Ka marrë fund pas disa muajsh ngërçi i krijuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Teatri qesharak mori fund kur këshilltarët e majtë dhe të djathtë u mblodhën së bashku dhe konfirmuan zgjedhjen e Aldrin Dalipit në krye të Këshillit Bashkiak.
Dalipi u rikonfirmua në postin e kryetarit me 32 vota, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Njazi Kosovrastin.
Mbledhja u drejtua nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi.
Pas zgjedhjes në krye të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi tha se primare në punën e këtij këshilli do jetë zbatimi i ligjit.
Ai kërkoi ndjesë ndaj qytetarëve të Tiranës për këtë kohë të humbur.
“I garantoj gjithë anëtarët e këshillit dhe qytetarët, se Kushtetuta dhe rregullorja e këtij këshilli do jenë baza e punës sime. Garantoj anëtarët e opozitës, se do kenë gjithë hapësirën e duhur për të thënë fjalën e tyre në këtë këshill,” tha Dalipi.
Zgjedhjen e Dalipit e ka përshëndetur edhe kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha.
“Edhe pse me vota të mazhorancës, e përshëndes kryetarin Dalipi dhe i uroj punë të mbarë për të mirën e qytetarëve të Tiranës”, tha Basha.
“Përshëndes të gjithë këshilltarët për mençurinë që arritën të kalojnë një ngërç, që nuk iu shërbeu asnjë ditë qytetarëve të Tiranës. Në këtë këshill është detyra e secilit prej nesh t’i shërbejë dhe kjo duhet të triumfojë mbi çdo ndasi politike. Këto ndasi ekzistojnë. Me kalimin e ngërçit për gjetjen e konsensusit, kemi dhënë shembullin më të mirë, ndonëse me pak vonesë, por më mirë vonë se kurrë, se jemi gati t’i shërbejmë një axhende; të bashkojmë zërin pavarësisht se mazhorancë apo opozitë për çështje që preokupojnë qytetarët e Tiranës.
Uroj që rifillimi i punës të ushqehet nga zbatimi strikt pa asnjë mëdyshje të vendimeve të këtij këshilli. Uroj që sa më shpejt bashkë me kënaqësinë e justifikuar për gjetjen e konsensusit dhe ky këshill t’i përvishet punës për shumë vendime që e presin,” theksoi Basha./ep
luli leshon pe ? qe te mos prishet pallati ne vlore
Cthua eagle .Bemat qe kane bere keta jo pe por litar lumi te leshojne nuk shpetojne dote .Populli thot: Cdo mbjellesh do korresh .
Zgjedhje te reja ne Tirane-
O komentues te nderuar, po c’lidhje ka leshon pe, apo pallati? situata e krijuar qe dhe me ok e LSI. tani e ndane fiks dhe kaq. por cfare po prisni se nderroi kryetari i keshillit? a nuk ka drejtuar edi rama bashkine me keshill opozitar? cfare ndodhi?
keshtu qe lerini ekstremizmat. ai qe eshte kryetar mbaron mandatin, keshilltaret ushtrojne mandatin e tyre qe u takon dhe kaq.
sa te jete per ligjshmerine qe do zbatoje dalipi, ta shohim, se gjithandej ne administrate po shkohet me ok nga partia, kurse ligjshmeria?????? kismet
Urime atyre qe punuan me perkushtim per te arritur kete rezultat te merituar prej kohesh
Edhe ne Fier u zgjidh ngerci per Keshillin e Qarkut. E majta e rimori qarkun. Per Fierin Berisha, la Europen. Ta kishte lene Fierin para dy vjetesh, do te kishte fituar edhe Europen edhe pushtetin. Tani te gezoje te gjatin…
Sa hipokrit qe tregohet Lulzimja me urimin qe i ben zgjidhjes se ngerçit te Keshillit Bashkiak. Do ti vije fundi dhe ketije haleje.
Hajde tani ju gjithe kelyshet komunist na cani karin tani me komente
Kari…
Tamam ju socialista motercire done enverin tju qije listen e dasmes sic ka bere deri vone
Tarrasi