Demi Lovato: “Kam ndryshuar, nuk pi më”

6 Nëntor 2013, 09:45Lifestyle TEMA

Suksesi i madh, depresioni, droga…është vetëm 21 vjeç dhe Demi Lovato ka kaluar shumë etapa në jetë, por tashmë që është pjesë e jurisë së X Factor Usa dhe mesa duket ka marr rrugën e duhur.

Revista “Latina” i ka dedikuar kopertinë dhe ajo rrëfen se “do të bëhet nënë” dhe se “nuk pi më”. Demi mendon se duhet të shohë përpara dhe të përqendrohet tek e ardhmja:

“Jam një vajzë teksane, instinktivisht kërkoj të bëhem nënë së shpejti. Ndonëse kam akoma kaq shumë për të jetuar, duhet të qetësohem disi. Të shohim se si do të jetë jeta ime pas 5 vitesh. Por pa diskutim do të jem nënë brenda 10 viteve të ardhshëm”.

Burri ideal? “Kërkoj dikë që më bën të qesh”. Lovato nuk harron të kaluarën: “Po e marr veten. Dua të jem shembull. Nuk duhet detyrimisht të pish shumë, mund të bëhet gjë tjetër”. P.K

1 komente në “Demi Lovato: “Kam ndryshuar, nuk pi më””

  1. net says:

    Pi akoma ta pifte dreqi ne bark inshalla! Po nomale eshte lady kaga qe te jep leksione me gjithe ate llamarinen e ndryshkur, Madonen. ne fund te xhehnemit , eatje ka vend plot per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje