Reagon ambasada britanike: Akuzat e PD ndaj “Crown Agents”, të rreme dhe të pandershme

4 Nëntor 2013, 17:30Politika TEMA

Ambasada britanike ka reaguar ndaj akuzave të PD-së në lidhje me kompaninë “Crown Agents”.

Sipas ambasadës, këto akuza janë të rreme dhe të pandershme, pasi kompania është serioze dhe e respektuar.

“Crown Agents vepron në përputhje me legjislacionin strikt të Mbretërisë së Bashkuar mbi praktikat e biznesit dhe me ligjet e vendeve në të cilat është duke punuar. Mirëmbajtja e parimeve më të larta dhe standardeve etike është e rëndësishme për kompaninë dhe për qeverinë britanike. Projekti i propozuar nga Crown Agents është një temë legjitime për mediat dhe debatin politik. Pa dyshim ka argumente pro dhe kundër një propozimi të tillë. Megjithatë dhe në media kanë bërë akuza te rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër Crown Agents, madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish- anëtarë të shquar të qeverisë britanike. Ata që merren me shqyrtimin dhe diskutimin e projekt- propozimit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto pohime janë të keqinformuara dhe krejtësisht pa baza”, thuhet në deklaratë.

Sipas ambasadës britanike, kontraktimi i kësaj kompanie ka ardhur si kërkesë e qeverisë, pas problemeve me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore që e kanë shoqëruar Shqipërinë.

Vendimi për këtë projekt të propozuar, varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, thekson ambasada, ndërsa shton se është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në Shqipëri për disa kohë ka pasur probleme me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore. Ka një nevojë të menjëhershme dhe serioze për të rritur të ardhurat nga doganat dhe taksat, në mënyrë që qeveria e Shqipërisë mund të sigurojë shërbimet dhe projektet që janë të kërkuara nga qytetarët e vendit. Ka gjithashtu një kërkesë për ndërtimin afatgjatë të kapaciteteve në fushën e doganave dhe për masa për të ulur nivelin e korrupsionit. Kompania britanike Crown Agents i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor, duke përfshirë elementet e rekrutimit, trajnimit dhe menaxhimit të karrierës. Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, duke marrë parasysh nevojat e Shqipërisë, përmbajtjen e projektit dhe koston. Kontrata e plotë ka qenë dorëzuar në Kuvend në mënyrë që të informohen për përmbajtjen e saj. Megjithatë, është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar derisa u privatizua në vitin 1997, dhe qeveria britanike ka ende një vend në Fondacionin “Crown Agent”,” shprehet ambasada britanike .

Në përfundim, ambasada britanike nënvizon se aktivitetet e Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, dhe mbështetës te procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë, duke përfshirë “acquis”, si dhe guidën doganore të BE-së.

“Ajo ka qenë e përfshirë në më shumë se njëqind vende të botës dhe ka punuar gjerësisht në projekte për qeveritë e Mbretërisë se Bashkuar, Shteteve te Bashkuara dhe Japonisë. “Crown Agents” ka menaxhuar projekte specifike në fushën e doganave me sukses në Bullgari, Maqedoni, Bosnjë – Hercegovinë dhe Kosovë. Ata që punojnë në projektet e Crown Agents për qeverisjen e mirë dhe të ardhurat, janë gati të gjithë zyrtarë në shërbim apo në pension nga shërbimet britanike doganore, ose të shërbimeve doganore të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Aktivitetet e Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian dhe mbështetës te procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë, duke përfshirë “acquis” (të gjitha parimet, legjislacionin, rregulloret, udhëzimet politike, praktikat dhe detyrimet e rëna dakord nga gjithë shtetet anëtare të BE-së) si edhe “guidën doganore” të BE –së”.

