Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se përgjatë muajit tetor janë mbledhur 12 milion USD më shumë se një muaj më parë.
“Për muajin tetor, administrata tatimore ka realizuar planin e mbledhjes së të ardhurave dhe të kontributeve të sigurime shoqërore në masën 106%, krahasuar me planin e qeverisë së mëparshme.
Ne arritëm që të mblidhnim 12 milionë dollarë më shumë se muaji shtator i këtij viti.
Të ardhura tatimore janë grumbulluar 756 milionë lekë më shumë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ku rëndësi të veçantë zë TVSH-ja, me 61 milionë lekë më shumë dhe të ardhurat personale me rreth 17% më shumë.
Kontributet e sigurimeve shoqërore janë në realizimin më të mire krahasuar edhe me periudhat e tjera të po këtij viti, por me 6% (ose 323 milionë lekë) më shumë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
Këto të ardhura po zvogëlojnë gropën e zezë të gjetur në administratën tatimore, ku mbizotëronte presioni ndaj bizneseve, zhvatja dhe akte korruptive në dëm të qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë sonë.
Kjo rritje prej rreth 9% e krahasuar me vitin e kaluar, tregon frymën e re të administrimit që kemi vendosur, duke u mbështetur tek goditja e fortë e sjelljeve korruptive apo skemave mashtruese sikundër ju kemi njoftuar gjatë këtij muaji,” tha Shehaj.
Sipas saj, zbulimi i një tjetër skeme të evazionit fiskal ka rritur të ardhurat në administratën tatimore.
Vlera e evazionit fiskal e ardhur si pasojë e shmangies së deklarimit dhe pagesës së tatimeve vlerësohet 295 milionë lekë.
“Përveç zbulimit të skemës mashtruese të rimbursimit të TVSH-së me vlerë prej 515 milionë lekësh, kemi arritur të zbulojmë edhe një vlere të evazionit fiskal në masën prej rreth 295 milionë lekësh, kryesisht shmangie nga detyrimi për të deklaruar dhe paguar tatimet apo skema karusel të TVSH-së.
Të gjitha këto zbulime janë kryer në bazë të auditeve, të cilat vazhdojnë në çdo drejtori rajonale. Dua të falenderoj dhe biznesin, i cili ka qenë shumë bashkëpunues në zbulimin e këtyre skemave.
Po punojmë që të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin me institucionet e tjera të shtetit shqiptar që ky dëm të kthehet deri në qindarkën e fundit në arkën e shtetit.
Gjithashtu po punojmë për të rritur edhe më shumë performancën e administratës në grumbullimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Ky rezultat është fillimi i një periudhe të re në administrimin fiskale ku qëllimi kryesor mbetet shërbimi ndaj bizneseve dhe goditja e ashpër ndaj korrupsionit,” theksoi Shehaj./ep
GROPA QE NA LA BERISHIZMI ESHTE E FRIKSHME,POR DO BIEN VET BRENDA.TALEBANET MENDUAN SE JAN TE PERJETSHEM NE PUSHTET.
Berishizmi e nanoizmi bashke, sepse ata qe nxori nga tatimet Saliu ngriten nga nje “zyre” neper subjekte pa qera dhe punonin me ata brenda tatim-taksave per skemat mashtruese. Cudi e madhe edhe kimiste ka pas Nano ne tatom taksa, sepse ishte logoja: vidh e shko ne Amerike..ja edhe pak edhe Saliu do largohet se mbete maje me maje duket sikur do fluturoje.
KETO 12MLN usd SHKONIN NE XHEPAT E TE PA NDERSHEMVE.NJERZIT E NDERSHEM QE JAN DHE 95perqind HAPIN SYT SI PASUROHEN KETA GJAKPIRSA TE EKONOMIS SHQIPTARE.
Tek Zamiri menxharet e dyqaneve Neptun deklarohen shitesa. Sigurohen per 17,000 leke rroge qe i marrin ne banke dhe diferencen e marrin ne dore.
Te gjitha bizneset me dy pordero punojne, nje e bankes dhe nje ne dore direkt. Ku ka punetor krahu ne ndertim nen 30.000 leke ne muaj dhe specialist 50.000 ne muaj (ky eshte minimumi)Po keshtu behen bilancet ne fund te vitit, kete e dine te gjithe ….
Natyrisht qe duket te kete permiresime,ose me mire te themi,deshire ne rritje per mireadministrim.Megjithate eshte ende shpejt per te gjykuar performancen “e re”.Nje gje duhet bere kujdes,ne menyren e raportimit,njehere ne dollare,njehere ne lek,njehere ne shifer absolute dhe dicka tjeter ne shifer relative.Qe publiku te kuptoje (se ne fakt sikurse raportohet edhe ay qe eshte i kulifikuar zor se eshte i kjarte)do respektuar nje metodike raportimi.Realisht dollari duhet harruar,sepse shkojme drejt euros dhe ne tashme te gjitha “llogarite” i bejme me kete monedhe….Iliri
Skemat jane ngritur vete nga inspektoret e tatimeve ne bashkepunim me shefat e tyre, keshtu qe kush ka punuar ne ate fushe e di ku pikon catia. Mjafton te kete vullnet politik ne rradhe te pare nga qeveria, pa kushdo e njeh mire friken.
Formalizimi i ekonomise eshte nje sfide me vete. Subjektet e vogla private duhet te pajisen me kasa fiskale dhe te shperndajne kuponin per cdo shitje qe bejne. Eshte ne te mire te tyre ne radhe te pare e me pas te ekonomise se vendit ky lloj formalizimi i ekonomise. Konkurenca e ndershme do risi performancen e biznesit, do uli risqet nga penalizimet tatimore, do krijoje me teper vende pune per ekonomistet qe dalin me lopata nga universitetet shqiptare, por do shendoshi edhe arken varfanjake te shtetit.
Qytetari duhet te ndergjegjesohet per te terhequr kuponin fiskal. Ne cdo blerje qe ben pa kupon fiskal i heq mundesine vetes per te marre nje sherbim shtese ne kembim nga shteti.
Ka edhe subjekte te mshefura neper lagje, psh laborator analizash nuk paguajne asnje takse aty rri nje infermiere dhe analizat kryen tek bakteriologjiku i shtetit (ndahen fitimet) po na thithin gjakun…
Te behet taksative: O te punohet ne shte o privat si ne gjithe boten. C’do me thene kjo dypunesim duke perdorur mjete e shtetit. Ky eshte kulmi! a ka pranga per keta njerez? Mafja e bluzave te bardha!!!
KUR TE GODITEN MONOPOLET E MANES ATEHER DO NISI FRYMARJA E EKONOMIS.
Mane talebani shperbleu gjykatsit e kolegjit zgjedhor per GRABITJEN E BASHKIS SE QYTETAREVE TE TIRONES
NJE BRAVO TE MADHE PER KETE ARRITJE…
http://haltthewaste.wordpress.com/
Skeme abuzimesh dhe evasion fiskal me taksat ben ne elbasan edhe Abdyl Shijaku qe edhte edhe dentist edhe tregtar edhe mashtrues.Pasi ka hapur 2 klinika ne tirane e elbasan dhe 2 magazina mallrash medikamentesh ne tirane e elbasan shmag deklarimin e te ardhurave e te taksave dhe kete e ndihmon edhe e kunata qe punon tek drejtoria e tatimeve ne Elbasan qe I fsheh detyrimet e tij,dhe u ka bere presion ne disa raste inspektoreve kur ato kane gjetur evasion tek ky subject juridik.
Ne nuk kemi pasur Qeveritare ne krye!!!…
Ne kemi pasur kusare!!!…
Milionat “me teper” qe realizohen tani,kane munguar tek Shteti por ama nuk kane “humbur”…
Keto miliona jane pervetesuar nga qeveritaret e paskrupullt me ne krye kriminelin Sali Berisha…
Tentakulat e ketij krimineli jane ngulur ne cdo pasuri te Shqiperise,pasuri e shqiptareve qe mbeten te varfer gjithe kohen jo se Shqiperia nuk eshte e pasur,por sepse babezia e makuteria e “Sal Kapones” me gjithe lukunine e hajduteve ka qene ne shkallen siperore!!!…
Jepen per shfrytezim minierat,nafta,troje…
Dhe Shqiperia nuk fiton asnje lek!!!!!!!!!!!!
Dhe Kryekrimineli nuk shqetesohet fare…
E perse???
Sepse leket “e munguar” ne shtet kane “gjetur” rrugen per tek xhepat dhe Bankat e Familjes,sic thote me te drejte Meroja…
Drejtesia nuk duhet te nguroje:
Ky kriminel i rrezikshem duhet te ndalohet sa me pare dhe te hetohet ne gjendje arresti!!!…
Nuk duhet humbur kohe!!!…
Po tatimoret e Fierit jane monstra te korupsionit.Ata jane te papare vetem lek ne dore kerkojne.Kushedi sa biznese kane mare ne qafe dhe u kane nxire jeten.Eshte nje me mbiemer Ranxhi shofer i hetimit tatimor ai e ka hak burgun,rrobi me i urryer nga bizneset.
Nejse rilindja do te beje hetimet e veta dhe do te bindet 100% per te gjitha keto qe po them. Ti verifikoje arsimin dhe ta pyesi vetem pak nga shkolla qe ka kryer se sa i afte eshte per punen qe kryen.
12 milione $ me shume?!
Shume pak,por mire si fillim.
Sepse nje pjese e stafit vazhdon bashkepunimin me
mashtruesit.
Duhet fshese.Pastaj duhet perkushtim deri ne
vetmohim.
Per deri tani..Urime.
do bosh mir ti dhe ajo tjetra e doganave qe te mod na dilni kaq shpehs neper koferenca shtypi se po ja kaloni dhe vete sali berishes, prandaj punoni dhe mos u ndjeni por lerjani tew tjereve vleresimin per punet tuaja………….
Etleva Cico ka dhene doreheqjen nga pozicioni i Sekretares se Pergjithshme te Ministrise se Integrimit. Nje gjest me te vertete fisnik.
Kur vendos kaq te rinj ne detyra te larta, pa pervoje ne administrate, prej tyre mund te presesh gjithcka, por qe te ndertojne shtet mos prit.
fillim i mbare ….kur shikon qe Djana Fishka ( Malaj)…..largohet nga Drejtore e Burimeve Njerezore ne Tirane dhe gradohet Drejtore e Burimeve Njrerezore ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.Pse? per cfare arsye? apo pasi u mor me listat e njerezve te PS gjate fushates, per ti hequr apo per ti bere presion te hapur se kush voton per Edi Ramen do iki nga puna……kjo eshte qesharake… dhe njerezit qe i bene balle presioneve te saj…..dhe nuk u moren me partite …thjesht mbeten punonjes te nderuar te shtetit, te ndihen prape te pambrojtur nga njerez si Djana. Po pse xhanem nuk mund te gjendej nje emer dinjitoz? kaq vesshtire eshte te gjenden? koha do vertetoje per cfare arsye behen te tilla gjera….jo…..po vazhdoi kjo pune…i mori dreqi……tatimet dhe cdo gje. Kujdes EDI!