Rezultatet, LDK udheheq Prishtinen, Gjilanin dhe Pejen, Thaci merr Prizrenin

3 Nëntor 2013, 23:03Politika TEMA
Rezultatet, LDK udheheq Prishtinen, Gjilanin dhe Pejen, Thaci merr Prizrenin

Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti duket se do të jenë në balotazh në Prishtinë, thonë burime nga LDK dhe Vetëvendosje.

Pritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës se do të fitojnë qysh në raundin e parë në Prishtinë, si herën e kaluar, kanë dalë të pasakta.

Dalja e madhe në votime në Prishtinë, rreth 51 për qind, që llogaritet të jetë rreth 15 për qind më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara, i ka dhënë shpresë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, , nga numërimet e deritashme, duket se ka siguruar pjesëmarrjen në balotazh.

Edhe burime brenda LDK’së kanë konfirmuar se Isa Mustafa pritet të përballet me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes në balotazh.

Sipas rezultateve të para të Demokracisë në Veprim, kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa edhe kësaj radhe është duke prirë në garën për Prishtinën. Sipas DnV-së, Isa Mustafa është duke prirë me 43.6 për qind të votave, i ndjekur nga Shpend Ahmeti i VV-së, me 31 për qind

Gazmend Muhaxheri, Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Pejës, është duke prirë përballë kryetarit aktual, Ali Berisha, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga numrimi i 21,68 për qind të votave, Gazmend Muhaxheri prin me 45,09 për qind kundrejt Ali Berishës që ka aktualisht 33,84%.

Pas luftës LDK ishte e pamposhtur në Pejë, dhe ishte fituese e dy palë zgjedhjeve. Pas ndarjes së LDK’së, që ndodhi pas rrahjeve me karrige në Kuvendin e VI Zgjedhor, AAK mori primatin në Pejë, ku kandidati i saj Ali Berisha u zgjodh në dy mandate kryetar.

Kandidatët e LDK’së u treguan deri në këto zgjedhje të dobët përballë tij. Pas shkrirjes së partisë Ora në LDK,  me ç’rast Gazmend Muhaxheri mori drejtimin e kësaj partie në  Pejë, mbështetje për këtë parti u rrit, duke i mundësuar asaj pjesëmarrjen e sigurt në balotazh.

Është pritur një garë e ngushtë zgjedhore mes Ramadan Mujës dhe Eqrem Kryeziut, ne Prizren, madje është vlerësuar se PDK rrezikohet seriozisht në këtë qytet, por duket se verdikti i qytetarëve nuk ka qenë i tillë që kthen përmbys qysh në raundin e parë pushtetin në këtë vend.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, sipas numërimeve të deritashme të votave, bazuar në të dhënat e partive politike, është duke prirë në Prizren.

Trendi i deritashëm i numërimit, që kalon rreth 20 për qind, nxjerr në balotazh Ramadan Mujën me Eqrem Kryeziun e LDK’së.

Vlen të theksohet se në vendin e tretë është rënditur Zafir Berisha.

 

 

1 komente në “Rezultatet, LDK udheheq Prishtinen, Gjilanin dhe Pejen, Thaci merr Prizrenin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje