Kuba urdhëron: Të mbyllen kinematë private

2 Nëntor 2013, 20:32Lifestyle TEMA

Kuba ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të dhjetëra kinemave private dhe sallave për video- lojëra.

Sipas BBC, qeveria thotë se ato nuk janë autorizuar ndonjëherë, ndaj duhen mbyllur për të sistemuar këto biznese.

Vendi komunist së fundmi ka liruar disa rregulla përsa i përket sektorit privat.

Por disa sipërmarrës kubanezë i kanë përdorur restorantet dhe të tjera biznese që të shfaqin edhe filma apo për të luajtur video- lojëra.

Mbyllja e tyre do jetë një goditje e madhe për shumë sipërmarrës kubanezë, që kanë investuar shumë, sidomos për kinematë 3D, duke importuar pajisje të shtrenjta nga jashtë vendit.

Por problemi duket edhe më i thellë. Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës janë ankuar se filmat, kryesisht amerikanë, janë banalë dhe nuk janë në përputhje me politikën kulturore të revolucionit.

Megjithatë shpresohet se ky sektor në rritje do rregullohet, por nuk do mbyllet./ep

2 komente në “Kuba urdhëron: Të mbyllen kinematë private”

  1. xhaxhai says:

    shume mire e bejne,e te jene nen kontroll te shtetit,jo po ti lene e te hapen mender bythesh si deri dje ketu ne Shqiperine e sali berishes.Normale qe cdo gje duhet te jete nen kontrollin e Shtetit,pamvaresisht se eshte private.

  2. z says:

    hehehe shifi kacot nuk shofin pa syze , e le me syze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje