Eurodeputeti kroat: Armët kimike në Shqipëri? Nuk ka shpjegim veçse ndonjë korrupsion i madh

13 Nëntor 2013, 18:40Politika TEMA

Eurodeputeti kroat, Nikola Vuljaniç thotë se është i tmerruar nga lajmi që Shqipëria do të marrë për asgjësim armët kimike siriane.

Ai thotë se në lojë janë shumë para dhe nuk ka asnjë shpjegim tjetër për këtë veprim përveçse një korrupsion shumë i madh.

Duke folur për ABC News, ai tha: “Unë kam dëgjuar vetëm rreth bisedave jozyrtare lidhur me këtë. Asgjë zyrtare. Dhe sigurisht kam lexuar dhe shtypin. Tingëllon goxha qesharake që armë kimike, që më vonë kthehen në mbetje, duhet të shkatërrohen në Shqipëri. Nuk dimë që Shqipëria të ketë ndonjë nivel të lartë teknologjik të shkatërrimit të armëve kimike apo kapacitet të zhvilluar për trajtimin e mbetjeve kimike. Është një biznes i madh. Shumë para janë në lojë. Nuk e di saktësisht se sa, por duhet të jetë një shumë e madhe parash. Kam frikë, se disa persona janë bërë pak të pangopur dhe shfrytëzojnë rrëmbimthi shansin që u del për të fituar shumë para. Kjo mund të jetë e dëmshme për Shqipërinë dhe fqinjët. Meqë ra fjala, unë jam ekologjist dhe jam anëtar i shumë organizatave ekologjike në Kroaci. Do të ulërija me forcë nëse kjo do të ndodhte në Kroaci  e do bëjë gjithçka që kjo mos të ndodhte. Ka shumë vende të tjera ku kjo mund të bëhet. Kjo mund të bëhet për shembull në vendet që ishin kundër përdorimit të armëve kimike në Siri dhe vendet të cilat ushtruan presion për këtë siç është për shembull rasti i SHBA-ve. Pse Shqipëria? S’e kuptoj.

Sido që ta rrotullosh çështjen, Shqipëria është në bisht të kavallit kur vjen fjala për zhvillimin teknologjik. Dhe këtij vendi i kërkohet që të kryejë një detyrë shumë të vështirë, siç është shkatërrimi i armëve kimike. Si ka mundësi? S’shoh asnjë shpjegim tjetër përveçse një korrupsioni shumë të madh”./ep

48 komente në “Eurodeputeti kroat: Armët kimike në Shqipëri? Nuk ka shpjegim veçse ndonjë korrupsion i madh”

  1. socialistet says:

    ik ore, e di Edi Rama kete pune …

    1. fatmir mehmeti says:

      une se kam kuptuar akoma pse jeni kunder. ato nuk jane arme radioaktive. jane arme kimike. pra jane produkt i bashkimit artificial te disa agjenteve kimik qe gjenden ne natyr dhe kudo perrreth nesh. po ti ndash ato jane po aq te parrezikshme si me pare. eshte me e veshtire me asgjesu nje shishe plastike uji, sesa gazin saharin qe do te rrinte brenda kesaj shisheje.

      1. tik says:

        Diplomën e ke marrë te Meti i Kristalit mesa duket.

        1. fatmir mehmeti says:

          psh, zoti tik, per sa thashe dhe me siper , ne gazin mostard po te zevendesosh molekulen e squfurit me nje molekule azoti, gazi mostard kthehet ne nje agjent kemioterapik, qe perdoret per te bllokuar leucemine.

          1. toni says:

            @ Fatmir: turp I Zotit kur injoranti s’di as te heshte. Gjithe elementet jane ne natyre por harrove koncentrimin. Mund te bejme pa mbetjet kimike dhe te ndertojme turizmin ne vend te kthimit ne kosh plehrash e berjes turp I botes.

            Ed Rama: Je treguar hipokrit.
            Turp te kesh, nuk e meriton voten e 1 milion Shqiptareve qe iu premtove jo plehrat por tani po merr mbetje te rrezikshme industrial. Kur vijne mbetjet kimike nuk mund te dalesh me I paster se s’ishe, peshigja duhet te ishte “Jo” e prere. Leri brockullat se nuk ka rrezik, etj, lere popullin te vendose per veten. Turp hipokrit, kurre nuk voton me njeri nga familja ime per ty ne kete jete.

