Katy Perry, “mbretëresha e Twitter”

4 Nëntor 2013, 10:25Lifestyle TEMA

Me më shumë se 46.5 milionë ndjekës (followers),Katy Perry është shndërruar në mbretëreshën e re të rrjetit social Twitter.

Numri i adhuruesve të këngëtares amerikane është rritur në shifra marramendëse muajt e fundit, ndërsa në ditët e para të nëntorit ajo zbriti nga froni Justin Bieber që mbante vendin e parë përsa i përket numrit të ndjekësve në botën e muzikës.

Vetë idhulli i adoleshentëve e mbajti këtë pozicion për thuajse 3 vjet, që nga 2010 kur kaloi Lady Gaga-n në krye të këngëtarëve me më shumë ndjekës në këtë rrjet social. P.K

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje