Dy studente britanike kanë shkaktuar zemërimin e familjarëve të viktimave të 11 shtatorit 2001, pasi shkuan në një festë të veshura si Kullat Binjake, të goditura nga avionët.
Studentet 19- vjeçare shkuan në festë në një lokal në Chester.
Më pas u mësua se babai i njërës prej vajzave ishte pilot në SHBA kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Ai tha se nuk është i gëzuar për atë që ka bërë vajza e tij.
Megjithatë, kostumet e vajzave u shpallën si më të mirat në festën e Halloween dhe fituan nga një çmim prej 150 sterlina.
67 britanikë vdiqën atë ditë të tmerrshme në Nju Jork.
Familjarët e tyre e quajnë këtë një shaka pa kripë të vajzave dhe thonë që nuk e kuptojnë se nga u erdhi ideja.
Vajzat kanë kërkuar ndjesë për veshjen duke shtuar se ideja ishte që të portretizonin një histori horror të ditëve të sotme./ep
Kto duan veç kar
Aty e kan mendjen dit e nat
Vec mbk kar flutrojn te lira