          2. raimondi Vlonjati says:

            Po ketu eshte problemi

            Se amerikanet nuk harijne dot qe te dnryshojne strkturen molekulare te ketyre lendeve helmuse ne ate menyre qe me nje reaksion kimik te prodhojne nga keto helme nje lende tjeter jo helmuese …

            Se nqs amerikanet e harinin dote kete tranformim , atehere nuk do kish asnje problem qe ky proces te behej ne Siri –Sepse si eprfundim nuk do kishte nga reaksioni i hidrolizes mbetje helmuese ,

            Se jane pikerisht keto mbetjet helmuese per te cilat tremben amerikane
            qe nqs keto qendrojne ne Siri mund te bijen ne duart e teroristeve dhe ja kepusin izraelit….

            Ketu eshte gjithe muhabeti…qe mbetjet do jene helmuese , s endryshe nuk kishin psete merrej gjithe ky aksion i rezikshem neper det e ti sllnin ne Shqiperi

          3. noku says:

            Mire thote Tiku. Nese se ke marre te Meti atehere e ke marre te vitrinat. Ashtu eshte po ta zevendesimin ashtu del. Dukesh qe je me gogja experience zotnia juaj per kesi punesh. Te lumte ke bere nje zbulim te madh

      2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        ore Fatmir,edhe klori ne natyr gjendet por po e more me shumic te bon impotent :(.
        Ku e ke bo ushtrin ti se ne kazanin e groshes ne repartin e Saukut kom hudh klor me kile
        Tung

      3. Sefedin Aga. says:

        po kur jane parfume pse nuk i do turku me shoke , more xhevahir idiot i partise ne pushtet

        1. fatmir mehmeti says:

          zoti sefedin( jo idiot) me thuaj nje nga keta elementet kimik qe perbejne gazin mostard, qe pas demontimit mbetet akoma kaq i demshem dhe i pamundur per tu asimiluar nga ambjenti. te lutem me ndrico. jam i gathsem te nderroj qendrim. deri tani askush nuk thote asgje dicka kunder demontimit qe te me mbushe mendjen se ky demontim nuk duhet bere. te gjithe shajne, por te lutem me thoni mbi cfakt e keni bazuar gjith kete histeri kolektive. ka ndonje qe mund te me thote ku qendron rreziku. ah desh harrova. gazit mostard dhe po ti vesh zjarrin, ai as ndizet e as nuk nuk shperthen. beji cfar te duash ai nuk shperthen. nuk ka delijorgj qe te shpertheje kete perzjerje.

          1. Suedia says:

            O fatmir eshte e kote te merresh me masen. Tani te gjithe jane kimista ne Shqiperi dhe bile me specializim per shkaterrim te lendeve kimike. Fajin ketu e ka Edi ne fakt sen pozicionin e liderit nuk mund ta kesh luksin te mos flasesh ose te mos shpjegosh. Pyetja me e thjeshte ktu eshte perderisa mund te behet perse ne shqiperi e jo ne USA. Nje fakt tjeter kunder shkaterrimit ne shqiperi ka te beje me imazhin qe duam te shesim jashte. Mendoj se ideja e te huajve per shqiperine si vend i virgjer e i pazbuluar, interesant per tu vizituar ndryshon me ardhjen e armeve kimike edhe nese procesi i shkaterrimit te tyre do te ishte i thjeshte. Ne princip jam kunder.

          2. Virusi says:

            Sinqerisht me lodhe koken me argumentat dhe me njohurine tende ne lidhje me kete pune. Hiqesh si ekspert ndoshta dhe je por nuk thekson nje gje qe ato miku im jane lende kimike dhe jo mbetje kimike me formula secrete kombimini dhe perqendrimi. Po te ishte kaq e thjeshte ne te gjithe e dime formulen e Coca-Coles dhe e benin ne shtepi apo mund ta bente nje kompani tjeter. Ja pra qe nuk eshte aq e thjeshte e mos na mbush mendjen kot. Nje pjese te armeve kimike ua ka shit edhe Anglia. Mos po e ben kete qe te te hedhe ndonje kocke kryeminstri meqenese na qenke me emer e mbiemer se pjesen me te madhe te kohes duke lexu kto gjojna e kalon. Hajde pra miku im mblidhe komitetin e mos na shkruj gjera te paqena.

        2. raimondi Vlonjati says:

          Ore Edi nuk ka marre asnje leke as per vete dhe as per popullin, SE ESHTE TREGUAR KOMPLET TRap

          Se po te ishte i zgjuar tu kerkonte 20 miliard dollare , i mernim ato armet dhe me ato 20 miliard regullonim gjendjen e Shqiperise dhe dilte populli nga varferia….Ndersa ato armet pasi te demontoheshin i fusje ne ato tunelet e Skraparit qe ka dnertuar Dulla dhe aty rinin per jete

      4. Erion says:

        edhe idioti ne vetvete nuk eshte i rrezikshem, por kur behet bashke me te tjere, si ti me socialistet qe ke siper, atehere kemi te bejme me nje arme per shkaterrimin intelektual! Ndaj duhet thene mjaft (jo ai Mjafti i Erion Velise).

        1. @erion says:

          E ke fjalen per veten tende, Saliun, Bashen dhe Vicidolisted….
          Te gjithe jeni idotet me kompetente qe ka prodhuar shqipja.

    2. Artur Demi says:

      Nje pyetje duhet ti bejne Shqiptaret vetes.

      Perse te tjeret nuk i marrin persiper shkaterrimin e ketyre armeve ?!!!!
      Ne e dime me siguri se Ne nuk jemi me inteligjent se te tjeret !!!

      Vetem tentativa per ti sjelle ato arme ketu do ta conte vendin ne Kaos, imagjino sikur te ndodhte vetem nje aksident sado i vogel njerezit do te sulmonin Kryeministrine dhe gjerat do te dilnin jashte kontrollit.
      Arroganca e ketije psikopati i irriton njerezit akoma me shume, e ka marre nje vendim pa u konsultuar me paramentin etj sikur te ishte nje gje e parendesishme. Kjo tregon edhe njehere sa aventurier dhe amator eshte ky ne politike .

  2. scandal says:

    Shqiptarit tradhtare ja shehe sherrin edhe fqinji Rama heret ja ka nis me e kendu kengen e Sali Derrishes Korrupcijon-oj era e Tradhetis

  3. peshkatari says:

    Korrupsion padyshim edhe ketyre taneve jane prentuar nje pjese e tortes te vockel, sepse miliardat shkojne matane oqeanit dhe ne europe,keta qafira tallen me ne mjer ne te shkrete.

  4. Gagi says:

    Normal
    Korupcion i madh
    Rames i mungojn leket qe duhet te paguaj per vorat e blera
    Por te sjellish armet kimike ne shqiperi eshte cmenduri
    Ky Edi rama eshte psikopat
    Si te gjith politikanet shqiptar
    Vetem populli rinia studentet gra e bura djemt dhe vajzat studentet mund te ndalojn kete cmenduri te te cmendurit efi rama.
    STOP
    Kontaminimin e shqiperis
    Stop cfarosjen e gjeneratave te reja
    Stop zhdukjen e natyres se bukur shqiptare
    Stop cmenduris Se Edi Rames
    Stop
    Stop
    Stop
    Cernobilit shqiptar

  5. Liri says:

    Po pikerisht pra, kjo te acaron me shume. Pse Shqiperia????, PSE???

  6. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Euro-Berishianet te flliqur qe ndihmuan per te mbajtur Berishen ne pushtet nuk mund te fusin hundet ne Shqiperi.

    1. hahahaha says:

      IK ORE EURO-GREK-JEVG-AFRIKAN QE FUT PERCARJE

    2. X Man says:

      Ti per Edvinin cfare nuk ben mo djale?

  7. tik says:

    Po ku merr vesh ti?
    Ne ishim të dytet pas Gjermanisë me Salën, tani do ja kalojmë edhe asaj me Edin dhe teknologjinë e Natos.

    Ka içik rrezik se armë për të vrarë njerëz janë por kemi eksperiencën e Gërdecit dhe na është trashur lëkura.

  8. Ilir Stafa says:

    Eshte c’menduri ti thuhet ‘po’ helmimit te Shqipetareve dhe natyres Shqipetare.

