Në Partinë Socialiste janë ngritur tre grupe pune për thithjen e investimeve të huaja.
“Panorama” shkruan se përveç marrëveshjeve të qeverisë shqiptare me qeveritë e huaja, edhe deputetët do të organizohen që kontaktojnë dhe të sjellin në Shqipëri biznesmenë dhe kompani të huaja, që kanë interes të investojnë në ekonominë shqiptare.
Sipërmarrësit do të vijnë nga vendet me të cilat Shqipëria ka një partneritet strategjik, siç janë Italia, Greqia dhe Turqia.
Për këtë qëllim janë vendosur dhe drejtuesit e këtyre grupeve të punës.
Grupin e deputetëve që do të kontaktojnë me sipërmarrës në Itali do ta drejtojë deputeti i Tiranës, Artan Gaçi, atë të deputetëve që do të kontaktojnë me biznesin grek do ta drejtojë Eduard Shalsi, ndërsa grupin e deputetëve që do të udhëtojnë drejt Turqisë, për të vendosur kontakte me sipërmarrjen turke, do ta drejtojë Blendi Klosi.
Të organizuar në grupe, deputetët do të udhëtojnë në këto vende për të vendosur kontakte me bizneset e huaja për investime në zonat e tyre. Kontaktet do të vendosen përmes të gjitha burimeve, emigrantëve, por dhe ambasadave tona në këto vende.
Ha ha ha, shkoni edhe ne Mongoli.
Greket dhe italianet jane me breke neper kembe, ndersa turqit po i shohim me Kurum se sa vlejne.
Or budallenj, terhiqni gjermanet, skandinavet dhe amerikanet, se keta qe keni permendur, s ´vlejne as si uturak.
25 vjet, dhe nuk vute mendje.
Mendon se nje skandinav do arrije te bindet per te investuart ne Shqiperi!!
Vendet skandinave kane korrupsionin me te ulet ne bote, keshtu qe e kane thuajse te pamundur te arrijne te investojne e te krijojne sipermarje ne Shqiperi.
Hajdeni ketej nga Gjermania o te mbaruar se po mban gjith boten me buke..Ca ju duhet Turku
ME IDIOTET PASKA GJET ME SHPERNDA PO CA LIDHJE KA KLOSI ME BIZNESIN QE DI TE LUJ VETEM PIKER DHE RULET NE JETE VET PO ASHTU DHE NJALSI QE PERVEC DEPUTET DHE NENKRYETAR BASHKIE VETEM NGA BIZNESI NUK DI TE PAKTEN KY TANI I FIRENCES KA BE 2 BIZNESE NJE RESTORANT DHE DYQANE RROBASH
hahahaha c’gallate… per-para rilindje!
Duket qe u mungojne planet, projektete, idete. Dhe nuk ka si te ndodh ndryshe.
Pervec marreveshjeve qeveritare per thithjet e investimeve duhet te shfrytezohen edhe kontaktet nepermjet emigranteve qe jetojne ne keto vende!
Nuk e di se si e mendojne kete pune keta deputete, por me duket pune alla-shqiptarce, pune muhabete rrugesh dhe rrufitje kafesh.
Keta qe ne fillim gabojne duke perdorur zhargonin „emigrant“, lere pastaj se c`mund te presesh nga keta.
E para punes, nese ka „emigrante“ (po e perdor edhe une zhargonin e tyre, por ne thonjeza) qe mund te kene lidhje dhe biznese dhe funksione te ndryshme ne fusha ekonomike dhe politike, por me ata duhet folur seriozisht dhe me korrektese dhe jo me „te flasim, ta shohim, po c`ke ti se e rregullojme“ etj,etj.
Nese do te kete angazhime te atyre ne keto pune ata duhet te trajtohen si faktor, si partner duke pare dhe perparesite financiare qe mund te dalin nga keto projekte qe per mendimin dhe eksperiencen time keta deputete si dhe shume te tjere mund t`i harrojne shpejt zotimet.
Kontakte mund te lidhesh, dhe me afate te gjata bile, por mirenjohja dhe perfitimi finaciar kam frike se do te injorohen dhe harrohen.
Te jete e qarte se jetojme ne ekonomi tregu ku konkatett gjetjet e klienteve, partnereve, investitoreve kane marre rol shume te rendesishem duke u trajtuar financarisht.
Keta tipa nuk e kane kulturen e marreveshjeve, kulturen e korrektesise dhe perfitimeve reciproke qe burojne nga keto, si per zonen ku duan te investojne ashtu dhe per ngritjen e personalitetit te tyre, por edhe te lenies se pershtypjeve pozitive qe me kete njeri mund te besh marreveshje serioze.
Ne keto fusha shume gjera u mungojne. Kultura e tavolinave neper kafe nuk te nxjerr gjekundi. Jane vendet qe me nervozojne me shume. Jane vendet qe asgje konkrete nuk zgjidhet. Jane vende ku fillon muhabeti me „si je, si ja kalon, si e ke kete, si e ke ate, cfare thote ky vend dhe ai vend“ dhe ne fund perfundon „ do ta shoh ate pune mos ki merak“ i jep dhe i merr numra celularesh, por ne fund nuk behen me te gjalle.
Kjo eshte nje e mete e madhe e shqiptareve dhe duhen dekada tu hiqet ky mentalitet.
Ka dhe shume komplekse te tjera qe nuk dua ti trajtoj, por qe jane teper decizive ne kontaktin e pare, pa hyre pastaj ne kornizat ligjore dhe korrektesise ne pagesa.
Pra kete pune e shoh me pak skepticizem. Ide Ramiste duket, por nuk besoj se do te gjeje zbatues te mire.
Shqiperia eshte aq e mire por dhe aq e veshtire.
a ke qene ndonjehere ne Kine ?
Perpiqunu te thithni kompani amerikane dhe kanadeze, lerini greke, turq e italiane, se i kthyen punetoret ne bujkrober. Bakrin e kane marre turqit, ndersa kanadezet kane mbetur me gisht ne goje. Pyesni minatoret se sa paguhen nga turqit, dhe do te bindeni.
Po Gjermania ???
IDeja dhe organizimi asht i bukur.
Komshinjet i kemi si lidhje strategjike.Po,per zhvillim them se nuk jane dhe aq te forte.Nese duam ti bejme nder ketyre ia bejme.Po nese duam vertet te arrijme ate qe i behet mire vendit dhe popullit mos ngurro te organizosh grupe per etep te dyte apo sic thonin dikut skaljonin e dyte ku te perfshihen shtete te nivelit me potencial te larte zhvillimi ekonomik tekniko-shkencor si Gjermania,USA,vendet Skandinave,Britanin edhe edhe Francen.Mos te harrohet Kina dhe Japonia.
Ka shqiptare te diaspores qe Kane investuar ne afrike,ne amerike,bile edhe ne vete kinen…Po keta shqiptare Jane ende armiqte e popullit…per albanistanezet!
Dikur nje prej tyre desti me sjell fabriken e tij ne shqiperi..i kerkuan te paguaje per rymen,OK,pastaj per nje tubation ujit kerkuan prape pare,hapem bunarin,kerkuan pare per autorizimin e importit te lendes se pare vetem autorizimin- atehere ju thame ciao,edhe shkuam ne nje vend tjeter…