Edhe pse nuk pohohet, modeli kroat i ndëshkimit të krimit të veshur me pushtet politik po troket në Shqipëri. Kryebashkiakë socialistë në fillim dhe vetë Berisha më pas, në syrin e ciklonit. Kryeministri Rama e konsideron Doktorin mbrojtës politik të lojërave të fatit dhe kujton dhembjen. Qendra e saj është në Parlament dhe që ai nuk mund t’jua lehtësojë dot kundërshtarëve të tij politikë. Sepse si kryeministër ai do të “…inkurajojë prokurorinë të bëjë detyrën deri në fund…” dhe se do “…që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit lidhur me të korruptuarit”. Epërsia e shifrave në Kuvend i jep të drejtën që edhe në kulmin e seriozitetit, të ketë pak, fare pak mundësi edhe që të tallet me të djathtën e gjunjëzuar. Premton “hakmarrjen” e ligjit dhe fiton edhe një grimë “hakmarrjeje e revanshi” personal mbi njeriun me të cilin urrehet pafundësisht politikisht.
Nga Lorenc Vangjeli*
Do të shkojë shumë larg. Do të shkojë shumë lart. Kandidatët për në qeli do të jenë të shumtë. Të paktën ky është ripremtimi i “papritur” i shumicës së re qeverisëse për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit në vend në javën që shkoi. Kësaj radhe nuk bëhet më fjalë për deklarime që janë të zakonta për opozitat në Ballkan: Kur të vijmë ne në pushtet, do të ndëshkojmë zullumet e paraardhësve! Kësaj radhe nuk bëhet fjalë as për fjalitë gjithashtu të zakonta të programeve elektorale po në Ballkan: Ne do të luftojmë korrupsionin dhe do të ndëshkojmë të korruptuarit! Një muaj e ca në qeverisje, shumica e re tashmë ka pasur mundësinë të kontrollojë dosjet në institucionet kryesore të vendit dhe të zbulojë ato që deri dje mund të hamendësoheshin. Në dy rrugët që mbeteshin për t’u zgjedhur, zerim i të shkuarës dhe rikthim në korrigjimin e saj, Edi Rama dhe të tijtë duket se kanë zgjedhur përfundimisht rrugën e dytë. Sinjali i parë i fortë për paditë penale që pritet të vijnë u dha në fillim të javës, kur një proces hetimor i nisur në heshtje muaj më parë, u dorëzua për hetim gjyqësor. Kryetari jetëgjatë dhe shumëmandatësh i bashkisë së Vlorës është tashmë që prej të dielës së fundit të tetorit zyrtarisht nën akuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Socialist i hershëm, me një marrëdhënie problematike me vetë Ramën, së paku që prej dy vjetësh, Gjika e sheh veten ndoshta si kurbanin e parë që paralajmëron stuhinë që vjen pas. Sipas zakonit; goditet fillimisht brenda shtëpisë, që më pas, kur të goditet jashtë, publiku të ketë marrë dozën e parë të asaj që pritet të ndodhë.
Të enjten, steka e pretendimit për ndëshkim u ngjit edhe shumë më lart. Deri tek ish-kryeministri Berisha. E ngriti vetë kryeministri i ri që e konsideroi paraardhësin e tij si njeriun që e ka mbuluar politikisht aktivitetin kriminal të lojërave të fatit. Dhe po të njëjtën ditë, po nga e njëjta sallë, “daroviti” si shtesë menyje edhe ish-ministrin e Brendshëm, por nën të njëjtin etiketim: mbulesë politike e aktivitetit kriminal të lojërave të fatit.
Leximi i kujdesshëm i sinjaleve që vijnë nga politika, por dhe nga ajo çfarë është bërë pjesë e axhendës së përditshme të ministrave të rinj, kryesisht socialistë, po dëshmojnë se dosjet e dikurshme të akuzave të opozitës së djeshme, po mbushen me provat e fundit zyrtare të “zullumeve”, siç parapëlqen të shqiptojë Rama. Burime të rezervuara nga pushteti “purple” pohojnë se janë në përfundim e sipër një sërë dosjesh që do të përcillen në prokurori. Ministria e financave, ministria e brendshme, ministria e punës e ndonjë tjetër, besohet se janë të parat që do të ndjejnë stuhinë. “Do të shkatërrojmë çdo monopol, në qiell, në det dhe në tokë”, tha të enjten Edi Rama, i cili prej tetë vjetësh në krye të PS-së, ka akuzuar pushtetin blu si autor i instalimit të monopoleve në qiell, det e tokë. Dhe sa kohë që ai politikisht duket se është i bindur se ka zbuluar figurën e krimit, i mbetet vetëm të denoncojë mbartësit e tij. Që nuk mund të gjenden kund tjetër, sipas kësaj logjike, veçse në radhët e qeverisë që ai ka zëvendësuar prej pak javësh. “Zbulove krimin, por nuk gjete asnjë kriminel”, luajti blofin në Kuvend Berisha në këtë lojë me mace që gjuan dhe mi që lëviz. Sepse 23 qershori ka ndërruar rolet, macet e dikurshme agresive janë shndërruar në minj.
Shpëtim Gjika
Në pranverën e vitit 2011, marrëdhëniet e Edi Ramës dhe kryetarit me mandat të dytë të bashkisë së Vlorës ishin te ndera. Rama hezitonte t’i jepte Gjikës mandatin politik të partisë së tij për të konkurruar për herë të tretë. Arsyet kanë qenë të ndryshme dhe ato varionin sa nga ndryshimi i raporteve mes socialistëve lokalë, “pavarësia” politike që vetë Gjika dëshmonte ndaj Tiranës dhe bjerrja e besimit personal mes të dyve. Por Gjika vendosi të bëjë sfidë nëpërmjet imponimit. Ai deklaroi se do të kandidonte sërish për bashkinë e qytetit të tij. Dhe në kohën kur Rama ende nuk kishte vendosur se çfarë do të bënte për të nesërmen e tij vetjake – do të konkurronte apo jo për Tiranën – problemi i hapur në bastionin jugor të vendit ishte një dhembje shtesë koke. Me Gjikën, eventualisht në garë edhe jashtë ngjyrës së PS-së, gara për Vlorën mund edhe të komprometohej. Kështu, me gjysmë zemre, Rama e pranoi faktin e kryer. Gjika fiton mandatin e tretë. Në fund të vitit 2012, në festimet për 100 vjetorin e pavarësisë, u duk se marrëdhëniet e tyre u riparuan. Rama e paraqet Gjikën si modelin e qeverisjes në nivel lokal të PS-së, por kjo dukej se ishte vetëm për konsum politik. Për të mbërritur deri në shkurtin e këtij viti, kur Gjika u vu zyrtarisht nën hetim për së paku dy ndërtime abuzive në Vlorë dhe me dokumente të falsifikuara. Gjatë fushatës, publikisht, kreu i listës së deputetëve të PS-së në Vlorë, Rama dhe Gjika, shfaqeshin edhe së bashku në publik e ngjante se krisja mes tyre ishte riparuar. Por fitorja në zgjedhjet e qershorit të PS-së dhe konfirmimi i një maxhorance tronditëse të së majtës, nxori dhe njëherë në dritë plagët e vjetra. Ndër to, edhe ekuilibrat e prishura tek socialistët e bazës, sherret dhe rivalitetet mes tyre, herë meskine, herë të nxitura nga xhelozi reciproke dhe herë si rezultat i nervave të lëshuara nga tetë vjet të gjatë në opozitë.