  9. sebastian says:

    Tamam, tamam.
    Shejtan edvin
    Para shejran
    Damlla inshallah

  10. apolitik says:

    nikola vuljanic u befsh 100 vjec sepse ke folur shume sakte

  11. valter says:

    fiks fare nuk shpjegohet ndryshe

  12. The King says:

    Kete dhurate Ilir Meta e ka bere , prandaj rri si mut.Dhe ky i gjati qe gjithmone ka rene pre e atij katunarit te shkurter spo di nga te rrotullohet tani.Ai njeri duhet te shkaterrohet plotesisht…..E verteta do dali dhe ai qe e ka bere ke dallaver,,,,dhe do bindeni se nuk eshte asnje tjeter pervec Ilir Muti,,,,
    Jo Armet kimike ne Shqiperi,,,,,,

  13. Atila says:

    Po behet je zhurme aq e madhe kur nuk dime asgje per termat e ketij plani per asgjesimin e lendeve kimike siriane.Ne fakt besoj se edhe Rama nuk e vendos me koken e tij sjelljen e tyre ketu. Megjithate fakti qe disa vende e kane rrefuzuar kete plan ne territorin e tyre me ben dyshues pasi po te ishte i parrezikshem dhe me perfitim kush nuk do e pranonte? te presim edhe dy dite e nese kuptojme qe eshte marre nje vendim i rrezikshem mjaftojme te bllokojme portet e rruget e mos leme te kalojne ngarkesat. Nese populli s’do qeveria s’ka c’ben.

  14. edi says:

    po mo shoku mos te fusin hundet eurodeputet se NA FUSIN ARMET.E DI SI JE BERE TI FLORI SE AJO SOCIALISTJA E BERATIT QE SDONTE AS BUKE VETEM META ME NANON MOS TE ZIHESHIN.HAJDE POPULL KAFSHE HAJDE

  15. leo england says:

    Po print o te uruar te flasin specialistet, mos u beni me keq se avokat Ngjela e Driteroi, te njohur ne lemin e tyre po injorante ne kete fushe. Salushi dha urdher te perdoren kunder jugut ne 97 apo harruat??? Ky ndyresire krimineli kerkon te na mesoje???? Pty fare e keqe.

    1. toni says:

      @Leo: Ore injorant, po pikerisht se hoqem Sali kriminelin menduam se do vijne dite me te mira dhe nuk duam te vazhdoje politika kriminale e Saliut qe vriste e helmonte popullin e tij. Kjo s’ka te beje me parti, ka te beje me Shqiperine per te cilen duket se Ed kllufit per te cilin votova edhe une me zemer, nuk I dhimbset aq shume sa hiqet.

      Bota po na trajton si ai budallai I fshatit qe I thurnin laved e I mbushen mendjen qe ishte me I zgjuari dhe trimi prandaj ai duhet te shkonte ne lufte dhe asnjeri tjeter, Edhe kjo pune.

      NATO del sot e thote qe s’ka lidhje me armet kimike. Edi thote qe ka detyrim si vend I NATOs. NATO ka 28 vende anetare ku ne jemi me morracaket dhe na takon vetem 1/28 e pergjegjesive. Vendet e tjera si Norvegjia I kthyen nje pergjigje te prere “JO” se jane shume perpara nesh, jo se jemi ne “me te zhvilluar teknologjikisht” sic po na mbush mendjen Edi.

      Tani po na thote se duke marre plehra te rrezikshme kimike, do behemi me te paster se c’ishim. O kuje me ulerime cfare tragjikomedie.

      Edi Rama: Turp te kesh, nuk e meriton voten e 1 milion Shqiptareve qe iu premtove jo plehrat por tani po merr mbetje te rrezikshme industrial. Kur vijne mbetjet kimike nuk mund te dalesh me I paster se s’ishe, peshigja duhet te ishte “Jo” e prere. Leri brockullat se nuk ka rrezik, etj, lere popullin te vendose per veten. Turp hipokrit, kurre nuk voton me njeri nga familja ime per ty ne kete jete.

    2. X Man says:

      Po c ‘hyn 97 ketu mor truthar? Po e thon hapur vetem korrupsioni justifikon hyrjen ne Shqiperi te ketyre armeve. Tani do na thuash se fajin e ka Berisha pse Edushi do bej korrupsion?

  16. ali komiku says:

    Edhe sipas ketij SHBA dhe Rusia dhe OKB se bashku me Agjencine per shkaterimin e armeve kimike po bejne korrupsion me qeverine shqiptare per para… Ik o lo*e!

