Nicole Scherzinger është shfaqur shumë e gjallëruar gjatë performimit të saj në skenën e garës muzikore amerikane “X Factor”.
Shumë ndjekës të këtij spektakli kanë pohuar se këngëtarja kishte konsumuar alkool para se të fillonte gara, por Nicole ka mohuar një gjë të tillë.
Gjatë programit, ajo madje nuk e vërejti kur prezantuesi Dermot O’Leary, u drejtua nga ajo dhe e pyeti të lajmërojë performancen e saj.
Asaj iu desh një gjysmë sekonde kohë që ta kuptojë se duhej të fliste, e cila në televizion duket mjaft kohë e gjatë.
Përderisa spektakli po vazhdonte, shikuesve nuk iu desh edhe aq kohë që të komentojnë rreth sjelljes së saj të çrregullt.
“Është Nicole e dehur në këto momente?”, ka shkruar një përdorues i rrjetit social “Twitter”.
Udhëheqësit e programit mbetën të befasuar me sjelljen e saj jo të mirë. Ata dërguan disa anëtarë të stafit tek Nicole, që të konfirmojnë nëse ajo ka konsumuar alkool para se të fillonte spektakli, ka raportuar “The Sun”. P.K
Ha..haha, fshataret kane mesuar gjuhe te huaj. Cfare do te thote ‘performon’?