Ka shumë njerëz që mund të jenë dakord me këtë, por kjo është hera e parë që ajo e thotë vetë.
Gruaja e kryetarit të parlamentit britanik, Sally Bercow, tha se ajo nuk është e përshtatshme për të qenë gruaja e kryetarit.
Madje ajo tha se do që të kthehet e të jetojë në anonimitet, larg nga apartamenti luksoz ku jeton tani me të shoqin, John.
“Unë jam tip i turpshëm dhe e urrej këtë stil jetese,” tha ajo.
Duke folur në një intervistë, ajo tha se është detyruar që të mbijetojë me këtë stil jetese, me festa të mërzitshme dhe me njerëz që “thjesht e kanë kokën përmbi b…”.
Madje ajo shkoi më larg kur tha se nuk do ishte martuar me të shoqin, po ta dinte që ai do kishte një profil kaq të lartë.
“Por çfarë të bëja? Të divorcohesha me njeriun që dua? Të shmang kamerat kur të gjithë e kanë një të tillë në celular,” tha ajo.
Nëna e tre fëmijëve pozoi thuajse nudo para dy vitesh në apartament, ndërkohë që në sfond kishte parlamentin.
43- vjeçarja tha se politika është e mbushur me njerëz snobë.
“Të them të vërtetën, e urrej publicitetin. Mezi po pres që John të mbarojë punën dhe të jetojmë diku tjetër”.
Pak ditë më parë, Bercow dha një shfaqje për fotografët, kur nisi të kërcente në rrugë pasi u kthye nga një festë me shampanjë.
Ajo ka dalë edhe në shfaqje të tilla si “Celebrity Big Brother” dhe “Big Star Little Sta”, por thotë se e ka bërë këtë për të ndihmuar fëmijët autikë, pasi po rrit vetë një të tillë./ep
Nje trap – shume trap …
Derisa nuk e ben zap … ?
Ky kryetari i parlamentit ben mire te rrije urte ne shtepi se po i hyri doresh kjo, ja thyen kockat…
pse mer vlla trap?
Ky eshte koshient dhe nuk e ben per sy te botes te pakten!
Jo si Iliri jone qe i thote gruaj “hip ne karrike se te vrava”
qenkan legalizuar martesat mes buurave ne angli
ti qeke yll,anglezet keshtu si ty i duan.Kaq te turpshme sa je ti te kishim Mesilen,qe ka tromaksur gejte dhe Totozanin.
Çeshte kjo e çmendur,nuk di ta permbaje veten!
smeret vesh kush eshte burri dhe gruaja.
Këto anglezet dreqi i merr vesh.Ja dhe Dajana nuk la dashnor pa provuar .Tani gruaja e kryeparlamentarit.Ec e gjeje të kam rixha.
Përkundrazi.,je ne rolin tuaj.
Memedhetari qenke shume tyte ari! Si nuk eshte Xhelal Mziu, qe te beje “zap” femren, ne perendim funksionojne ndryshe gjerat..!
Eshte nje shprehje qe thote:
Mengjes per mengjes rrihe gruan,dhe nqs ti nuk e di arsyen perse po e rreh,e di ajo vet.
???? Ke nene ti? Moter? Me keto mend qe paske sduhet te kete femer te te hudhe syte.
lexoje edhe nje here se ndoshta e kap injorancen dhe te keqen qe ke shprehur.
E admiroj per sinqeritetin kete femer.E admiroj dhe deshiroj ta lexojne edhe shqiptarkat e pushtareve tane. Kane cfare mesojne. Pushteti nuk eshte lumturi, por sakrifice per nje femer dhe burre me mend jo lakmitar si keto te pusht. tane.
O (rel) o kokrra hajvonit a ta permeni njeri nenen apo motren ty,Si do te vite ty sikur nona apo motra jote te dilte te pinte neper disko dhe te fillonte te kercente rrugeve kshtu si puna e kesaj dhe pastaj te thoshte dhe ato gjera per baben tat? Lexoe ti tamom se nuk e paske kuptu se ku e ka pas hallin kjo siper.
ky i shkreti qeka martuar me nje burre me te gjate se vetja