  17. qytetari says:

    Te gjithe ne duhet te bejme te pamunduren qe te mos luhet me jeten tone dhe te femijve tane.O sot o kurre per te shmangur rrezikun qe i kanoset shendetit dhe jetes tone.
    Amerikanet e kane treguar qe nuk duan tja dine per asnje vend ne bote aq me pak per ne shqipetaret.
    Nuk ka pasuri me te madhe se shendeti ,nuk ka gje me te cmuar se jeta.

  18. juli says:

    ne kemi besim tek edi rama nuk e helmon popullin e tij qe ja dha voto n me deshire nuk e shet vendin e tij per 2 para te qelbura sala po maloku

  19. Kozmo says:

    Duket qarte qe Amerika eshte mikja me e mire e vendit tone.
    Shtetet e tjera “LUTEN ” qe ti marrin keto arme kimike ,por jo Amerika ka
    zgjedhur vetem Shqiperine . A NUK ESHTE KY NJE PRIVILEGJ ???

  20. sheme says:

    Vetem nje qeveri karagjozesh mund te pranojne te demontojne armet kimike ne nje shtet qe ska buke te haje.

  21. Gagi says:

    Zv.e natos nxjer ne shesh renat e Edi rames se kemi obligime ne NATo ajo tha NATO ska lidhje me armet kimike siriane at problem e kan krijuar politikant sirian jo nato

  22. ajaxs says:

    Edi Rama bene mire qe i sjell ne SHqiperi:E para armatosemi me arme kimike, qe te na kene frike fqinjet. E dyta dhe me kryesorja: ne qe jemi ne pushtet pasurohemi per nje nate,por hapim edhe vende pune.Kjo pune ka shume te mira, shume begati, lum ata qe do i shijojne keto te mira.

  23. Denglat says:

    Te pengojme ardhjen e tyre te bllokojme rruget dy duar per nje koke

  24. Lisidon says:

    Fatmir Mehmeti je shum drit shkurt persa i perket kesaj teme,po sipas teje ku i paska kapacitetet shqipria per kete rast qe do ishte shum fatale per popullsin shqiptare ,sipas teje si e paska shqipria gjith kete fat qe te rrezikoj me kete pleher siriane dhe me kete vler parash qe luhet ne kete mes.

  25. henri says:

    Nuk arij te kuptoj kete loje te medias. Mediat duhet ta dine, se ka me shume se nje mije eurodeputate. Ky zoteria qenka nga Kroacia me nje ish kryeminister hajdut, qe eshte futur ne burg. Ketij “specialsti” kroat ju dhe mundesia qe te thote dengela, m.gj.se sic e pohon vete nuk di shume gjera per kete pune. Mendoj, se mediat duhet te jene me serjoze dhe te mos jene zedhenese te njerezve qe flasin kot. Jane shume leke ne loje thote eurodeputeti kroat, duke folur ne pergjithesi dhe duke na ofenduar neve si shtet. Ne fund te fundit Kroacia ka Probleme te medha ekonomike dhe Jeton me leket e BE.

  26. flamur says:

    e ka pas mire enveri qe nuk e pranonte sistemin amerikan

  27. flamur says:

    ku shkelin amerikanet ka vetem shkatrrim,ne fillim duket sikur po te ndihmojne pastaj te shkaterrojn e te kontrrollojne.dhe sjellin liri?

  28. Tomi says:

    Eh mor Ed Rama qe kur takove Ministrin Rus Lavrovin ju duk filli ketij muhabeti…po vazhdon ne hapat e Sali katovices qe e rropen ate vend ..Ty te kane vene detyren ta helmosh. Harram ato vota te shqiptareve mor zvaranik i peshtire!!

  29. amantia says:

    O POPULL LERINI NJERZIT E MENCUR TE BEJNE ME TE MIREN .VETE USA ESHTE I VETMI MIKE QE KA SHQIPERIA ESHTE I VETMI VENDE QE I DHA PAVARSINE KOSOVES,ESHTE A I VENDE QE MEKEMBI GJERMANIN ,FRANCEN,ITALIN MBAS LUFTES 2 BOTERORE LERENI TE BEJNE ME TE MIREN.EDHE GREKU HODHI VICLA QE LARGOJ BAZAT AMERIKANE DHE MBAS DISA VJETESH SHKOJ PER LESH.LERJANI LESHIN ATYRE REVOLUCIONARVE TE PD se.JEMI ME FATE QE USA ESHTE ALEATI YNE ZOTI BEKOFTE USAAAAAAAAAAAAAA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje