Si ka mundësi që kjo pasuri ishte në plehra?

4 Nëntor 2013, 12:02Lifestyle TEMA

Çfarë zbulimi sensacional!

Më shumë se 1500 vepra arti, të mbledhura nga nazistët, por të zhdukura që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vepra origjinale të Picasso, Chagall, Matisse, Nolde, Marc, Beckmann, Klee, Kokoschka, Renoir, etj.

Prej dekadash, ato gjendeshin në një apartament në Mynih të Gjermanisë, mes plehrave.

Por si qëndron historia?

Në vitin 2010, hetuesit doganorë kontrollojnë një zotëri të moshuar që udhëtonte me tren nga Cyrihu për në Mynih. Emri i tij: Cornelius Gurlitt, 79 vjeç. Me vete kishte 9 mijë euro. Nuk u ndalua, por u dyshua. Shkaku: mbiemri i tij është shumë i njohur në qarqet e artit.

Pas një kërkimi, ata sigurojnë një mandat kontrolli në shtëpinë e tij. Që nga dera e në dritare, gjithçka ishte e mbuluar me plehra. Mes tyre, një pasuri e vërtetë me 1500 piktura, grafika, skica. Ekspertët thonë se nuk kanë parë kurrë një fond kaq të pasur. Mendohet se vlera shkon deri në 1 miliard euro.

Por si i ra në dorë këtij të moshuari kjo pasuri?

Babai i tij, Hildebrand Gurlitt, i vdekur në vitin 1956, ka qenë një tregtar arti në Rajhun e Tretë. Ministri nazist i Propagandës, Goebbels e përdorte atë për të blerë vepra arti për pak para nga koleksionistët hebrenj.

Ai i blinte veprat lirë, ndërkohë që nazistët i shisnin shtrenjtë jashtë vendit.

Por gjatë kësaj kohe, ai mblidhte shumë vepra dhe i mbante vetë.

Pas luftës, ai ia la pasurinë të birit, ndërkohë që deklaroi se veprat ishin djegur gjatë një zjarri në banesën e tij.

I biri, Cornelius, i shiste pikturat kur kishte nevojë.

Së fundmi kishte shitur një Beckmann për 864 mijë euro.

Tani mbetet për t’u parë se çdo bëhet me këto vepra.

Ekspertët do të hetojnë për prejardhjen e tyre, ndërkohë që një zyrtar i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani thotë se ata presin drejtësi, çka nënkupton rikthimin e një pasurie të humbur për dekada./ep

7 komente në “Si ka mundësi që kjo pasuri ishte në plehra?”

  1. KADAFF says:

    COJENI ATJE KOQE KOKEDHJERIN ME ARTANIN E SHKREHUR SI EKSPERTE TE JASHTEM DHE SAJME AUTIKUN QE TI SEKUESTROJE DHE MOS I HYJNE PROCEDURAVE TE PANEVOJSHME BUROKRATIKE SI ORIGJINA, CERTIFIKATA E VEPRAVE ETJ!

  2. korcari says:

    O Kadaf,dukesh qe megjithese Salushja na la shendetin ti nuk e haroke kollaj.Sic duket edhe ne gjume, me siguri alucinacionet e tij thua.

  3. zzzz says:

    o korcar, e keqja nuk eshte nga korca qe te tregohet shpirtngushte e te te kurseje ty nje dite te bukur…

  4. tema says:

    Tepke si Gjergji Thimio qe ja ja babai qe pas luftes se dyte boterore.
    I blinte me te lire te ballistet dhe kulaket.

  5. Banija-01 says:

    zzzz….

    Si mize qe pagezohesh vete ,me shume se nje zuhatje nuk mund te besh.

    Pse te djeg ty per KADAFF-in,kur korçari ka thene nje te vertet !

    KADAFF-it i ka ngelur ora ne 23 Qershor dhe me te drejte kotçari thote se Saliu na la shendene dhe eshte nje materje e gjalle.

    1. Nje qytetar! says:

      Saliu eshte nje Mut i vdekur , por qe ,perseri, qelb gjithe vendin dhe c’eshte me e keqja;e pasojne dhe jashteqitje te tjera berishiste si , Kadafi , ky miza e mutit salist Zzzz ,etj .
      Berishiane ! Koha e Sali Mut Qenit perendoi nje here e mire Pe.De -ja juaj e kthyer ne bande cubash ,spiunesh te te gjitha ngjyrave,perfaqesoi gjithe llumin e Kombit.Dhe per kete aresye ka per t’u kujtuar si nje grope Haleje ne historine Shqiptare.

  6. Mire, po vlerat ku i ka?
    Nje surrat pa asnje norme e qe kushdo e pa asnje pike talenti mund ta krijoje. Mjafton me pas nje dite kohe te lire, nje penel e bojra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje