Ish- njeriu më i shëndoshë në botë gjen dashurinë (FOTO)

6 Nëntor 2013, 12:03Lifestyle TEMA
Ish- njeriu më i shëndoshë në botë gjen dashurinë

Dikur ai ishte njeriu më i shëndoshë në botë dhe peshonte plot 445 kilogramë.

Në atë kohë, britaniku Paul Mason konsumonte 20 mijë kalori në ditë.

Por pasi humbi 305 kilogram, arriti që të gjejë dashurinë.

Bëhet fjalë për amerikanen Rebecca Mountain.

Së bashku u njohën në internet dhe dje 52- vjeçari është takuar për herë të parë me dashurinë virtuale.

Rebecca thotë se kishte parë dokumentarin për jetën e Paul dhe u prek.

“Ai është një njeri i jashtëzakonshëm, i ndershëm, i hapur dhe i sinqertë,” thotë ajo.

Ditën e parë që folën në Skype, ajo thjesht në fund të bisedës i tha: “Atëherë kur do flasim nesër”.

Tani Paul do të shkojë në SHBA që të ndihmojë Rebecca-n.

Por ka një problem: 50 kilogram lëkurë që nuk e lënë akoma të lëvizë mirë.

Në Britani i thonë se do duhet kohë që të vijë operacioni, por në SHBA një mjek është i gatshëm që t’ia heqë lëkurën falas.

Atij i duhet të paguajë vetë 12 mijë sterlina për mjekimin dhe qëndrimin në spital./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje