Mariah Carey është e njohur si këngëtare e përkushtuar në profesionin e saj.Por kësaj radhe ajo ka befasuar mbi 14 milionë fansa në rrjetin social ‘’Facebook’’duke shfaqur në ballinë një foto provokuese për këngën e saj të re ‘’The Art Of Letting Go’’.
Bukuroshja 43 vjeçare është fotografuar në një pozitë joshëse “e gjunjëzuar” me një bikini ngjyrë lëkure.
Mariah ka postuar një foto të çastit në faqen e saj për fansa duke numëruar ditët deri në lansimin e këngës më 11 nëntor.
Mariah së fundi ka shpjeguar për CNN: “Si tekstshkruese kurrë s’më ka pëlqyer të jem detajiste, sepse më pëlqen që njerëzit të mundohen vetë t’i lidhin tekstet me ngjarje nga jeta e tyre.”
Eshtë aftësi e të mesuarit ta lësh pas të kaluarën, njerëzit që kanë qenë pjesë e saj dhe gjërat që s’janë të mira për ju pa marrë parasysh për çfarë çështje është fjala.
“Eshtë emocionuese që nga fillimi deri në fund të këngës. Ata që e kanë dëgjuar muziken time do ta vërejnë prezencën time në këngë!” P.K