Çfarë nisje spektakolare që bën Twitter në bursë!

7 Nëntor 2013, 18:42Lifestyle TEMA

Rrjeti social Twitter nisi rrugëtimin në bursë, ndërkohë që aksionet nisën që të shiten 45.10 dollarë minutën e parë pas hapjes së bursës së Nju Jorkut.

Sipas BBC, ky ishte një kërcim prej 73 përqind në krahasim me çmimin fillestar të 26 dollarë për aksion.

Kjo do të thotë se tani kompania ka një vlerë prej diçka më shumë se 31 miliard dollarë.

Më shumë se 13 milion aksione u shitën pasi dolën në bursë.

Twitter ka më shumë se 230 milion përdorues.

Në vitin 2012, në bursë u hodh edhe kompania Facebook.

Aksionet nisën që të shiten me 38 dollarë dhe brenda pak orësh arritën 45 dollarë.

Por çmimi nisi të bjerë dhe vetëm më 11 shtator 2013 aksionet arritën të shiten për 45 dollarë.

Themeluesit e Twitter pritet që të bëjnë miliona nga kjo shitje.

Bashkëthemeluesi Evan Williams ka 10 përqind të aksioneve, që e bën atë aksionarin më të madh. Vlera e kësaj përqindje është më shumë se 1 miliard dollarë.

Jack Dorsey, një tjetër bashkëthemelues, ka 4 përqind të aksioneve, që do të thotë gjysëm miliard dollarë./ep

2 komente në “Çfarë nisje spektakolare që bën Twitter në bursë!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Nje server qe s’prodhon asgje..Fllucke sapuni..

  2. valter says:

    SHume e sakt komentuesi “njeqytetarOptimist”, kjo jane firma piramidale, ashtu siç ngrihet shpejt po ashtu edhe bien shume shpejt, kus e ha ata qe jane injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje