Adoleshentja që shpëtoi një burrë me tatuazh nazist

29 Tetor 2013, 12:07Lifestyle TEMA

Në vitin 1996, një adoleshente me ngjyrë të zezë, mbrojti një burrë të bardhë nga një turmë e zemëruar, e cila mendonte se ai mbështeste racistët e Ku Klus Klan. Ishte një akt i jashtëzakonshëm kurajoje dhe mirësie- që vazhdon edhe sot të frymëzojë njerëzit

Nga Catherine Wynne

 

Keshia Thomas ishte 18 vjeç kur Ku Klus Klan- organizata e supremacistëve të bardhë- mbajti një tubim në qytetin e saj në Michigan.

Liberal, progresist dhe multikulturor, Ann Arbor ishte vendi i pazakontë për KKK që të mbante një tubim të tillë, ndaj qindra njerëz u mblodhën për t’u treguar atyre që nuk ishin të mirëpritur.

Atmosfera ishte e tensionuar, por nën kontroll.

Policia, e veshur dhe e armatosur për trazira, mbrojti grupin e vogël me rroba të bardha dhe kapuça në formë koni.

Keshia ishte me grupin e demonstruesve anti- KKK në anën tjetër të gardhit, të ngritur posaçërisht për këtë ngjarje.

Por një grua me megafon krejt papritur ulëriti: “Është një nga të Klanit këtu në turmë”.

Ata u kthyen dhe panë një burrë të bardhë, në meso-moshë, që mbante një bluzë me flamurin e Konfederatës.

Ai tentoi që të vraponte, por protestuesit, përfshi Keshia-n, nisën që ta ndjekin.

Nuk është e qartë nëse burri ishte një mbështetës i Ku Klus Klan, por për protestuesit anti- KKK, rrobat dhe tatuazhet e tij përfaqësonin tamam atë për të cilën kishin ardhur që të rezistonin.

Flamuri i Konfederatës është një simbol i urrejtjes dhe racizmit, ndërkohë që tatuazhi SS në krahun e tij ishte pikërisht simbol i supremacisë së bardhë.

Pati thirrje “vriteni nazistin” dhe burri nisi që të vraponte, por e rrëzua përtokë.

Një grup e rrethoi dhe nisi ta godiste me pankarta dhe shkopinj druri.

Mentaliteti i turmës kishte mbizotëruar.

“Po bëhej barbare,” thotë Keshia.

“Kur njerëzit janë në turmë, mund të bëjnë gjëra që nuk do i bënin kurrë individualisht. Dikush duhej të dilte përpara dhe të thoshte se kjo ishte e gabuar”.

Kështu, adoleshentja, akoma në shkollë të mesme, u hodh sipër burrit që nuk e njihte dhe e mbrojti.

“Kur ata e hodhën atë përtokë, m’u duk sikur dy engjëj më ngritën në ajër dhe më ulën poshtë”.

Mark Brunner, një fotograf që dokumentoi ngjarjen, thotë se veprimet e Thomas do mbeten në kujtesë.

“Ajo vuri veten në rrezik për të mbrojtur dikë, që sipas meje, nuk do e bënte këtë gjë për të,” thotë ai.

“Kush e bën këtë në këtë botë?”.

Por e çfarë nxiti Thomas që të bënte një veprim të tillë? Besimi i saj fetar luajti rol, por natyrisht edhe eksperienca e saj me dhunën.

“E di çfarë do të thotë që të të lëndojnë,” thotë ajo.

“Sa herë që më kishte ndodhur mua, do të doja që dikush të ngrihej dhe të më mbronte”.

Rrethanat- për të cilat ajo nuk do të flasë- ishin të ndryshme.

“Por dhuna është dhunë- askush nuk e meriton që të lëndohet, veçanërisht për një ide”.

Thomas nuk ka dëgjuar kurrë për burrin që shpëtoi, por njëherë takoi një anëtar të familjes së tij.

Dikush erdhi në kafene ku ishte ulur ajo dhe i tha: “Faleminderit”.

“Pse,” e pyeti ajo.

“Ai ishte babai im,” i tha djaloshi.

Për Thomas, fakti që burri kishte edhe një djalë, i jep më shumë domethënie veprimeve të saj.

“Në shumicën e rasteve, njerëzit që lëndojnë, vijnë nga lëndimi. Është si një rreth vicioz”.

Teri Gunderson, që po sillte vajzat e tij në Iowa atë kohë, u prek shumë nga historia e Thomas dhe mbajti një foto të saj dhe e vështron edhe tani, 17 vjet më pas.

Gunderson thotë se veprimi i asaj nxënëses e ka bërë një njeri më të mirë.

“Një zë në kokë më thotë se nëse ajo mbron një njeri si ai, unë mund të sillem mirë me të. Dhe është ky inkurajim që më ka bërë që të sillem më mirë. Nuk e di, por që prej atëherë jam më dashamirëse”.

Por ajo pyet veten nëse do ishte kaq e zonja sa Thomas.

Brunner dhe Gunderson mendojnë shpesh për veprimet e adoleshentes.

Por Thomas nuk mendon shpesh.

Ajo preferon të përqendrohet më shumë në atë që do të bëjë në të ardhmen, në vend që të shohë nga e shkuara.

“Nuk dua të mendoj që kjo është gjëja më e mirë që mund të bëj. Në jetë përpiqesh gjithmonë që të bësh më të mirën”.

Thomas thotë se mundohet çdo ditë të bëjë diçka për të thyer stereotipet raciste. Jo ndonjë gjë të madhe, por veprime të vogla, aktet e rregullta të dashamirësisë janë shumë të rëndësishme.

“Gjëja më e madhe që mund të bësh është që të jesh dashamirës me një tjetër qenie njerëzore. Qoftë edhe me një kontakt me sy, me një buzëqeshje. Nuk është e thënë që të jetë një veprim i madh”.

Duke parë fotot e asaj ditë, Thomas thotë: “Ne të gjithë duam të jemi pak si Keshia, apo jo? Ajo nuk mendoi për veten. Thjesht bëri gjënë e duhur”.

8 komente në “Adoleshentja që shpëtoi një burrë me tatuazh nazist”

  1. Nikiu says:

    Adoleshente? Kjo duket me e madhe se plaka ime, qafsha te gjithe!

    1. hipno says:

      kurse mua me duket nje qenie yll, nje qenie e adhurueshme

      1. Pirro says:

        Edhe per mua eshte nje engjell, s’me intereson fare ngjyra e lekures, rraca, gjuha o arsimimi; rendesi ka qe eshte nje shpirt i evoluar qe s’mbart urrejtje per askend perfshire ketu edhe kriminelin. Te kishte 1000, jo me shume, shqiptare te tille, do te ndryshonte Shqiperia!
        Me pak fjale kjo eshte nje shembull per te gjithe!

    2. genti says:

      ti psh je nje turp per qeniet njerezore. do doja qe shqiptaret si ti te ishin me pak. por shpresoj qe te lexosh dhe kuptosh ate per te cilen flet ky artikull.

      1. Nikiu says:

        Turp sepse bera pak humor te pademshem? Turp per njerezimin jane njerezit si ju qe mundohen me cdo rast te vjellin vrere, te shajne bashkeqytetarin, te nxjerrin veten si me te miret dhe te bejne si pseudointelektuale…

  2. luis says:

    Une qe jetoj ne Amerike di te them se ka njerez me ngjyre qe per nga miresia nuk kane te krahasuar me asnje race tjeter ne glob.
    Njerezit me ngjyre kane nje te keqe sepse nuk integrohen si duhet ne jete se shume prej tyre nuk e duan punen dhe kesisoj per te mbijetuar merren me gjera te jashteligjshme qe te cojne edhe ne krime.
    Ka plot prej atyre qe jane ne nje nivel te shkelqyer arsimor dhe intelektual dhe c’eshte e verteta kjo kategori nuk kerkon te jetoje me racen e vet por blen shtepi aty ku banohet me te bardhe per te edukuar ndryshe femijet e tij.
    Si perfundim njerez te mire e te keqinj ka kudo por ne na ben pershtypje ky gjest shembullor i kesaj vajze sepse askush nuk pret qe ndoshta keta ta bejne nje gje te tille por nuk duhet te harrojme se jane me miliona te bardhe qe derdhin fondet e veta per tua permiresuar jeten e tyre ne vendet e varfera dhe ka plot prej atyre qe shkojne e jetojne atje ne mes tyre dhe ka shume prej atyre qe jane bere edhe viktima vetem e vetem qe te bejne nje te mire ndaj te tjereve.
    Institucionet e krishtera ne Amerike pa marre parasysh katolike apo protestante kane bere nje pune kolosale ne te gjithe globin qe njerezit te ndrushojne jeten e tyre per mire dhe fale tyre sot ne shume vende afrikane jeta ka marre nje kuptim me human.
    Doktrina e krishtere eshte doktrina e dashurise dhe e miresise dhe jo me kot edhe vete shqiptaret kane emigruar ne keto vende sepse nuk e gjejne vehten ne vendet ku sundon injoranca dhe harbuteria ndaj femrave.Me vjen keq vertet qe disa nga keta shqiptare qe mburrin fene islame ne nje kohe kur vete keta nuk duan te jetojne asnje minute te vetem atje mes atyre talebaneve.
    Ky veprim konvernon me ate proverbin qe thote koken tek nena e bythet tek burri.

    1. Kosovari says:

      Luisi,

      Faleminderit per postimin. Edhe ne Kosoven islamike (qe em shpejtesi marramendes po levize drejt talebanizmit) ka injorant si Nikiu.

      Krishterimi si koncepte filozofike (per ata qe nuk duan te besojne si religjion) eshte dashuri.

      1. Pirro says:

        Po kosovar katolik po, dashuri, siç ishte kur terrorizonte Boten me nje genocid e terror te sterzgjatur per shekuj! Keta mjekerrpalaret e medresuar talibaneske qe te barazojne krimet e llahtarshme te Krishterimit(veçanerisht ato katolike), do t’u duhen edhe 3-4 shekuj, aq e shemtuar, e ndotur, e ulet, eshte feja per te cilen ti ben tifo. Ndaj per mua te gjithe talebane jeni, ca talebane filo-arabe e ca talebane vatikanas, pa harruar talebanet greko-ortodokse si rraca me e keqe ne Ballkan e ne Europe!

        Shqiptaret e vertete i nderuar, jane ata qe per fe kane te qenit shqiptare, siç shkruante i madhi Pashko Vasa:

        E MOS SHIKONI KISHA E XHAMIJA
        SE FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje