Fehmi Abdiu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, aktualisht zëvendësrektor në universitetin “Iliria”, shprehet kundër idesë së hedhur nga ministri Ilirjan Celibashi për shkrirjen e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, për krijimin e Gjykatës Supreme.
Duke folur për Shekullin, ai thotë se një veprim i tillë do të kishte pasoja negative si për dhënien e drejtësisë për qytetarët, por dhe për zvarritjen edhe më tej të çështjeve në sistemin e drejtësisë.
“Nëse do ndodhte shkrirja, do kishte pasoja negative për Shqipërinë e shqiptarët, sepse nuk do të ekzistonte një mjet tjetër garancie për qytetarët, nuk do ekzistonte një praktikë e tërë kushtetuese për organet shtetërore dhe të politikës, nuk do ekzistonte një arbitër mbi kokën e faktorëve politikë dhe institucioneve kryesore, nuk do të ishte e njëjta cilësi pune, e njëjta cilësi vendimmarrje që është sot”, shprehet Abdiu.
Ai sugjeron shtimin e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë për të mbyllur 8000 dosjet e mbetura pa përgjigje ndër vite.
“Unë mendoj se duhet të ndodh e kundërta. Legjislativi dhe organet e tjera të shtetit duhet të gjejnë rrugë, duhet të krijojnë një vizion dhe një mentalitet që kësaj situate të jashtëzakonshme që ndodhet në Gjykatën e Lartë për shkak të volumit të punës, domosdo t’i jepet fund nëpërmjet përmirësimit të ligjit për Gjykatën e Lartë dhe veçanërisht nëpërmjet ndryshimeve institucionale, në Gjykatën e Lartë. Unë do mendoja se në këtë drejtim duhet të shtohet domosdo numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë qoftë dhe për një periudhë kohe deri në momentin që volumi i punës në Gjykatën e Lartë të shkojë në normalitet. Pra, ky mund të jetë një aspekt i një reforme organizative institucionale që mund të bëhet në Gjykatën e Lartë”.
Une si qytetar ,nga kendveshtrimi qe e shikoni Ju problemin u jap te drejte,nders nga kendveshtrimi im si qytetar,kur thoni se jan mbi 8000 dosje per shikim pyes cfare pune bejne keto gjykata?Per me teper kur kemi jo pak viktima deshmimtar te ketyre gjykatave bastarde ,te mos bertas me te madhe,te cduken me rrenje kjo drejtesi, qe ne shumicat e rateve i ka dhene te drejt krimit,mashtrimit.
Ka ceshtje te tjera me te rendesishme per tu gjykuar urgjentisht !
Te shkrihet qe te largohen pislliqet ?
http://goo.gl/S5f7Yd
Gjykata Kushtetuese qe egziston ne shumicen e vendeve demokratike konsiderohet si “roje” e ligjshmerise dhe kushtetutshmerise, pra eshte shume e nevojsshme ne demokraci.
Nese doni ta shkrini si veprim taktik per ta spastruar nga “plehrat” qe aktualisht perbejne shumicen e saj per ta rikrijuar me vone me njerez krejtesisht te paster e apolitike, ideja nuk me duket fort e keqe!
Eshte me mire te shkrihet fare sitemi gjyqesor Le ta mare persiper Qeveria kete pune pasi vetem ajo eshte epakoruptuar ne kete vend
Perse duhen shkrire?
Po ik o zoti Fehmi … Ke qene edhe vete kryetar. E te gjithe se bashku keni bere nje mut te madh.. E ne duhet ta mbajme akoma nuk e ndjen qe po i vjen era…? Bejme edhe pa ju… Pa drejtesine qe na jepni…Ri e tregoju studenteve si i interpretonit ligjet ne tavoline sipas deshires… Kuptohet per te miren e popullit.
O Fehmi,ke dhene prova se je vasal,qe me varjen atije poetit ne Kukes,je nje moster e pa pare,po edhe yt bire po ne rugen tuaj po ecen,drejtesia eshte plotesishte e kalbur ne Shqiperi ndaje duhet te shkundet nje here e pergjithmon,nuk e kuptoj termin drejtesi,kur ky nocion ka kohe qe eshte zhdukur,cfare drejtesie mor mike.Ne Shqiperi sa po kuptoj shteti do te funksiunonte me mire pa gjykatat,por vetem me kanunin……