Ish- gjeneral brigade, Vladimir Qirjazi, në një intervistë për GSH-në flet për shkeljet e shumta ligjore në dhënien e gradave në ushtri, abuzime me pronat e ushtrisë dhe problematika të tjera, që sipas tij duhet të marrin fund përsa kohë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.
“Një gjë e kam parë si shumë denigruese për forcën e armatosur. Shefit të Shtabit të Përgjithshëm iu dhanë kompetenca që mund të ndërhynte në vendimet e komisioneve të karrierës, në renditjen që komisionet kishin bërë, duke shtuar për individin deri në 20 përqind të pikëve. Të marrësh 20 përqind të kompetencave do të thotë të përmbysësh gjithçka. Kjo është shkelje, e cila është kritikuar, shkelje që ka qenë objekt debatesh, por për çudi drejtuesit e ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm nuk i kanë marrë aspak parasysh. Këto kanë çuar në largime të njerëzve shumë të mirë nga radhët e Forcave të Armatosura”, shprehet ai.
Qirjazi sqaron se Shqipëria është i vetmi vend në NATO pa spital për ushtarët.
“Më përmende pak më parë problemin e pronave dhe dua të sjell këtu në vëmendje, pa i hyrë më tej nëse është ose jo aferë korruptive: tjetërsimi i Spitalit Ushtarak. Kjo bën që ushtarakët e Forcave të Armatosura të ndihen më pak të trajtuar. Ka përvoja të ndryshme mjekësore, në vende të ndryshme, por nuk di ndonjë ushtri të vendeve të NATO-s të mos ketë qendra të trajtimit shëndetësor të efektivëve dhe familjeve të tyre”.
Përsa iu përket uniformave ushtarake, Qirjazi shprehet se: “Ushtria shqiptare është e paveshur, ndërkohë që ish-ministri i Mbrojtjes apo shefi i Shtabit të Përgjithshëm publikonin dhe firmosnin tendera disa milionë për këtë çështje, madje ka dhe firmë fituese”.
Sipas tij “duhet të hetohet pasi është e pajustifikueshme mosdhënia e të drejtave që u takojnë me ligj ushtarakëve që nga qiraja e banesës, ushqimet e dietat, ndërkohë që në Shtabin e Përgjithshëm bëheshin parade si ajo e 100 vjetorit”.
o ka vdekur shqiperia dhe ushtria por akoma nuk po e kuptojme,
po nuk beri gje Rama shpresa e fundit vendi do mbaroje dhe do shuhet se rrotull nesh jane me te forte dhe me ushtri te forta,neve i biem fiellit ne nje vrime ,kujtojme se do na mbroje NATO .zoti ndihmon ata qe ndihmojne veten.aleanca me ameriken eshte shume fragile dhe mund te prishet ashtu si u vendos kot fare.
dikur kishte shembull te shkoje ne ushtri me pak privilegje dakort,por paster dhe me rregull e me spitale me bileta falas dhe me respekt.sot ushtare jane militantet e dy partive dhe fuksat e sali serbit.
ky eshte burri mire shume ky. vodhi sa vodhi vete, e hoqen nga puna tani don te vihet shef shtabi dhe ben gam gam. zonja kodheli duhet ti therrasi mendjes dhe mos vere hajduta, ne krye te shefit te shtabit.
gjeneral Vladimir Qirjazi,ndjej konsideratat me te mira pasi kam punuar qe kur ishte instrktor i thjeshte ne DR,operative,ku ne inspektime ishte korrekt,merej me jetesen e ushtareve,e gjerat kryesore te stervitjes.
per mendimin tim ministrja KODHELI duhet ta vlersoje kete kuader,
Te shikoje cv, e kandidateve te tjere Gjenerale,ti filtroje deputeti Piro Lutaj per vetite morale te cdo njerit,per shkeljet qe kane bere ata ne krye te ushtrise,
qe nuk e kane ngritur zerin;
per abuzimet me ushtaret ne misione.
per tenderat e cilsine e tyre;
per asnje informacion per kushtet e demontimit e ngjarjen e GERDECIT;
per ushqimin e ushatereve qe katandisen nga firmat e gatimit ne racion per cerdhet,e e jo ne racion norme gatimi;
per shkeljet ne uniforma kur u be nje sfilate ne 2005 dhe vkm per uniformat etj.
Vlersoni njeriun e mire e jo komentet qe behen per servilizma…
respekt punes se njeriu te mire
Per gjeneral Vladimir Qirjazi,ndjej konsideratat me te mira pasi kam punuar qe kur ishte instruktor i thjeshte ne DR.operative,ku ne inspektime ishte korrekt,merej me jetesen e ushtareve,e gjerat kryesore te stervitjes.
per mendimin tim ministrja KODHELI duhet ta vlersoje kete kuader,
Te shikoje cv, e kandidateve te tjere Gjenerale,ti filtroje deputeti Piro Lutaj per vetite morale te cdo njerit,per shkeljet qe kane bere ata ne krye te ushtrise,
qe nuk e kane ngritur zerin;
per abuzimet me ushtaret ne misione.
per tenderat e cilsine e tyre;
per asnje informacion per kushtet e demontimit e ngjarjen e GERDECIT;
per ushqimin e ushatereve qe katandisen nga firmat e gatimit ne racion per cerdhet,e e jo ne racion norme gatimi;
per shkeljet ne uniforma kur u be nje sfilate ne 2005 dhe vkm per uniformat etj.
Vlersoni njeriun e mire e jo komentet qe behen per servilizma…
respekt punes se njeriu te mire
MOS E PERMENDNI ME PARADEN E 100 VJETORIT SEPSE ISHTE SHEMTIRE E VERTETE. ME MIRE DO TE KISHTE PARAKALUAR USHTRIA E HAXHI QAMILIT
Duhet te perundoje koha e moralizimit edhe ne drejtim te te mirave qe sjell demokracia NE VENDIN TONE. I pam edhe punet e demokrateve te “medhenj” ,qe nxuaren syte me dy gishtat perpiet, e ne fluturuam ,duke thene se ne demokraci fluturon edhe gomari. PO shikojme nje ushtri cope-cope qe i shkrim te gjitha ,pasi jemi ne NATO ,SIKUR SHTETET E TJERA NUK JANE QE USHTRINE E FORCOJNE. Ka nje mendim ,se ky gjenerali,nuk thenka te verteten. Po hetusi ka? Po SHISH,SHIU KA? TE thirret e te deshmoi per ato qe thot lart e posht e te jet deshmimtar ne denimet e personave qe kane organizuar e firmosur tenderat. Demokraci kane shumica e vendeve te botes,po kane demokraci ligji e jo miku. Degjojme vetem kercenim dhembesh nga politikanet,korrupsin, mafje,hajdut,kriminel ,vrases,imoral…… sa jo vetem ffemijet u tmerruan se kun jetojne ,po ehe ne te moshuarit.
Hiqeni more ministrine e mbrojtjes. Krijoni ndonje drejtori prane ministrise se jashteme dhe mbaroi kjo pune. Cfare ushtri leshi me vetem tete mije vete. Ne jemi ne Nato dhe qielli yne mbrohet nga avjonat greke te Natos, nuk kemi flote ushtarake, nuk kemi nendetese, nuk kemi……….Hiqeni more ushtrine, qe te kurseni. Populli merr buke me lista. Thembra e Akilit per ekonomine shqiptare jane vendet e punes, qe krijohen vetem nga investitoret e huaj. Cfare lesh rrobash do ky gjeneral leshi ?
Qirjazi eshte nje nga figurat me te pastra te ushtrise shqiptare, dhe mendoj se ky eshte mendimi i pjeses me te madhe te FA. Ti Henri qe po thua hiqeni ushtrine e ke shume gabim,, ushtria pervec meshtetjes qe i jep nje kombi, simbolizon vete kombin ,i jep identitet nje vendi sidomos ne strukturat jashte vendit etj etj ne dukje te duket e thjeshte po ka gjera me te thella,, mund te thuash qe ketu funksionon mbrapsht dhe gjerat duhen te ristrukturohen dhe te punohet paster.