Historia e trishtë: Gabimi i mjekëve më shkatërroi jetën (FOTO)

30 Tetor 2013, 19:34Lifestyle TEMA
Historia e trishtë: Gabimi i mjekëve më shkatërroi

Një gabim i mjekëve bëri që një grua bukuroshe nga Kazakistani të shformohej në fytyrë.

Ajo u diagnostikua gabimisht me kancer dhe trajtimi radioaktiv i ‘hëngri’ fytyrën.

Për më shumë se 10 vite, Lessya Kotelevskaya u fsheh nga shoqëria dhe humbi biznesin dhe të shoqin.

Trajtimi agresiv kundër kancerit bëri që asaj t’i hapej një vrimë në faqe.

Pasi një kushëri i saj zbuloi historinë e saj, e solli në SHBA, ku mjekët e universitetit Louisville do i rindërtojnë fytyrën.

Ajo ishte 19 vjeç kur i thanë se kishte kancer vdekjeprurës në nofull.

Nëna e një djali gjashtë vjeç shkoi për një vizitë tek mjekët pasi u godit në fytyrë me bërryl gjatë një ndeshje basketbolli.

Për dhjetë vjet ajo besoi se kishte sëmundjen vdekjeprurëse.

Ajo mezi fliste e mezi hante.

Duke folur përpara mediave në SHBA, ajo nisi të qante.

Ky gabim i mjekëve jo vetëm që i shkatërroi fytyrën, por edhe jetën. I shoqi e la, kurse ajo u detyrua të mbyllte dyqanin e saj të rrobave.

Ajo madje mbante një pecetë në fytyrë kur hante, në mënyrë që ushqimi të mos i dilte nga vrima që kishte në faqe./ep

2 komente në “Historia e trishtë: Gabimi i mjekëve më shkatërroi jetën (FOTO)”

  1. WWW says:

    E TRISHTE HISTORIA E KESAJ ZONJE! ME E TRISHTE AKOMA ESHTE HISTORIA E NJE POPULLI TE TERE, QE E MORI NE QAFE NJE MJEK!

  2. Dani says:

    Mire e the www qe mos i gezofshin ato qe i kane mare ketij populli ,.nje popull qe ende po vuan ,.ka akoma shume familje qe e shtyne muajin me 150 mije leke ,.turp ,turp , nqs do te neshtrosh nje popull lere fukara ,kete na kane bere dhe ne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje