"Shkrihen" Tatimet, hapen 78 poste drejtorësh dhe 60 poste inspektorësh

2 Nëntor 2013, 10:25Politika TEMA

Drejtoria kryesore e mbledhjes së financave shqiptare duket se është shkrirë, pasi në një njoftim bëhet me dije se kërkohen 138 persona.

Kryesisht kërkohen drejtorë si, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ato rajonale, si tek tatimpaguesit e mëdhenj, apo në rrethet kryesore të vendit. Për vendet vakante, veç kritereve të shkollimit, të diplomës master etj, duhet që personat e interesuar të kenë punuar së paku dy vite në një nga kategoritë e një niveli më të ulët në këtë drejtori të rëndësishme.

“Në zbatim të nenit 19 dhe 20 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe neni 13, i Ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, i ndryshuar, në VKM Nr.231, datë 11.05.2000, i ndryshuar, si dhe pika 6 në Vendimin Nr. 1184, datë 20.08.2008 “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit e të emërimit, të afateve të kalimit nga një nivel më i ulët në një nivel më të lartë karriere dhe për marrjen e masave disiplinore për punonjësit e Administratës Tatimore Qendrore”, i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpall konkursin për vendet e lira”, thotë njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve.

12 komente në ““Shkrihen” Tatimet, hapen 78 poste drejtorësh dhe 60 poste inspektorësh”

  1. rael says:

    largojeni cdo njeri te paafte te punesuar para fushate! punesojini njerezit e rinj me energji, bejini shembuj me burg ata te vjetrit! vetem keshtu mund te shkoj ky vend atje ku duhet! mjaft m me tradhetira ndaj vendit! iku koha e salinjve!

    1. Tironsi "ZZ" says:

      E kush mund te kete punuar ne tatimet keta 8 vjet???!!!
      Ne burg e kane vendin
      http://ow.ly/qqmkp

    2. kriza says:

      z.real…duhen lene pas njeanesite, njerzeve duhen tu hapen syte e te kuptojne se nuk ekziston nje politikan ( i majte apo i djathte qofte ) te hype ne kolltuk e te qaje hallet e popullit ….jane aty vetem per qellime vetiake e pike….te aftet jane te ndershem e te ndershmit nuk merren me politike…. pasojat po shifen si me qeverine e vjeter ,ashtu edhe me kete te rene….

  2. aetibr says:

    Ky mund te konsiderohet show i radhes. Nuk ka kuptim qe vet Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve dhe te gjithe te punesuarit deri tani ne kete Drejtori, nuk kishin asnje dite eksperice pune ne Administraten Tatimore, ndersa per nepunesit e niveleve me te uleta, kerkohet se paku dy vjet pervoje pune ne Tatime. Marrezi, do te thote qe vet Drejtoret pa eksperience ne Tatime, kurse nepunesit duhet te jene me eksperience.

  3. 1 000 000 shqiptare. says:

    hajde kriter hajde: “duhet te ket te pakten dy vjet qe te kete punuar ne nje post me te ulet”.

    po mire mo ne ate drjetori jane te gjithe te emeruar nga militantet e berishes(se te tjeret nuk puqnin dotsado te afte te ishin)perseri ata do te emeroni?????????????????????????

    po gjithe kata qe berisha nuk ju ka dhene mundesine per administrate perseri nuk do te kene shabce qe te provohen.

    perse nuk beni konkurse te hapura dhe kush ta fitoje ( pa kushte)

  4. KORCARI says:

    JAM SHUME DAKORT ME REALIN.ATY KA LLOJ LLOJ ZANATCIU,SI:VETERINER;MESUES;KAPTERA;OFICERA;POLIC;MINATOR;GJOLLOG;AGRONOM,e tjer.POR ME PAKIC KANE QEN EKONOMIST TE MIRFILLT.

  5. Marko says:

    Paksa i eksagjeruar titulli, administrata tatimore ka 1600 punonjes…
    Duhet kujdes ne punesimet, por po ndodh dicka, ne poste drejtuese po vendosen persona me lidhje te forta me PD, SPECIALISTET QE U ESHTE DASHUR TE ULIN KOKEN KETA 8 VITE, SERISHT KOKEN E KANE POSHTE e nuk bezajne serisht…

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Jo kritere per te kthyer ish tatimoret e Nanos,ata kane “eksperienc”,ne korupsion !
    Te tjeret as me dylbi nuk i kane pare !

  7. Toni says:

    Vec te tjerave dokumentat kushtojne rreth 50 mije leke te vjetra fiton s’fiton, duke e ditur si fito hen keto konkurse eshte mund I shkuar kot te hedhesh leket ne kosh, eh sa leke me kane ikur me dokumenta por me kot.

  8. Qytetar QE KONKURIMIN E SHEH ME TRANSPARENT. says:

    Kriteri qe personat te kene punuar se paku DY vjet ne sektorin e tatimeve me duket perjashtues.S

  9. Teta says:

    Me beri pershtypje fakti qe : personat, kandidate per post drejtori, pervec te tjerave , duhej te kishin se paku dy vite pune ne nje nivel me te ulet se i drejtorit.Bej pyetjen – kush jane personat qe kane punuar prej 8 vitesh ne Tatime? Dhe vjen pergjigj, sigurisht te PD ose Te PDIU.Nga kjo del qe kontigjenti per postet e drejtoreve do te jene keta shefa zyrash, ose specialiste.Pra ku ishim asgjekundi, ku po veme asgjekundi.

  10. Sonila says:

    Ka persona qe punojne prej 15 apo 20 vjete ne tatime dhe specialise i kane lene, per tu bere drejtore duhet te jesh lancuar nga Bode dhe te tjere kata 6 vjetet e fundit, pyesni.
    Tatimet duan dhe pervoje nuk jane dyqan peshku…. duhet shume dhe pervoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje