Nxënësi hidhet nga kati i 30-të pas presionit të mësuesit (FOTO)

1 Nëntor 2013, 12:14Lifestyle TEMA
Nxënësi hidhet nga kati i 30-të pas presionit të

Një djalosh 10- vjeçar në Kinë vdiq pasi mësuesi i tha të hidhej nga godina.

Nxënësi kinez u hodh nga kati i 30-të, pasi nuk arriti që të shkruante një letër ndjese, që i ishte kërkuar nga mësuesi.

Hindustan Times raporton se nxënësit i ishte kërkuar që të shkruante një tekst falje me 1 mijë karaktere, si ndëshkim pasi kishte folur në orën e mësimit.

“Nëse nuk e shkruani, hidhuni nga ballkoni,” u tha mësuesi.

Fëmija ra mbi një makinë të parkuar poshtë apartamentit të tij.

Prindërit i gjetën të shkruar në fletore një tekst të tillë: “Mësues, nuk e bëj dot diçka të tillë. Jam zmbrapsur disa herë teksa tentoja që të hidhesha nga godina”.

Në shenjë proteste, të afërmit e fëmijës vendosën tek godina e shkollës një banderolë ku lexohej: “Mësuesi e detyroi fëmijën tonë që të hidhej nga godina”.

Policia po heton për ngjarjen.

Shkolla ka konfirmuar se nxënësve iu ishte kërkuar që të shkruanin letra të tilla pasi kishin bërë zhurmë.

Por ata thonë se fëmija vdiq aksidentalisht.

Disiplina e rreptë shkollore është pjesë e sistemit edukativ në Kinë./ep

Fletorja me shënimet

6 komente në “Nxënësi hidhet nga kati i 30-të pas presionit të mësuesit (FOTO)”

  1. juliano says:

    shtet qorrakesh

  2. santiago says:

    TITULLI DUHET NDRYSHUAR SE ME DUKET PAK SI I CUDITSHEM

  3. Horri i Bulevardit says:

    Mos u habisni keto ngjarje ndodhin edhe tek ne, shifni kamikazet e Berishes, si trembet syri kurdalin per koken e Saliut.

  4. Kina pernadoria e re says:

    Kinezet po rezojne perandorine existuese perendimore nepermjet nje sistemi disiplinor i denje per makinat . Per ilustrim kine femijet meren qe ne moshe 4 5 vjecare nga familje te varfra dhe futen ne insitute sportive ku i nenshtrohen nje shkolle qe nuk njeh humbje dhe gjithe jeta e tyre i dedikohet nje medalje ne te ardhme .Ata privohen nga familja dhe nuk kane asnje te drejte ankese deri ne rezultatin final Perdoren tortura dhe ndershkime te paapra . Ne te gjithe aspektet e shoqerise kinez ekziston ky mentalitet makinash e cila po hedh pertok gjithe ngrehinen ekonomike shoqerore perendimore duke bere nje konkurence makine njeri . Rezultati eshte i qarte makinat do sundojne mbi njerzit

  5. Lugat says:

    Mqse jetoj ne Qine, dua te shtoj dy fjale. Ky lloj denimi me duket me se normal, pasi shumica e nxenesve ne Kine tashme nuk ia ndjen hic per autoritetin e mesuesit, aq me shume qe ceo gje blihet me para, sikurse dhe regjistrimi neper shkolla dhe nxenesit jane shume te vetedijshem per kete gje qe ne moshe fillore dhe shume shpesh qellon qe nxenes te tille ndihen mbi mesuesit. Mbase mesuesi e ka tepruar kur ka thene ” o shkruaje o hidhu”, por fakti eshte qe nqse ai ka arritur t’iu jap kete denim, qe per kinezet dmth. “Humbje fytyres” (te pafytyre), tregon se puna ka arritur aty ku smban me. Shume faj kaf dhe prinderit vete, qe praktikisht femijet i super perkedhlin dhe nuk i pjerdhin fare ne mos per fundjave, pasi gjate javes jav te gjyshit dhe te gjyshes(aterore).

    1. Kina pernadoria e re says:

      Ti lugat dukesh qe je kinez ose nje hale njerzore , shko shkruaj ndonje gje me shkop ne muri kinez jo ketu ku shkruajn shqiptaret,zot na ruaj keta kinezet kane mesuar dhe shqip me Google translate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje