“Asgjësimi i armëve kimike siriane mund të bëhet në çdo vend, nëse vihet në dispozicion ekspertiza”, thotë në një bisedë me DW Jan van Aken, deputet në Bundestag dhe ekspert për asgjësimin e armëve biologjike.
Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një vend për asgjësimin e armëve kimike?
Nevojitet ekspertizë në fushën kimike dhe teknike. Nëse kemi lloje të ndryshme armësh kimike duhet të dish se si mund të shkatërrohen ato. Pikërisht këtu fillon për mua problemi. Argumentohet se Shqipëria ka përvojë pasi ka pasur edhe vetë armë kimike, të cilat i ka asgjësuar. Por në këtë mes harrohet se këto armë kimike në Shqipëri ishin kryesisht gaz mustard dhe nuk ka pasur fare gaz nervor si sarina. Veç kësaj në Shqipëri kishte vetëm 16 tonë, ndërkohë që në rastin e Sirisë flasim tani për mbi 1000 tonë sarinë, gaz helmues. Pra një sasi mjaft e madhe dhe një lëndë me të cilën Shqipëria nuk ka aspak përvojë. Edhe vetëm kjo është për mua një argument kundër përzgjedhjes së Shqipërisë si destinacion për shkatërrimin e këtyre lëndëve.
Si qëndron puna me transportin e këtyre lëndëve? A paraqet edhe ai rrezik apo vetëm procesi i asgjësimit?
Transporti është gjithnjë i rrezikshëm. Të gjitha llojet e kimikateve që transportohen përmes Evropës paraqesin një lloj rreziku, ekziston gjithnjë rreziku i një avarie, p.sh. që një tren të dalë nga shinat, apo incidente të tjera. Megjithatë probabiliteti që kjo të ndodhë është shumë i vogël. Unë mendoj se është shumë e logjikshme që këto armë të dalin nga Siria, më e mira me anije dhe në këtë rast një vend i cili mund të arrihet lehtë me anije do të ishte destinacioni më i përshtatshëm. Shkatërrimi i këtyre lëndëve kimike do ishte mirë të bëhej direkt në një zonë portuale në mënyrë që të shmangej transporti tokësor. Pra nëse një anije e tillë mbërrin në Turqi, Greqi, Shqipëri, apo Gjermani, infrastruktura për asgjësimin e tyre duhet të ngrihej direkt në port dhe kështu ka “relativisht” më pak rrezik nga transporti.
Po vetë procesi i asgjësimit të armëve kimike sa i rrezikshëm është?
Nëse ai kryhet me ekspertizën e duhur, është thuajse i parrezikshëm, pasi këto kimikate nuk derdhen thjesht në ujëra por kur kryhet siç duhet, gazi mustard p.sh. digjet në temperaturë shumë të lartë. Nëse disponohen filtrat e nevojshëm, për mjedisin nuk ka vërtet asgjë rrezik. Por procesi duhet bërë vërtet siç duhet dhe një strukturë asgjësimi për 1000 tonë gaz nervor si sarina, është një kalibër krejt tjetër dhe një proces tjetër kimik nga ai për asgjësimin e gazit mustard. Për këtë arsye nevojitet infrastruktura e duhur e asgjësimit. Amerikanët kanë deklaruar se disponojnë pajisje të tilla mobile dhe mund t’i vënë në dispozicion në vendin që do të merret me asgjësimin. Pra në një rast të tillë, me këto pajisje, nuk ka ndonjë rrezik të madh për mjedisin. Por nëse amerikanët mund t’i vendosin kudo këto pajisje të lëvizshme atëherë përse pikërisht në Shqipëri? Për mua kjo mban pak erë “imperializmi”. Pra përse të mos i vendoste p.sh. në Greqi, e cila ka po aq shumë ose po aq pak ekspertizë sa Shqipëria.
Nëse vjen ekspertiza dhe pajisjet e nevojshme nga jashtë, sa kohë do të duhej për asgjësimin e kësaj sasie lëndësh kimike?
Këtë nuk mund ta them me saktësi pasi nuk e njoh kapacitetin e pajisjeve amerikane, pra sasinë që mund të përpunohet në njësinë e kohës. Mund të duhet një kohë që shkon nga një deri në tre vjet, ndoshta dhe më shpejt. Por gjithçka varet nga kapaciteti i pajisjeve dhe sasia që do të sillej për asgjësim.
Cilat do të ishin pasojat për njerëzit dhe mjedisin kur flasim për depozitimin e mbetjeve pas asgjësimit?
Është fare e qartë se depozitimi, transporti dhe përpunimi i kimikateve helmuese shoqërohet gjithnjë nga rreziqe. Kjo vlen njësoj si për çdo vend, për Gjermaninë ashtu si për Shqipërinë. Mund të ndodhë gjithnjë një avari, një rrjedhje, defekt teknik etj. Kjo do të thotë që rreziku nuk është zero. Mendoj se në rastin e asgjësimit të armëve siriane do të ishin të përfshirë në proces shumë ekspertë të huaj, dhe pra që rreziku nuk do të mbetej plotësisht tek shqiptarët apo turqit apo grekët. Do të ishin të pranishëm ekspertë ndërkombëtarë që do të siguronin që procesi të kryhej sipas standardeve më të mira. E megjithatë nuk mund të përjashtohet asnjëherë mundësia e një defekti, pra rreziku nuk është zero.
A është kjo arsyeja përse vende të tjera si Belgjika, apo Norvegjia nuk kanë pranuar të merren me asgjësimin e armëve kimike të Sirisë?
Unë nuk e di se cili është argumentimi i këtyre vendeve. Por mund të them se Gjermania është një vend që ka obligim për të marrë pjesë në asgjësimin e këtyre armëve. Gjermania i ka livruar Sirisë lëndë kimike të cilat mund të përdoren edhe për prodhimin e sarinës. Pra vende të tilla kanë më shumë përgjegjësi. Unë mendoj se kemi të bëjmë me një proces politik ku kërkohet hallka më e dobët e një zinxhiri dhe Shqipëria si një vend i vogël, në borxh, vihet nën trysni për ta kryer këtë punë. Politikisht, teknikisht dhe nga aspekti shkencor nuk ka asnjë arsye për të zgjedhur Shqipërinë. Mua më duket një proces shumë, shumë i gabuar politik për t’iu drejtuar hallkës më të dobët të zinxhirit. Kur hedh vështrimin në hartën e globit konstatoj se Turqia apo Qipro janë shumë më afër Sirisë. Përse të mos e bëjë Turqia p.sh. këtë punë? Vetëm sepse Turqia është më e fortë politikisht brenda NATO-s, i drejtohen Shqipërisë. Ky është problemi: vendet e mëdha thonë ‘Jo’, ne japim para për asgjësimin, por nuk i pranojmë helmet në tokën tonë.
Po nëse siç thoni ju, procesi i asgjësimit është i parrezikshëm nëse bëhet sipas standardeve, përse asnjë vend nuk pranon? Për më tepër kur thuhet se vendi që do ta kryente do të merrte edhe ndihmë financiare, dhe kjo nuk do ishte keq për Shqipërinë por as p.sh. për Greqinë.
Pikërisht ky është aspekti i shëmtuar në këtë çështje: t’iu thuash vendeve që janë në nevojë, ja ku kemi ca para, pranoni edhe mbetjet helmuese. E përsëris, nëse gjithçka bëhet në mënyrë profesionale rreziku është shumë i vogël. Por gabime ndodhin gjithnjë, dhe këtë rrezik të fundëm vendet e pasura nuk e pranojnë. (…) Unë personalisht nuk mund ta kuptoj këtë. Mendoj se qeveria gjermane duhej të thoshte: ne kemi një pjesë përgjegjësie, kemi kapacitetet teknike atëherë përse të mos e bëjmë ne? P.sh. pajisja e asgjësimit mund të ishte në një nga portet gjermane si Bremerhaven apo Wilhelmshaven (…).
Në të vërtetë asnjë vend nuk ka përvojë të mirëfilltë për asgjësimin e 1000 tonëve sarinë, me përjashtim të SHBA dhe Rusisë. SHBA është shumë larg, Rusia mund ta bënte vërtet me ekspertizën që ka. Por nëse amerikanët vërtet disponojnë, siç thonë, pasije mobile që mund të ngrihen kudo, atëherë çdo vend në botë mund të ishte një destinacion i mundshëm, nuk nevojitet që vendi të ketë vetë përvojë në asgjësimin e lëndëve kimike. Për mendimin tim ka dy mundësi: ose një vend shumë pranë Sirisë, ku rruga e transportit të ishte shumë e shkurtër dhe në këtë rast dy vendet më të përshtatshme do të ishin Turqia dhe Qipro. Ose duhet të jetë një vend, i cili ka një lloj bashkëpërgjegjësie, si Gjermania. Këto janë për mua dy kriteret për të vendosur se ku mund të kryhet asgjësimi. (…)
*Jan van Aken, me profesion biolog, është deputet i partisë “E Majta” në Bundestag dhe ka qenë inspektor i OKB-së në mision kundër armëve biologjike.
-Po ne 2007-ten pse demontoi arme kimike Krimineli Sali ?
-O shqipetar, pse jo me qetesi, utersi dhe kulture kundra nje shteti superfuqi ?
-Demi eshte mbi ne popullin … tani prisni pasojat.
-Kete deshte dhe kjo i interesonte Kriminelit Shpellar Verior Sali Bisha.
-Tani prisni perseri maloket dhe shpellaret me arme kunder qeverise dhe Shqiperise … tjeter 97-te dhe lufte-civile.
-Po tani ? …. “Ta qajme Shqiperine, askush nuk do na perkrahe, bota do beje sehire”.
-Sali Krimineli do marre me dhune pushtetin.
Lexoje mor debil mirë profesorin Gjerman. Or bytheshitur qe jeni gati te shisni dhe motren per ca dollare. Qaferrjepur.
O debil Saliu already i zbrazi ato ne dere te shtepise sa here qe i deshi qejfi pa pyetur per njeri e ti na tregon qafen tende to rrjepur vetem pse po diskutohet per.
Ku ishe ti more qurrec deri dje? Apo Saliu ishte si ku experti Gjerman.
Edi mund te propozonte por nuk do te vendosi kurre me force si Saliu yt. Ne fakt Saliu yt do ti kishte shalu njerzit ne dru dhe as do ta linte qe te arrinin ne kete pike.
A u kupton ndryshimin ketu apo je nga Vicidoli?
Ky gjermani, qe thoni ju bloger, eshte Biolog dhe si i till mund te ket njohuri
te mira per Anthrax, Small pox etj, por nuk i takon te flas per Sarinen dhe V-gazet.
Domethen, nuk i takon te bej si ekspet, pa le te flas sa te doj.
Ky Biologu thot qe rreziku nuk eshte 0, sigurisht qe nuk eshte 0, por
cili eshte skenari me i keq brenda ketij risku??? – Thjesht demtohet personeli
qe kryen procesin dhe asgje me teper.
Biologu thot qe jan 1000 ton Sarin, ne fakt behet fjal per 1000 ton perbersish(prekusor)
qe mbahen te vecuar.
Biologu ja fut p… kur thot se asgjesimi mund te behet brenda nje porti detar…Kjo eshte e vlefshme
kur ky porti eshte i mbylur dhe shum larg qendrave te banuar.
E se fundi ky eshte Gjerman dhe nuk i duhet te merret perdit me ato
halle qe merremi ne Shqipot.
P.S Eshte nje moment shum i rendesishem vendimarrje per vendin dhe nuk dehet
lejuar qe Frika dhe Padija te na drejtojne ne kete moment. Pa respekt per
sharlatanet injorant qe po bejn shfaqe rrugve me moton e shekullit te 16- “Vriteni Shtrigen se na ben Magjin e Zeze”
Fatkeqesisht, keshtu e mendon vetem pjesa me inteligjente, dhe kjo eshte shume e vogel ne krahasim me sharlatanet. Edhe une ndaj te njejtin qendrim.
Humbem nje shanc qe nuk na vjen me.
haha shanc e quajn “pseudointelegjentet” deponimin e gazrave luftarake! Permendet gazi “masud” e “sarin” por ne fakt behet fjale per formul kimike qe perbehet nga disa gazra te ndryshme toksike dhe formulen e sakte te tyre e dijne vetem ata qe e kan prodhuar.Para protestave askush nuk po sqaronte as me te voglin detaj te kesaj marreveshje. As perfitimin as rrezikun e as detajet.Gjithcka kalonte ne heshtje me vetebesimin se shqiptaret gelltisin gjithcka. Kesaj radhe ndodhi ajo qe duhet pershendetur,Shqiptaret jan vetedijesuar dhe kurre me nuk do te lejojn vendime arbitrare qe cenojne integritetin,dinjitetin dhe shendetin e tyre. Ky vendim i shqiptareve nuk ka te beje apsolutishte me armiqesi ndaj SHBA-ve e as me qendrim politik pamvaresisht se opozita tentoj te perfitoj nga gabimi i Edit.Vendimi pro shkaterrimit te ketyre armeve do te ishte fatal per Edi ramen dhe Ps-ne,ndersa ky vendim tregoj edhe njehere se kemi te bejme me nje kryeminister qe respekton vullnetin e popullit dhe eshte gjithashtu per te pershendetur.
Qenke komplet palle.
Popull i Vicidolit. Debili kujton se te tjeret jane debila.
po se mos dime te marrim vendime te qete ne, e kemi barutin thate gjithmone, ishalla kemi kryeministrin me mend
JOOOO JOOOOOOOOO JOOOOOOOOOOO JOOOOOOOOOOOO JOOOOOOOOOOOOO
Sado te argumentosh nga histeriket kjo eshte e vetmja pergjigje qe mer ne fb apo gjetke. U thua more djem ta marrim qete mishi te piqet e helli mos digjet, te pergjigjen si me siper, histeri e papare, u them bore bij, nuk ka do te keqen USA se te ishte per ashtu nuk ka nevoje per gaz zarine, se ta ben te keqen ku s’e pret, te pergjigjen si me siper. U them more bij shqipot jane shquar per urtesi dhe per maturi, por paskam qene nje idiot qe paskerkam besuar kesi gjerash, shqipot nga natyre jane….. Ahh po se harrova
sapo u zbuluan dy LHL mjaft vdekjeprurese ne Shqiperi: Histeria dhe injoranca, shpresojme te eliminojme me pare keto 2 arme pastaj kismet pas nja 2 shekujsh dashte i Madhi maturohemi.
Sic thone fetaret
“AMIN” per keto qe thua.
Ne nje fare menyre eshte e sakt kjo qe thote i nderuari deputet, dhe Shqiperia ska pse te jet vendi qe duhet te marr kete barre. Larg vdekjen nga Shqiperia, tja len rusise apo vendeve qe ja ka shitur
KA PASE THANE NJE MJEKERR BARDHE
PUNET E MIRA BEHEN NGADALE
MOS TE NGUTEMI ME I THANE SHBA JO
NUK ESHTE RUSIA E STALINIT
Ky popull qaraman duhet te informohet me pare per procesin ne teresi pastaj te dale ne rruge e te protestoje. NQS keto pika jane te verteta atehere per te miren e atyre qe jetojne ne Shqiperi duhet thene PO. Kur ne kishim nevojen e USA per te shpetuar Shqiptaret qe jetonje ne Kosove nga shfarosja, ato na e dhane, tani eshte rradha jone te ndihmojme nje popull tjeter qe ka po aq nevoje per ndihmen tone dhe per ti thene stop masakres me arme kimike ndaj femijeve te pafajshem. Nqs keto lende kimike do ishin te rrezikshme, atehere ne dhe Siria qe i ka prodhuar do ishim shuar si kombe. Ne kemi Mjekesin qe ka prodhuar e shkaterruar lende kimike qe nga vitet ’70-’80 dhe jo vetem qe nuk jemi shqetesuar ndonjehere por me sa di une nuk jemi prekuar nga ndonje LHL. Histeria dhe paniku i pabaze qe po rrezatojme sot tregon mentalitetin e turmes dhe injorancen qe mbreteron ne shumice. Une ndjehem i turperuar qe bashkombesit e mi jane kaq naive dhe jo-humane edhe kur perpara kane fotot e femijeve Siriane te helmuar nga regjimi i Asad.
Nje shembull per frikacaket qe protestojne, te konsumosh klor ose nitrat vec e vec rrezikon jeten, por kur keta behen bashke krijojne kripen. E njejta gje ndodh me lendet kimike te rrezikshme, te perziera me uje dhe kimikate te tjera ato behen te pademshme. Lendet kimike helmuese jane te rrezikshme vetem kur perdoren me qellim te keq nga njeriu dhe ne kete moment ky njeri eshte Asad dhe ju po protestoni pro Asadit qe vret femije te pafajshem, turp shume turp per ju gjakdhjeret.
po,po,pooooooooooooooooooooooooooooo
Natrumi me klorin formojne kripen e jo nitrati me klorin.
Sali krimineli e provoi me perfitu, po ky popull tregoi qe nuk eshte kafshe.
Jam krenar ne kulm per bashkeqytetaret e mi qe i treguan gishtin e mesit shpellarit.
Shqiptare vazhdoni te tregoni dinjitet si keto dite. Bota do ju vleresoje me teper, ne nuk jemi kazan plehrash dhe meritojme te jemi me mire.
Sot jam krenar qe jam shqiptar!
Me i sakti me objektivi me i ndershmi dhe me i besueshmi nga te gjithe ata specialiste qe jane shprehur deri tani per problemin e armeve kimike, ne ndryshim te madh nga specialistet amerikane.
Qarte qe eshte per JO-ne ne Shqiperi.Faleminderit.
Kete pergjigje duhej ta kishte dhene zedhenesi i Fyles e jo te thoshte “No Comment” !
Gjermania ngelet pike referenc per Shqiperine.
ISHIT ARMET TONA O DEBIL QE NGA KOHA E XHAXHIT, QE SOS-sh TI BASHKE ME MENDJEN TENDE TE KALBUR!
STI PRANONTE NJERI ARMET E TUA KESHTU QE ATO 16 TONE PAS NJE NDIHME EKONOMIKE PREJ 45 MILIONE USD U ASGJESUAN TE PAKTEN KESHTU THUHET!
PO TI SI DUKET SOT QENKE ZGJUAR NGA GJUMI LETARGJIK!
sos-pension nga -97 jane asgjesu lende kimike mustard dhe jo sarin lexoje komentin e kimistit gjerman duhet shume siguri dhe ne nuk i kemi
Ndershmeria gjermane!
Ndershmeria gjermane, my ass, me fal per shprehjen! Deputet i “Linke”,ish SED, partia komuniste e DDR, keta cdo tubim ne Gjermani e hapin me nje parulle antiimperialiste dhe poshte Amerika! Disa ide te ketij jane te sakta, kur flet per imperializem dhe hallka te dobeta fillone e flet ideologjia e tyre qe na la prapa 50 vjet!!!
Nuk eshte demokratike qe te huajt te fusin hundet ne problemet e shqiptareve, po ashtu, nuk eshte demokratike qe euro-deputetet te nderhyjne mes marredhenieve Amerikane-Shqiperi. Nqs europa i do shqiptaret? Te na pranoje sic jemi ne europe, por edhe mos te luaj domino me shqiptaret. Kemi 23 vjet qe europa sillet si kurva me shqiptaret. Edhe kur filloj lufta Serbi-Kosove, europa i cuante shqiptaret e Kosoves rebl dhe terrorist sepse luftoshin kunder ushtrise se Milloshit ne ate kohe. Europa eshte treguar e vonshme me vendimet e saj ndaj shqiptareve, pra duke luajtur me endrren e shqiptareve per tu bashkuar me ate.
I vetmi politikan i huaj qe flet ndershmerisht: pershendetje karakterit te shendetshem gjarman!
Po ku merr vesh ti more zoteri! Ne kemi ekspertet tane 70-vjecar qe kane asgjesuar 16 tone lende helmuese, pavarsisht se nuk jane lejuar fare nga pala amerikane te shikojne procesin e demontimit. Kemi dhe detyrime ndaj Natos, pavarsisht se Nato nuk e identifikon si ceshtje te sajen.
Pastaj ti je gjerman dhe je ne konflikt interesi. Ne jemi rivalet direkt te Gjermanise ne Europe dhe me paketen e ndihmes Amerikane Shqiperia do shnderrohej ne superfuqi te padiskutueshme Europiane.
hahahahahahahaahh si fluturojne shqipetaret, me presh ne……enderoke shume zotrote….hahahah superfuqi mee ne po fshijne prapanicen or tei,kaq gje nuk kuptoni….
Mesa duket, ne malesi nuk njihet sarkazma!
nese rama thot jo ai duhet te jape dorheqjen.kto lhl po vijne te certifikuara dhe te inventarizuara nga ekspertet nderkombetare,do behet demontimi nga ekspertet nderkombetare.nuk eshte gerdeci qe punonin kalamaj 15 vjeqare.a e dini qe ne itali mafia ka varrosur me mijra ton mbetje lende kimike pa inventare???
Ore po pse te mos asgjesohen pikerishte atje ku jan (Siri)por duhet pikerishte ti trasportojne ne nje vend tjeter
Te behet referendum.
Ne do themi PO.
Ne shesh nuk jane as 20 % e shqipetareve.
DIL rama na thuaj te mirat dhe rreziqet dhe ky popull nuk te le ne balte as ty as Ameriken.
Pse do i marri gjermania ato leke dhe merita ?
Ne vlejme pak me shume se sa te jemi qaramane.
car po thu mor(paradoks) aje mire nga trute apo je i shitur dhe ti si ssliu…injorant je ti qe po ofendon nje popull te tere,i cili informohet nga dita ne dite per rrezikun e armeve kimike…. a din me lexu zotrote ,pa lexoji nje cik shkrimet e eksperteve per demet e armeve kimike .ptu fare e keqe ,servila dhe lamashe ngelen ata qe dun te keqen e ketij vendi ,me njerez si puna juaj vetem mbrapa do ecim ,keq na vjen per femijet siriane por me keq na vjen per femijet tane re hajvan…nuk ja u cuam neve armet ,apo mos je zotrote ndonje sirian qe ka mare pashaporte shqiptare,se ju dha legeni sal dhe te drejten e shtetesiseshume te huajve ,kushedi sa lek ka mare palla,yt njerez te shitur
Ca sale thu ti mer zar, ca lidhje ka maloku me mua. Ju nuk keni asnje argument pse ‘rrezikoheni’ vetem bertisni kot si pallosha.
PO ME GJERMANIN TE ISHIM LIDH SE JAN SHUM TE PASTER …A NE TE SHKRETEN ME MIRE TE ISHIM NJE M….QE NGELEM NJE VEND KAQ I VOGEL NA PERDORIN SI TOP M….
Saliut i kane rene pendet! Ne demonstrate i treguan GISHTIN E MESIT.
Qoftelargu, kur pa gjithe kete popull ne protesta ju hap oreksi per ta manipuluar. Vajti atje dhe “u ul kembekryq” ne bulevard, ashtu “popullorçe”, si njeri i thjeshte, por me briret e djallit nen lekure.
Kur e pashe ate skene u dritherova.
1. Si guxoi valle? Ai bulevard ka gjak. Gjak fukarai te revoltuar nga bemat djallezore te tije. Ishte gjak i shkaktuar nga pushka e idjotit nen urdherat e tije. Idjoti qelloi, por urdheruesi, e dine te gjithe, ishte i nemuri Sali.
2. Nuk e ka per here te pare qe futet ne pilafin pervelues te demonstratave.
Edhe ne nentedhjeten u fut ne demonstratat e studentave. Cau permes turmes, duke e nxjerre Azemin me shoke nga udheheqja. U be “doktori qe do ta shpetonte Shqiperine”. Tej e tej ja vuri flaken ketij vendi, duke u pasuruar vete, me soj e sorollop. Kush i delte perpara hante edhe plumbin naten ose pas gardhit, si dhe ne mes bulevardit.
Tani i kane rene pendet. Nuk fluturon dot. Nuk ka dhembe te kafshoje. I kane rene edhe ata.
Populli eshte zgjuar! Nuk mashtrohet me. A e pate? Demonstruesit i treguan gishtin e mesit. Jo prapa kraheve, por sy nder sy. Iku me bisht nder shale. I menderosur por “krenar” duke ngritur dy gishtat si fshehurazi.
FALEMINDERIT, GJERMAN I NDERSHEM!
RESPEKT!
ore sa vjen dhe shtohet injoranca ne shqiperi..kjo tregohet dita-dites pasi nga keq-informimi vijne te gjitha keto gjera.ky eshte rasti me i mire per te ngritur koke nga gjith ai borxh qe ka lene qeveria berisha dhe kete e ka kuptuar prandaj dhe po perhap panik.shpresoj me gjithe shpirt qe te thot po edi rama tani.le ta injoroj kte popull injorant sepse vec tzez ka per te gjetur.
GJERMANIA DON TI MARRI PER VETE LEKET . NUK JANE BUDALLENJ SI SHQIPOT
ne qoftese duan te na zhdukin kete e ben shume mire kete radhe serbi greku se mbase shkatrimit 8 vjecare qe bei banda teroiste berisha basha bode mediu imami dhe vasili panariti tavo ku e lane shqipeine ne mjerm ky ishte nje shanse qe svjen me po do vazhdojme te shofim ne vazhdim si vdesin neper spitale shqiptaret ne ate gjendje qe jane si i fusin ne vllavrasje gjykatate dhe per veten e tyrembushen me dollare dhe vrasesit dalin de pronat grabiten ja keshtu po zhdukemi dhe kure vjen e mira e der per te ber ekonomi dhe shtet armiqte e betuare te shqiperis serbogreket e ben ate qe shqiperia te mos ngrej koke ta gezoni o injorante qe detin na e shiten rrugen e kombite e ben jashte standarteve dhe gerdecin e sben dhe na vrane dhe sna lane te mirnim mireqenien popull injorante
Gazeta Tema ,jame lexues i rregullt i gazetes suaj dhe i gazetes DITA .Ndersa gazeta Dita te gjitha mendimet qe shpreh une , neper mes komenteve , mi nxjerr ne forumin e saj , komente ; juve jo . Siq dhe bete dhe tani ne oren 4;30 duke mos ma nxjerrur ,,,, . Ndersa komentuesve qe shajne gjithe verioret duke i identifikuar dhe njejtesuar , te gjithe pa perjashtim , me veprimet e pa pergjegjeshme te Sali Berishes u a nxjerrni komentet ; qofshin ato si te atij me emrin “SOS,SOS,SOS , kurse te mijat qe kundershtojne keto lloj komentesh , qe perpiqen te denigrojne nje zone te tere te Shqiperise , duke i quajtur maloke ,shpellare etj, jo NUK MI NXJERRNI . Perse KY DIFERNCIM ? Mundet qe nje dite kur te kem kohe do vije te kerkoj sqarim prane redaksise suaj per kete . Mundet dhe te me mos pergpjigjeni , vecse ndoshta dhe per kete diferencim dhe do te humbeni nje lexues serioz tuajn siq jam dhe une ….