Ka dhe një moment tjetër delikat dhe shumë të rëndësishëm në këtë histori. Menjëherë sapo u bë publike historia e pallatit mbi det, që ndërtohej nga vjehrri i kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, pati një dyzim të fortë tek drejtuesit e PS-së në Tiranë dhe reaksion në Vlorë. Vetë Gjika ka dhënë disa herë dëshmi kontradiktore mbi lejen e atij kompleksi, por në të gjitha rastet, ai vetëm sa nxiti zemëratë tek socialistët lokalë, por dhe Tirana rozë, që e lexuan një akt të tillë si një tentativë për t’i shkelur syrin kundërshtarit, me të cilin socialistët ishin në luftë për pushtet sy ndër sy dhe dhëmb ndër dhëmb. Hedhja në erë e dy pallateve me tritol, një në Tiranë dhe një në Vlorë – edhe dy ndërtimet e dyshuar se janë pajisur me leje të falsifikuar ndërtimi do të ketë të njëjtin fat – është në fakt dhe një rrethim virtual i kompleksit mbi det. Një konstruksion që veç hekurit dhe betonit, ka edhe politikë në aliazhin ndërtimor që e mban në këmbë.
Menjëherë mbas lajmit zyrtar se Gjika ishte nën hetim, Rama dha ndoshta deklaratën më të ekuilibruar politike të karrierës së tij. Më të kujdesshmen dhe formalisht, edhe më të paqortueshmen. “Akuza e prokurorisë është shumë e rëndë dhe artikulimet e këtyre akuzave janë tepër të rënda. Duam të shpresojmë se një abuzim kaq skandaloz me detyrën nuk qëndron… Ne kërkojmë nga drejtësia të bëjë punën e saj pa asnjë pengesë politike. Dëshira jonë është ta shohim Gjikën të çliruar nga akuza dhe duam të provojë pafajësinë me argumente dhe fakte të besueshme, por duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ne nuk bëhemi mburojë politikë e asnjë të akuzuari për korrupsion e abuzime shtetërore. …si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës, unë ndihem keq për të dhe në çfarëdo situatë do jem njerëzisht pranë tij dhe familjes së tij dhe sikur ai të ketë gabuar aq rëndë. Por, si kryeministër unë inkurajoj prokurorinë të bëjë detyrën deri në fund dhe duam që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit lidhur me të”.
Cilido qoftë vendimi i nesërm i gjykatës për Shpëtim Gjikën, një gjë është e qartë: karriera e tij politike pranë PS-së është dëmtuar rëndë dhe ajo që ishte e pamundur dy vjet më parë – ndalimi i kandidimit të tij – dy vjet më pas, ai do të jetë akti më normal dhe i justifikuar, qoftë përpara socialistëve lokalë, qoftë përpara opinionit.
Por me të gjitha gjasat Gjika nuk do të jetë i vetmi dhe i fundmi bashkiak i majtë që do të përballet me akuza penale. Së paku dhe dy bashkiakë të tjerë të rëndësishëm përfliten si rastet bis në axhendën antikorrupsion të qeverisë.
Politikisht, nga një veprim i tillë, Rama si kryeministër fiton dy epërsi: e para, duket se ai do të shtrijë ndëshkimin penal edhe mbi të vetët duke marrë titullin e luftëtarit antikorrupsion, pa dallim ngjyre dhe përkatësie politike dhe e dyta, ky lloj balancimi politik, i heq akuzën e mundshme për hakmarrje politike, kur një gjë e tillë do të ndodhë me të djathtët e ish-pushtetit të djeshëm. “Ne kemi vendosur një standard të vetëm në luftën kundër korrupsionit. Nuk do të ketë asnjë mburojë politike për asnjë të akuzuar për korrupsion dhe abuzime shtetërore. Si kryeministër unë inkurajoj prokurorinë të bëjë detyrën deri në fund dhe dua që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit lidhur me ta”, mund të thotë nesër. Qoftë dhe si copy- paste e fjalës që ai tha për Gjikën. Dhe do të jetë i sigurt se do të duartrokitet, qoftë në Tiranë, qoftë në Bruksel, i cili i kërkon Tiranës të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit. E thoshte dhe progres raporti.
Por ka dhe një arsye të tretë që e bën Ramën fitimtar ende pa filluar luftën: në këtë mënyrë ai dëshmon forcë edhe brenda partisë së tij, por dhe grupit parlamentar. Shuan, së paku në sipërfaqe, tensionet në atë grup, rrudh pakënaqësitë e kujt e kishte parë pushtetin si një det me kos dhe lugë në dispozicion dhe imponohet edhe njëherë mbi gjithë të pakënaqurit.
Standard i njehsuar
“Dale, prisni se ende nuk keni parë asgjë!”.
Batuta e famshme e Ramës kur diskutohej në Kuvend programi i qeverisë së tij, në vetvete është e pafajshme. Është edhe korrekte. Fjala vjen, ajo është një ftesë e qeveritarëve të rinj për paraardhësit që të shihnin përveçse në letër, edhe në praktikë realizimin e programit. Por në program është dhe premtimi për luftë kundër korrupsionit. Dhe korrupsioni hipotetik i së nesërmes, luftohet në mënyrë profilaktike duke luftuar dhe korrupsionin e së djeshmes. Të enjten, Rama hodhi sërish zarat në tryezë. Duke testuar pulsin e publikut më së pari. Mbasi i mbajti atij frymën me aksionin kundër lojërave të fatit – luftoi paligjshmërinë edhe duke e ndëshkuar në bllok e kolektivisht me mbi 6 mijë policë – ai ka një gjë të qartë. Qytetarëve i kishte ardhur në majë të hundës loja me fatin që si rregull e bënte fatin t’u buzëqeshte vetëm pronarëve të lojërave. Dhe mbas këtij momenti, zemëratën e tij, ai e adresoi… dhe ku tjetër mund ta adresonte…, tek dy individë. Sali Berisha, e pastaj si “kontorno” për shkak të ish-detyrës së tij, edhe tek Flamur Noka: “Lojërat e paligjshme të fatit përcaktohen në ligjet e Republikës së Shqipërisë si krim ekonomik. Ky krim ekonomik në formën e një veprimtarie kriminale të mirëorganizuar ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë… Si ka mundësi që në gjithë këtë bahçe bixhozi, në gjithë këto lule të mbjella në ruleta, nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilido qoftë në zinxhirin e krimit ekonomik në policinë e shtetit. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse ky aktivitet kriminal ka mbulimin politik të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Askush tjetër nuk mund ta garantojë një aktivitet të tillë kriminal”.
Dhe më pas, me stilin e tij figurativ, shumëfishoi frazën e dikurshme: “Dale, prisni se ende nuk keni parë asgjë!”, me shumë më tepër ashpërsi: “Dhimbjet sapo kanë filluar, lufta jonë me krimin e organizuar dhe posaçërisht me krimin ekonomik do të jetë e pashpirt dhe ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj lufte me çdo çmim. Kush është i ngatërruar me ato zorrë, do të ketë dhimbjet e barkut dhe fatkeqësisht qendra e atij barku është këtu në parlament. Ne nuk mund t’jua lehtësojmë dot ato dhimbje”, tha ai në seancën e të enjtes në Kuvend. Çfarë ka parasysh me dhembjet? Rrethimin e ish-kryeministrit me një numër ish-ministrash deputetë dhe ish-zyrtarësh të lartë që do të dërgohen në prokurori? Mos vallë këta ish-ministra kanë drejtuar financat, rendin, ministrinë e punës e deri atë të kulturës? Apo dhe diçka më shumë? Për shembull faktin se një pjesë e madhe e tregut të lojërave të fatit e kontrollonte dikush tjetër, i aftë të ushtronte ndikim të pafundmë tek tatimet në Tiranë. Tom Doshi, deputet i PS-së këtij dikushi i vë emrin e djalit të kryeministrit. Në Tiranë ka të paktën dy vjet që përmendet një mundësi e tillë. Ka shumë dëshmitarë që e pohojnë.
Ka dhe një tjetër detaj të fshehur: ajo që shihet është shumë më pak se ajo që po ndodh realisht. Ndoshta modeli kroat i ndëshkimit të krimit të veshur me pushtet politik po tentohet të aplikohet edhe në Tiranë. Sali Berisha e di më mirë se kushdo një gjë të tillë. Ndaj një javë më parë, po të enjten, po në Kuvendin e Shqipërisë sfidoi maxhorancën e re që ta dërgonte atë vetë në prokurori. Në jurisprudencë mund të shërbejë dhe si aksiomë: kush kryen krimin, është dëshmitari më i mirë i rrethanave në të cilat ndodh krimi. Nëse ka ndonjë arsye konkrete për të vajtur Sali Berisha në prokurori, këtë gjë, më mirë se kushdo tjetër e di ai vetë. Përtej ashpërsisë së krahasimit që çalon si çdo krahasim, por po në jurisprudencë nuk konsiderohet mëkat që SHBA dikur nuk mundi ta ndëshkojë Al Capone-n për më shumë sesa mëkati pothuaj “i pafajshëm” i evazionit fiskal.
Një lojë e madhe po luhet. Asgjë nuk është e sigurt se do të ndodhë dhe mund të ndodhë. I sigurt është vetëm një fakt: një dimër plot surpriza po troket në Tiranën politike. Një dimër që mund të ndryshojë gjithçka sepse do të jetë një dimër përvëlues.
*Revista JAVA
O Daku po kryebashkiaket e DR dhe te EL kur e kon rradhen se me thon te drejten i kon dhiiii fare qytetet e tyre.
Eshte me te vertete i cuditshem ,por edhe i lezecem ne cuditshmerine e vet ky gazetar!I bere i njohur ne median shqiptare,sidomos per batutat bajate te nje poetuci te deshtuar,ky tip, ben “analizat” me qesharake politike.
Ky shkrim eshte shembulli perfekt;fantazon dicka;e merr per si te vertete,dhe pastaj i kthehet si nje fakti real!Por me e lezecmja eshte se kerkon edhe te tjereve qe fandaksjet e tija,t’ua paraqese si te verteta ,si fakte reale!
Shih se si e fillon shkrimin “do te shkoje shume larg,do te shkoje shume lart”…! Ne te vertete,kjo eshte deshira e tij;deshiron me gjithe zemer,ta shohe ,bie fjala,Berishen ne burg( dikur thuhej,ne plumb,ne litar!),dhe kete deshire prej te fandaksuri,e beson edhe vete si te vertete;sikur do te ndodhe realisht;meqe e beson edhe vete, prandaj e ka te lehte qe kete fantazi te semure,t’ua shese edhe te tjereve,ne kete rast lexuesve!
Ky eshte nga ata zorzopet qe e urren per vdekje Berishen;eshte nje urrejtje qe nuk ka nje shkak te drejtperdrejte;eshte urrejtja e sojit te tij ndaj, jo vetem Berishes,por gjithe c’perfaqeson ai,si politkisht,por per mua me shume kulturalisht;e ka shprehur kete ne shume shkrime te tij,ku “te keqen” e supozuar sipas tij te Berishes,e gjen tek “prejardhja e tij,tek fshati ne malesi,atje lart ne Veri,ne veriun e eger qe pjell vetem egersira”…!
I futa ne thonjeza keto fjale,sepse,bash keshtu mendojne qenefe si Vangjeli;madje i thone edhe ne bisedat e lirshme.
Per te gjithe ata qe nuk e dine apo kane harruar,po ju kujtoj,se surrati i Lorenc Vangjelit,u be i njohur sidomos,per publikun e gjere,kur doli ne shtypin shqiptar,tek i puthte doren Janullatosit i ulur ne gjunje(ne dasmen e Rames)!!
Ndokush mund te thote,se “c’te keqe ka ketu”; po, ka te keqe,sepse,kjo puthjedore e Vangjelit,eshte bere ne menyre demonstrative,para kamerave e fotografeve;thelle thelle eshte karshillek qe ky gerbulsh,i ben opinionit publik ne Shqiperi i cili eshte shume kritik ndaj Janullatosit.
Edhe ky pis,ne shkrimet por edhe paraqitjet e tij ne debatet televizive,ashtu si Kico Blushi,Ben Blushi,Maks Velo etj etj kesolloji,pavaresisht se jo ne menyre te direkte(ngaqe jane burracake) nuk e fshehin nje mllef te pashpejgueshem plotesisht,ndaj shqiptareve te veriut,dhe atyre te perkatesise myslimane.
Te krijohet pershtypja,te cilen ne fakt ne menyre perfide e lene te kuptohet vete me qellim,sikur per keta zorzope, te jesh nga Veriu eshte mekat;te jesh edhe nga Veriu edhe mysliman eshte dy here mekat…
O Skypiono,tamam si emri i Papit qe kam.
Kurse per ty do thosha se te ka pagezuar Sala.
Dhe ne fakt nuk duhet ta mari askush per keq o skypio,se
fundja Qeni leh atje ku ha!por,
nga prezantimi qe po i ben vetes,
dukesh tamam si ata Qent e Maleve,
te eger,te frikshem,asnjehere te zbutur
tinzare dhe qe te versulen prapa shpine.
Dhe ja pse je i tille;
Po ti kishe te verteta ato qe the,fare mire
mund ti prezantoje si nje analize ne cdo Gazete
emrin tuaj dhe vertete do quheshe Burre,
kurse tani vetem nje zagar ne stanin e Saliut
qe te perdor per te kafshuar nga mullaqet
kundershtaret me emer dhe figure qe i dalin
perballe Atij.Diference e madhe kjo or shoq,midis
nje Zagari tinzar dhe nje bturerori balle per balle.
Sa per Saliun tend ka miljona njerez
qe e deklarojne si posedues i nje Mali me Vese
nga me te ndyrat,dhe ka nje grusht njerezish
pa dashur ti fyej qe mendojne ndryshe qe natyrshem
nuk ndikojne per ti dhene qofte
edhe nje pike yndyre,kaq besoj se te mjaftone
sigurisht edhe me rezerva per cdo trill te rradhes.
dhe te me kuptosh se nuk jam aspak ne mbrojtje
te gazetarit,por qendrimi yt ishte me nje mllef
plote pasion,cka kerkon nje frenim se ndryshe
do dukesh sikur ke mare Malet.
Vangjeli ne shkrimin e tij ka lene jashte Arben Imamin, Ministri qe do shkoj ne burg dhe nuk do dali me prej andej.
Mimi Kodheli po punon ngadale, e sigurte ne ato shkelje te Ministrise, dhe dosja do shkoje e plote.
Imami do filloje te qaje, si atehere kur gruaja shkonte me te tjere.
Skypioni eshte vet Artan Hoxha ky ka nje opsesion me Edi Ramen. Lorenc vangjeli shkruan shume bukur edhe po ste pelqeu ty na pelqen ne analiza e tij. Ashtu qofte sic thote Lorenc Vangjeli qe Edi Rama ti fuse ne burg te gjithe te korruptuarit.Po i futi ne burg abuzuesit dhe vjedhesit e pasurive publike ai i ka realizuar te gjitha premtimet e tij elektorale dhe po deshi Edi Rama ti beje ai do ti beje sic beri Tiranen qe tani po e shkaterron Lulzim Basha me kunatin e tij.
Eshte Abdi Baleta!
Shko ore pirdhu!
Po ti o Skypion, cke qe trembesh? Mos je i perzjere ne lojrat e fatit? Apo te paguan Sala e Lulka per te dhene mendime “te vlefshme” ne fcb? O ditezi, si mbjell vetem vrer e lavdi per kriminelet dhe akoma nuk ke hapur syyte e te shikosh katastrofen ne te cilen e la vendin BABAI yt shpirteror? Qeke per te qare hallin me keq se Lulka apo Sala qe ka lajthitur fare. Zati njesoj jeni te tere ju rraca e krimineleve.
Ha ha ha PO Berisha si mendon?
http://dielli.al/lajme.php?id=17002&k=2
Fadili, Fadili ne Berat me pare.
Imitim i dobet i prognozave te Enver Hoxhes! Shumica e njerezve e dine se sa mund te beje kip shumice dhe sa realisht do te beje!
SHPERSOJME QE TE FILLOI SE PARI ME METEN,PASTAJ TE GJITHE ME RADHE.
Meta e ka radhen pas Berishes. Ne fillim kriminelet qe shkaterruan Shqiperine e vrane njerez te pafajshem ,pastaj hajdutet Meta dhe partia e tij shkerdhate.
Nuk behet shtet’ dhe nuk behet drejtesi duke bashkeqeverisur me nje hajdut politikan te paskrupullt si I.Meta dhe bordelli LSI.
Edi Rama dhe Socialistet e ndershem e dine qe e kane mollen e krimbur (LSI) si nje ciban qe duhet hequr qafet’.Por , gjerat behen me radhe.
E rendesishme eshte qe Shqiperia u clirua nga fashizmi primitiv malok-berishist.
Ore keto vrasjet qe thoni i beri saliu, cili ishte sebepi??pse u be protesta???video e kujt qe????e LSI???kjo lsi ku eshte tani?ne opozite e? bashke me salen neopozite?se bashke me salen qe ne pushtet me duket. dhe qe sebepi i 21 janarit apo jooooooooooooooooooo?
Ne Shqiperi. pas 1990-es,asnjehere nuk ka pas goditje te mirefillte te krimeve madhore jo me nga vipa por as edhe nga kopeja. Kur them goditje nuk kuptoj nisje por bitisje te hetimit.Sepse kjo pune do shish.e poli ci,do prokurori e gjykate,do eksperte e shahite. Po si mund kerkosh prej tyre kur kur paguhen me pak se ate qe shesin qofte pazarit. Kjo pune mund te marre zgjidhje vetem kur specialistet te paguhen e rrojne me dinjitet e djeresen e ballit , pra pas nja 20 a 30 vjetesh.Aja duhet te fillphet nga prodhimi ” juristeve “, me pagat e pedagogeve dhe uljen e kostos se studimeve sidomos teksteve dhe kontroillin e studimeve e notave dhe ne menyre te vecante kontrollin e vilave e bankave te magjistratet etj viktor Hoti
—analize shume e kendeshme dhe ne si qytetar jemi ne pritje te betimit te EDI RAMES –te luftes se pa shpirt dhe deri ne fund te korrupsionit te hershem dhe te tanishem dhe ata qe jane implikuar me keto –zorre– te dalin para pergjegjesise
Eshte e veshtire me keta prokurore e gjykates ,sepse jane ata vete qe deri me tash kane mbyllyr syte para fakteve , kane varrosur prova e akuza konkrete , jane po ata qe vazhdojne te heshtin per dosje te mbetura pezull , apo edhe te pushuara , harruara dhe hetuar e gjykyar mbrapsh .Fillojeni nga organet e drejtesise qe jane strehe e inkopetenteve dhe me teper .
KM aktual,gjate fushates i pat premtuar kundershtarve te vet politik :Qe do ti krijoje edhe vete PD-se kushte per te rilindur.Te vetmen gje qe presin aktualisht mbeshtetesit jo sahan lepires te PD,eshte qe KM ta mbaje premtimin.Edhe lidershipi aktual i PD,duhet ta ndihmoje mazhorancen ne luften kunder korrupsionit,e jo te sillet si ne ndonje rast,kur ndertues te afert me PD,nuk dorezojne dokumentat e nevojshme per te hetuar nje ceshtje ordinere.
Eshte folur qe do te behet inventari i rrugeve,deri tani nuk kemi pare te behet ndonje gje.Premtimi i dy liderve te mazhorances aktuale,ishte se do te funksiononim si nje ekip.Mos valle ka levizur ndonjeri nga ky premtim ??Procesti i vetpastrimit,kurre nuk mund ti sjelle sovranit apo Tiranes politike nje dimer pervelues.Keshilla e sinqerte e miqve tane per politikanet eshte :Ngrihuni ne nivelin e qytetarve T’uaj.
Beheni edukate kulturen e vetndeshkimit.Duke patur parasysh qe korrupsioni nuk zhvillohet vetem ne veten e trete,i urojme KM suksese ne luften e ketij fenomeni qe e coi Shqiperine ne nje udhekryq te rrezikshem,per vete ekzistencen e saj,pikerisht ne shekullin qe dikush e ka cilesuar “shekulli i shqiptarve”.
Eshte me te vertete i cuditshem ,por edhe i lezecem ne cuditshmerine e vet ky gazetar!I bere i njohur ne median shqiptare,sidomos per batutat bajate te nje poetuci te deshtuar,ky tip, ben “analizat” me qesharake politike.
Ky shkrim eshte shembulli perfekt;fantazon dicka;e merr per si te vertete,dhe pastaj i kthehet si nje fakti real!Por me e lezecmja eshte se kerkon edhe te tjereve qe fandaksjet e tija,t’ua paraqese si te verteta ,si fakte reale!
Shih se si e fillon shkrimin “do te shkoje shume larg,do te shkoje shume lart”…! Ne te vertete,kjo eshte deshira e tij;deshiron me gjithe zemer,ta shohe ,bie fjala,Berishen ne burg( dikur thuhej,ne plumb,ne litar!),dhe kete deshire prej te fandaksuri,e beson edhe vete si te vertete;sikur do te ndodhe realisht;meqe e beson edhe vete, prandaj e ka te lehte qe kete fantazi te semure,t’ua shese edhe te tjereve,ne kete rast lexuesve!
Ky eshte nga ata zorzopet qe e urren per vdekje Berishen;eshte nje urrejtje qe nuk ka nje shkak te drejtperdrejte;eshte urrejtja e sojit te tij ndaj, jo vetem Berishes,por gjithe c’perfaqeson ai,si politkisht,por per mua me shume kulturalisht;e ka shprehur kete ne shume shkrime te tij,ku “te keqen” e supozuar sipas tij te Berishes,e gjen tek “prejardhja e tij,tek fshati ne malesi,atje lart ne Veri,ne veriun e eger qe pjell vetem egersira”…!
I futa ne thonjeza keto fjale,sepse,bash keshtu mendojne qenefe si Vangjeli;madje i thone edhe ne bisedat e lirshme.
Per te gjithe ata qe nuk e dine apo kane harruar,po ju kujtoj,se surrati i Lorenc Vangjelit,u be i njohur sidomos,per publikun e gjere,kur doli ne shtypin shqiptar,tek i puthte doren Janullatosit i ulur ne gjunje(ne dasmen e Rames)!!
Ndokush mund te thote,se “c’te keqe ka ketu”; po, ka te keqe,sepse,kjo puthjedore e Vangjelit,eshte bere ne menyre demonstrative,para kamerave e fotografeve;thelle thelle eshte karshillek qe ky gerbulsh,i ben opinionit publik ne Shqiperi i cili eshte shume kritik ndaj Janullatosit.
Edhe ky pis,ne shkrimet por edhe paraqitjet e tij ne debatet televizive,ashtu si Kico Blushi,Ben Blushi,Maks Velo etj etj kesolloji,pavaresisht se jo ne menyre te direkte(ngaqe jane burracake) nuk e fshehin nje mllef te pashpejgueshem plotesisht,ndaj shqiptareve te veriut,dhe atyre te perkatesise myslimane.
Te krijohet pershtypja,te cilen ne fakt ne menyre perfide e lene te kuptohet vete me qellim,sikur per keta zorzope, te jesh nga Veriu eshte mekat;te jesh edhe nga Veriu edhe mysliman eshte dy here mekat.
Lorenc, po ata qe jepnin leke per vote, do ndeshkohen?
Une socialist jam dhe me vjen turp qe PS vete ben veprime te tilla.
Nese duam demokraci dhe ata qe ulerasin se po sjellim demokraci, nuk
duhet te bejne veprime antidemokratike.
Flit dhe per keto arrestime.
Ty vlonjat mos te te vije turp fare se nuk te ze turpi i botes po yti. Te pakten keshtu eshte zakon nga Vlora. Ti veshtro se mos te prishin pallatin e Lulezimit ne Uje të Ftohet. Ik urgjente e bleje ndonje hyrje qe te shtohen familjet qe banojne ne pallatn mbase nuk e prishi! Fundja konsultohu dhe me Maks Haxhi se ai ka shkuar shume here nê Mek dhe Haxhi nuk u be kurre. Intriga, interesa, injorantizem, dhe trillime.Populli ndershem e peson.
E KUR DO TE VIJE KY DIMER TE SHOHIM VRASESIT DHE HAJDUTET NE BURG.
Bravo Edi Rama! Kam besim se ate qe ke premtuar, do e mbani! Prova dhe fakte mbi korrupsionin, krimin ekonomik, dhe shume negativizma te qeveritareve te djeshem, keni me bollek. Tani nuk ngelet gje tjeter vetem ti dergosh te ustallaret, dhe ata te dine se si t’i trajtojne ata probleme te akumuluara nder vite.
sakrifiko per pushtet
mehmet shehu tradhetar.
IK ORE ANAL-IST PA VLERE!
PO NA BEN INTERESANTIN DHE PROKURORIN!
KETE TE PARIN HAJDE SE PO MUNDOHEMI TE MIREKUPTOJME, POR PROKURORIN KUSH TA JEP TE DREJTEN TA BESH?!
PO NA BEN SI ZERI I POPULLIT DIKUR QE SHPALLTE VIJEN E PARTISE NE LUFTE KUNDER REAKSIONIT TE BRENDSHEM!
KUR DEL NE STUDION TELEVIZIVE TI ME ATE ZE SI KUKUVAJKE O LORI VANGJELI TE SHPETON NGA KAPSLLEKU SE NA ZE SPIRRA !
Hetimi per lojrat e fatit,duhet te filloj tek administratoret.Keta te çojne tek pronari i “maskuar”.
Prokuroria i gjen shume shpejt “kriminelet”,kur qeveria ka kapur krimin !
Skema e funksionimit te lojrave te fatit,ka ekzistuar duke punesuar administrator,pronar i ka futur ne loje te gjithe,vet ka komanduar nga “burgu”.
Lufta politike kunder krybashkiakve ka filluar para fushates zgjedhore.PD-ja nepermjet tyre kerkonte te realizonte kapien e kalase nga brenda,me te cilen deshtoi.
Ne kete aksion,nuk perjashtohet mundesia e kapies se provave dhe fakteve te korupsionit,te cilat do gjykohen sipas konceptit te prokurorve,kunder kryebashkiakve.
Lufta kunder korupsionit eshte jetike per Shqiperine !
Ne keto momente,kur keta miljarder e kane futur shtetin ne borxhe,duhet qe prokuroria te shkundet nga gjumi,ti dale te keqes perpara.
Ky kancer duhet te shkulet nga rrenjet qe ne fillim.
KORRUPSIONI DENOHET NGA KOKA
DMTH SALI BERISHA, LULUSH BASHA ILIR KOKELOPA ETJ
ME VONE EDHE EDI RAMA
Te lumt Kadaff, ke fol si burrat.
Peshku qelbet nga koka dhe fatekeqesisht kokat e qelbura i kemi ne krye, duke filluar nga edvini, Meta, berisha Mejdiu…… Te tjeret jane show te edvines. Korrupsionin filloje nga vetja mor psikopat. Apo s’ka burre nene te te gjykojne ty ( shprehjet e nje te semuri dhe ligesia e nje deshtaku si puna jote). Cdo gje tjeter eshte show mediatik per ti hedhur hi syve te botes se ne Shqiperi po luftohet korrupsioni (fake). Dhe nje gje dua t’ju them shikojeni nese edvina do e shkaterroj pallatin e bashes, te keqen ka per ti marr se eshte i menderosur deri ne gryke.
Analize shume e mireqene. Une e besoj analizen, por besoj edhe devotshmerine e Edi Rames, qe per te cilin do te shtohen presionet ndaj reformave qe ai po ben.Perseri besoj tek intrasigjenca e tij per reformat,por jam nga ata qe pres rezultate(mundesisht pa show).
Ne se vazhdon kjo kembengulje e shtetit ligjor, do mireprisja edhe ndeshkim per drejtuesit e pushtetit ketu ne vendin tim, pasi kupa eshte kaq e mbushur(e dokumentuar)sa duhet vetem dikush ta tallandise ate….
mire shkruan ky djali vangjelet,tha xha osmeni po peshku eshte qelbur nga kuka,po te fut meten ne burg rama e ka fituar luften kunder korrupsionit,e drejtesine e21 jenarit…….he,ja mban e qetmja……,provat i ka.te fala nga xha osmeni
Nese drejtesia do ishte e pavarur dhe e pakorruptuar abuzuesit e cdo ranvu do kishin parfunduar pas hrkurave me kohe.Shpresoj qe kjo te jete pranvera e shtetit dhe dimri me i ashper per kriminelet.
MOS HARRONI QAZIM SEJDININ E ELBASANIT. AI E KA SHKATARRUAR QYTETIN ME AFERAT E TIJ KORRUPTIVE.
Do zoti ta fusin mrena ate shkerdhaten hajdutin se e ka ba elbasanin si hale ….i ka poshteruar vlerat
dhe kur ishin zgjedjet ne elbasan per kyetar çonte grun neper botiqet ne elbasan dhe kercenonte shiteset per ti dhen votat burrit te saj
Bravooooo Lorenc Vangjeli..te gjithe keta pseudo komentuesa qe e marrin shkrimin tuaj sikur ti je prokuror,,e kuptoj qarte qe edhe atyre su vjen mire se do jene te futur ne kazanin e korrupsionit dhe frika ben qe edhe nga shkrimet kundra korrupsionit te ndihen te frikesuar e jo me kur cdo gje te behet reale,,ptuuu ne djall shkofshin te gjithe ata qe kane perfituar dhe qe do mund te perfitojne ne kurriz te popullit,,mallkimi i ndjekte nga pas
Urojme qe te vije dimri pervelues si qytetar, por kemi frike se do presim Godone….
Kjo analize nuk ka ndonje te vecante ……….keto llafe kane kohe qe gumzhijne ne kafenet e vlores ..E ci duhet popullit kontradiktat e Rames ete Gjikes .Ne behet fjale per Rilindje sejcili te mari pjesen efajit qe i takon ……….po nuk kan kuptar fajet nuk mund ti riparojne ….aman nje gje eshte e qarte ….qe po filluam me keto lloj analizash ,te vem ne ballance ,hakmarjet asnjehere nuk kemi per te ber Shtet ligjor !Dhe kjo eshte ne dem te te gjitheve !!!
Mos harroni ministrine e financave dhe institucionet e saj ne varesi……
Akti i Pare
Olldashi, Bode, Imami
Intermexo
Sejdini, Dako, Peleshi
Akti i dyte
Ruli, Pollo, Turku- Bumci
Intermexo
Vasili, Lame, Shkreli, Tare
Akti final
No coment
Epilog
Ilir Koklop Floriri
Rilindja e vertete
Akti final
Te fillojne nga hajdutet e Shendetesise (petrit qorr Vasili dhe mirela hajdute cano) qe e lane ne gjendje katastrofike. qorri la ushtarin e vet, Klodin, vjedhjet do vazhdojne.
katastrofa ne Shendetesi justifikon blerjen e 16 apo 18 deputeteve (faqekuqe dhe barkderra).
Rama nxito, se Meta po te pregatit gropen!!
Une mendoj qe shume mire qe te kemi nje vit zero por jo ca te njerkes e ca te nenes.Shoqeria shqiptare eshte eshte totalisht e korruptuar duke filluar nga nje roje e duke perfunduar te kreret e shtetit .Nqs vertet duhet duam ta shkulim kete te keqe marimv v nja 30 prokuraor e gjykates nga vendet skandinave dhe te fillojne nga rama e berisha pastaj flasim.
KE TE DREJTE TI AGRON, PO JOOOOO GJYKATESISHT TE JENE 100% SHQIPTARE DHE MUNDESISHT ME KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE!
KURSE NE DOGANA NDRYSHON PUNA ATY SE DINE SA BEJNE 2+2 PRANDAJ DUHET TE VIJNE ANGLEZET E TONIT TE BLERTE QE TE MARRIN MILIONAT E EUROVE!
Edi Rama duhet ta filloje nga te vetet, pra nga aleatet ne qeveri. Ata ne kater vitet qe shkuan e bene skelet Shqiperine. Nese kemi nje shendetesi te shkaterruar duhet t’i vihet gishti LSI-se. Arrestimet e para duhen bere per ata qe grabiten ilacet e te semureve, te atyre qe nuk kishin shpirt edhe kur shihnin njerez qe dergjeshin ne shtrat per ilace. Pra, Zoti Rama filloje njehere me LSI-ne, pastaj me te tjeret.
Kjo eshte loje. Te gjithe me nje poc pjerdhin, si Berisha ashtu dhe Rama, Meta, etj. Bejne sikur luftojne me njeri tjetrin. Por jane te nje familje: xhonturqit e Enver Hoxhes.
Uuuu me ne fund do te shohim Meten dhe hajdutet e tij pas hekurave :)))
Edi Rama ka bere pislleqe sa ka deshur kur ka qene ne Bashkine e Tiranes dhe do futur ai ne burg i pari per keto dhizma qe ka bere.
terci- verci kot,Jo u pre fleta e arrestit,jo do ti denojme ,jo do ti ndeshkojme.Ndeshkimi i vertete eshte te paguajne me para demet qe i kane shkaktuar ketij vendi.nese Kryebashkiaku ka vjedhur e shkelur ligjin le te paguaj (se nuk kemi mundesi te mbajme dhe keta me buke burgjeve),,ti nxjerre ato qe ka mare pa te drejte….Jo gjygje te stergjatura, me the e te thashe….Te gjithe Ministra ku jane e ku s’jane te kthejne mbrapsh parate e vjedhura…
Shkrim i dobet. Rilindja vazhdon te zhgenjeje
Uroj qe radhen pas Gjikes ta kete Baftjar Zeqo. Dite me pare duke shfletuar disa shenime te mbajtura vite me pare, lexova dy percaktime qe kisha bere per kete njeri. Fillimisht kur e njohe ate pasi u be kryetar i PS ne Fier kam shkruar: Dukeshe si nje peme e bukur, por kur te rane gjethet u duke se je shkurre…” dhe me pas, pasi eshte bere prefekt I Fierit dhe pas fushates se tij per Kryetar Bashkie kam shkruar: “Je si krimb, dhe karieren tende e ke bere duke gerryer si krmb, duke u zvarritur si krimb por gjithmone ne rrugen tende ke lene shenjen (e jargosur) qe le nje krimb. Dhe tani pas kaq shume vitesh kur shoh si eshte kjoskezuar Fieri , se si jane bere ndertime shume kateshe pakurrfare hapsire qe njeriu te ndjeje veten pjese te natyres(si dikur)dhe te lire(si ka aspiruar prej viteve ’90)tashm edhe pse vone te mos jete “kurre”.Ti o driteshkurter qe ke pasur vision aq sa mund te percaktoje vendin ku duhet te kullosje lopen, ke 12 vjet qe ke prishur Fierin tone duke bere vit per vit trotuare(me firmen e vellait tend) dhe me vone ne to mbjell vetem kjoska per tufen tende te karkalecev breres
Me kenaq ky pseudogazetar. Une e quaj “shiringe” kete patologji. Eshte patologjia qe na djek keto gati, 70 vitet e fundit.Qe e keqja e ketij vendi na qenka cdo gje qe eshte ndryshe nga ajo qe eshte dhene njehere e pergjithmone nga ati ( Shoku Enver).Ky personazh me eshte fiksuar nga theniet e tij emblematike, qe donte te thonte dicka dhe per ti mbushur mendjen njerezve qe po thoshte ndonje gje te madhe e fillonte me paranteze.E kam intervistuar Ramiz Aline thoshte dhe ma ka thene vete Ramizi, dhe tani vjen e bukura ju te gjithe prisni: se tavani i shtepise time sherbente si dysheme e shtepise se Ramizit. Dhe turma e “shiringuar” kenaqej me mediokritete te tilla.Sa here qe eshte i ftuar ne ndonje emision e ndjek ate emision me kuriozitetin me te madh. Mezi pres te flasi ky medioker dhe une te qesh me vete si budalla me parantezat e tij
po spatem dimer dhe vazhdojne keto temperatura!!! cer bohet??????
Ne burg duhet me shku berisha. Aj duhet me pas dy akuza nje per shkeljen e embargosse Kombeve te Bashkuara e ndihmen qe ai u dha serbeve me karburant. E per kete duhet te shkoje ne gjykaten e Hages. Dhe se dytit per gjithe damet qe u ka ba Shqipnise e Kosoves ne vitet qe aj ishte ne pushtet. Ky i ka ba shum dam Shqipnise e per ket duhet me u denue.
po kazinot ishin te shkelzenit e di gjithe bota,dhe shkelzenit te fierit. po ishalla ka ardhe ora per shqiperin e roptuar dhe te coptuar. o zote na degjofshe
Do vazhdoje fenomeni i Kurbanit, qe Ps dhe Lsi e kane aq pasion.
Mentaliteyi i tyre shprehet qarte: bythaputhesit ne pozicione drejtuesish, te tjeret larg Bythesise, larg tyre, qofte dhe ne burg.
E kam vendos, nuk do shkruaj me, per aresyje se ketu shume komentues jane llumi i ligesise poshtersise, injorances me te thelle qe mund te eksistoj.
Dimri i acarte e ka vendin ne dimerin e vetmise se madhe.
Shteti shtet nuk behet me nji dite-nate 24 orshe.Po fillesen e ka te bukur dhe e nise me RILINDJEN.Ligji i “gjojes” e fillon me bercak peshkaqent brenda vathes per te kene te garantume,e te pameshireshem ndaj peshkaqenve jasht vathes drejt vathes se ish kryeminstrit te ikur per leshin e Jozefines te tredhur ne rinin e tyre dhe do mbyllet mbas nji kohe rrelativisht dhe jo te shkurter perseri brenda vathes se vet nga e nisi,mbasi ketu ekzistojne peshkaqej prej verteti qe justifikojne levizjet e buzve ne videot pergjuse.
Vetem ne keto kushte une njoh shtetin shtet qe ju e quani shtetin ligjor.
andej nga ne thone:
Futja porrrrdhes griii sallate,
se Sala e Lulka bejne gallate….
e ku u hyn gjemb ne kembe atyre moreeee
AAAA ,vetem po te vijne gjermanet te reformojne gjyqesorin…
“Faleminderit” Lorenc. Me nxore mallin e tablove sinoptike te Merhumit. Toidhjo, si ai e ke perpiluar edhe ti tablon tende.
Zoti na ruajt ne nga paligjshmerite e veprimeve te Rames dhe Zoti ruajt Ramen nga inkuizitori i kuq – ne fakt eshte i zi- lorenc vangjeli
Lorenc vangjeli je njish. CA hajne mt kot, ca hajne me shume sec duhet…
je i drejte, vazhdo keshtu.
Po Baftiar Zeqo kur e ka radhen per te shkuar ne burg edhe tu kthej qytetarve Fierak leket qe ka vjedhur ne te 3 mandatet?!
PO per kryetarin e bashkise se Ebasanit a do kete ndonje penalitet ,qe po prish edhe te vetmen kinema qe kish qyteti per te ndertuar nje 15- katesh,cfare po behet more vellezer shqipetare u shkaterrua vendi nga te babezitur…….
Arrestimet do te ishin ogurzite e shkatrrimit te shoqerise shqiptare! Runa Zot prej moralit te hajnit! Po Edi Ramen kush do e burgos per shkatrriemt e tije ne Tirane? Ore njerez, e dini ju sesi ay e la Sheshin Skenderbeu, Kandahar fare!!! Si po e shkatrrooka Lulzim Basha, jeni ne vete apo ku e keni hallin!? Shqiperia kurre nuk do te ece perpara me kete mentalitet revanshist! Nderto-prish-fiton tjetri-cfare u ndertu perseri prish, ore nuk bene kjo lloj politike, nese ai do vertet qe te Rilind Shqipnija, duhet te behet nje pajtim politik kombetar, duke fillu nga Lagja, Qyteti e deri te hallkat me te larta! Ky Edi sikur e ka kape Zotin per koqe tani, ay paraardhesin e tij nuk e quante njeri, bishe e quante! Turp te ket, se si siellet me te! Nese nje dite Salihu del me militantet e tij malesor ne Tirane dhe i versulet Ministrise Nacht24 Roth me te njejtin brutalitet, aty nuk do te vriten 4 por 400 sepse toleranca eshte Zero per kundershtarin politik! Te ju rroj komunizmi dhe socializmi i shekullit 21 !
ore per gjithcka tjeter mund te kesh te drejte, (edhe pse une kam rezervat e mia) por per nje gje kundershton veten ne te njejtin shkrim. sic e ke thene edhe vete, hetimet ndaj gjikes kane filluar ne shkurt 2013, ca merite ka rama ketu??? deri tani s’ka bere gje, madje s’ka treguar asgje.
or shoke shqiptare ;; nuk e shikoni se ne shqiperi te gjithe duhen te futen ne burg vlonjati gjika i pari i durresit dhe shume qytete te tjera qe kane bere ndertime rremuje duke perfituar per veten e vet ; gjika eshte socialist ai duhet te hiqet i pari kush ja dha autorizimin me u be pallati i vjehrrit te lulit buze detit por rama ka vetemm llafe dhe heq nga puna disa peshq te vegjel seka shume socialista si edhe miqte e berishesh qe kane bere piselliqe TANI DO TE SHOHIM CE CFARE DO BEJE APO VETEM LLAFE ..UNE NUK I BESOJ SE NUK KA BB……
O sKypjOno, coja edhe sales me facebook,se i bohet qejfi.
O vangjeli,a i ka thane Rama keto apo po shkruan nje artikull. Ishalla vjen ai “dimri” qe thua e ishalla nuk jane fjale. Deri tani (megjithse asht pak kohe) kemi vetem llafe e llafe. Le te shpresojme se hajdutet e shumte te blinduar me pare do te shkojne ndonje nate neper qelit e burgut. Le te shohim!
Lorenci eshte si Erion Brace, si ajo konja e vogel qe edhe pse leh nuk tremb askend dhe nuk bind askend ti marre seriozish ato qe thone. Per sa ai shkruan i deshirojne te gjithe shqiptaret e pa korruptuar por kete duam ta besojme vetem kur te shohim te parin peshk te madh te politikes te denuar ne menyre shembullore dhe me vendim te formes se prere.
Nese dikush ka shkelur ligjin e kjo PROVOHET patjeter qe duhet te perballet me ligjin !
Thene kjo une ketij Lorencit i kam lexuar nje thes me shkrime ku ben aludime e premtime dhe ne fund kane rezultuar nje pordhe me rigon.
Per te gjithe ata qe duan drejtesi kame vetem nje keshille:
Mos e merrni lorencin seriozisht
Mos harosh flamur bimen,se ne gjirokaster i dhene dore te lire kunatit te tij te ndertoje ku ti doje qejfi(pa leje),biles edhe ne nje siperfaqe qe dikur mulja thonte se do bente lulishte,ka bere nje pallat (ziniu,kunati i tij) dhe pervec ketij pallati te shemtuar,tani po fillojne te bejen dhe nja tre kate shtes mbi kete pallat me kontuksion metalik.per mos folur per ate pallatin shume katesh qe ka bere vellai i mules,apo per ate pallatin tjteter qe ka nisur vellai tjeter i mules mbi kolektorin e qytetit te ura e lumit.
fation o fation mos akuzo pa drejtesisht,se vete ne bangen e te akuzuarve, dhe te kshilloj mos te genjesh me,sepse nuk eshte mire. Z.RAMA te urojme suksese,dhe jemi te bindur ,qe do te shenohesh ne historin e popullit shqipetar si kryeministri i par ne zhdukjen e korupsjonit dhe si pjestar te shteteve evropiane.