22 komente në “Reagon ambasada britanike: Akuzat e PD ndaj “Crown Agents”, të rreme dhe të pandershme”

  1. galaktika says:

    Llapni PD-ista,llapni! si qent e zgjebosur jeni bërë.Tani hani mut se edhe ai pak elektorat që ju ka mbetë ka për t’ju ikur duarsh.

    1. Zef Kallami kryeqytetar says:

      Kishin lezet pazaret e Sales:
      Podesta
      Paton Bogs
      Damir Fazllic

      http://goo.gl/ZPXyoV

  2. LK says:

    Mos u shqeteso. PD vetem te shpif di te beje mire. Hipi si bande duke shkaterruar dhe iku si bande duke vjedhur e shkretuar.

  3. zarari says:

    jeni ul kembekryq ketu ju tani or vlla prandaj jepni keto deklarata ku duket sikur nga kjo kontrate varet anetaresimi jone aty ku ju s’ju rruhet te hyni vete. per me teper qe po flet zyrtari per nje kompani private – cfare do thote ky nqse psh del qe nuk ka paguar taksat ne rregull kjo kompani ne fund te 2013?

    po ne kete vend dhe me keta njerez, cfare fluturon hahet!

    vazhdojme me martesat e homove tashti se kete e sqaruam…

    1. elitex says:

      Shume e thjesht: MBRON INTERESAT E NJE KOMPANIE ANGLEZE, SEPSE NJE PJESE E TE ARDHURAVE TE SAJ SHKOJNE PER TAKSA NE ANGLI POR EDHE FITIMET E AKSIONEREVE SI INVESTIME NE BRITANI. CKA PER MOS KUPTUAR KETU???

      1. zekthi says:

        ky mund te deklaroje persa i takon aludimeve mbi qeverine britanike dhe lidhjet me kompanine por jo te beje reklame per kompanine “per se”. ka nje pyetje aty lart me duket. per me teper, cfare do thoshte ky zoteria po te kishte gare dhe te konkuronte dhe nje kompani tjeter britanike? ky flet si zedhenes i kompanise ne kete rast dhe mua me duket shume e tepruar persa i takon nje ZYRTARI!

        prandaj nuk eshte kaq e thjeshte sa e ben ti te duket duke na treguar ku shkon paraja, megjithese ndoshta s’ke faj derisa komenton ketu…

        dhe, ne frymen e komentuesve te tjere vigjilente dhe sypatrembur; Ik pirdhu!

      2. X Man says:

        Ai punon ne Shqiperi fiton ne Shqiperi dhe taksat i paguajne ne Angli? Nejse ju ka pushtuar naiviteti.

  4. lule says:

    Na turperuan me te huajt keta tipa , qe ne cdo situat e gjithnje kemi ruajtur ndjenjen e te respektuarit e te fisnikut .

    1. N Shabani says:

      U mbeti goja ketyre me Crown Agency se u ka prere rriskun prandaj nuk vjedhin dot me. Lulezim Basha nuk shikon se si e ka shkaterruar PD se bashku me Sali Berishen por shikon Crown Agency. Crown Agency do te trefishoje te ardhurat e doganes ne krahasim me qeverine e Berishes dhe do te laje edhe shpenzimet e veta dhe Shqiperia do te fitoje shume te ardhura.

  5. fieraku4u says:

    O LULI VOCKEL DHE BERISHA, ULINI TEMPIN SHOKU SE NUK KENI PRAPANIC TE MERRENI ME ANGLEZET.

    VETEM ME KETA MOS U MERRNI, SE TE BEJNE GROPEN

  6. gezim says:

    une e kuptoj qe te gjitha qeverite e meparshme kane shitur me
    konqesione pasurite e vendit si minierat, energjine e tjera sepse ne
    shqiptaret jemi te paafte per te ndertuar industri te rende,por
    nuk e kuptoj qe kjo qeveri me gjitha ato premtime se do te qeverise me mire, harxhon miliona per te menaxhuar institucionet tona kjo eshte e pafalshme.

    1. elitex says:

      Pergjigja eshte e thjeshte: TE leme te huajt dhe te humbasim 20% te te ardhurave per te paguar ata per menaxhimin e doganave apo te leme shqipot dhe te humbasim 70% te te ardhurave me korupsion, ku shumica e lekeve te doganiereve shkojne per pushime ne Bora Bora!!! Matematike e thjeshte eshte. E ka thene dhe Faik Konica nuk behet Shqiperia me shqiptare.

      1. zarari says:

        eshte llogari e bere kjo qe thua zotrote? nuk ishte ne relacion bashkengjitur kontrates ne parlament!! apo lexove me lart qe cfare fluturon hahet ketu dhe u frymezove?

  7. korcari says:

    O Gzimo, per te fituar p.sh. 200 milion euro me shume cdo vit nga doganat dhe tatimet nuk ja vlen qe ti japish te themi 10 milion euro atij qe do ta beje kete pune? Une theme se po dhe jo 10 por edhe 2o milion ti jepet ne se bene mire punen dhe bllokon korrupsionin .

  8. Sume Gruda says:

    Berisha erdhi duke zhgaterruar jo si i tha Ramizi por e holli ne (0 ) zero e dogji e beri tok te djegur te (shrumbuar) malet u zhveshen, pyjet u vollen u shiten u bene te pavleft te tjerat bafce u zhgaterruan dhe u dogjen sikur kishin deshire dhe porosit Beligradi dhe R…..i ). Sot eshte porosia e Serbise- Mal te Zi u shterren bankat dy here ne sundimin e Berishes por ket here qene te vetdijshem dhe e ndaluen qe bankat nuk dolen ne ankand per te thyer nje Cek bankat ishin vjellur dhe shpartallue sikur ndolli heren tjeter 96-1997.
    Shqiperia shetoj nga grabitja e planifikuar e shpetoj kjo qeverisje
    e rregullte dhe plot llemb e Alences Europjane!

  9. SOS, SOS ........................................................................................................ says:

    Z.Ambasador,
    Kjo Cete PD e Dragobise 23 vjet ka perrcare dhe shkaterruar Demokracine dhe Shqiperine bashke … nje Cete Injrante mbushur me veriore dhe kurva-cice medhaja me buze te carra me gozhde.

  10. europa says:

    PERSE BE NUK ESHTE DAKORT PER KETE KOMPANI ??????

  11. nuri says:

    Po pse britaniket dhe ambasadori i tyre kane imunitet ndaj korrupsionit ? Kush e thote kete ?

  12. Lipe Shtogu says:

    Amani ore gjithe keto parti e ssnjera nuk te pyet ” …ku do te punosh?..”. Vertet isha prapa listes per pune, po tani me kane hequr fare nga lista. Amani ore angleze mos i hiqni nga puna keta specialistet e (G)Çites dhe te (Z)Qenit se ata dine Anglisht, dhe do tu mesojne edhe juve Vjedhnisht… Ah sa pa fat qe jam.. nuk di gjuhe te huaj….

  13. zzzz says:

    CFARE TONI PREPOTENT! PO MERR KOMPETENCA ANGLIA KETU, JO SHAKA…

  14. arjanita says:

    Eshte kontraktuar nje kompani e huaj prestigjoze per
    te permiresuar performancen e doganave.
    Ne transparence te plote te publikut.
    ¢te keqe ka ketu.
    I dhate miliona dollare Paton Bogs dhe Podeste-s
    per kurim imazhi vampirit.Turp.Nuk ke surrat te flasesh.

  15. Miri says:

    C’pune ka ambasada, nje organ shtereror, ti dale per krah nji kompanie private?

    Ambasada Britanike si fillim te pergjigjet se pse ka perqindjen me te larte te refuzimit te vizave ne Europe?!!

    Keta jane plehra burokrat te cileve nuk i intereson as Shqiperia e as Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje