Shumë njerëz nuk dinë gjë për progresin e madh që kanë bërë shumica e vendeve në dekadat e fundit- ose ndoshta media nuk u ka treguar gjë atyre. Por me pesë faktet e mëposhtme, secili mund të përmirësojnë këndvështrimin e tyre për botën.
1-Rritjes së shpejtë të popullsisë po i vjen fundi
Është një histori e patreguar- por gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme janë spostuar fuqitë demografike që bënë që popullsia në botë në shekullin e 20-të të rritej me shpejtësi. Pesëdhjetë vjet më parë, numri i bebeve që lindnin për një femër ishte pesë. Që prej atëherë, shifra më e rëndësishme në demografi ka rënë në 2.5, diçka e paprecedent në historinë njerëzore. Dhe tendenca është në ulje. Kjo, falë kombinimit të fuqishëm të edukimit femëror, aksesit tek kontraceptivët dhe abortit. Sot numri i fëmijëve nga mosha 0-14 vjeç është rreth 2 miliard. Ky është kulmi i numrit të fëmijëve në planet. Por në gjysmën e dytë të këtij shekulli do vijë rritja e moshës së planetit dhe do mbarojë cikli i kulmit të fëmijëve.
2.Botët ‘e zhvilluara’ dhe ‘në zhvillim’ janë zhdukur
Pesëdhjetë vjet më parë ne kishim një botë të ndarë. Kishte dy tipa vendesh: të zhvilluara dhe në zhvillim, dhe ndryshonin mes tyre në çdo fushë. Njëri ishte i pasur dhe tjetri i varfër. Të parët kishin familje të vogla, të tjerët të mëdha. Të parët kishin jetëgjatësi të lartë, të tjerët më të ulët. Të parët ishin politikisht të fuqishëm, të tjerët ishin politikisht të dobët. Mes këtyre grupeve nuk para kishte ndonjë të mesëm.
Por kaq shumë kanë ndryshuar gjërat, sidomos në dekadën e fundit, aq shumë sa vendet në zhvillim e kanë kapur ritmin. Tani gjysma e ekonomisë së botës dhe shumica e rritjes ekonomike është jashtë Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore.
3.Njerëzit janë më të shëndetshëm
Pesëdhjetë vjet më parë, mesatarja e jetëgjatësisë në botë ishte 60 vjeç. Sot është 70 vjeç. Për më tepër, mesatarja prej 60 vitesh në vitet ’60 ndahej mes vendeve në zhvillim, që jetonin shumë më shkurt dhe vendeve të zhvilluara, që jetonin shumë më gjatë.
Por sot mesatarja prej 70 vite aplikohet tek shumica e njerëzve në botë. Për shembull, Vietnami ka sot një shëndet që SHBA kishte në vitin 1980, por të ardhurat për frymë janë njësoj siç ishin në SHBA në vitin 1880.
Pas kësaj rritje të jetëgjatësisë qëndron një rënie domethënëse e vdekshmërisë foshnjore.
Sot, tragjikisht vdesin 7 milion nga 135 milion fëmijë që lindin. Por në vitin 1960 vdiste një në pesë fëmijë. Sot është një në 20 fëmijë dhe sërish vdekshmëria është në rënie.
4.Vajzat po marrin edukim më të mirë
Ndryshimi më i madh për femrat sot në botë është ndoshta edukimi. Në mbarë botën, meshkujt nga mosha mes 25 dhe 34 vjeç kanë kaluar mesatarisht tetë vite në shkollë- dhe gratë e kësaj kategorie moshe nuk janë shumë pas, sepse kalojnë mesatarisht shtatë vite në shkollë.
Në fakt, në disa vende të varfra si Bangladeshi, femrat tani shkojnë në shkollë në të njëjtin numër si meshkujt. Megjithatë 60 milion fëmijë në botë nuk shkojnë në shkollën fillore për shkak të varfërisë ekstreme. Vetëm 10 përqind e vajzave që nuk shkojnë në shkollë janë të ndaluara për shkak të tabuve kulturore.
5.Fundi i varfërisë ekstreme është në sfond
Çfarë është varfëria ekstreme? Ekonomistët e përcaktojnë si të ardhura më pak se 1.25 dollarë në ditë. Kjo do të thotë që një familje nuk është e sigurt se ditën e nesërme do ketë për të ngrënë.
Por numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme, sipas Bankës Botërore, ka rënë nga 2 miliard në vitin 1980 në pak mbi 1 miliard në ditët e sotme.
Edhe pse shumë njerëz në botë jetojnë akoma me të ardhura shumë të ulëta, gjashtë nga shtatë miliard njerëz nuk jetojnë në varfëri ekstreme dhe ky është ndryshim rrënjësor.
Këto familje kanë më pak fëmijë, prej të cilëve shumica mbijeton, ushqehet dhe shkon në shkollë.
Në fakt, për herë të parë në histori, provat sugjerojnë se edhe miliardi i fundit në varfëri ekstreme mund të dalë nga kjo gjendje brenda pak dekadash.
Kjo do të ndodhë kryesisht për shkak të punës të lodhshme që bëjnë vetë- por kjo do të ndodhë gjithmonë nëse qeveritë dhe bota do të fokusohet tek ata për të ndihmuar që të jenë të shëndetshëm, të edukuar dhe që të rrisin prodhimtarinë./ep
*Profesor i Shëndetit Botëror në Karolinska Institutet
Info : Karolinska Institute eshte ne Stockholm Suedi dhe eshte institucioni akademik qe vendos çmimin Nobel per Mjeksine…..
EDHE KETU TEK KETO ARRITJE KANE MERITEN E TYRE TE PAMOHUESHME EDHE 2 DREJTORESHAT E NDERUARA TE RILINDJES!
@kadaf, deri tani per 8 vjet e kane patur ata te PD, majlinda bregu, vokshi, tabaku, Doda pa dashur te fyejme ministrin e punes dhe mbeshtetjes sociale si spiro ksera dhe drejtoreshen hajdute te ISKSH E. Hana…
si ishte kjo? Profesor i Shendetit Boteror ne (Karolinska Institutet). hahahahahah hajde gazetar hajde. bobo…keq… gjendje shume e rende.
prisni te lexoni ne fb e Saliut qe edhe qeveria e tij e famshme ka kontributin e cmuar dhe te pa precedent ne kete aritje te madhe…… ahahhahahahahahahah. ? ? ?
What a phantastic farting!
pa kontributin e politikaneve tone nuk do ishte e mundur
Saliu do te mbetet jashteqitje e kombit.Mbas i shkon vetem suita e hajnave te tij
Vertet vajzat po marrin edukim ma te mire.Ato po cvishen bythejasht pa emocione.Po i buzqeshin kamerave duke tundur gjinjet dhe bythet por edhe duke bere seks.A nuk verteton kjo se vajazat nuk po edukohen.
Hans Rosling*
Po na tregon nji anderr me iden qe,ne vetet nuk marrim pjese ne kete anderr.
Kjo qe shkruanky zoteri ne e jetojme cdo dite ne Shqieri.Nji jete e stergjatur ne lista ushqimi te stergjatura pambarimisht prane cdo dyqanit ushqyes.
RRENA ME BISHT GLOBIT I ESHTE THITHUR GJAKU(NAFTA) DHE TEMPERATURA E TOKES ESHTE RRITUR PO SHKRIJNE AKULLNAJAT DHE GLOBI NUK ESHTE ME I RRUMBULLAKET PASI ESHTE SHKURTUAR DISTANCA MIDIS POLIT TE VERIUT DHE ANTRAKTIDES DHE KA FORMEN E KUNGULLIT DHE PO VJEN DUKE U CARE ME§ DYSHQE DO JETE FATALE PER NJEREZIMIN DHE JETENDHE NJERZIT PO HANE NJERI TJETRINDHE PO SHKATERROJNE TRADITEN