Lou Reed, i cili e mori “Rock ‘n’ Roll”-in nga qoshet e errëta si tekstshkrues, vokalist dhe kitarist për “Velvet Underground”, si dhe si një këngëtar solo, ndërroi jetë të dielën, tha publicisti i tij. Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.
“Influenca e Lou Reed është një nga ato që, ka vetëm një grusht të vogël figurash të tjera, të cilët mund të krahasohen me të”, tha Simon Vozick-Levinson, kryeredaktor i “Rolling Stone”, që raportoi e para vdekjen e Reed. “Ai fliste sinqerisht rreth realitetit të të qenit një artist, të qenit të një personi që jetonte jetën sipas kushteve të veta. Ai nuk i zbukuronte kurrë gjërat, as nuk i ëmbëlsonte, por thjesht tregonte jetën ashtu siç realisht ishte, një gjë kjo që e bëri atë një artist të vërtetë, origjinal si dhe një nga më të mëdhenjtë e kohës sonë”, tha ai.
Shume keq qe u njoh shume pak sa ishte ne jete.. Nje artist i vertete, legjende. Me vjen shume keq.
nuk eshte e verte
nuk eshte e verte qe eshte pak i njohur,biles eshte shume i famshem per njerezit qe njohin muziken e vertete
NJERI I MADH , R.I.P
B/Punimi me Metallica ishte i vecante. RIP.