Ngjarja që tronditi Tiranën një vit më parë vazhdon të jetë ende plotësisht e pazbardhur.
Një grua qëllohet me thikë në tentativë për t’i grabitur varësen. E gjithë skena ndodh në mes të ditës, në një zonë të populluar, mbi të gjitha në sytë e fëmijëve të viktimës.
I akuzuari kryesor, Aldo Hoxha, rrezikon burgimin e përjetshëm.
Por Sanije Ahmetaj, dëshmitare në këtë vrasje, thotë një variant tjetër, që rrëzon versionin e prokurorisë.
Duke folur për Shekullin, ajo thotë se kapelja që është marrë si provë për këtë vrasje, në fakt është një kapele fëmijësh.
“Pasi e morëm Fatbardhën dhe motrën e saj dhe i nisëm për në spital, unë me nusen e djalit dhe me vajzën morëm fëmijët dhe i futëm brenda avllisë. Më pas kam dalë për të bashkuar sendet që u kishin rënë në tokë. Kam marrë një qese brenda së cilës kishte një bidon me ujë të ftohtë dhe topin e vogël, shapkat e gruas që mbeten aty. I kam thënë nuses së djalit të merrnim ujin për të larë gjakun dhe atëherë kam parë kapelen. Ishte kapele kalamajsh, ngjyrë ushtarake dhe ia kam dhënë një djali të vogël. Me grupin e fëmijëve ishte një fëmijë tjetër, më i vogël se ai. Kapelën ia dhashë këtij djalit që dukej rreth 6-7 vjeç, pasi ai i vogli ishte i vogël fare dhe thashë mos e humbiste. Ka ardhur ai Luani, që i binte të ishte kunati i Fatbardhës dhe ka marrë fëmijët. Kapelën e ka pasur në dorë pikërisht ai fëmijë, të cilit ia dhashë”, shprehet Ahmetaj.
Ajo pohon se as në gjykatë nuk ka dëshmuar.
“Jam thirrur për të dëshmuar, por nuk dëshmova. Nuk e di se për çfarë arsyeje u bë ajo punë që shkova deri atje dhe nuk dëshmova, por unë gjallë jam prapë dhe kurdo që të jetë e nevojshme, jam gati të them të vërtetën para policisë, para gjykatës dhe para Zotit: ajo kapele ishte kapele fëmijësh”.
Le ti behet gjykimi me drjetesi te plote duke u bazuar ne fakte te qarta.
Nese gjendet fajtor, le ti fusin shiringen vdekjeprurese pas nje muaji ne burg dhe ne hale ta varrosin. Autopsia le ti behet, se vdiq nga nje grip i tmerrshem.
Keshtu nuk do shkojne taksat kot, per te ushqyer kriminelet ne burgje, ku kostoja minimale qe mbahet nje burgaxhi eshte 34 Euro.
Une qe jam ne pune nuk i harxhoj ne dite 34 Euro.
ky fytyre krimineli qe vrau nenen para femijeve per nje varese..ky duhet djeg
O njerez, une qe ne ditet e para kam krijuar bindjen qe ky nuk eshte vrasesi por nje person ne listen e zeze te policise qe doli si koke turku. Policia gjithmone do te mburret me te tilla raste por te tilla grabitje nuk i ka dhene prioritet dhe vjedhje te tilla ndohdin cdo dite ne tirane. Nje dite drejtesia do behet me e mire…Nje dite…
nje e vertet eshte se policia e ka si zakon te ne kur ndoth ndo nje ngjarje merret vetem me personat problemati, se mendojne se cdo gje qe ndoth i bejne ata. nuk e kan iden te gjejne prova e te bejne hetime.
Aldo Hoxha nuk e ka vrare gruan, por Aldo Hoxha ishte ne krim dhe di emrin e vrasesit te cilin nuk e tregon.
Kete zonjen e besoj ..!Me mijra dosje ne gjykate ,fillojne proceset gjyqesore pa prova ,pa thirur deshmitare ……………Policise i ka mjaftur thjesht nje emer ,,,dhe te dal ku te dal .Eshte puna eprokurorise dhe e gjykates ,te vendos drejtesine !!! Te nderuar gjykates ,vendosni kembet ne toke dhe beni gjyqe te drejta ,,,,jo me nje laps ne dore flini ,ne karike ..gjate proceseve gjyqesore ….I merni ,provat ,ekspertizat ,krijoni ngjarjet ,ballafaqoni deshmite ……..Beni provcese te rregullta .Se edhe ky fatkeqi ,ndoshta vertete nuk eka ber …..Por ju si prokurori dhe gjykata jeni te qete ,kur denoni thjesht ,nje njeri .pa qen fajtor ?????????? Mos kujtoni se jeni te paprekshem ……..Mos u beni te tjereve ate qe nuk do te donit tua benin juve .SE Zoti i ka syte emedhenj dhe shikon si te miren dhe te keqen .
Policia dhe prokuroria duhet te marrin parasysh provat qe jane gjetur te vendi i ngjarjes te behen analizat perputhen ose jo nese ai denohet dhe prova ska dhe, me vone del i pafajshem kjo do jete ne deme te shtetit sepse duhet ti paguaj cdo dite ne
burge qe ai ka bere