Prokuroria ka nisur hetimet pas publikimit të një lajmi nga emisioni investigativ “Fiks Fare” për blerje votash në zgjedhjet e pjesshme lokale në qytetin e Korçës.
Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka regjistruar kryesisht procedimin penal për “dhënie shpërblimi dhe premtimeve”, pas pamjeve filmike të transmetuara ditën e hënë, dt. 04.11.2013 në emisionin “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, ku disa shtetas dyshohet se jepnin para në këmbim të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Korçë,” thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë do të shfrytëzojë materialin e prezantuar gjatë emisionit, si edhe do të kryejë hetimet lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari, të dyshuar si kundërvajtje penale.
Në bazë të nenit 328 të Kodit Penal, “ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale… për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet…”
Në videon e publikuar nga “Fiks Fare” shihet se si studentët korçarë shkojnë në zyrat e Partisë Socialiste për të marrë një shpërblim prej 20 mijë lekësh të vjetra pas votimit.
Paratë u jepen atyre si kosto për transportin, pasi studentët jetojnë në Tiranë, por kanë shkuar në Korçë për të votuar./ep
bravo.shume te shpejte djemkat dhe cupkat e prokurorise te korces(atje ku ju do prapanica ama)
Jam kurioz te di,nese nje situate e tille do ndodhte ne universitete te ndryshme ne Europe,si do reagonin autoritetet drejtuese ne kesi rastesh?!
A nuk meritojne te perjashtohen dhe te diskretitohen si te padenje,si persona pa dinjitet,pa integritet keta gjoja e ardhmja e vendit?!…Te afishohen ne nje liste si turpi i rinise shqiptare!!! keta jo studente qe s’jane,por meritojne te quhen vemje,parazite,fare e keqe!!!….
Patriot kurse une jam kurioze me zellin e Prokurorise se Pergjitheshme qe a do te ishte njelloj e gatshme te bente hetimet n.q.s do te ishte kryeminister Sali Berisha? Pra kjo tregon se tani organet e drejtesise jane te panvarura dhe nuk kane frike te bejne punen e tyre por kur behej fjale per votat qe vidhte Arben Ristani Prokuroria heshte. Pra tani jetojme ne demokraci dhe jo ne kohen e Sali qepes.
akoma nuk ka mbushur 100 dit qeveria miku im, dale duro- jemi ne rrug te mbar po mos e fillo me brohoritje qe tani se nuk esht ber as 1/100 e punes qe duhet ber.
N SHaban neqofte se ti mendon vertet se tani jeton ne demokraci,pra kur vota blihet nga qeveria atehere paske instaluar antivlera morale dhe kombetare ne trurin tend te vockel,veprimi i prokurorise me shume mund te quhet kapje me presh ne dore sesa ate qe ti pretendon.
Ne demokraci qe shkelet me te dy kembet nga ata qe ti pretendon ta kene sjellur!!!
Nejse, o N. shabani, nuk na the, beri, apo nuk beri mire Prokuroria qe nisi hetimet ?
Tani mos e bej balte fare! ? Po te ndjekesh vijen tende te teorise, ai Rektori qe do duhet te perjashtoje studentet, duhet te shkoj ne burg pervete sepse cdo fushate ka organizuar studentet per mitingje.
Po te ndjekesh vijen tende teorike,duhet denuar perdoruesi i droges,dhe jo shitesi!
Fakti qe ne,Shqiptaret,blihemi kollaj,tregon vetem se sa te varfer jemi.Te varfer nga xhepat,nga kultura,nga mendja etj etj!!
O patriot, ne zjgedhjet e qershorit mua me pagoi partia socialiste bileten e autobuzit per te shkuar ne shqiperi te votoja, ne te njejten kohe dhe partua demokratike po dhe lsi po benin te njejten gje. Une vajta ne shqiperi sepse doja te votoja dhe nuk kisha mundesi financiare te shkoja. Zgjodha te veja me te ps se per ata doja te votoja dhe po te isha ne shqiperi. Ti ca do te me thuash tani qe une sjam i denje per studentet se shita voten?? Po te doja do veja autobizat e pd, e kisha te drejten e zgjedhjes, pra nuk shita voten po zgjodha me ke doja te shkoja, mos do te thuash qe te gjithe emigrantet jane te padenje duhen futur brenda?? Mundesoja votimin ne emigrim atje ku jane pastaj dhe mos i gjyko.
Po ata qe erdhen me avionet e lulushit per te votuar a dini a u hetua ndonje here?
ketu nuk flitet per ate se kush me cka ka ardhur per te votuar ooooo injorant,ketu kemi te bejme me shitjen e votes.
Po nuk po blihet vota or trim,por po u rimbursohet udhetimi nga Tirana ne Korce,shikoje vidion me me kujdes,pavarsisht se duket sikur po shitet droge.Pra i bie qe te hapet dhe nje hetim per Lulin,qe bente te njetin veprim kur sillte studentet nga Italia.Jo nje i nenes,dhe tjetri i njerkes.Duhet te jete njelloj per te gjithe,apo jo or mik?
Patriotit!!!! i vetmi turp i studenteve munde te konsiderohet fakti se ata per 5 pare kane shitur voten.mekati i tyre eshte shume i vogel pasi mund te jene te varfer por njekosisht jane njerezit me te pafajshem per varferine ne shoqerine Shqiptare.Fajtoret e vertete, kriminele te rrezikshem ,per te sotmen e te ardhmen e keti vendi jane ata qe blejne voten popullit,ata qe hypin ne pushtet jo sipas vullnetit te popullit,por nepermjet blerjes se votes se popullit.Shqiperia rrezikon te kaloje ne doren e krimineleve te bere me para nepermjet krimit.Asnje njeri tjeter i ndershem nuk blene nderin e tjetrit me para.
Ore po me gjithe mend mendoni se vota kushton 2000 lek? Sa kushton Tirane-Korce? mund te ma thote njeri? Po keto jane lehtesira qe i behen anetareve, more te uruar, keni qene ndonjehere anetar partie? po s’keni qene mesojeni se ne parti paguan nje kuote (lek), keshtu ndodh edhe me aktivistet e rinj te nje partie iu krijohen lehtesira per te shkuar ne votime (jo po do bejne si me votimet brenda partise demokratike qe nuk e dinin sa anetar kishin)!!! FRESH eshte i mireorganizuar, ju inat te kini.
Po boll o njerez te mire se e bete qimen tra.2 mije leke eshte vlera e biletes vajtje-ardhje Tirane-Korçe.Pra studenteve ju eshte dhene mundesia te marrin pjese ne votime dhe asgje me shume.2 mije leke nje vote edhe une qe neser mund te krijoj nje parti timen dhe ne kushtet ku eshte katandisur PD-ja e nxjerr ne pension.
DASHAMIRESET E VARFERA KORÇARE TE RILINDJES
Nje Kanal televiziv shovinist ne sherbim te padroneve viçidoliste e te Halim Halese, shperdoruesit me te madh te parave tona, nuk mudet dhe nuk duhet te merret ne konsiderate si i pa anshem e realist.
Nga sa kuptohet nga filmimet e fshehta mafjoze te Fiks-Fare-s jane paguar shpenzimet e udhetimit te disa studenteve Korçare, dashamires te Rilindjes, me mundesi ekonomike te uleta, per te mos thene varferie. Nese pagesa do ishte para zgjedhjeve, edhe pse sasia e parave “korruptuese” ishte modeste, per te bere lojen e felliqur te serbo-malazezeve te viçidolit mund te konsiderohej si ”blerje e votes”.
Por duke qene se parate u dhane pas zgjedhjeve, pa as edhe mundesine me te vogel per te vertetuar kujtdhenjen e votes, kam bindjen e plote qe eshte dhene kjo ndihmese e vogel ekonomike studenteve Korçare dashamirese te (mbase) Rilindjes.
Per Halimin e haleve te Tiranes i bashkangjit ketij komenti nje artikull mbi varferine ne Shqiperi te botuar kohe me pare ne mediat dashamirese te tij:
“Thellohet gjithmonë e më shumë hendeku i njerëzve që jetojnë në varfëri. Numri i familjeve që jetojnë në skajet e varfërisë është tepër i lartë në vendin tonë. Rreth 29.6 % e shqiptarëve janë shumë të varfër dhe gjysma e tyre jetojnë në varfëri ekstreme me më pak se 1 dollar në ditë. Edhe sipas Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social një e katërta e popullsisë shqiptare është e varfër, pjesa më e madhe e së cilës jeton në zonat rurale ku papunësia është e theksuar. Por, sipas drejtorit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Adrian Civici, kjo strategji ka si prioritet sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, me qëllim rritjen ekonomike të vendit. Shëndoshja ekonomike është ajo që mund të sjellë drejtpërsëdrejti edhe rritjen dhe garantimin e të ardhurave për të gjitha shtresat e popullsisë në vend. “Synimi për vitin 2003-2006 është shpërndarja me më efektivitet e rritjes ekonomike në më shumë grupe të popullsisë dhe në mënyrë të rregullt në të gjithë vendin”, -pohon për gazetën Civici. Sipas tij, rritja ekonomike duhet të shpërndahet në mënyrë të tillë që të garantojë përfitimin e të gjitha shtresave të popullsisë dhe në të gjitha zonat e vendit. Strategjia Kombëtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social parashikon më shumë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, me qëllim zbutjen e varfërisë në vend dhe reduktimin e varfërisë ekstreme. Strategjia Kombëtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social harmonizimin e objektivave të saj me Programin Afatmesëm Buxhetor dhe me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
-Familje të varfra
Zonat rurale janë më të prekshme nga varfëria, kjo edhe për shkak të numrit të madh të anëtarëve të familjes. Në zonat rurale familjet e varfra rezultojnë me 5.1 anëtarë, kundrejt 4.7 anëtarëve në familjet urbane. Edhe familjet me shumë fëmijë dhe të moshuar janë më pranë kufirit të varfërisë. Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Statistikave, familjet ku mbajtësit kryesore janë të rinj dhe të paarsimuar, janë më të rrezikuar nga varfëria, ndërsa familjet ku kryefamiljari ndodhet në emigracion, nuk karakterizohen nga rrezik i lartë i rënies në varfëri. Varfëria është më prezente në dy kategori familjesh ku gruaja është mbajtësi kryesor, në raste ku gratë janë të veja me fëmijë dhe kur janë të vetme. Këto kategori janë rreth 60 % më pranë kufirit të varfërisë sesa familjet me mbajtës meshkuj.
-Varfëria dhe arsimimi
Të varfrit në Shqipëri nuk shkollohen. Më shumë se 1/3 e të varfërve janë me arsim fillor dhe 1/5 e tyre janë me arsim tetëvjeçar. Pritshmëria e varfërisë për kryefamiljarët pa diplomë është 35.8 %, përkatësisht 29.3 % në zonën urbane dhe 37.1 % në zonën rurale. Niveli i varfërisë në zonën rurale, krahasuar me atë urbane, është afërsisht 2 herë më i lartë për çdo nivel arsimor, me përjashtim të arsimit të lartë, ku nivelet e varfërisë janë të barabarta.
-Papunësia
Sipas një studimi mbi varfërinë më shumë se ½ e familjeve ku kryefamiljari është i papunë bie nën nivelin e varfërisë. Të punësuarit kanë më pak mundësi të jenë të varfër nëse jetojnë në zonën urbane (5,3 %), krahasuar me ata që jetojnë në zonën rurale (32,6 %). Pensionistët e zonave rurale, duke përfshirë edhe individët me paaftësi që përfitojnë një pension, kanë probabilitet dy herë më të lartë të jetojnë në varfëri krahasuar me pensionistët e zonave urbane.
-Varfëria dhe papunësia
Pamundësia e pasjes së një vendi pune dhe të ardhurave që sigurohen prej saj, është një nga shkaqet kryesore të varfërisë në zonat urbane. Megjithëse papunësia është ulur nga 27 % në vitin 1992 në 14.8 % në vitin 2002, ajo vazhdon të mbetet në nivele të larta, veçanërisht papunësia afatgjatë. Sipas statistikave në Berat, Elbasan, Kurbin, Shkodër, Përmet dhe Kuçovë, papunësia është më e lartë se niveli mesatar. Papunësia e fshehtë dhe nënpunëzënia si pasojë e normës së ulët të sipërfaqes së tokës së punueshme për frymë të popullsisë dhe të shkallës së ulët të zhvillimit të aktiviteteve ekonomike jobujqësore në zonat rurale, mund të konsiderohen si shkaqe kryesore të varfërisë në këto zona. Duke mos patur burime të tjera jetese përveç tokës bujqësore, pjesa më e madhe e familjeve në rrethet: Dibër, Kukës, Tropojë, Shkodër, Mirditë, Mat, jetojnë kryesisht me të ardhurat dhe prodhimet e fermës në pronësi, e cila është e kufizuar në sasi dhe e një cilësie të ulët. Papunësia e lartë është e pranishme edhe në zonat urbane të mbipopulluara nga migracioni i brendshëm pas vitit ‘90. Në komunat e Kamzës, Paskuqanit në rrethin Tiranë, në komunat Katund i Ri në rrethin Durrës, pjesa më e madhe e popullsisë së aftë për punë është e papunë dhe jeton kryesisht me punësimin e përkohshëm në tregun joformal. Përsa i përket përkatësisë gjinore të papunësisë, ajo është më e lartë tek femrat (21 %) dhe më e ulët tek meshkujt (16 %). Nivelet më të larta të papunësisë tek femrat në qytetet Vlorë, Tiranë, Berat, dhe Kavajë shpjegohen me mbylljen e aktiviteteve të industrisë ushqimore, asaj tekstile dhe artizanatit. Në qytetet Elbasan, Bulqizë, Durrës, Fier, Skrapar, papunësia në meshkujt është më e lartë se mesatarja dhe shpjegohet me mbylljen e ndërmarrjeve të industrisë së rëndë dhe minierave.
-Kush rrezikohet nga varfëria
Sipas një studimi të Bankës Botërore rreth 75 % e familjeve të varfra, përveç problemeve ekonomike përjetojnë edhe probleme sociale, si divorcin, vdekjen e njërit prej kryefamiljarëve, paaftësinë, problemet e shëndetit apo papunësinë. Shkalla e mundësisë për të rënë në varfëri është më e lartë tek familjet me një prind, familjet me fëmijë të paaftë dhe familjet me të moshuar ose me të sëmurë. Fëmijët që lypin, që punojnë, fëmijët që braktisin shkollën, fëmijë jetimë, fëmijë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, gra të divorcuara dhe gra kryefamiljare, si dhe të rinj të droguar, të papunë, të rinj të përfshirë në aktivitete kriminale, të moshuar të braktisur dhe të paaftët rrezikohen më shumë nga varfëria.
-Qytetet më të varfra
Rrethet më të varfra në Shqipëri janë: Kukësi, Laçi dhe Gramshi. Në këto rrethe ka më shumë familje të varfra, sepse në to ka më pak burime punësimi dhe të ardhurash. Shumica e familjeve në këto qytete bazohen vetëm në një burim të ardhurash. Kurse të ardhurat nga emigracioni, si pasojë e intensitetit më të ulët të tij, janë më të ulëta se në rrethet e tjera. Kurse rrethet më pak të varfra janë Vlora, Mallakastra, Tirana, Shkodra dhe Mirdita, ku në një familje janë të punësuar një ose dy persona, që janë edhe burime të ardhurash. Në Shqipëri ekziston edhe një grup tjetër familjesh ku bëjnë pjesë rrethet që kanë më pak familje të varfra dhe shumë të varfra, si: Korça dhe Saranda. Këto rrethe kanë tre ose katër burime punësimi dhe të ardhurash për familje, ndërsa të ardhurat nga emigracioni janë më të larta.
-Sfidat
Përballimi i sfidave kërkon harmonizimin e objektivave afatmesme të reduktimit të varfërisë, me objektivat afatgjata të tranzicionit, të zhvillimit e të integrimit evropian të Shqipërisë, duke ndërtuar një strategji për reduktimin e varfërisë me tipare të theksuara zhvillimi.
1 në 6 familje jeton me më pak se 1$ në ditë për person dhe 1 në 2 familje jetojnë me më pak se 2 $ në ditë për person “
Prekuroria, sa me cudit!!!!!!!!!!! T’ ju paguash studenteve bileten dhe ti mbeshtesesh qe ata te ushtrojne te drejten e votes eshte drejtesi dhe humaninzem sepse dihet qe per nje sdudent 20 mije leke jane shume, pastaj me aq avantazh per PS nuk e di se cfare mund te te hetoj prokuroria. Pastaj vota eshte e fshehte cfare lidhje ka prokuroria ketu.
Bravo PS per humanizmin ndaj studenteve!
Te anuloj zgjedhjet kte mund te beje Prokuroria dhe duhet ta beje. Ky nuk eshte ndryshimi!
E kam parë mbrëmë tek emisioni Fiks Fare dhe jam shumë i indinjuar nga veprimet skandaloze te socialisteve te Korçes.Une jam 100% i majte por nëse ashte e vertete per te cilen nuk kam asnje dëshim,gjeja ma e pare qe duhet ba ashte dorheqja e Kryebashkiakut i zgjedhur nga PS, bërja e zgjedhjeve te reja ne ate Bashki,te marren ne pergjegjesi penale te gjithe njerzit e perfshire ne ate skandal dhe Edi Rama te kerkoje fale publike si drejtues i socialisteve te vendit.
Shteti ligjor nuk vendoset me vjedhje e blerje votash,se te tille e patem ne pushtet nje kryeminister per te cilin e denoi populli.
atehere i bie qe edhe ne zgjedhjet e 23 qershorit u blene vota sepse u pagua transporti qe njerezit te vinin e te votonin nga jashte shqiperise. kujdes me termin blerje dhe prurje votuesish.
Shume e sakte. Nuk kishte sepse ta bente kete veprim te turpshem PS ne Korçe kur ishte e sigurt fitorja e saj, me kualicionet e mundshme!
VALON SUMA APO VALON BYTHA KESAJ RRADHE?!
DO RROJME DHE DO SHIIKOJME!
PRISNI SE SKENI PARE GJE!KY ESHTE VETEM FILLIMI!
Nese E.Rama ka qene ne dijeni te veprimeve te tilla kriminale,duhet te japi doreheqjen jo vetem kryebashkijaku i sapozgjedhur ne Korçe ,por edhe vete Z.Rama
hajde mendje hajde. po ti o qylaf a e di qe vota eshte e fshehte? merri leket e voto per ke te duash. nuk te sheh njeri. pastaj aty nuk jepeshin leke per votim. por per pjesemarrje. qofte peshku.
E MO MJA DHE JU SE 1 QIME NGA SQETULLAT HOQI ,E SHUMTA 20 MILIN LEK I DHA
PUPULLIT ,DOTE HAJE POPULLI E ME PAS FILLON AVAZI ME LILON NE KRYE
Nuk kishte blerje te votes. Ishte pagese shpenzimesh per te ardhur ne votoim. Aty nuk pashe asgje qe te kishte te bente me deformimin e vullnetit. Hajde votoni , shpenzimet i paguajme ne . Kjo ishte e gjitha qe pashe.
Edhe une ashtu e kuptova:
“Merrni pjese ne votime. Shpenzimet e udhetimit jane te paguara”
TI PO TI CFARE EMRI KE GJETUR!
GJO NUCI NGA DETROITI!
PO KUR E PE FIKSIN TI A DEREZI NE ATE ORE QE ESHTE ATJE TE TY NE AMERIKE?!
APO JE NDONJE DJALKE NGA ATA TE FORUMIT TE KORCES QE SHPERNDAU LEKAT DHE DO TE VALOJE SUMCJA NE PROKURORI?!
SA TE SHKATHET DOLET JU KORCARET, JU ME ZOR TE QERASNI ME NJE BIRRE NE LOKAL KETEJ VUUUU 20 MIJE LEKSHAT!
QYRRAVECE REFRESHI!
kesaj qe thua ti i bjen sikur kur te shkosh ne bordel dhe ti thuash asaj goces se bukur,ja 100 euro dhe shko pi nji kafe,cfar do presesh ti qe ajo vertete te pi nje kafe me 100 euro,injorant.
idiot
MORE STUDENTI!
PO NGA I GJETI LEKAT PS-ja PER GJITHE ATA STUDENTE MO?
NE ARE TE TARES MO?!
PO JA KU TE CON AI KONTRIBUTI VULLNETAR MORE BIR I PERENDISE KESHTU FILLON,TE BLE MOBILJET E ZYRES,PASTAJ TE BLE NJE SHTEPI, PASTAJ TE BLE VOTEN, GJYKATESIN E PROKURORIN DHE POPULLI VAZHDOJE TE HAJE PRESH NGA GOJA E NGA PRAPA!
MORE VESH MOR TU MBYLLTE E MENDJES?!
Jo vetem kaq po ne kemi pare dhe shoqeri ajrore qe kan ofruar fluturime qyl per ata qe do vinin te votonin.Askush nuk i hetoi.
Me cfare lekesh i paguan fondet. Leket e kujte jane. A jane te deklaruara? A jane te rregjistruara ne rregjistrat e PS ato fonde? NUk e kuptoni se krimi financon vjedhjen e votes e me pas i mban partite te lidhura prej fyti.
Ndaj duhet transparence ng KQZ per financat e fushates.
Mua kjo gje me duket shume e rende. Partia qe eshte ne qeveri punon ne te zeze, ne ilegalitet. Pasi ajo s,mund te justifikoi 20 miljon qe ka harxhuar per studentet.
Nuk ka asgje anormale ne ato qe pame tek FIKSI. Thjesht studentet qe nuk kishin mundesi per te ardhur nga Tirana ne Korce, ju pagua udhetimi. Askush nuk u pyet se per ke votoi. Mbase kane votuar edhe per PD-ne. Ky mund te kete qene nje sposorizim i nje biznesmeni per udhetimin e studenteve.
Prokuroria te mos beje show me hetime qe si japing buke njeriu….Cdo parti e ka detyre tu ofoje anetareve te saj te gjitha mjetet logjistike financiare per te qene present dhe votuar.
C beri prokuroria per ata autobuset e Greqise(PS),dhe per biletat falas ne avionet e Lulit(PD)…Ato ishin shkelje flagrante.Nje vrime ne uje….Edhe sot eshte nje show mediatik.
Llalla te ndjeke penalisht Saliun per 21 Janarin,Lulin per rrugen e kombit+21 Janarin,Mediun per Gerdecin….Kjo tregon seriozitet ne pune….boll me show.
Per sa kohe asnje minister I nje qeverie super te korruptuar s del ne gjyq e denohet puna e prokurorise eshte =zero me xhufke.
E dime qe Berisha eshte prap ne pushtet me perfaqesues Kryemadh Kokelopen,por nese Edi Rama nuk distancohet,dysheza sapo ka filluar.Bravo Fiksit.
Gjeagjeze: Dy banda hijenash- deeeeeelet ne mes,
gjysma beeeebebeeee nga e kuqja,
gjysma tjeter per gjys- bajgen blu,
Ç’eshte?
– Poplli-cjap i tredh skipetar, trim& liridashes.
– Sipas kokes- kapelen, cjepe,
Pse boni gam-gam?!
Haaani bar, dele, hani!!
U zgjun kafshet, tha qelbesira ehoxhes ne ’90.
Hic, nashti jane ne gjumin e hashashit, kurvave, kazinos dhe naj 2000 lek &’ ‘lodra’-show ‘te Pushtetit.
Liria do koke e lufte, jo pordhe ujku, o cjepe!
Boni tifo per palloin rama se selamet po vjen…kur tju dali hashadhi, folim.
Vetja na shpeyon jo Bandat!
Leket ku i moren keta qe paguanin?Kush e ngarkoji ps te perballoje udhetimin e votuesve?Kur do fitohern leket e harxhuara?Si do fitohen?
Fitimi do dali 5 fish duke vjedhur me lezet popullin
A medet o bill, je ti gamor aq sa na merr ne per rrot?!
Qe te nigjojme pordhet e tu o bill shko e thuj atij Bamirsit qe pagoi studentet e shkrete,
te dali t’na thote pse e boni kete bamirsi!
Ose shko mjeko zgjeben e kokes & brenda kokes, mo mire, boll na qelbe o bill & gjithe zgjebsit qe flasin brockulla!
Te verteten ne sy, ndryshe jeni plehra !
Kjo nuk quhet blerje vote. Eshte e njejta gje si sjellja me autobusa e votuesve nga Greqia sa here ka zgjedhje nga gjithe partite, gje qe ka 20 vjet qe praktikohet, ose per ta bere me te qarte per vete Bashen, si sjellja e votuesve me avionat Bell Air per 23 qershor. Ne video nuk pyetet per ke votove, por A VOTOVE? Kjo praktike nuk quhet blerja votash keshtu qe mos na harxhoni kohe me keto filma.
ramy gerdalla.
Kishe shkruar nje carcaf per artikullin e vangjelit.
Ne fakt eshte fatkeqesi e madhe te jesh dhe malok dhe muzulman.
Ske ci ben keshtu te ra fati.
Fat qeni
Jam plotesisht dakort me komentin e “studentit”. Dyshoj se “Fiksi” eshte i paguar per rastin konkret, per te paraqitur dhe shitur publikut nje tabllo krej tjeter me ate cka eshte e verteta.Tung.
ed , vazhdo si e ke nisur rrugen e rilindjes se bashku me meten ,sepse lulka e nuhati qe e ardhmja e partise se tij eshte kthimi ne shoqate prandaj po ben sikur hedh vickla.hidhja ne ere ate mut pallati ,merri edhe leket e rruges se kombit qe vodhi ,se te gjithe njerezit e varfer i keni me vete.
