Zëvendësministrja e Komunikacioneve në Gana, Victoria Hammah është pushuar nga detyra pasi u regjistrua duke thënë se do të qëndrojë në politikë derisa të bëjë 1 milion dollarë.
“Nëse ke paratë, mund të kontrollosh njerëzit,” thotë ajo në një kasetë që është përhapur gjerësisht në Gana.
Sipas BBC, vetë Hammah nuk e ka komentuar këtë kasetë.
Korrespondenti i BBC thotë se ajo ka luajtur një rol kyç në zgjedhjen e presidentit John Mahama vitin e shkuar.
Në gusht, ajo deklaroi se ka shumë presion mbi të që të vjedhë nga qeveria sepse njerëzit mendojnë se ajo është e pasur.
Atëherë ajo i pati përshkruar këto kërkesa si të neveritshme.
“Politikanët e korruptuar janë reflektim i një shoqërie të korruptuar,” pati thënë ajo atëherë./ep
1million dollare?
Kta tanet thone 1 miliarde o ghana
sa mbrapa qenkan keto…1 mln usd ne i kemi per nje koncension moj moter…
e paska thene tamam si ed shalsi disa muaj me pare ne top story.ne nuk do vjedhim si keta (pd),por do vjedhim me stil dhe gjith lezet.
mos kata tane jane per pension te parakohshem!?
qenka e bukur dreqi
E bukur ??
U ktheva dhe e pashe edhe njehere me vemendje. Mendimi im, nuk eshte e neveriteshme.
Sme pelqen ne nje pike kjo mua,kur thote te bej nje miljon e te iki….
Bej nje miljon e rri te pakten mos vij ndonje tjeter qe eshte me kilometrazh zero…:P
sipas vendit edhe leku
Po Ilir Meta valle sa e ka jacpotin per te dale nga politka ?
Nje milion apo me shume ketu kane bere drejtoret faqekuqe dhe te palare. Imagjino partite sh.p.k
hahahaha 1 milion …
me pelqeu ai komenti, bej 1 milion e rri se vjen dikush e fillon me km 0, kjo te bej 1 milion e te punoj mos te vjedhe
edhe ne mund ta aplikojm kete synimin e 1 milion e pastaj puno e mos vidh sepse do kete rezultat …
Keto plehra po e cojne per lesh edhe Ameriken e po e kethejne ne Afrike,liberalizmi eshte mental illness.
Nuk ikin keta dhe sikur te bejne 1 milion dollare, pasi oreksi vjen duke ngrene!!!
Tek ne pazari eshte me i larte.
Ketu deputetet kane paguar 1 milion dollare per tu futur ne politike.