori 12 mijë vota dhe sipas paktit duhet të ishte pjese e bashkëqeverisjes në nivel lokal dhe qendror, që deri më tani nuk ka ndodhur.
Pas shumë kohësh, kreu i PDS ka thyer heshtjen dhe në mikrofonin e Ora News thotë se pret që pakti të zbatohet.
Me të njëjtin argument shfajëson qeverinë edhe aleati i ri i saj, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka.
I ardhur rishtas në koalicionin e majtë, Artur Dojaka shprehet kundër mundësisë që mazhorancës së re t’i bashkohet partia tjetër çame, PDIU e Shpëtim Idrizit.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes PS e partive aleate, Aleanca Popullore e Artur Dojakës dhe Partia Socialiste e Vërtetë e Petro Koçit, që arritën rezultat mbi 5 mijë vota, duhet të përfaqësoheshin në administratën publike.
Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos mori 12 mijë vota ndërsa PSD e Skënder Gjinushit 11 mijë dhe duhet të përfaqësoheshin politikisht në poste në nivel kombëtar dhe vendor.
PBDNJ dhe PDK e Mark Frrokut, që përfaqësohen në Kuvend me një deputet, duhet të kishin marrë portofol ministror.
Megjithatë, tashmë që kabineti është një çështje e mbyllur, aleatët i kanë shprehur pretendimet e tyre, postet e zv.ministrave dhe prefektëve, por dhe drejtorive rajonale.
po pritni edhe 4 vito o aleat a mos asht ka u behet von
Kjo eshte jo vetem parimore, por mbi te gjitha e dobishme.
Vete Paskal Milo do ti jepte nder dhe efekteshmeri Ministrise se Jashteme. Ka nje pervoje shume te sukseseshme.
Gjinushi gjithashtu ka goxha pervoje.
Po keshtu Dojaka dhe Koçi nuk jane pa buke si disa te ardhur rishtas ne politike.
Cdo vonese eshte mjaft diskredituese dhe shans i humbur ose vonuar.
Une e kuptoj se Rama nuk preferon “xhaketa te vjetra” por duhet ti jape perparesi efektivitetit dhe jo çthone gojet e liga te PD. Ata shajne njelloj.
Nuk kam c’te shtoj me shume, jeni shume i sakte. Eshte revoltuese heshtja e deritanishme e Rames per kete ceshtje. Po vazhdoi keshtu ato 100 mije votat kane per t’u shumefishuar zgjedhjet e ardhshme.
Edi Rama nuk te zhgenjen ne mosmirenjohjen e tij.