Artan Shkreli: Parlamenti i ri, sipas planit francez. Piramida nuk prishet

2 Nëntor 2013, 14:48Politika TEMA
Artan Shkreli: Parlamenti i ri, sipas planit francez. Piramida nuk prishet

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, njëkohësisht anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore, ka thënë se parlamenti i ri do të jetë sipas planit francez.

Kjo nënkupton që nuk do të ketë godinë të re parlamenti, ashtu siç parashikonte qeveria e mëparshme, por do të bëhet në selinë e Kuvendit aktual.

Me këtë pritet që të mos prishet as Piramida, ku ishte parashikuar që të ndërtohej parlamenti i ri.

Kjo gjë në fakt ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Rama, i cili ka pohuar se parlamenti i ri do të jetë ku janë aktualisht zyrat e Kuvendit.

 

28 komente në “Artan Shkreli: Parlamenti i ri, sipas planit francez. Piramida nuk prishet”

  1. Claus says:

    Eshte pune klanesh dhe lobesh me duket.
    Njeri krah ishte nen ndikimin e lobit austriak, tjetri krah eshte nen ate francez.
    Kaloi Enver Hoxha disa vite ne Montpellier na fliste per Francen dhe kulturen e saj, kaloi ky i gjati disa vite ne Paris, ku me te shumten e kohes e kalonte duke vegjetuar, na sjell projekte franceze. Ka bere nje cope specializimi Sali Berisha ne France ne vitet e Hysni Kapos flet me nostalgji per chanson-et e Edith Piaf.
    Nejse, te kaluren e tyre e dime te gjithe dhe nuk dua te merrem me to, por dua te merrem pak me kete Shkrelin qe na qenka keshilltar i KM per trashegimine kulturore.

    Nuk e kuptoj se si do te ruhet kjo trashegimi kulturore kur plani francez do te instalohet mbi konstruksionin italian, pra ne ish-ndertesen e KQ, ku gjenden sot zyrat e Kuvendit Popullor.

    Kjo nuk ka te beje fare me trashegimi kulturore nese fillojne shtesat e kateve a ku ta di une, packa se mund te jete dhe alla-frenga?

    Nuk e kuptoj kete mani per te ndertuar zyra shteti vetem ne Tirane dhe ne qender te saj.
    Le ta bejne ate p.sh. ne rreze te malit te Dajtit ose matane tij. Le te marrin shembullin gjerman qe Gjykaten Kushtetuese e kane ne Karlsruhe, disa ministri i kane lene ne Bonn, Sherbimin e Fshehte (Verfasungsschutz) ne nje fshat si Pullach, per te mos folur per entet e rrugeve, shendetsise dhe mbrojtjes se konsumatorit etj,etj qe jane shperndare ne tere Gjermanine.
    Keshtu do te kishte nje shperndarje me te drejte per punedhenie neper qytete te tjera.

    Pra ne kete pike jemi tek „ hiq Lenen dhe ve Prenen“. Bene tere ate lufte per ndertimin e Parlamentit te ri mbi ate germadhe sic eshte Piramida, ndersa keta mbi je ndertese plot prestigj do te ndertojne Kuvendin Popullor. Ndoshta do ti hyjne dhe Bulevardit te madh.
    Ndersa per kostot nuk po hyjme ne diskutim, por jam i sigurte qe pa 120 milione aq sa do te kushtonte Parlamenti i Topallit ky i Rames nuk do te dale.
    Tani kam parasysh kur cirrej Brace dhe deputeti librazhdas me letra ne dore per afera korruptive me zyren e arkitekteve austriake.
    Kaq aristrokrate na qenkan kete qe nuk dashkan te rrine me ne ate parlament ku jane sot?
    Francezi dhe autsriaku jane prej qindra vitesh ne ato ndertesa, keta fshataret tane na dashkan godina te reja!
    Ore, ate Beqajn nuk po e degjoj me per „Shendetesi falas“ dhe plane te tjera te medha per sigurime per te gjithe.
    Mos duhet te ishte me mire te ndertonin me ato para nje spital te madh ne nje zone me ajer te paster dhe te dilnin nga ato ndertesa me myk dhe gjitare njehere e mire?

    1. Argita_B says:

      Shume e drejte ajo qe shtron me siper. Do te shtoja se klanet apo lobimet nuk kane te bejne shume me studiot qe kane perpiluar plain urbanistik, po kane te bejne mbi te gjitha me zonat se ku do te ndertohet dhe çfare do te ndertohet.
      Per sa i perket reformes se Beqaj, ka vetem 1 muaj ne qeveri dhe mendoj se eshte shume heret te vihet ne vend diçka e tille.
      Shendetesi falas do te thote reformim rrenjesor i sistemit aktual te shendetesise, reformim i buxhetit, gjetjes se burimeve, si dhe reformim i mardhenies se gjithe aktoreve ne fushen e shendetesise me arken e sigurimeve shendetesore.
      Per mendimin tim nje reforme e tille nese fillon sot, do te mund te aplikohet ne rastin me te mire ne fillim te vitit 2015.

    2. Meritina says:

      Claus eshte dora vete Sali Berisha. kjo vjen nga burime te sigurta.

      1. henri says:

        Meritina,
        Une kam mbi dy vjet ne forum dhe “Claus” ka qene para meje. Duhet te dish, se per mua “Claus” eshte pena me e forte e forumit, nga e cila une mesoj shume.

      2. Viktori says:

        Nuk me duket Claus te jete dora vete Saliu,Claus mund te jete emigrant a cfardo por me shume njohuri e kualifikim per te qene Saliu.Nese nuk pelqen komentin e tije eshte tjeter.Ndersa ajo Argita mendoj une eshte nje nga ato shoqet socialiste qe nuk duan as pune as drita vetem PS te kete pusht-edin

    3. Horri i Bulevardit says:

      Zoti Claus jep me te drejte per Gjermanine qe ka gjetur zgjidhje optimale, per shume objekte te rendesise se vecante, por ti e di shume mire qe ajo quhet Gjermani, qe e ka nen kontroll, cdo cep te teritorit te saj, po ka dhe nje popull te edukuar me ligjin.
      Ka shume arsye qe sbesoj se edhe ti do ti kundershtosh, se nuk besoj se edhe ti e beson ate perrallen berishiane se jemi mbas Gjermanise
      Eshte e drejte ajo qe ti jep ne komentin tend, eshte po ashtu e drejte qe ne disa qytete te rendesishme te kete struktura shteterore me godina, por theksoj, jetojme ne Shqiperi, ku mos-siguria na ben qe gati te gjitha ndertesat e rendesise se vecante ti kemi te grumbulluara, per shkak te sigurise maksimale, qe kur jane te ndara, me keto kushte si kemi mundesite, ti ruajme sic duhet, ashtu shperndara.
      Na jep politiken e longjeve politike, por te theksoj se ky ka qene nje plan qe Saliu e rrezoi, tani ka ardhur koha te realizohet, se prandaj e shkaterruam qeverine berishiane, qe te shkaterrojme zullumin qe risolli ne Shqiperi, mbas katastrofes se piramidave.
      Te kam lexuar para disa koheve dhe ke patur tjeter mendim, tani ose eshte dikush tjeter qe komenton ndryshe nga Clausi i pare, ose ti ke patur interesa ne kohen e fundit, interesa qe qeveria e re ti ka prishur.

      1. Claus says:

        Horri i xhiros,
        kemi replikuar bashke per tema te ndryshme dhe disa ne kete forum me njohin mire persa i perket mendimeve te mia.
        Rralle kam marre ofeza dhe fyerje, ndersa nga ana tjeter me gezon fakti qe edhe vleresimet nuk mungojne, por nje gje dua te them. Ndjehem i fyer sinqerisht kur lexova qe ne rreshtin e fundit kishe shkruar qe „qeveria e re me ka prishur interesat“.
        E quaj si fyerjen me te rende qe me eshte bere. Me mire te me kishe vene ndonje epitet si dikush me siper qe „jam Berisha dora vete“ se sa ate qe ke vene me siper.
        Asnje qeverie nuk i kam kerkuar nje kacidhe dhe nuk kam ndermend tu kerkoj.
        E kam thene shpesh, nuk jam ushtar i askujt kryetari, nuk e kam si tip dhe per keto kam patur peripeci edhe ne jete, cdo kritike nga ana ime ka qene e argumentuar dhe me baza.
        Miqte dhe partneret me te cilet kam te bej me njohin karakterin dhe tipin dhe nuk besoj se i kam zhgenjyer ndonjehere. Kaq sa per personin tim.

        Henri e di shume mire qe ne kemi hapur „Temen“, jemi ndeshur me shume „figura te djathta“ ketu ne kete forum nisur qe nga fushata e Lulit per Tiranen dhe deri tek fushata e Berishes. Te them te drejten nuk kemi lene njeri ne kembe nga krahu tjeter, nuk kane patur shanse perballe nesh.
        Dhe per kete bashkepunim i falenderoj dhe pishman nuk jam bere kurre per ato komente qe kam bere se bashku me miq te tjere ketu.
        Kemi dhene dhe informacione per njeren apo tjetern teme qe nuk dua ti bej publike ketu.
        Tani pak ne teme:
        Problemin e Gjermanise e ke kapur nga bishti. E c`te keqe ka te zhvendosesh entet neper qytete te tjera. Po lexoja me interes disa faksimile te hetimit te Koco Theodhosit dhe Abdyl Kellezit ku dilte qe ne kemi patur nje Drejtori Nafte ne Fier ndersa sot ke nje gerdalle qe quhet Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore ne Tirane me ne krye nje Besjan Pesha te LSI, a ku ta di une.
        A kane njerezit sot makina personale, a kane te gjithe celulare? Natyrisht!
        Atehere perse fjala vjen Drejtoria e Doganave duhet te rrije ne Tirane dhe jo ne Durres, Shkoder a Vlore?
        A ke komunikim digital sot ne cdo skaj te vendit?
        Perse duhet te kemi OJQ, OPQ dhe ku ta di une te gjithe ne Tirane, mos te themi te ngucur te gjithe tek blloku?

        Pak per parlamentin e ri:
        Kur shkruajti shtypi austriak per parlamentin e Jozefines perdori nje ironi therese kunder restaurimit dhe renovimit te parlamentit te tyre.
        Faqja e gazetes austriake hapej: „Dhe ne fund parlamentin e nderton….Shqiperia“
        Ndersa parlamentit tone i pikon catia dhe eshte plot lageshtire!

        Dhe a e di perse nuk mund ta restauronte Austria?
        Per mungese fondesh!!!
        Sa here ka ndryshuar pamjen e brendshme parlamenti shqiptar? Tre here dhe kete ta them me siguri. Pra ka hedhur tre here miliona ne kosh, pa te zene ne goje ato PC shemtira te Jozit qe u vuri ne surrat te majteve dhe te djathteve.
        Pra aq i pasur nuk je per te bere salltanete, per te bere parate rrush dhe kumbulla.
        Une them qe ai parlament duhet te shkurtohet, beje me 70 vete.
        Aq nevoje paska Shqiperia per Noket, Kadelet, Fufet e ku ta di une?
        Po si duket Shkreli dhe Lame po llogaritin beneficet e tyre ne dhenien porosish per projektime dhe ndertime nen petkun e ruajtjes dhe mbrojtjes te trashegimise kulturore.
        Pershendetje te gjitheve dhe falenderime per vleresimin qe me beni.

        1. Horri i Bulevardit says:

          Zoti Claus, ndoshta u nxitova me ate qe ti e quan fyerje, por ne fakt ishte nje moment qe desha te theksoj se po shof ndryshime ne mendimet tuaja dhe me e kollajta per te kundershtuar eshte ajo qe kam theksuar, konflikt interesi.
          Une te pakten e di qe jeton jashte Shqiperise dhe qe nuk ke asnje lloj interesi, ashtu si dhe une qe jam po ne te njejtin pozicion, por ne qofte se e konsideron fyerje, te kerkoj falje.
          Po e kap nga fundi, Sna duhet kadelet e noket, ashtu eshte jam ne te njejten linje me ty dhe po te ishte ne doren time, 70-deputete, jane boll, per nje numer banoresh si Shqiperia.
          Per institucionet, me permend kohen e shkuar, por Claus, panvaresisht se si ishte koha, kishim shtet dhe kudo qe te ishte nje institucion edhe ne maje te bjeshkes, nuk kishte burre nene, qe ti afroheshte, jo te shkaterronte pronen e perbashket.
          Per kete te kundershtova krahasimin me Gjermanine, ne kohen kur akoma skemi shtet dhe ligj, jemte mvarur nga centralizimi i institucioneve, kjo per shkak te kursimit te numrit te policeve rojeve dhe ushtareve, qe duhen per te ruajtur keto objekte.
          A jam i qarte apo jo se di, por qe te fyej, sidomos ty qe ben pjese tek komentuesit serioze dhe qe kam respekt, duhet mendohem disa here para se te fyej me dashje.

          1. Wendy-B says:

            @ Claus
            Te lexoj me kenaqesi, ke simpatine time.
            Pershendetje Wendy.

        2. Kurbetliu says:

          I dashur “Claus”!
          Thuaje tamam e mos ki turp se çfare nuk po na shohin syte ne komentet qe lexojme!
          Shkurt:
          Sprehja qe ke perdorur ne thonjeza ne komentin e pare “hiq Lenen dhe ve Prenen” eshte e PASAKTE!
          Versioni i SAKTE eshte:
          “Hiqja Lenes e venia Prenes”
          Pershendetje

    4. Blendi says:

      Tani, une mendoj se cdo plan ka avantazhet e tij. Besoj se si arkitektet austriake edhe ata franzese nuk jane te paafte per te bere nje plan rregullimi te kryeqytetit. Sigurisht qe njeri do te fitoje, te dy nuk behen.

      A duhet parlament i ri, kete une nuk e di. Por nuk eshte ndonje gje e keqe nese ndertohet nje godine e re per parlamentaret. Ne fund te fundit nje godine parlamenti kerkon disa kushte, si p.sh. godine te mire, parkime te mjaftueshme, zyra shtese, etj. Ndoshta godina egzistuese nuk i ploteson keto kushte. Pra nuk eshte as hata, as gabim, nese deputeteve u jepen keto kushte.

      Me sa di une, godina e ish Komitetit Qendror eshte ndertuar nga ruset dhe jo italianet. Keshtu qe plani francez nuk i mbivendos ndertesave italiane nje godine te re parlamenti.

      Analogjia me Gjermanine nuk qendron. Kjo pasi shperndarja e institucioneve neper lande te ndryshme te saj eshte rrjedhoje e te ashtuquajturit federalizem. Prandaj edhe quhet Republika Federale Gjermane. Ky federalizem perseri i ka rrenjet thelle ne historine gjermane, me sakte ne ndarjen e vendit ne te kaluaren ne dhjetra principata, prej te cileve linden me vone te ashtuquajturit lande. Pra Gjermania ka shume qendra kulturore, administrative e politike.

      Kete vecori historike ne nuk e kemi, dhe ne kete pike nuk jemi te vetmit. Shumica e shteteve ne bote e kane jeten politike dhe kulturore te perqendruar ne kryeqytet. Ketu hyjne edhe shtete moderne, si p.sh. Franca, e cila eshte e centralizuar. Megjitjate edhe ne Gjermani, qendra politike e gravitetit eshte Berlini.

      Sa per saktesim, ne Pullach nuk ndodhet Bundesverfassungsschutz por Bundesnachrichtendienst. Edhe kjo ka rrenje historike, pasi sherbimi i sekret gjerman i pasluftes se dyte boterore nuk i krijua nga hici, por i ristrukturua ai egzistues ish hitlerian. Dhe ai ishte i vendosur ne nje vend sekret thelle ne Bavari qe quhet Pullach.

      Por ky sherbim sekret tashme eshte transferuar pjeserisht per ne Berlin dhe se shpejti largohet i gjithi nga Pullach.

      Tung,
      Blendi

      1. nasruddinhoxha says:

        PLANI I TIRANES: TE JETE ALLA FRENGA APO ALLA TURKA?

        Me mire le te jete sic e kishte menduar arkitekti i Duce-Mussolinit sepse nastradini mendon qe eshte me i bukuri, me sagllami dhe do t’u kushtoje me pak LEKA shqyptareve. Per kete duhet te hiqen QOFTET e shemtuara komuniste ne qender te Tiranes si muzeu dhe pallati i kultures dhe detyrimisht te zhduket njehere e pergjithmone PIRAMIDA famekeqe e Enverit qe i kall daten femijeve ne barkun e nenes.

        Per kete arsye me nje leje paraprake si nje kerkese e etikes qytetare po futet edhe nastradini ne kete dyluftim platformash interesante ne TEMA lidhur me Planin ALLA FRENGA te enveristit Shkreli me Ramen nga pas, apo Planin ALLA TURKA te karremit te Berishes Lulzim Basha. Kemi degjuar plot gjera te bukura per Planin Famoz francez, pastaj per ate anglez, pastaj per ate hollandez e danez, me pas akoma ate austriak ku Jozefina hodhi shume LEKA vetem per maketin e Parlamentit te saj Kozmik si nje BOLE ne mes te lulishtes. Austriaku morri LEKAT, ca te tjera i morri Jozefina dhe me kaq u zgerlaq kjo pune. Tani arkitekti Shkreli eshte kujtuar t’i kthehet Planit Francez ALLA FRENGA nga e para. Por nuk thote pse pikerisht ka bere kete zgjedhje, per koston e tij apo per dicka tjeter qe ne mileti nuk e dime akoma? Nga PADIJA dhe INJORANCA ne, mileti fillojme te fillozofojme per vende dhe popuj te tjere duke e krahasuar Shqypnine tone te vogel sa nje gogel me gjigande te prodhimit boteror me deshiren per te kopjuar strukturat e tyre te drejtimit shteteror. Prandaj me terrhoqi vemendjen krahasimi me Gjermanine dhe Berlinin qe tregon per nivelin e larte te njohjes tuaj per kete shtet pararoje e Evropes dhe me te drejte vini ne dukje se ne, shqyptaret nuk kemi vecorite historike te gjermaneve. Megjithe respektin e shkalles se njohjes tuaj nastradini kerkon te veje ne dukje se me gjermanet e Berlinit shqyptaret e Tirones i lidhin shume FIJE TE PADUKSHME.

        Asnje gjerman qe ka jetuar ne pjesen perendimore psh ne Hambrug, Mynich apo gjetke nuk i shikon te barabarte gjemanet qe kane jetuar ne pjesen Lindore, bile ne shume raste flasin per ta me perbuzje, njesoj sikur te ishin shqyptare nga nje Bote tjeter. Pse keshtu? Pergjigjen nuk e kam gjetur akoma edhe tani 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe pas bashkimit historik te ketij populli te ndare egersisht me dhune bolshevike. =p

        1. nasruddinhoxha says:

          vazhdim i replikes per Blendin ne TEMA

          Pergjigjen nuk e kam marre akoma, por gjate nje udhetimit tim nga Hamburgu ne Berlin permes autostrades te ndertuar nga Hitleri me terrhoqi vemendjen nje fakt shume domethenes: Gjate gjithe udhetimit nuk degjova te binte asnje buri makine, por me t’u futur ne Berlinin Lindor filloi kakafonia e burive dhe m’u duke vetja sikur isha ne Tirane ket kryezimi i 21 dhjetorit qe ka mbetur si nje date e ZEZE bolshevike ne historine e kryeqytetit tone. Pyetja shoqeruesin tim gjeman pse keshtu dhe ai me tha: “Dava Lindoresh jane!” Per kete morra guximin te replikoj duke shtuar se ka shume gjara te perbashketa midis shqyptareve dhe gjermaneve nga Koha e Qepes komuniste.

    5. Llogaraja...! says:

      Klaus,
      Ne nga Vlora kemi nje shprehje: “Ia hengesh mutin vetes tate…!”

    6. cendurimmadhi says:

      Ish komiteti qendror te cilit i referoheni eshte ndertuar pas çlirimit,pra ne kohen e monizmit ne vitet 50 dhe nuk ka aspak lidhje me projektin italian por modifikimi i tij me nje projekt(s’me kujtohet se cila studio e ka bere) eshte nje zgjidhje e drejte dhe mjaft funksionale.

    7. Be-X says:

      qenke mbushur gjithe vrere o lumadh, me gjithe kete hartim! mos ke ngele gje pa pune?

    8. BRAVO CLAUS, PAJTOHEM ME IDET E TUA. MOS VALLE NJE PARLAMENT I RI DO TJU NDERRONTE MENTALITETIN KETYRE APO DO TI FRYMEZONTE ME SHUME?? NJE SPITAL I RI DO ISHTE SHUME IDE ME E MIRE. POR KETA DEPUTETET SHQIPTARE VETEM NJE GJE KANE BERE DERI ME SOTE, VJEDHUR DHE RRENUAR ATE VEND TE VOGEL QE RADHITE NE VEND TE FUNDIT NE EUROPE PER GJITHCKA. VETEM NE SHQIPERI MUND TE GJESH DEPUTET QE KANE BERE MBI 10 MILION EURO PER NJE KOHE TE SHKURTER NE POLITIK. PRA KJO TREGONE SE ATA JANE HAJDUTET ME TE MEDHENJ QE EKZISTOJNE NE ATE VEND.

    9. qerosi says:

      Z.Claus!

      Ndoshta ndonjeri apo ndonjera me poshte edhe te mbeshtet ne mendimin qe dhe, po nga sa lexova me siper nuk shikoj ndonje mendim domethenes nese mund te shprehem keshtu. Plani francez ka qene plani fillestar i mbeshtetur edhe nga mazhoranca e djeshme (ne fillimet e saj) apo opozita e sotme, qe ne fillimin e tij. Kujtoj fare mire qe ju qeshte buza si Sali Berishes edhe Jozefina Topallit, bile kjo e fundit thoshte qe do vendoste tullen e pare dhe se do ishte kryetarja e pare e paralmentit te ri. Une nuk e di ku jeton ti por te siguroj qe eshte lemeri te kalosh me makine nga salla e parlamentit kur kane ndonje seance plenare.
      Ndaj po thuhet qe kur te vije momenti do realizohet plani francez dhe jo se do e ndertojne tani.

  2. rezi says:

    Claus i lexoj me kenaqesi komentet e tua… edhe nje here te pergezoj per argumentat dhe mendimin kritik qe eshte shume bindes.

  3. nasruddinhoxha says:

    PA DENUAR KRIMET E ENVERIT NUK MUND TE DENOHEN KRIMET E SALIUT.

    Per kete arsye RILINDJA e Edi Rames duhet te filloje me denimin nga ana e PS te krimeve te regjimit gjakatar te Enver Hoxhes dhe te perfundoje me kerkese per falje nga ana e PS-se si trashegimtare e Partise se Punes per viktimat qe la pas ky regjim i cilesuar nga Bota si me satrap ne Evropen Lindore.
    Per kete arsye PIRAMIDA famekeqe e Enver Hoxhes qe projektoi dhenderi i tij Kolaneci nuk mund te mbetet si nje OGUR i keq per Demokracine shqyptare, 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit megjithe KUJEN qe kane vene vemjet enveriste per ta mbajtur te gjalle fantazmen e Enverit me kete PIRAMIDE si REZILI yne ne syte e Botes.
    Per kete arsye edhe arkitekti enverist Shkreli i socialistes Ledia Shamku me mire te vazhdoje ate qe kishin menduar per Tironen tone arkitektet famoze italiane pa PIRAMIDA famekeqe diktatoresh gjakatare ne mes te lulishteve te kryeqytetit tone dhe pas PIRAMIDES se Enverit te planifikoje qe prishe edhe QOFTET bolshevike pa kurfare urbanistike te Pallatit Sovjetik te Kultures dhe te Muzeut Kinez Historik.

    Vetem keshtu mund te rregullohet Qendra e Tiranes pa PIRAMIDA dhe QOFTE te shemtuara komuniste qe kryeqyteti yne me ne fund te marre nje pamje normale.

  4. samir says:

    ka nje stisje te organizuar ne ceshtjen e piramides qe nuk fillon nga sb vete por nga strukturat dhe dizenjatoret ku ben pjese dhe zonja ne fjale, kuptohet jt dv, sebashku me klanin e rrokut dmth mirdites per te shkaterruar piramiden por dhe me interesin e saj personal qe perfiton miliarda ne xhepin e saj sebashku me jagot si manaxher te gjese
    turp more mostra qe donit te shkaterroni simbolin e tiranes dhe arkitekturen me origjinale te saj, pse e shmnget konkursin ku u miratua parlamenti i ri, kush urdheroi riberjen e parlamentit tek piramida perse nuk nderhyn prokuroria, perse nuk behet ai projek qe kushton sa gjysma( jo gjysma por nje e dhjeta pasi shkaterron dhe imazhin e nje kryeqyteti, kush fshihet pas jozefines dhe klanit te saj te kamufluar, te behet publike kontrata e bere
    shqiperia ngeli udhekryq sherbimesh sekrete, turp zhelefine per ty dhe per prejardhjen tende
    claus vepro…

  5. LILOLABJA says:

    Meritina! zerat si Clausi nuk duhet ti mungojne jo ketij blogu jo qe jo ,por duhet te shtohen ne shoqerine Shqiptare.Nuk e di ç’eshte kjo mani per te stigmatizuar njerezit kur ata japin mendimin e tyre qofte dhe i kundert me ate te tendin .Ku i sheh moj “zonje “pikat e perbashketa te Clausit me kriminelin Sali ?Clausi eshte nje nga komentuesit me cilesor te ketij blogu ,me prane silit Berishian me dukeni ju moj “zonje “.
    Nuk do desha ti heq asnje presje komentit tuaj zoti Claus ndaj te njejtin mendim me ju .

  6. ramy says:

    Mos more.
    Maloku me nastradinin nuk e prishen dot piramidhene.
    Dy te prishur menc qe kerkojne te prishin te tjeret.

    1. nasruddinhoxha says:

      Ti sikur ishte me Saliun, c’te ka gjetur keshtu qe e ke kthyer MESALLEN? Beji te fala Saliut, mikut te familjes Hoxha se e mbajti premtimin qe kishte bere ne Partine e Punes per te siguruar vazhdimin e kauzes enveriste sipas porosive te Katovices shqyptare te Ramizit. Te fala te posacme mund t’i cosh edhe Hitlerit nga Gjermania dhe Stalinit nga Rusia dhe thuaju te ngrihen nga vorri per t’u strehuar ne PIRAMIDEN e kolegut te tyre Enver Hoxha qe shqyptaret debile enveriste e duan si nje GOGOL per te frikesuar ARMIQTE e Kllases ne barkun e nenes.

  7. Fanolist says:

    I eshte rene shpesh avazit per kete parlamentin e ri, mezi qe mbaruam tere punet, t’i futemi parlamentit.
    Pa i thoni popullit sa miliona dollare jane harxhuar per rikonstruksione pas vitit 1990. ka mbajtur 250 deputet, tani nuk mbaka 140.
    Eshte folur qe te kete vetem 140 deputet ne te ardhmene afert.
    Flitet e kruhen sikur ky kuvendi i ri do t’na zgjidh hallet e mdha qe kemi…

    1. nasruddinhoxha says:

      Pleqte tregojne se kohen e Fan Nolit dhe te Ahmet Zogut nje xhandar mbante tere Shkodren nen hyqem me myslime dhe katolike ne nje paqe absolute. C’i duhen deputetet debile dhe dallkauke qe dine vetem te grinden si halabake ne Kuvend? Kur te gjitha ligjet i kopjojne si dyshanjoza injorante nga BE-ja dhe Bota?

  8. peco says:

    URA! URRA! URRA!
    FITORE! FITORE! FITORE! FITORE!
    PIRAMIDA NUK DO TE PRISHET! PIRAMIDA NUK DO TE PRISHET!
    KY FAKT, JO VETEM QE DUHET VENE NE FAQEN E PARE TE TE GJITHA GAZETAVE, POR DUHET DHE TE SHKRUHET ME GERMA TE ARTA. FITORE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje