Dy të mitur janë dhunuar mbrëmjen e djeshme nga oficerët e policisë në Tiranë.
Pas skandalit, oficerët e policisë janë pezulluar që mbrëmjen e djeshme.
Mbi ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sipas të cilit, ajo që ka ndodhur është e papranueshme.
“Jam i keqardhur për sa mësova dhe pashë në një stacion televiziv mbi sjelljen e dy punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ky është një standard i papranueshëm për qeverinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Shtetit, por edhe për mua personalisht.
U kërkoj ndjesë të rinjve dhe familjarëve për shqetësimin e shkaktuar padrejtësisht nga disa efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë kapërcyer limitin e ushtrimit të detyrës duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Ndërkohë jam ndier disi më i lehtësuar, kur mësova se efektivët e përfshirë në këtë ngjarje janë pezulluar nga Drejtori i Policisë Tiranë që dje në mbrëmje, shumë më parë se ky incident të bëhej publik në media”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, kjo ngjarje e përforcon edhe më shumë domosdoshmërinë e reformës në policisë.
“Nga njëra anë, ky është një rast që tregon më së miri domosdoshmërinë tonë për të reformuar burimet njerëzore në Policinë e Shtetit, duke garantuar plotësisht respektimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet formimit të vazhdueshëm të kapaciteteve.
Jam i bindur se sado i mirë të jetë qëllimi i efektivëve të policisë në përmbushje të detyrës, mënyra e dhunshme shkallmon çdo standard të legjitimitetit dhe ligjshmërisë në realizimin e misionit të policisë.
Nga ana tjetër, ky episod dëshmon domosdoshmërinë për të rikonceptuar rolin e punonjësit të policisë dhe mënyrën e përmbushjes së detyrës.
Cilido prej efektivëve të policisë nuk mund ta konsiderojë çështje personale përballjen me qytetarët dhe kriminelët ne veçanti.
Përkundrazi, lufta jonë kundër krimit është çështje e ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.
E pikërisht pse respektojmë këto të fundit, luftojmë kundër atyre që cenojnë këto të drejta”, ka thënë Tahiri.
Ai ka kërkuar nga ana e punonjësve të policisë të jenë të pamëshirshëm në luftën ndaj krimit, por duhet nga ana tjetër që të respektojnë qytetarët.
“U bëj thirrje, duke i inkurajuar maksimalisht punonjësit e Policisë së Shtetit të bëjnë të pamundurën në luftë kundër krimit, por duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Realizimi i detyrës, duhet t’i nënshtrohet kurdoherë testit të vazhdueshëm të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Është ekuilibër i domosdoshëm, por që duhet rivendosur menjëherë.
Asnjë hap pas në luftën tonë kundër krimit, por duke mbajtur parasysh se respektimi i të drejtave themelore të njeriut është gur themeli në punën tonë.
Vetë ligji parashikon mjaftueshmërisht “dhunë” nëpërmjet sanksioneve e dënimeve ligjore, sa është e papranueshme çdo dhunë tjetër e çdo lloji.
Shpresoj të tilla episode të mos përsëriten në të ardhmen.
Jemi në rrugën e duhur dhe të tilla episode janë vështirësi tërësisht të kalueshme për të rikthyer Policinë e Shtetit në misionin e vet”, e mbyll reagimin e tij Tahiri.
Moooossssss.Behuni gati te lexoni ndonje artikull facebook-u.
Pooo peeeer kondrabanden e ilaceve cfar ben ministri ne detyre ????????
pse pyet mo -cufo? Apo te eshte ndezur bytha dhe ske ilac Ka te tjera marifete ajo semundja jote Sdo ilac por banane
Mos ja veni re Sajmes se nuk e le autizmi te kuptoje.
Kur eshte puna per merita keta nxitojne te tregojne se eshte pune e tyre e kur ka raste halabakesh keta i bejne bisht pergjegjesise.
Autiku minister me kete rend qe ka vendosur do zbrese shpejt nga fiku,biles do bjere me koke.
Pyet Salem me Ristanin se ato e dine.
s.b.
Me kyt Saimirin e Ilaceve kontraband do bani reforma policie ju?!!
Ashtu si dekoruet urgjent policin ne Fier,
shkarkonie keta polica pedofila.
http://goo.gl/9bc813
sifeni mire Tahirin a ka marre pamje idioti?
shifeni
Keshtu veprojne njerezit e qyteteruar. Ju lumte z. Tahiri, per deklaraten qytetare. Eshte per tu pergezuar edhe reagimi i menjehershem i Drejtorit te Policise se Tiranes.
Bravo minister x reagimin e shpejte para se te dalin (pede istat) me deklarata , te na cajne veshet!
Pergezime Sajmir per qytetarine, elokuencen dhe profesionalizmin e treguar ne sfiden e madhe te denimit te fenomeneve negative te verejtura ne organet policore, por dhe ne perkrahjen dhe mbeshtetjen e tyre ne permbushjen e detyrave dhe misionit te tyre brenda standardeve qe kerkohen!
c oficer leshi jane ? oficere pa shkolle . oficeret e sales
RRESPEKTE PER JU ZOTI TAHIRI!!!
Shtetin e ka marre ne dore qytetaria, kemi shancin te shkojme perpara drejt perendimit te aq deshiruar, ate Europe qe kerkuam ne fillim vitet 90-te.
Cdo gje berishiane, duhet shrrenjosur nga sistemi.
haha domosdoshmerine e reformes, o Saimir mos vdeksh kurre cfare batute. Te shkofte mbare o bir
Saimir dukesh si Hitleri kur pushtoi Polonin. Na vrane dy ushtar tha duhen hequr nga faqja e dheut. Tani, o bej reform per shtet o bej Reform per Facebook. Leri denglat.
ne qoft se din veten te ndershum nisi per shpi kto te pa shkoll
Pr here te pare pas shume shume vjetesh nje Minister kerkon ndjese pubike. Vetem kjo mjafton per te bere dallimin midis shpellareve dhe qytetarise. Ju lumte .Shqiperia po RILIND.
Tahiri te beje publike tabulatet e telefonit dhe ti pergjigjet pyetjes nese ka folur apo jo perpara vrasje me ish pronarin e kazinos? C’fare lidhje ka Tahiri me pronarin e kazinos? Populli pret pergjigje.
Strazimir me dukesh pede….kur flet
ti Pelo do jesh nga ata qe per partine “Vret”, as nuk dyshoj qe tu dhimbs edhe Komisari qe vrau Frroku!
Po sesi u mbyll e car po behet me Frrokun vetem Tahiri e di
Ketu me duket se jemi 2 pelo zoti cool, sa per komisarin ja ke futur kot e x ate tjetren se jam militant i majte, po jam! E se jam militant i majte sdo te thote qe kur te majtet gabojne te mos i kritikoj deri te mos i votoj. Po militantet e djathte? Jo , edhe kur partia e tyre vret, vjedh, shet pasurite natyrore, shet kufij struken ne folene e tyre e behen pale me ta.
epo iku ajo e djathte o Pelo
Nuk kam qene ndonjehere i djathte e me beso per kete, por po shohim njerez te ndyre qe Nano i futi ne burg te na vijne si te persekutuarit e Sales
Kam frik se po I kontrolluan tabulatet ,do Dali qe ka fol me nonen tende ne Telefon.
Tahiri dihet qe ka pasur lidhje me pronarin e kazinos qe u vra ne Tirane. Tahiri sipas familjareve ka komunikuar me te vrarin disa minuta para vrasjes.
e frikshme eshte Shqiperia me pasojat e mendesise komunisto-bolshevike. Kur themi Lenini nenkuptojme partia… Edhe ky Tahiri sillet ne kete forme. Shume bojatisje pa bere asgje. Ministri yne sillet si permbarues qe jep urdhra online, onair dhe Live-Tv
Shko ne dikaster o Sajmir dhe nxirr zedhenesat qe pagueh miliona nga taksapaguesit. Miliona mrrin dhe inspektoret e tu ne ministri. Kjo bejet qe te mos i besh ti keto detyra qe te promovosh hicin. Stili yt dhe i erion veliajt eshte i demshem. Zbatoni ligjin dhe ekeni kryer detyren. Kur vepron nje ministri, kjo behet ne shume hallka e njerez dhe Tahiri nuk eshte Supermeni.
Me shruar o djem
“Jam i keqardhur”??? C’eshte kjo gjuhe shqipe qe nuk e dijme?
“Limitin”, perse kjo fjale e huaj? – “Kufirin”, zoteri. Apo perdorimi i fjaleve te huaja tregon “shkalle me te larta diturie”?
“kapaciteteve” – “aftesive”.
“legjitimiteti e ligjshmeria” – çfare ndryshimi kane zoti minister?
Disa ore ne jave ministrat e zyrtaret e larte duhet te bejne kurs per gjuhen shqipe. Ne keto kurse duhet patjeter te marrin pjese edhe gazetaret e folesit e radio-televizionit publik e privat.
-Kjo pune do kete edhe fjale..,por keshtu si po ecet fjalet do te sosen,se ata qe iken i paten mundesite,por si perdoren…,ndoshta s’kishin horizont pertej fjaleve,.
Ju djemte qe flisni pa ditur se si jane punet, beni shume gabime qe nuk ju falen edhe pse jeni adoleshente. Mos u merrni me probleme qe nuk i njihni dhe mos shani ata qe jane te perkushtuar te mbrojne intersat e popullit. Kur arrijne policet te pijne si idiota dhe te rrahin vellezerit tuaj apo femijet e pa fajshem, si mun dte sillet ministri i brendshem, ti fale se kishin pire? Jo te dneruar, veprime te tilla ne shtete te tjera denohen shume rende, se ata jane ne sherbim te popullit dhe te ligjit, dhe jo per te rrahur femijet qe prinderit e tyre po i rritin me shume mundiem. Besoj se do me mirekuptoni. Mos shani kurre me fjale fyese asnje se eshte mungesa elementare e edukates qe iu ka dhene familja, shkolla dhe shoqeria.
Po presim reforma te thella, sidomos ne fushen e rendit dhe sigurise publike. Qeveria e re duhet te perqendrohet ne disa fusha te rendesishme per te bere ndryshimin e nevojshem. Por me vjen keq te konstatoj se Ministri Saimir Tahiri nuk i ka mundesite e nevojshme per te drejtuar keto reforma. Eshte pa asnje lloj eksperience administrative apo drejtimi te rendesishem, dhe ajo qe eshte me e keqja eshte shume siperfaqesor.
Ai duhet te lere shfaqjet dhe facebook-un dhe te merret me punet konkrete qe i ngarkon ligji.
Nuk behet shteti me deklarata.