Prokuroria e leshit, qe asnjehere nuk u mor me kete ceshtje kur vidhte, blinte, apo bente presion PD……. Megjithate me mire vone se kurre, por dyshoj se ka veper penale ne kete rast, pasi leket u dhane mbas votimit….dhe malli nuk merret ne dyqan dhe shkon me vone ta paguash, por paguhet direkt. Kjo eshte blerje. Nejse…..Prokurori leshi dhe e paafte si gjithmone
Ore po a e kuptoni se cfare po ndodh. Shoqeria jone ka rene ne krize skandaloze morale ku njerezit justifikojne cdo gje pavaresisht se sa e rende eshte. nuk me intereson majtas apo djathtas sepse kjo gje ndodh nga dy krahet. Ajo qe me shqeteson eshte se justifikojme cdo shkelje te ligjit. Doni t’jua rendis:
1. Pagesat nuk behen ne seline e PS por neper skuta
2. Nuk ka fatura per keto pagesa, pra jane ne te zeze
3. Nuk jane te deklaruara keto pagesa
4. Nuk jane per cdo person, por per ato qe jane ne lista!!!
Dhe se fundmi, qershia mbi torte, ishte pyetja: Po ne qershor ke terhequr ti?!?! apo ajo tjetra: Se na duhesh edhe per zgjdhje te tjera… Kuptojeni vete se cfare skemash funksionojne ne cdo pale zgjedhje dhe cfare presim te ndodhe prap ne te ardhmen. Turp i politikes, por me TURP i shoqerise qe i justifikon keto veprime.
SHUME ZHURME PER ASGJE! ishin pare per rrugen o njerez AQ KUSHTON FURGONI KORCE – TIRANE VAJTJE ARDHJE.
Ato para u dhane per udhetim dhe mendoj se ky nuk perben problem.Per te ndihmuar njerezit qe te votojne duhet vene autobuza falas .Me aq sa njoh
kudo veprohet per te rritur pjesmarjen ne votime,qe seicili ta thot fjalen e tij.Eshte absurde qestudente ta shesinvoten e tyre badiava.
per 2000,lekshat nisin hetimet me vrap per milionat, i kalon treni ne stacion,shtet l.shi.
Bravo rilindi dhe prokuroria bashke me llallen.Nuk jam kundra me levizjen e prokuroris por me lind pyetja ku ishin keta,ku rronin gjer me sot,me 23Qershor kur kercenoheshin njerezit per tu hequr nga puna,kur po tek i njejti emision jepej me ze dhe figure kjo gje cbente llalla dhe te gjithe llallat e prokuroris.
Jane “metoda pune” shqiptaresh, keto paradheniet per gjithcka.PS dhe kryetari i saj duhet te distancohen publikisht nga veprime te tilla dhe nga ata njerez qe mbajne pergjegjesi per organizimin e kesaj “ndihme” per votuesit.Do te ishte fatale per PS, mosreagimi publik per kete shkelje.
Te djelen ne Korce Partia Socialiste shperndau preservativa me ngjyra te ndryshme te rinjeve per te blere voten e tyre.
Keto jane trillime dhe sajiesa te Cetes PD e Dragobise … ashtu sic kane bere 23 vjet manipulime, mashtrime dhe thashetheme.
Këtë lëmsh e krijoi Fix-Fare, që nuk e sqaroi lajmin, por e shiti sikur u blenë votat. Gjithsesi vetëm ca zhurmë nga opopopo-zita, sepse prokuroria nuk ka se si të gjejë shkelje.
EDI RAMA e ka mprehur HURIN e ka bere me maje si SHTIZE dhe do tua fute nga MBRAPA dhe do ua nxjerre mu ne CACKE te KOKES .
Daleni ,daleni ,se akoma nuk keni pare gje .
Por kur ta ndjeni qe hurin e keni ne mes te TRUPIT (sepse huri eshte si GREPI ) atehere do ta kuptoni se cdo tu gjeje .
EDI RAMA vetem qe shaka nuk ben .
Me degjoni mua nje gje :
Kur ai e vendos nje gje per ta bere ,nuk ka BIR KURVE qe e kthen me nga rruga .
Kjo eshte rilind ja qe premoi Edvini ,uroj qe ta keni sa te kete gjalle ne pushtet se keshtu e meritoni