Ndodhin të tilla gjëra në epokën e internetit. Një burrë nga Kina, që takoi një grua online, u shokua kur zbuloi se ajo ishte gruaja e djalit të tij.
Wang, 57 vjeç, rregulloi një takim me Lilin në një hotel në qytetin Muling, kur bëri zbulimin e tmerrshëm.
Po sikur të mos mjaftonte kjo, djali i Wang dhe burri i Lilit, Da Jun, e kishte ndjekur atë për të zbuluar se me kë kishte krijuar lidhje dhe u terrorizua kur pa se po e priste babai i tij.
Sipas mediave vendase, në tërbim e sipër, Da Jun i rrahu të dy, babanë dhe gruan, duke i thyer kësaj të fundit tre dhëmbë.
Wang përdorte pseudonimin “I mirë për të kuptuar të tjerët”. Ai kishte dalë në pension dy vite më parë.
Lili ishte një shtëpiake, kurse Da Jun punonte si shofer kamion që bënte rrugë të gjata. Ajo përdorte në internet pseudonimin “Lulja e vetmuar”.
Të dy u takuan online dhe fillimisht këmbyen foto. Lili i dërgoi atij një foto të një mikeshe bukuroshe, kurse ai një foto kur ishte ushtar.
Të lumtur, ata vendosën që të rregullojnë një takim në një hotel.
Ditën e takimit, Da Jun mbërriti në shtëpi dhe zbuloi planin e tyre, pasi pa diskutimet që ishin bërë online.
Ai i telefonoi të shoqes dhe i tha se do nisej sërish për punë, që ajo të mos dyshonte.
Kur Lili hapi derën e hotelit, pa vjehrrin e saj.
E shokuar, ajo u kthye që të largohej, por përpara i doli i shoqi, që nisi ta godiste.
“Unë po vdes duke punuar dhe ju të dy bëni qejf,” tha ai.
Policia ndaloi vjehrrin dhe gruan e djalit të tij dhe i ka marrë në pyetje./ep
Po mire mer vlla, 1 miliarde e gjysme banore, tek nusja e shpise i ra bixha ketij? ? Ca fat muti paska pas !!
Po ça tersi.Në tërë atë kinë këtyre u rastisi…Puuu ça tersi…
shum e forte kjo …. ahahhahahahahahahah…… po si ka mundesi moreee…. se kina eshte edhe 1 miljard e gjysem popull….. pikerisht vjeri me nusen e djalit do takoheshin onlain….. hahahahahahaha.
Hahahaha…
Rast qe takon nje here ne nje miljard vete .
hahahh sa kam qesh,epo kesaj i thone llotari nje ne sa miljon.
nuk thone kot qe bota eshte e madhe sa nje fshat.I ra shorti brenda shtepise.
E ne Albanistan ka te tjera cudiran kinezesh,kinezeria
Manalli po terbohet nuk Pyet me ?
ai njeri asht me shonc.sa femra ka kina kush e di? ketij i ra xhoker ne te hedhi llotari se e ka te sigurt xhokerin.