Çfarë ndodhi në Korçë sipas një demokrati

6 Nëntor 2013, 10:29Politika TEMA

E përditshmja Dita përfshihet në debatin për çështjen e votave në Korçë, duke sjellë një postim në Facebook të Elvi Fundos, njeriut që ka punuar me Ridvan Boden, por ish- gazetar i Fiks Fare dhe mik i Filip Çakulit. Teksti është më poshtë:

Nga Elvi Fundo

 

PD vetëm 25%. Ky rezultat është më pak se në 97-ën. Klanet e qelbura të Andrea Manos, luftërat e tij me Gjergji Papën, që dështoi totalisht, dhe pastrimi nga kukullat bythëlëpirëse pa vlerë që shpallën veten si triumfatorë pas fitores të z.Basha, janë faktorët që çuan në këtë rezultat.

Ne mund të humbnim, por me dinjitet, jo duke u përçarë thellësisht për hir të disa njerëzve të pavlerë që nuk njohin struktura, nuk njohin fushata, por gradohen pa asnjë arsye vetëm e vetëm që t’i serviloseshin kryetarit të ri të PD.

Kjo do mbahet mend si fushata ku PD nuk pati asnjë strategji elektorale, por vetëm bënte ciu- ciu në konferenca shtypi, të cilat nuk kishin as thelb e as mesazh.

Do mbahet mend si fushata që na kthehu shumë pas, duke shpërndarë trakte apo qelbur qytetin me postera pemë më pemë.

Do mbahet mend si fushata ku një njeri i palare urdhëronte, shante e dëbonte kë të mundte në PD.

Do mbahet mend si fushata me minimumin historik.

Do mbahet mend si fushata ku bishti rëndoi më shumë se sqepari.

Do mbahet mend si fushata më turpëruese në historinë politike të PD-së në Korçë.

Do mbahet mend si fushata ku PD kishte në garë një super- kandidat, kurse PS vinte me një klon dhe ne humbëm turpësisht.

Andrea apo Aldo, si e ke emrin, shporru një orë e më parë bashkë me servilët e tu.

Ik, lëre PD-në të marrë frymë!

Boll, ti je humbës.

Ke humbur në 2009-ën me z. Papa rival.

Ke humbur në 2011-in me Peleshin rival.

I solle PD-së minus 2000 vota vetëm në një lagje ku ishe drejtor në 2013-ën.

Sot i solle – 2300 vota.

Ti je dështim, ti je humbje dhe fatkeqësi. Korça të ka akuzuar dhe akuzon për shitjen e vendit të punës për mësuesit.

Kemi qenë dhe bashkë live kur të kanë akuzuar dhe në selinë e PD për më tepër. Ik me gjithë mr.binrat dhe farminjtë e tu, që të rikthehet PD-ja atje ku e meriton.

Gjergji Papa, boll ndenje në hije, boll dy mandate deputet. Ti nuk munde kurrë të ngrihesh lart dhe të fitosh.

Askush nuk t’i mohon vlerat dhe qytetarinë, por është koha që ti dhe Aldo apo Andrea ta lini PD-në të marrë fryme.

Boll me luftërat tuaja boshe.

Ti je jo pak përgjegjës që njerëz anonimë drejtuan fushatën e PD-së, pa pasur asnjë mesazh, asnjë ide, por vetëm klithma shoku- shoku, çiraku- çiraku.

Akoma nuk e mësuat që Korça nuk të do me të tilla epitete e britma boshe.

Fushatë në vitin 2013 me trakte, pa spote, me nje imazh mizerie, pa slogan elektoral.

Si nuk bëre njëherë një pune drejtpërdrejt.

Si nuk luftove njëherë hapur dhe me ndershmëri, fshihu pas këtij, servilosu atij, mbaj këtë e mbaj atë dhe ja ku je tani.  Ti je po aq humbës sa dhe ai me lart.

Ndoshta është momenti për largim me dinjitet duke marrë pas dhe z. Mano për të mirën e demokratëve dhe PD në Korçë dhe në fakt duhet të pasoheni nga disa kryetare të tjerë degësh afër dhe larg jush.

I vetmi njeri që nuk humbi, por fitoi, ishte Sotiraq Stratobërdha, i cili me vlerat dhe qytetarinë e tij mori përsipër një garë në një moment delikat. Pa e ditur se çfarë e priste. Suksese z. Stratobërdha!

PD preku fundin e saj historik në Korçë, por ky është momenti i ringritjes dhe koha kur të gjithë do kuptojmë kush do rrijë dhe kush do ikë. Thjesht kush ka qenë për të ngopur barkun e kush për pune e kontribute.

Kokën lart dhe kurajë pasi janë mbi 5 mijë vota që presin me shpresë.

Ato duhen 2 apo 3- fishuar, kjo është detyra e çdo demokrati e qytetari të ndershëm, rikthimi i PD-së tek vlerat e saj qytetare dhe europiane.

41 komente në “Çfarë ndodhi në Korçë sipas një demokrati”

  1. Durim says:

    Ja kush e paska njoftuar Fiks Fare per pagesat e studenteve ne Korce. Ky Elvi Fundo si ish gazetar i Fiksit, dhe tashme zar i Ridvanit, ka qene aktiv keto jave ne Korce dhe ka organizuar kameren e fshehte. Sdq, kjo nuk i ul vlerat guximit te Fiks Fare per ta transmetuar materialin qe i prish pune PS

    1. radar says:

      qoke e cakullit per ish mikun e vet. edhe vet e dinte qe ishte fortune ne gote.

      1. komshiu says:

        Keta Pdeistet e ketij Qyteti
        se c,me kujtojne Komedine e famshme
        “Karnavalet e Krces”
        vec jo ne skene por ne jete.Besoj
        se keshtu jane katandisur kudo neper
        Shqiperi,ashtu si dhe Qendra me ne
        krye Bashen Sali.Fundja:
        “Peshku qelbet nga Koka”!!!
        ngushellime.

        1. drapri says:

          ne foto grupi hunda

    2. Puca raj says:

      Fiks fare ja ka futur vetes

      1. sif says:

        Fiksi ate pune ka. Bile per mendimin tim i shton kredite emisionit te tij. Ne fund te fundit nuk ka aresye pse te ndahen leke me liste as per udhetim e as per gjera te tjera.

  2. Patriot says:

    Qe te ndodhe kthimi i PD-se tek vlerat qytetare dhe europiane,duhet qe Sali Berisha te kthehet ne “identitet”,d.m.th ne Shpelle-atje eshte shtrati i tij natyral. 23 vjet ne politike,(pa llogaritur periudhen para ’90) nuk i tha dy fjale per baben dhe nenen e vet !!! Njeri me prejardhje obskure!!! Epitafi i Sali Berishes do jete pak a shume i tille: “…Ketu prehet njeriu,i cili hyri ne lojen e politikes si spiuno-servil dhe doli prej andej si hajduto-bandit…”

  3. Ramy says:

    Tani carcet socialiste (gazeta dita qe veq gazet nuk mund ta quash) mundohet te iu veshin demokrateve blerjen e votave ne Korce, tani edhe ata te fiksit i paskan ren pishmanit qe votuan per mafijen e kuqe prandaj e inskenuan kroniken , c’far nuk gatuhet ne carcet e kuqe

    1. Adil says:

      Ik o kërmë serbe!

      1. drapri says:

        cfare do me thene “carcet” more bir na fal shqip se nuk nuk dime gjuhe te huaja

    2. Gjergji says:

      Po po.. ke te drejte, te Xhith carcet e kuce drejtohen nga cen te zxhebosur.

      Meso te flasesh e shkruash shqipen letrare njehere, pastaj jep opinione neper blogje. Per ju sali plehra eshe sikur pa buke t’ju le prap per ate do bertisni e c’njerezoheni ne limit te logjikes. Qofshi ju qe jeni, se prej njerezve si puna juaj (perfshi ketu edhe disa familjar te mi) qe ky plehre, bashke me mbeturinat e tjera qe e kane rrethuar tere keto vite, Shqipria ka mbetur ketu ku eshte, e jemi bere gazi i Europes, deri ne ate pike saqe edhe nje vend si Maqedonia na perbuz.

    3. Auron says:

      O Ramy maloku!!!
      Nuk kishte nevoje PS te blinte votat ne Korce dhe ne fakt nuk i BLEU!!!
      BLERJE VOTASH JU INTERESON JUVE ZORRAXHINJVE TE Berishes DHE Filip Cakulit,qe te tregohet se “JA UNE JAM GJITHMONE NE OPOZITE”!!!
      Kur na doli blerje vote,PAGESA E RRUGES PER TE VOTUAR???
      Vete FIKSI e dha se studentet u paguan me 2 mije leke vetem PAS VOTIMIT dhe gjithsejt 393 vete,qe ishin ne LISTEW e jo PARA VOTIMIT!!!
      A degjoi njeri,qe t’i pyeste studentet ,qe DO VOTOSH PER PS-ne ,QE TE JAPIM 2 MIJE LEKE???
      ASNJE FJALE E TILLE NUK U THA!!!
      KY ESHTE NJE OFENDIM I NDYRE QE U BEHET STUDENTEVE KORCARE,QE ERDHEN NE KORCE PER TE VOTUAR!!!
      Po te ishte blerje votash,SI NUK U BE E GJALLE KJO PROKURORIA E BERISHES ME PARE KUR PARTITE PD e PS PAGUANIN AUTOBUZET PER MITINGJET NE TIRANE E RRETHE DHE NGA GREQIA DHE AVIONET E BELLE AIR TE Berishes ,TRENAT Durres -TIRANE PER MITINGJET E PD etj????
      TURP PER FIKSIN,QE E INTERPRETOI SI BLERJE,AKOMA ME TURP PER TE TJERET QE I RANE DAULLEVE PER BLERJE VOTASH!!!
      BRAVO PROKURORIA E Berishes!!!
      Jeni shumne te gatshem kunder KRIMIT ELEKTORAL tani qe Berisha vajti ne HALE TE GOMEREVE!!!
      GERMO TARE,GERMO SE KALIN E NGORDHUR DO GJESH!!!

    4. tOnuzi says:

      Ramy! Meso te shkruash shqip,o serb i ndyre!

  4. radar says:

    PD ka marre fund ne gjithe strukturat e saj, ky elvi eshte vetem nje ze i mekur qe do zhduket shume shpejt.

    1. R.Prifti says:

      Ky Elvi flet oer bythlepirs por ky eshte vete bythlepiresi nr 1. Nuk kuptohet ku mbaron bytha e Bodes dhe ku fillon gjuha e tij. Ky eshte ai qe kur Andrea Mano bente fushate per kryetar bashkie ne Korce, kercenonte votuesit qe prisnin para qendrave te votimeve duke qene ne shoqerine e te forteve te Korces, te Donit e te tjere plehrave si ai. Ky goditi me grusht sekretarin e PS para qendres se votimit. Ky vjen nga nje familje me histori dhe merita te panumerta qytetare dhe intelektuale por ky ka trasheguar cdo te keqe qe ata e kane urryer ndr vite. PD ne Korce eshte e vertete qe ka nevoje per pastrim rrenjesor por nuk eshte Elvi Fundo fshesaa per te bere kere pune pasi eshte pjese e pisllekut.

  5. TOTILA .NUMERO UNO ,,NUMBER ONE !!-i vertete DIREKT PRENOST .- says:

    Une kam nje propozim .
    Kuptohet qe kjo gje eshte AMPLIFIKUAR QELLIMISHT nga SALI BERISHA per te terhequr ne GRACKE EDI RAMEN ,dhe SALIU ne kete rast vepron njelloj si RIBENTROPI dhe HITLERI si me SUDETET po ashtu edhe me EDUARD BENESHIN .
    REBUSI eshte me i thjeshte se sa PARAQITET .
    Ne nje kohe te dyte ,por pasi te HIDHET NE ERE PALLATI i LULE BYTH-QIMIT ,le te RI-BEHEN zgjedhjet ne KORCE ,por une u siguroj qe pas kesaj rezultati do te jete 80 vs 20 ,thene me Shqip 8-2 !

  6. vs-rany says:

    o ramy, meso te shkruash shqip, jo shcip

  7. erion shehaj says:

    Elvi fundo nuk ka qen fare keto zgjedhje ne Korce sepse me urdher te Marjela Stefanllarit e cila thoshte se esht derguar nga lul basha, esht perjashtuar nga keto zgjedhje. sipas Marjela Stefanllarit fundo prishte pune nqs do ishte ne Korce. Marjela dhe Ervin Saaljanji u moren me zgjedhjet ne Korce si te derguarit e Lulit dhe ndersa ajo e para rrinte vetem pran kandidatit z. Stratoberdha, Ervin Saljanji i kujdes qe te shoqeronte deputetet qe erdhen per te mbeshtetur raqin. kta te dy jan njerzit qe luli coi ne korce dhe qe asnje korcar nuk i do. e para sepse marjela ka nam te keq ne korce dhe e dyta qe saljanji nuk esht korcar por nga nje fshat i thelle i korces dhe kurresesi nuk mund te pranohet nga korcaret. nqs luli duhet te fitoje ne korce duhet te zhduke keta njerez qe i dergon personalisht dhe tju hape rrugen qytetareve korcare te nderuar qe te punojnje per pd korce

  8. Gramoz says:

    PD HUMBI THELLESISHT NE KORCE ,KJO TREGOI ME SEMIRI SE PD ESHTE DREJT SHPERBERJES TOTALE NGA KLANET BODE-PAPA DHE NGA PD E FAMILJES BERISHA-BASHA ,SA PER FIKS -FARE ESHTE KOMEDI ME NJE AKT TE FILIP CAKULLIT DUKE FILMUAR UDHETARET E FRESHIT PER SHPENZIMET E RUGES POR PA DHE PS NXOREN JASHTE GARES KANDIDATEN TE FRD ZNJ ZENELI DHE KA ZERA SE BOJKOTUAN NE MASE MUSLIMANET SHQIPETARE KORCARE SEPSE ESHTE BERE NE MODE QE ZGJIDHEN RAQKAT DHE TAQKAT MUSLIMANET NE KETE TREVE JANE MAZHORANCE POR KETE TE RAQKAVE DHE TAQKAVE E KA FUTUR MIHALLAQ ZICISHTI KUR ISHTE SEKRETAR I PARE KPP TE KORCES DHE NE NJE DITE TE MIRE HEROI I POPULLIT RIZA KODHELI I THOTE MIHALLAQIT ORE Z MIHALLAQ TI PO FUT RAQKA DHE TAQKA DHE NE NA LE NE RUGE..

  9. kali kuq e ka nje huq says:

    Ore vellezer.Qe kur saliu i mori ne pune gruan ramit tek zyra e re,filloj prape ti lepije te pasmet salkes,se te perparmet ja rufiks…..

  10. X Man says:

    Ahahaahaha fajin e ka Berisha pse u vodhen votat. As Kadri Hazbiu nuk do arrinte te shpikte nje bllof te tille. Doni te vidhni si Berisha por nuk arrini dot, se jeni te veckel,veckel sa nje maj thoj

  11. MILI says:

    Per ata njeres qe e njohin Elvi Fundon kjo behet qesharake po dhe poshteruse .Ish kryetar i te rrinjve ne pd e korces apo dhe kur me pare kur godiste pensioniste ne mitingjet e ps ne 1996-97 sepse e kishte pd prapa tij apo Miri Karficen ish 5dyqans dhe sot prokuror . Jepni mendimet

  12. analist says:

    Autogoli i Fiksit ka qene gjigand.
    Intervistat e neserme me ata te FRESH-it ishin nje perpjekje e deshperuar te mbulonin disfaten profesionale.
    Mbeshtetja qe po i jepet Fiksit nga disa gazetare te degjeneruar si puna e Mero Bazes qe tregojne fytyren e vertete ne rastet kulmore, eshte e ndyre.
    Fiksi duhet te kerkoje falje per mosprofesionalizmin, deshtimin, dezinformimin, ose te mbroje pikpamjen e shfaqur ne sekuencat filmike se votat jane blere – Rruge te mesme nuk ka!
    E fundit: Me ikjen e Saimirit cilesia e Fiksit ka rene gjithsesi. Ko nusja me gjithe ate gjestikulacion nuk shton dot vlerat e saj aktoreske, perkundrazi.

    1. dajt says:

      O budalla, fiksin nuk e ben saimiri apo doktori dhe aq me pak ato shaljashtat por “Cakalli”. Popull injorant qe mendojne se gazetar eshte vetem ai qe del ne TV, mortja qe sju ha

  13. lost says:

    Me vjen keq qe njerez si Stratoberdha,te komandohen nga malokeria si Saliu,Luli,Jozefina,Paloka e monstra te tjere.Ne krye te PD duhen njerez me kulture e te qyteteruar,te vlefshem per pozite e opozite si z.Stratoberdha.PD ka shume njerez te ndershem,atdhetare e idealiste per vendin e popullin.Une per vete jam socialist.

  14. majlo says:

    ti mire e ke z.fundo,por i ke rene rrotull dynjase,pse nuk thua troc qe duhet nje pastrim total dhe nxjerrja ne pension e personit me kryesor ne PD qe eshte sali berisha dhe lulzime basha?Fillojeni nga aty atehere do shikosh ndryshimin ne PD…dhe sa me shpejt bile!

  15. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Per budallenjt e pd me kostume dhe gravata.
    Lexoini artikujt e meros cka thene se cdo ndodhe me pd pas zgjedhjeve. Cdo gje eshte parashikuar si ne bibel

  16. Altin says:

    Humbja e bashkise nga ana e PD ishte e pritshme, kete e dinin te gjithe Pd-istat dhe Ps-istat, nje humbje e tille e Pd nuk pritej. Them qe e dinin nje humbje te tille sepse rethanat ne te cilen u bene keto zgjedhje ishin vetem ne favor te PS, shume “demokrate” te djeshem sot jane asnjeanes, shume asnjeanes te djeshem sot jane “socialiste” te medhenj, kjo vetem per arsye te nje vendi pune. PD ne Korce do reformuar, dhe ky Elvi Fundo duhet te ike nga Pd e korces duke mare me vete dhe ata qe ka ne familje(kunat) pasi jane nje nga arsyet qe largohen njerzit nga pd. PD do fitoje serisht, por jo me keta qe jane sot.

  17. vlonjati says:

    O Daku, ti e kape vetem me nje qytet. Po thuaj ndonje fjale per ata te kryesise se PD-se, thuaje more aman, se e paske penen te mire per kritika.

  18. lazeri says:

    Te gjitha keto cilesi qe kane skruar me lart padyshim qe keta te PDse i kane vete.

    Po autobuzet nga greqia me emigrantet qe punojne dhe banojne atje i harruan keta debilat e PD-se,keta me keto dhembe te vene e te pa vene,keta goje palare qe te qelbin kur ju ri afer,shif ate mbrapa fotografise.

    Shihni veten njehere pastaj shani ata koke palaret qe ju duken juve.
    Shih Boden njehere ne fillimet e PD-se se i ke ne google apo you tube ka me koke palare se ai.

    Tani ai e ka lare koken se i ka vjedhur leket me peshe e jo me te numuruar.

    Megjithate zoti lart dhe qeverite qe do te vijne kane per tja mare hakun dhe shpirtin brez pas brezi ketyre hajduteve qe kane hequr nga goja e femijeve te cilet sot vuajne mungesen e bukes se gojes nga qeverisja e ketyre pisave dhe ish koke palareve.

  19. Kendveshtrim tjeter says:

    Kishte erdhur koha,qe PD-ja te bente katasin e plote,por nuk e shfrytezoj kete mundesi.
    Katarsi nuk fillon nga Korça,por nga qendra e PD-se ne Tirane,atje ku vazhdon te luhet fallco.
    Objektivi madhor i PD-se tani eshte rezistence per te shpetuar te koruptuarit dhe vrassit,gje qe nuk perkon me antarsine e thjeshte.
    Çdo gje ne PD eshte e lidhur me karjeren e Berishes dhe familjes se tij.
    Kush eshte ne sherbim te ketyre interesave,do jet ne pritje ti bien bolet dashit.
    Na ishte nje here PD-ja !

  20. muzapopullore says:

    Hetimi dhe burgosja e Bodes eshte antidoti per te djathten korcare. Ne te kundert edhe per 25 vjet Korca do votoje majtas ose qender. Devolliu me i zgjuar i ka hipur gomarit mbrapsh – Bode , Samir Mane dhe ai kari i Red Bullit jane nga Devolli

  21. Trim Radoja says:

    Per mednimin tim ajo sekuence e filmuar nga fiks fare per pages te studentve nuk i rish pun PS. jo te gjith kan mundesi financiare te kthehn dhe te votojn atje ku e kan emrin te regjistruar prandaj me duket mese normale qe te paguhen ata votues per rrugen. nuk esht se kjo esht ndonje gje qe nuk e kemi degjuar edhe na ka shqetesuar pamase e na ka ber te humbasim besimin ne zgjedhje te lira e te ndershme.
    Ky filmim qe per mendimin tim e cenon shum pak ose ASPAK integritetin e Partis Socialiste mund te jet edh nje shenj e Top Channel per te treguar asnjeansin e tyre politike dhe se ata jane thjesht gjahtar te korrupsionit dhe nuk mbajn anen e asnje partie politike.
    Nqs ky filmim esht me serioz se kaq dhe i shkakton me te vertet nje far dëmi PS ateher kjo tregon qe Rama ka dal me sepat ne dor edhe kur ka takuar Lipe Cakullin pas fitores se 23 Qershorit.

  22. mitro says:

    Zoti Stratoberdha te cilin e njoh qe ne vegjeli beri gabim te madh qe pranoi te kandionte per PD-ne si kryebashkiak i Korces.Mbase eshte nga te paktat figura te PD-se se Korces i paperfolur dhe i paperlyer ne mocalin e piset qe ndertoi kjo parti.Ne PD-ne e Korces Raqi eshte nje specie ne zhdukje ,ai si karakter s’ka te beje fare me personat qe dirigjonin PD-ne e Korces,njerez ordinere,te pamoralshem,te dhunshem dhe te perlyer ne afera te pista,nje pjese dhe njerez te paarsimuar.Per mua kjo s’ishte humbja e Raqit por humbja e asaj cfare ai perfaqesonte(PD-se).Dhe dalja ne konferencen e fundt te shtypit per t’i uruar pune te mbare kandidatit fitues te PS-se tregoi qytetarine e tij,ate cka ai perfaqeson.

  23. Une says:

    Edhe Aldo Mane edhe Fundo plera jane ata ndoten PD e Korces keta nuk kane asgje te perbashket me qytetarine Korcare dhe megjithese jam nje antare ePD them mire beri Korca lapangjoze si Aldo e Fundo nuk Kane vend ne PD Raqi gaboi se po te perzihesh me krunde pulat do te te hane

  24. lazeri says:

    KAM BINDJEN SE RAMA PO PRANOI TE RI BEJE ZGJEDHJET NE KORCE ,KA PER TE FITUAR AKOMA ME BINDSHEM. SEPSE TANI DO TE DALIN TE VOTOJNE EDHE ATA QE NUK DOLEN HEREN E PARE.

    PERSERITI SE KE PER TE DALE ME MIRE SE HEREN E PARE KJO ESHTE E SIGURTE.

    KORCA ESHTE VENDI I KULTURES ESHTE PARISI I DYTE, DHE SKA FARE LIDHJE ME HAJDUTET ORDINERE TE PD-se.

  25. landi says:

    elvi kisha kohe ,qe nga2007, pate degjuar.per sa kohe do te drejtoje llumi e pzarxhinjte aldot e andreat cpret me teper ?????

  26. Nini says:

    O Elvi ke sh te drejte por ik i pari se eshte turp i madh qe te flasesh ne emer te PD ti. Jo se nuk je demokrat por nuk ke prerjen e duhur ta perfaqesosh as moralisht as per nivel

  27. Besiani says:

    ……elvi…..por ka shume humbje te tjera pa largime…..perpara ketyre rastesoreve te katapultuar llogari duhet te japin senatoret e perjetshem qe degjeneruan situaten deri ketu……juve ju takon te heshtni…..te largoheni bashke me ta…..si sahanlepires …….si drejtues fushatash vetem ne bollek……dhe ketu vetem keni humbur…..pasi ne kete fushate ju u fshehet……per te bere analistin dhe disidentin pas pilafit…….qofte larg per te merrnin rol ne ristrukturimin e PD…….çfare ironie…..çfare fatkeqsie…….

  28. tokesori says:

    Fundo e kompani,e te tjere pseudo demokrate me prejardhje komuniste ne Korçe ,per 20 vjet kane shkateruar vlerat demokratike dhe i kane zevendesuar ato me ferfitime te medha financiare(shikoni jetesen e tyre)
    Ka ardhur koha te japin spjegime,pergjegjesite reale per humbjen e zgjedhjeve dhe jo akuza per te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje