Njoftim per Mbledhje Asambleje - MONTIME INDUSTRIALE SHA

5 Nëntor 2013, 17:48Politika TEMA

“MONTIME INDUSTRIALE” SH.A.
RRUGA “JORDAN MISJA” TIRANË
NIPT L11706003U

Njoftim per Mbledhje Asambleje

Bazuar në nenin 139 te Ligjit Tregtar të Republikës së Shqipërisë, ne aksioneret e pakicës, therrasim Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me bazën ligjore dhe rendin e ditës si vijon:

Ne baze te Ligjit Nr: 9901 date 14.04.2008, “Per tregetaret dhe shoqerite tregetare” dhe te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, Ligjit Nr: 9920, date 19/05/2008, “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise” dhe perkatesisht te:
Nenit 139 te Ligjit tregtar , ku behet fjale per: “Mbledhja e asamblese se pergjitheshme dhe rendi i dites, i kerkuar nga aksioneret e pakices”,
Nenit 137 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Menyra e Thirjes” se asamblese,
Nenit 163 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Detyrimi i besnikerise dhe pergjegjesia” dhe perkatesisht te paragrafi 1, germat a, b, c, ç, d, dh, te paragrafit 2 te po ketij neni, te paragrafit 3 te po ketij neni, te paragrafit 4, perkatesisht germa dh,
Nenit 165 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Kerkesa per mbikeqyrje te veçante” paragrafi 1,
Nenit 167 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Perberja, te drejtat dhe detyrimet e keshillit mbikeqyres dhe administratoret”, pika 6,
Nenit 148 te Ligjt tregetar, ku behet fjale per: “Perjashtimi nga votimi”,
Nenit 150 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Hetimet e posaçme”
Nenit 154, te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Te drejtat dhe detyrimet e keshillit mbikqyres/administrimit.”
Nenit 13 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Ndalimi i konfliktit te interesit dhe personat e lidhur”, pika 2 dhe 3.
Nenit 14 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Parimi i detyrimit te besnikerise”.
Nenit 15 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “E drejta e informimit”
Nenit 16 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Abuzimi me detyren dhe formen e shoqerise”, pika 1.
Nenit 17 te Ligjit tregetar, ku behet fjale per: “Ndalimi i konkurences “ , pika 1, pika 3, pika 4, pika 5, pika 6.
Neni 15 te Kodit Penal, ku behet fjale per: “Dashja”
Neni 16 te Kodit Penal, ku behet fjale per: “Pakujdesia”
Nenit 134 te Kodit Penal, ku behet fjale per: “Vjedhja”.
Nenit 135, te Kodit Penal, ku behet fjale per: “Vjedhja e kryer duke shperdoruar detyren”
Nenit 143, te Kodit Penal, ku behet fjale per: ”Mashtrimi” paragrafi i pare dhe i dyte.
Nenit 143/a/4, te Kodit Penal, ku behet fjale per: “Paraqitja e te dhenave te rreme dhe shperndarja e paautorizuar e tyre”
Nenit 164 te Kodit Penal, ku behet fjale per: “Shperdorimi i kompetencave”.
Nenit 164/a/b te Kodit Penal, ku behet fjale per; “ Korrupsioni aktiv/pasiv ne sektorin privat”.
Nenit 180 te Kodit Penal, ku behet fjale per: “Fshehja e te ardhurave”. e.t.j.

Aksioneret e pakices se shoqerise aksionare “Montime Industriale”sh.a. kerkojne thirrjen e Mbledhjes se Asamblese se Pergjitheshme te Aksionereve, te kesaj shoqerie me rendin e dites si me poshte vijon:

1.Analiza e veprimtarise tregetare brenda dhe jashte kesaj shoqerie, veprimtaria e disa prej aksionereve te shoqerise, qe vijne ne kundershtim dhe ne konkurence te hapur me veprimtarine dhe interesat e shoqerise sone dhe te Ligjit 9901, date 14.04.2008, gje qe ka çuar shoqerine tone ne falimentim te plote. Masat qe do te merren per zgjidhjen e ketij problemi nga shoqeria.
2. Zgjidhja e pasojave te ardhura si rezultat i veprimtarise te aksionereve te mesiperm, ne baze te kushteve te percaktuara ne legjslacion, duke kaluar te gjitha te ardhurat e realizuara ose qe mund te realizonin si rezultat i veprimtarise se paligjeshme te aksionereve te mesiperm, ne favor te shoqerise “Hidromontime”sh.a. Masat qe do te merren per zgjidhjen e ketij problemi nga shoqeria.
3. Analiza e veprimeve te disa prej aksionereve te shoqerise, te cilet kane kryer vjedhjen e aseteve te kesaj shoqerie duke shitur keto asete dhe realizuar te ardhura per vete te tyre, nxjerrja ne treg e aseteve te tjera te rendesishme te shoqerise nepermjet dokumentacioneve te fallsifikuara, mashtrimeve dhe veprimeve te tjera te tyre, ne kundreshtim te plote me ligjin penal, civil, e tregetar te Republikes se Shqiperise. Masat qe do te meren per zgjidhjen eketij problemi.
4. Diskutimi per kryerjen e kallzimit penal te ketyre aksionereve por dhe te te gjithe aksionereve te tjere per te cilet jane konstatuar se kane kryer vjedhje, shitje dhe demtime te aseteve te shoqerise sone. Masat qe do te merren per zgjidhjen e ketij problemi nga shoqeria.
5. Analiza e veprimtarise tregetare te shoqerise ku nga sa konstatohet jane dhene me qira pasurite e paluajteshme te shoqerise dhe kryerja e veprimtarive te tjera ekonomike dhe shit-blerje te aseteve te kesaj shoqerie, nderkohe qe nuk shperndahen dividente, fitime, ne fund te veprimtarise se vitit ekonomik. Masat qe do te merren per zgjidhjen e ketij problemi.
6. Venia parpara pergjegjesise e financiereve, arketareve, keshillit mbikeqyres dhe te gjithe drejtuesave te shoqerise per fshehjen e te ardhuarave, mosdeklarimin edhe mosndarje te fitimit per aksioneret, mosdeklarimin e detyrimeve tatimore, evazionin fiskal te realizuar nepermejet fshehjes se veprimtarise ekonomike te shoqerise. Masat qe do te merren per zgjidhjen e ketij problemi.
7. Diskutimi per kryerjen e kallzimit penal ne emer te shoqerise, kunder keshillit mbikeqyres dhe te gjithe personave pergjegjes, papergjegjeshmeri, shkeljen e besnikerise, abuzimin me detyren, lejimin dhe krijimin e kushteve te posaçme per perfitime te paligjeshme te personave te caktuar, konkurence te pandereshme per vjedhje, pervetesim, shmangie dhe evazion fiskal, e.t.j.
8. Analizimi i veprimtarise se Keshillit Mbikqyres se shoqerise, qe nga koha e emerimit te tij deri ne diten e kryerjes se mbledhjes, duke perfshire ne te:
a.mbikeqyrja e veprimtarise ekonomike te shoqerise, duke pasqyruar ne te veprimtarine ekonomike te kesaj shoqerie dhe perse shoqeria nuk shperndan fitime per aksioneret.
b.mbikeqyrja e perdorimit te aseteve dhe prones se paluajteshme, te te gjithe aksionereve dhe shoqerise, nga aksionere te caktuar dhe pervetesimi i te ardhurave te realizuara prej tyre.
c.Veprimet e kryera nga keshillit mbikeqyres per parandalimin e perdorimit dhe shperdorimit te ketyre aseteve.
ç.mbikeqyrja e arkes se shoqerise ku duhet te depozitoheshin te gjitha te ardhurat e realizuara nga dhenia me qira e ambienteve te shoqerise.
d.veprimet e keshillit mbikeqyres per parandalimin e vjedhjes se ketyre te ardhurave nga persona te caktuar ose vet keshilli mbikeqyres.
e.mbikeqyrja dhe ruajtja e aseteve te shoqerise nga ana e keshillit mbikeqyres.
dh.veprimet e kryera nga anetaret e keshillit mbikeqyres per ruajtjen e pasurise se perbashket te shoqerise dhe veprimet e kryera nga keshilli ne rastet kur jane njoftuar nga Administratori se vet anetaret e keshillit mbikqyres po demtojne, vjedhin dhe shesin pronen e shoqerise.
f.masat qe jane marre nga anetaret e keshillit mbikeqyres per ruajtjen e aseteve te mbetura te shoqerise.
g. Pergjegjesia e keshillit mbikeqyres per vonesat qe krijon ne menyre te qellimshme per vendosjen e shoqerise private te ruajtjes se territorit, ne menyre qe te krijoje kushte aksionereve te papergjegjshem dhe anetareve te papergjegjshem te keshillit mbikqyres qe te marrin dhe ato pak asete te mbetura dhe te shkaterrojne dhe asetin e fundit te mbetur, token.
9. Shkarkimi i keshillit mbikqyres aktual dhe masat e marra nga aksioneret e tjere per te vene perpara pergjegjesive konkrete, secilin anetar dhe keshillin ne pergjithesi, si dhe nxjerrja e pergjegjesive personale dhe solidare te te gjitha cilesive, tregetare, civile dhe penale, ne funksion te plote me ligjet perkatese.

10. Emerimi i keshillit te ri mbikeqyres.
11. Te tjera.

Mbledhja do te zhvillohet ne date 26.11.2013, ne oren 17.30, ne adresen Restorant “Family” perballe Dhomes se Tregtise, rr. Kavajës, Salle Konferencash.
Te gjithe aksioneret kane te drejten dhe detyrimin te marrin pjese ne kete mbledhje te rendesishme.

Aksioneret e pakices qe therrasin mbledhjen e Asamblese:

Agim Spahiu ______________
Edmond Shalca __________________
Luan Haxhi __________________,
Skender Sula _________________,
Bajram Buzi _________________,
Gjergji Topoviti ____________________,
Pajtim Çela _____________________,
Ilirjan Meçani _______________
Ilir Haxhi _________________ ,
Bexhet Sula ____________________,
Leonora Haxhi _______________

Lini një Përgjigje