Skandali në Facebook/ Kush është gruaja që i presin kokën?

4 Nëntor 2013, 12:58Lifestyle TEMA

Videoja e një gruaje, të cilës i presin kokën në Meksikë, ka shkaktuar shumë zemërim në arenën ndërkombëtare për shkak se Facebook ka refuzuar që ta heqë atë nga faqja.

Ka pasur me qindra raportime për videon, por askush nuk e ka identifikuar viktimën.

Pasi në debat u përfshinë edhe emra të tillë si kryeministri britanik, David Cameron, video u hoq nga Facebook.

Megjithatë video mund të gjendet sërish online.

Në video shihet një grua në gjunjë, ndërkohë që një person me maskë i mban një thikë pas duke thënë: “Ja zotërinj, kjo u ndodh të gjithë atyre të Kartelit Gulf. Në emër të Los Zetas”.

BBC thotë se për më tepër, nuk ka një hetim në Meksikë për të zbuluar identitetin e gruas apo ekzekutorët e saj.

Një nga ekspertët e klaneve të drogës në Meksikë thotë se një hetim të tillë e nisin policitë vendore, por ekziston mundësia se shumë oficerë punojnë ditën për shtetin dhe natën për kartelin Los Zetas.

“Ekzekutimi i saj konsiderohet si diçka normale në Meksikën e sotme dhe ajo as nuk e meriton një hetim, çka duket se është- ndryshe nga vendimi i Facebook- elementi më i papërgjegjshëm i kësaj vrasje brutale,” shkruan BBC./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje