Motori kërkues më i fuqishëm në internet, Google, është urdhëruar nga një gjykatë franceze që të bllokojë të gjitha imazhet e ish- shefit të Formula 1, Max Mosley me prostituta.
Sipas BBC, Google thotë se vendimi duhet të shqetësojë të gjithë ata që mbrojnë lirinë e shprehjes në internet.
Google do të apelojë vendimin.
Mosley hodhi në gjyq gazetën “News of the World”, që tani është mbyllur, për shkak se publikoi një video në vitin 2008, duke pretenduar se ai kishte organizuar një orgji me ngjyrime naziste.
Ai fitoi 90 mijë dollarë si dëmshpërblim, pasi gjykata e cilësoi këtë shkelje të privacisë./ep