VIDEO LAJM/ Ilaçi që mund të kthejë në jetë të vdekurit

5 Nëntor 2013, 10:54Lifestyle TEMA

(KUJDES: VIDEO ME PERMBAJTJE TE RENDE)

Prej kohësh flitet për efektet e ilaçit Naloxone tek personat që kanë marrë overdozë heroine.

Në përpjekje për të nxitur ekipet e shpëtimit ose urgjencat që të përdorin një ilaç të tillë, Sanjay Gupta i CNN tregoi një video ku shihet se si një 29- vjeçare kthehet në jetë falë këtij ilaçi.

Videoja tregon një vajzë, të quajtur Liz, që merrte drogë që kur ishte 11 vjeç, e cila ndërron jetë për shkak të një overdoze heroine.

Të afërmit e saj tentojnë që ta sjellin në jetë me frymëmarrje artificiale, por është e pamundur.

Atëherë i bëjnë një injeksion me Naloxene. Kur ajo nuk ngrihet, i bëjnë edhe një tjetër injeksion dhe ilaçi funksionon.

Në disa qytete në SHBA, policia ka nisur që të pajiset me këtë ilaç për të ndërhyrë sa më shpejt në rastet e mbidozës.

Vajza që shpëtoi nga ky ilaç, ka hyrë në një klinikë detoksikimi javën e shkuar./ep

5 komente në “VIDEO LAJM/ Ilaçi që mund të kthejë në jetë të vdekurit”

  1. lexuesi says:

    naloxoni eshte antidot i opioideve, nuk ngjall te vdekurit, thjesht rikthen vetedijen ose frymemarrjen te ata qe jane ne koma ose arrest respirator per shkak te opioideve

    1. arjan says:

      Sakte!
      Perdoret gjeresisht nga paramediket(ambulancieret) dhe urgjentologet ne ameriken e veriut. Nga intoksikimi me opioide nje nga efektet kryesore eshte ulje e ritmit te frymarrjes deri ne arest frymarje. Naloxoni eshte antidoti i tij.

  2. Per cfare i duhen shoqerise keto monstra te ndyra.

  3. zylo says:

    ja fusin kot kan cemendur

  4. Silvana says:

    Ore po nderrove jete shkon ne …..Une nuk kam pare sot njerez te jene ngjallur pasi kane vdekur.Mund te flasim per “vdekje”klinike po.Keshtu qe nderrojeni ate shkrim dhe bejeni me te sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje