Kryebashkiaku i Torontos në Kanada ka pranuar se ka tymosur krak- kokainë, duke thënë se e ka bërë këtë në një gjendje të dehur.
Sipas BBC, Rob Ford e pranoi një gjë të tillë përpara gazetarëve duke thënë se e ka marrë drogën një vit më parë, por tha se nuk është i varur ndaj saj.
Kryebashkiaku ka hedhur poshtë zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Më përpara kishte zëra se policia ka në dorë një video të kryebashkiakut duke tymosur drogë.
Por ai kishte mohuar diçka të tillë, duke u angazhuar që të rikandidonte sërish vitin që vjen.
“Po, kam tymosur krak kokainë. Ka pasur raste kur kam qenë në gjendje të dehur. Prandaj dua të shoh këtë kasetë. Dua që gjithkush në qytet të shohë videon. Unë as nuk mbaj mend që të ketë pasur ndonjë kasetë apo ndonjë video. Prandaj duhet të shoh se në ç’gjendje isha,” tha ai.
Javën e shkuar, policia kanadeze tha se kishte arritur të rikuperonte pamjet nga një hard- drive i fshirë, duke theksuar se aty dukej Ford duke tymosur krak.
Policia thotë se nuk ka ngritur ndonjë akuzë ndaj Ford.
Miku dhe ndonjëherë shoferi i tij, Alexander “Ssandro” Lisi përballet me akuzën e trafikut të marijuanës dhe zhvatjes.
Policia thotë se ata presin që video të bëhet publike kur Lisi të shkojë në gjyq./ep
Ky qafekuq eshte kryetari me I paturp. Ka kaq kohe qe ka mohuar ne media por tashti perpara provave eshte terhequr
maskara… nderkohe qe iu presin ndihmat sociale te varferve, vete zhgerryhen ne kokaine. shkofshi ne ferr ju e gjithe rraca juaj.
That’s our mayor alright!!?….no matter what ppl still love him. Ford nation!!!
He’s gonna get re-elected next year.
Ford e thote te verteten ne sy dhe nuk ja ben qefin asnjerit. Po sulmohet eger nga shoket e Kristi Pinderit se nuk u shkoi ne paraden vjetore qe zhvillojne sumcet. Rroga e tij shkon ne total per bamiresi dhe qekur eshte eshte zgjedhur mayor taksat ne Toronto jane ulur.
ah rroga e tij shkon edhe per droge, edhe per te pire me banda mafiozesh. ato qe i tha medias ne 2005 “qe te droguarit duhet te futen ne burg” le t’i zbatoje vete tani. nuk i thu dot derr ketij, se eshte ofendim per derrin.
po, do ri-zgjidhet po kete here ne burg; e atje do beje edhe shoke plot…