A është mizori që të drejtosh elektronikisht një brumbull?

9 Nëntor 2013, 11:36Lifestyle TEMA

Një kompani amerikane ka prodhuar një ‘çantë elektronike’, e cila vendoset mbi një brumbull dhe bën që lëvizjet e insektit të kontrollohen përmes celularit.

Por kjo lëvizje ka shkaktuar shumë debat, pasi kritikët thonë se është një mizori.

Sipas BBC, kompania Backyard Brains thotë se pajisja ka për qëllim që të nxisë fëmijët që të interesohen për neuroshkencën.

Ajo vendoset mbi insektin dhe disa elektroda ngulen në trupin e tij.

Më pas, përmes një programi në celular, mund të kontrollosh lëvizjet e brumbullit.

Kritikët thonë se kështu dëmtohen insektet.

Kurse kompania thotë se ata i trajtojnë njerëzisht këto krijesa të vogla.

Pajisja do të dalë në treg në SHBA fillimisht dhe do kushtojë 99 dollarë./ep

4 komente në “A është mizori që të drejtosh elektronikisht një brumbull?”

  1. albi says:

    Ej sa bukur do kemi mundesine te kontrollojme brumbuj, vetem per shumen qesharake te 99$…..do shohim te gjithe adoleshentet pa tru,si majmuna me telefona te modes, qe bejne gara me brumbuj. Keta te fundit nuk kane goje te flasin, jane te nenshtruar ndaj asaj paketes eletronike pa-kuptim….Kjo kompania qe ka bere kete shpikje idiote, mizore, pa kuptim, JO vetem qe nuk do i beje femijet apo kushdo tjeter qe do e perdore kete aparat qe te interesohen per neuroshkencen, por do i beje ata qe do e perdorin qe te mos kene respekt per natyren, e ti trajtojne kafshet apo insektet si objekte qe mund te komandohen….e kur keta femije te rriten, mund te mendojne se kjo gje mund te behet pa problem dhe me njerzit?

  2. Erla eshte goce me vizion says:

    Keta thone qe eshte mizori per brumbullin.Po neve qe na i kane vene “çanten” prej kohesh politikanet tane dhe nderkombetaret??A eshte kjo mizori valle?

  3. Korrektor says:

    Insekti ne foto nuk eshte brumbull, porse furrtare [cockroach, sipas

    BBC], apo kacabun. Perkthyesi te konsultohet para se hedhi ne shqip

    anglishten.

  4. Insekti says:

    Jam kurjoz kush ja ka vene kete ne shpine drejtorit te kabinetit te financave. Ce ky o quhet spiro brumbulli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje