A u arratis vërtet Hitleri për në Argjentinë?

28 Tetor 2013, 11:41Lifestyle TEMA

Nga Guy Walters

Daily Mail

 

Edhe pse po afron mesnata, rrugët e Berlinit nuk janë të errëta. Në çdo kënd zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, ndërkohë që bombardimet e artilerisë ruse i afrohen qendrës së Rajhut të Tretë.

Atë orë të vonë të 27 prillit 1945, nuk kishte njeri që mendonte se nazistët do të mbijetonin.

Thellë në bunker, edhe vetë njeriu që i kishte sjellë kaq shumë shkatërrim vendit të tij dhe botës, e dinte që lufta mbaroi.

Adolf Hitler e dinte se nuk kishte asnjë mundësi që të gjërat të ndryshonin.

Fyhreri kishte tre opsione:

T’i lejonte vetes që të kapej nga rusët, por turpërimi ishte i paimagjinieshëm.

Ai mund të vriste veten, por kush do e zëvendësonte?

Mbetej vetëm një opsion: arratisja.

Gjithçka ishte përgatitur deri në detaje nga kryetari në hije i Gestapo-s, Heinrich Mueller, deri tek rrobat që do të vishnin sozitë e Hitlerit dhe Eva Braun.

Kur ora e zyrës tregoi mbërritjen e mesnatës, Hitleri dremiti pak. 20 minuta më vonë, tre njerëz dolën nga një tunel sekret që lidhte bunkerin me sipërfaqen.

Nëse ndonjë gjerman do i kishte parë, do ishte tronditur që të shihte Fyhrerin teksa largohej si frikacak.

Bashkë me të ishte edhe Eva Braun dhe kunati, Hermann Fegelein.

Pasi shmangën zjarret dhe shpërthimet, ata mbërritën në stacionin gjigand Hohenzollerndamm, që kalonte përmes qendrës së Berlinit.

Dikur ishte një bulevard i shkëlqyer, por tani ishte kthyer në një pistë të improvizuar, ku ishte ulur një aeroplan Junkers-52.

Hitleri dhe shoqëruesit e tij hipën në avion dhe kapiteni Peter Baumgart nuk priti asnjë sekondë.

Avioni u ngrit në ajër dhe u drejtua për në veri.

Fyhreri nuk donte që të shihte poshtë, pasi nuk donte të përballej me ferrin që po linte pas.

Ai ishte nisur për një jetë të re- në një botë të re. Ajo jetë do ishte në Argjentinë.

Udhëtimi i tij nuk ishte pa dredha. Pasi u ul në Danimarkë, ai fluturoi për në Spanjë, ku Gjenerali Franco i dha një avion për ta larguar për në Ishujt Kanarie.

Që andej, Fyhreri mori një nëndetëse për në brigjet e Argjentinës dhe ndaloi në portin e vogël Necochea, rreth 300 milje në jug të Buenos Aires.

Hitleri nuk doli më kurrë nga Argjentina.

Edhe pse nuk arriti kurrë që të kishte botën në dorë, ai gjeti lumturinë duke u martuar me Eva Braun, me të cilën lindi dy vajza.

Më në fund, pas 17 vitesh në arrati, një nga njerëzit më djallëzorë në historinë e njerëzimit vdiq më 13 shkurt 1962, në moshën 73- vjeçare.

Për shumicën prej nesh, kjo histori duket më shumë se fantazi. Por ka disa që e shohin si një të vërtetë absolute.

Fakti që Hitleri u arratis nga bunkeri i Berlinit i ka mbajtur gjallë teoritë konspirative që kur mbaroi lufta.

Por këtë fundjavë u zbulua se historia e arratisjes së supozuar të Hitlerit është bërë argument për sherr mes dy historianëve për plagjiaturë.

Në librin e tyre “Ujku gri: Arratisja e Adolf Hitler”, autorët britanikë Gerrard Williams dhe Simon Dunstan e përshkruajnë arratisjen e Hitlerit si më sipër.

Megjithatë, një gazetar argjentinas, Abel Basti, që vjen nga qyteti Bariloche në Patagoni, ku ‘dolën në pension’ shumë nazistë, pretendon se britanikët i kanë vjedhur atij kërkimin dhe kërkon kompensim.

Williams dhe Dunstan mohojnë akuzat.

“Basti nuk shpiku ndonjë ide tani. Librat për këtë subjekt janë shkruar që në vitin 1953 dhe në vitin 987”.

Për ata që nuk janë në brendësi, kjo mund të duket si tre burra tullacë që zihen për një krehër.

Por ka shumë njerëz që e besojnë.

Mijëra nazistë u arratisën pas luftës, përfshi edhe famëkeqin Adolf Eichmann dhe Josef Mengele.

A është e mundur që Hitleri të jetë arratisur bashkë me ta?

Në vitet menjëherë pas luftës, në fakt nuk ka prova të forta që Hitleri vdiq.

Një nga problemet me të cilat u përballën hetuesit është edhe mungesa e një prove fizike për vdekjen e tij.

Perëndimi nuk e dinte deri në vitin 1968 që kishte një fragment kafke, që ishte zbuluar në rusët pranë bunkerit të Fyhrerit dhe që mendohej se ishte e tij.

Por në vitin 2009, analizat zbuluan se ishte kafka e një gruaje.

Si për të shtuar akoma më shumë teoritë konspirative, shërbimet e inteligjencës së SHBA dhe ato britanike pas luftës morën raportime të pafundme se Hitlerin e kishin parë të gjallë.

Shumë nga këto histori ishin pjesë e një fushate dizinformimi nga sovjetikët.

Ata besonin për një kohë të gjatë se aleatët po strehonin Hitlerin dhe shpiknin të tilla histori për të larguar vëmendjen nga e vërteta.

Në korrik të vitit 1945, komandanti rus, marshalli Georgi Zhukov pretendonte se trupi i Hitlerit nuk ishte gjetur, duke thënë se ai mund të ishte larguar.

Edhe në vitin 1952, ai tha se nuk është gjetur ndonjë provë bindëse për vdekjen e tij.

Sot, shumica e pranojnë se Hitleri vrau veten në bunker.

Pas luftës, historiani dhe oficeri britanik i MI6, Hugh Trevor- Roper u caktua që të hetonte vdekjen e tij.

Ai foli me shumë nga njerëzit që ishin në bunker ato ditë.

Të gjithë thanë se Hitleri kishte vrarë veten dhe trupi i tij dhe Eva Braun ishin djegur.

Nëse Hitleri do kishte ikur në hemisferën jugore, do ishte e pamundur që gjithë këta njerëz ta mbanin sekretin deri më sot.

Por ka nga ata që këmbëngulin në teoritë konspirative.

Williams dhe Dunstan thonë se ata që u vranë në bunker ishin sozitë e tyre.

Por a është e mundur që njerëzit që e njihnin Hitlerin prej vitesh të ishin mashtruar nga dy sozi?

Në fakt, lajmi për largimin e Hitlerit është si një lojë fjalësh.

Nuk ka asnjë historian serioz që e beson këtë gjë, e cila duket si të besosh që Elvis Presley është akoma i gjallë.

24 komente në “A u arratis vërtet Hitleri për në Argjentinë?”

  1. WWW says:

    ESHTE E VERTETE QE HITLERI NUK U VETEVRA, POR U LARGUA NGA GJERMANIA. KETE E DINE SHUME NJEREZ. CFARE NUK DIHEJ DERI TANI, ISHTE VENDI KU ISHTE STREHUAR PAS LARGIMINIT NGA GJERMANIA. TANI KA DALE NE DRITE TE DIELLIT SE HITLERI ME T’U LARGUAR NGA GJERMANIA,U DREJTUA PER NGA ALPET SHQIPTARE DHE PARASHUTOI NE VUCIDOL, PASI ATY KISHTE DEGJUAR SE MUND TE SHIJONTE I QETE KENGET E EDITH PIAFF. JETOI DERI RRETH VITEVE 60 DHE MBYLLI SYTE I LUMTUR, PASI NXORI NE DRITE PASARDHESIN. (NUK DIHET NE SE PASARDHESI KISHTE PER NENE EVA BRAUN, POR PROVA TE PADISKUTUESHME TREGOJNE SE PASARDHESI KISHTE PER BABA VETE HITLERIN. NJE NGA ARSYET SE PSE NUK DIHET KU ESHTE VARRI I R.B. DHE SE CILI QE FUNDI I TIJ, PERBEJNE NJE NGA PROVAT SE PASARDHESI KA PER BABA NATYRAL PIKERISHT HITLERIN. NJE GJE TJETER QE NUK DIHET ME SAKTESI ESHTE DHE DATA E LINDJES SE PASARDHESIT: 15 APO 16 TETOR. VETE PASARDHESI PAT DEKLARUAR SE KISHTE LINDUR NE NJE DITE ME E.H., NJE MIK I NGUSHTE I HITLERIT, POR TANI E KA KTHYER SI DATE ZYRTARE TE LINDJES 15 TETOR 1944,(SIPAS STATUSIT TE TIJ NE FB).
    PROVA TE TJERA QE VERTETOJNE KETE TEORI, ME SIGURI DO I POSTOJNE DHE LEXUES TE TJERE…

    1. elton UAE says:

      hahahah sala djali i Hitlerit me krye seksin e vicidolit Sheqere Eva Berisha(Brown). biles thon qe Hitleri i mesoi dhe ciftelin birishes sone dhe gjithashtu i foli per Kuvajtin, prandaj tha sala qe ja ka lene baba amanet dashurin per kuvajtin.

    2. Socialist says:

      Te ruhemi se mos po del pasardhesi Edi Rama, pasi qe eshte dhe nje piktor…

    3. zarari says:

      nje prove tjeter eshte qe takoi nje femer te martuar dhe nga flirti paten nje tjeter femije qe megjithese artist me shume eshte autik…

    4. Gjergji says:

      Ne nje vrime i bie fyellit o t r a p i lalës

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Pse te mos besojme ne ne “TEORITE e KONSIRACIONIT ” ?
    A nuk eshte Teori Konspiracioni ZBRITJA ne HENE e ARMSTRONGUT ?
    A nuk eshte Teori Konspirative Cfaqja e Unidentified Flying Object ?
    A nuk eshte teori Konspirative atehere edhe LOJA me HITLERIN qe e nxjerrin nga sirtaret sa here qe tu duhet ,ne nje kohe qe ka “STERILITET SENSACIONESH ” ?
    3 Astronaute RUSE ,perkatesisht :
    JANI MAKAROVI
    VLADIMIR ZHANIBEKOVI
    KONSTANTIN IVANOVI thone qe :
    Ne se ,NE ,do ti tregojme njerezimit per ate se cfare kemi pare ne KOZMOS ,njerezimi do CMENDET .
    Nje gje eshte fakt se :
    Kur RAJHU i TRETE po perjetonte ditet dhe oret e tij te fundit shume sosh nga HIJERARKET naziste ,mbase edhe me mbeshtetjen e ALEATEVE u INMBARKUAN ne BARKUN e MJETEVE SUB UJORE MODERNE te kohes ,dhe pas nje ODISEJE te gjate mberriten ne POLIN JUGOR ne ARGJENTINEN e super larget .
    Tani ne se edhe HITLERI dhe EVA BRAUN ishin ne ato NENDETESE ,dhe ne se nuk paten fatin e DUCES dhe te KLARA PETAACIT ,kjo vlen qe te diskutohet .

    1. tiger says:

      Nuk ka nevoje te hetohet asgje. Eshte e qarte dhe me se e kuptushme qe do vriste veten. Si mund te jetonte ndryshe, kur armiqte e tij te festonin cdo vit diten e rrezimit te nacional-socializmit? Vrau veten pa ju dridhur qerpiku.

  3. tironsirefugjat says:

    Sidoqoft nje arsye qe te ben te besosh ae Hitleri mund te ket shpetuar gjall esht se si esht e mundur kaq nazist ,pergjegjes vrases e deri ne sadist me eksperimentet neper kampet e perqendrimit ariten te arratisen (Si psh Ajhman qe u kap nga zbulimi izrailit e u gjykua) dhe Hitleri ,ky “gjeni” i se keqes nuk paska organizuar dhe kamuflluar arratisjen e tij!!! Stalini kurr nuk tha dhe nuk pranoi qe Hitleri esht vrar dhe per mua esht me i besushmi ndonese ishte kriminel edhe vet ! Ata qe fshehen Hitlerin jan ata qe e kurdisen ate dhe ky konspiracion esht i organizuar ne menyr perfekte dhe esht ruajtur po ashtu …Ne (delet) jemi gjithmon shum larg te vertetes dhe realitetit se ate e organizojn ,e dirigjojn dhe na e servirin ata qe sot kontrollojn boten dhe esht nje pakic me gishta…..

  4. qen chicago says:

    Shiko kur te dalin kopetentet e papune dhe tja fusin pordhes

  5. Patriot says:

    Te krahasosh fundin e Hitlerit me fundin e Elvis Presley,do te thote te jeshe miop,ose I paditur.Elvisi u largua nga kojo bote nga nje smundje e pasherueshme per kohen kur jetoj ne kete bote,kurse per krye kriminelin e luftes se dyte boterore Hitlerin,ekzistonin mundesite per kohen dhe vitet qe jetoje ai,te zgjidhete nje vend te sigurte per tu pleqeruar,ari,argjendi dhe qindar miljona marka dhe miq diktatore jo te paket ne ate kohe, mund tja benin te qete jeten deri ne largimin e tij nga kjo bote e bukur,por e pa perkyer nga politikat e dites dhe hakerimat e djajve me fytyre njeriun,qe si kafshet jetojne ne kete bote.
    Shume kohe me pare ne shtypin e dites se diktatures komuniste c’faqej nje njeri,qe deklaronte sa here qe arrestohej,si”cfaj kam une qe i ngjaje Hitlerit”dhe kjo ka nje domethnje,jo ate te propogandes komuniste sovjetike,por pranine e tij ne ate kohe.
    Nese do te arrihet te kete ndergjegje vertete njerezore,nje dite jo te larget do te pranohet njerez qe e kane njohur ate,se Hitleri vdiq ne Argjentine,si shume kriminele te tjere hitleriane qe nuk u perbalen me ligjin,por i u “fshehen” ligjit.Mos t’u duket cudi,sot shume nga ish perekutoret qe jane pergjegjes direct per miljona krime ne vite ne ish vendeve komuniste,vazdojne me mostra e bijte tyre te drejtojne te tria pushtetet dhe te gjithe biznesin bashke pa i hyre gjem ne kembe,duke bere politik dhe drejtuar banka e financa ne c’do cep te Shqiperise e botes,prndaj te mos ju duket cudi qe Hitleri ka jetuar aq sa e ka pas caktue Zoti.Bote e bukur,por me politika sa te bukura aq dhe te paturpshme dhe kriza finalciare bankare e verteton nje gje te tille.Politika e rendjes pas parase e pushtetit me c’do cmim e menyre sot,po pervetesohet nga shume politikane e qevritare,qofte dhe opozitare shtetesh,prandaj dhe pakenaqesia ne Europe ndaj politikave te dites ka arritur ne mbi 86 perqind te shtetasve Europiane deri me tani.

  6. taku says:

    vdiq,vrau veten,e vrane,apo u arratis pak rendesi ka,rendesi ka qe hitleri beri hapur ate qe sot shum shtete po e bejn fshehur,dhe po e maskojne luften gjoja kundra ktij e kundra atij…Hail HITLER

    1. Coli says:

      Perderisa Gjermania kishte te drejte vote ne OKB qe ne vitet 50, do te thote shume!
      Te gjithe Shtetet dorezuan te nazistet çifutet!
      Sa ka vrare Hitleri ka vrare dhe Stalini ne bllokun komunist,lufta pastron nganjehere dhe jo me kot quhet WW2
      Gjermania nuk e ka vene asnjehere ne diskutim lavdine e vet e jo me ekzistencen
      Taku mos bertit shume se ti marrin dhe kuponat e kafes ?

  7. nn says:

    Jam dakort vetem me komentuesin e pare.

  8. profesori says:

    Se dim nese ësht arratis por diçka esht e vertet qe u vet-vra.

  9. albti says:

    E urrej se nuk perfundoi ate cfar nisi. Ne do te ishim ndryshe pa komunizem dhe te zhvilluar si shqipri etnike ku greket do te vinin refugjate te ne. 1% e botes sote zoterojne gjith kapitalin dhe 60% jane cifuta te deklaruar ndersa ka dhe te tjere te padeklaruar ne kete perqindje shihni statistikat dhe po fundosin gjithmone e me shume pjesen tjeter te popullates ku hyme te gjithe ne.

    1. Alex Xinxa says:

      Ik ore budalla. Race ariane ti gjasme. Me gjysherit qe nuk dihen nga cila province e perandorise kane mbrritur. Te kishte fituar nazizmi e shumta qe do beje do ishte te mbillje patate. Po nese do te jetosh ne idiotizmin tend pa u zgjuar ,ben mire te mos i besh kurre analizat e ADN.

      1. albti says:

        Ndoshta ti je turk po veriu i shqiprise eshte me adn illyrian une per vete e kam te vertetuar timen. Po ti me komunistet e tu sulmuat patrullen gjermane me te plagosur per te vjedhur gomat per opinga dhe me te drejte gjermanet dogjen fshatra te tera per hakmarrje. Ato ishin thjeshte kalimtare ne shqiperi me dhe hitleri nuk e miratoi pushtimin e shqiprise nga Italia fashiste. Batalioni SS Scanderbe u krijua me shqiptare per arsye se gjermanet e njihnin dhe e respektonin rracen tone. Perse gjermanet martohen me shqiptare dhe perse forcat e para ne Kosove ishin Gjermane. Me thuaj kush po investon me shume ne shqipri sot. Gjermanet jane komb qe njohin historine dhe e respetktojn ate por pa ven tellallin sic bejme ne..

        1. alex xinxa says:

          Atehere une po te jap keshillen e dyte falas duke bere nje perjashtim per ty. Spo them ta lexosh dhe njehere historine se ajo pune ska me vlere ne rastin tend por nje vizite te psikiatri duhet ta besh patjeter. Keshtu ti arian gjysem turk e gjysem sllav shqipfoles.

          1. albti says:

            Si duket je vete edhe lekur jevgu duhet te kesh patjeter qe komenton keshtu. Po mir per ty. Shiko gjeje se cilin grek e ke stergjysh ose turk po grek duket. Ose paguhesh nga cifutet per te bere propapagand neper gazeta. Screw You.

  10. Fanolist says:

    Ne rastine e fundit te Hitlerit ka patur shume enigma, e me te drejte.
    Le te sistemojme disa te verteta :
    -Ne fillim perendimi nuk deshi te besoi per rrezikun gjeman.
    -Franca vetem kur u pushtua e besoi kete gje.
    -Anglia u be antifashiste kur pa tmerrin e bombardimeve te Londres.
    – SHBA dhe Anglia u sulmuan ne Afriken e veriut e lindjen e mesme.
    – Bota perendimore perparimtare po tmerrohej nga informacionet tmerruese qe vinin nga territorret e pushtuara dhe kampet e perqendrimit.
    -U ndertua aleanca antifashiste
    -Presidenti i famshem antifashist i SHBA T.Ruzvelt punoi nate e dite, deri ne frymen e fundit, per dergesat e njepasnjeshme ne ndihme te frontit Rus ku luftohej per jete a vdekje.Ai kishte dhe pengesa e kundervenie ne angazhimin e tije.
    -Filloi dhe fronti i shumepritur perendimor e jugor antifashist.
    – Vdiq Ruzvelt, filloi mosebesimi mes aleateve , filloi e keqia,lufta e ftohte qe i solli fatkeqesira te tjera Europes.
    -Komandatet perendimor filluan bisedime te fshehta, te njeaneshme, me komandatet gjerman, dergoheshin divizione gjermane ne freontin e lindjes (rus). Sherbimet e fshehta Ruse e konstatuan kete dhe protastuan . Perendimi ,ndoshta , nuk deshi t’a shkaterroi Gjermanine; por qe e detyruar te marrshoi e pushtoi territorre gjermane, qe te mos i pushtonte te tera ushtria Ruse. Aleatet kapen disa rober me qe kapen te tille dhe Ruset dhe nuk e paten dhe shume mendjen te Hitleri.
    -Hitleri kishte disa sherbime te fshehta e shume besnike, nuk kishte nje por disa sozie,e kishte ndertuar e testuar me kohe koridorin per Argjentine, c’e pengonte te largohej me sozie, te linte ne drejtim sozie,te vriste e digjte sozie me ne fund.
    -Sherbimi rus nuk u bint kurre per variantin e fundit te hitlerit, me gjithese ashtu u shkrua ne tekstet e historise.
    -Sherbimi rus nuk ia pati vaktin me tej kesaj pune, dolen probleme te tjera.
    – Serbimet izrealite antifashiste arriten shume rezultate, por nuk arriten te afrohen as te soziet e A.Hitlerit ne Argjentine.

  11. AOS says:

    Ky lajm ka mbi 15 vjet qe eshte konsumuar………………………….!

  12. saimir says:

    Preslit me duket se ja kane gjetur trupin ndersa Hitos jo(ai qe u gjet ka shume pikepyetje), keshtu qe krahasimi ne fund te artikullit eshte banal.

  13. qen chicago says:

    Gjynah sa budallenj ka shqiperia qe kujtojne qe dine shume. Ashtu si dhe sala qe kujton qe ben historine dhe fatet e popujve te botes jane ne duart e tij.
    Rrace fatkeqe.

  14. ajaxs says:

    Kush njeh historine e njerezimit mire ,i ka ra ne sy nje gje.Diktatoret dhe kriminelat nuk vrasin kurre veten. Edhe Kitleri nuk bene prejashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje