Në një intervistë ekskluzive dhënë Deutsche Welle-s, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati flet për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, rolin e Gjermanisë në rajonin ballkanik, për amët kimike siriane…
Zoti Bushati, nga takimet që patët me vizitën tuaj të parë si ministër i jashtëm në kryeqytetin gjerman, sa afër është Berlini me Tiranën?
Mund t’ju them se Berlini është vërtet afër Tiranës. Këtë e ndjeva në takimet mjaft të frytshme që pata si: me ministrin e Jashtëm Westerwelle, me këshilltarët e kancelares Merkel për çështjet e politikës së jashtme dhe të rajonit si dhe me parlamentarët e Bundestagut të cilët kanë një interes të posaçëm për çështjet e rajonit. Po ashtu pata një diskutim dhe shkëmbim mendimi në Institutin për studime strategjike me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ekspertë për zhvillimeve në rajon edhe veçanërisht në Shqipëri. Në të gjitha këto takime u bisedua së pari për zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht për aspiratën tonë në rrugën drejt BE-së, për prioritetin që ne kemi për marrjen e statusit të vendit kandidat që kuptohet me besimin tek mbështetja e Gjermanisë në këtë proces vendimtar. Së dyti u bisedua për temat e bashkëpunimit të dyanshëm, për t’i çuar edhe më tej këto marrëdhënie. Së treti u bisedua për temën që ka të bëjë me zhvillimet dinamike në rajon dhe me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në arenën ndërkombëtare. Pra Berlini është shumë afër Tiranës dhe po ashtu afër rajonit, sepse bëhet fjalë për partnerin dhe kontribuuesin kryesor në aspektin bilateral në Shqipëri nga pikëpamja ekonomike, bëhet fjalë për një partner që ka qenë luajal ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në rajon.
Zoti Bushati, sipas deklaratave publike, tashmë Shqipëria ka partnerë strategjikë dhe ekonomikë, kryesorë dhe jo kryesorë. Ku ndodhet Gjermania tani? Kam parasysh këtu investimet gjermane prej 25 vjetësh. Mos duhet të tremben tani biznesmenët gjermanë para atyre, le të themi turq?
Lidhur me partnerët e Shqipërisë strategjikë apo ekonomikë do doja të ndanim atë çfarë është gjeografike, pra të asaj pjesë çfarë na lidh në rajon dhe të pjesës tjetër. Ne kemi përcaktuar Italinë, Greqinë dhe Turqinë si partnerë strategjikë në rajon, sepse janë tre vende që kanë një vëmendje më të përditshme të zhvillimeve në Ballkan dhe luajnë një rol të posaçëm në Mesdhe. Pra janë tre vende pak a shumë fqinje ku gjeografia është e vështirë të anashkalohet dhe janë tre vende me të cilat pavarësisht karakteristikave specifike që ka marrëdhënia e Shqipërisë me secilin nga këto vende, nuk përjashton në asnjë rrethanë njëra-tjetrën, përkundrazi raporti ynë me këto tre vende në pikëpamje bilaterale është komplementar për sa i përket objektivave madhore të politikës sonë të jashtme. Ndërsa për sa i përket Gjermanisë dua ta përsëris, se është partneri me kontributin kryesor në planin bilateral dhe synojmë që të kemi një mbështetje të qartë gjermane edhe në rrugëtimin tonë europian. Kjo mbështetje nuk ka munguar në asnjë moment dhe Gjermania mbetet një partner serioz dhe solid. Nga ana tjetër jemi koshientë që tregu ynë është relativisht i vogël dhe megjithatë dëshira jonë për të tërhequr investime serioze gjermane është e madhe. Por për këtë do të duhej të punohej në dy drejtime: në përmirësimin e klimës dhe këtu kuptoj reformën në fushën e sundimit të së drejtës që ka një impakt të drejtpërdrejtë në ekonomi. Së dyti të punohet në drejtim të integrimit në planin rajonal. Sepse duke qenë se jemi një treg relativisht i vogël, ekonomitë tona të vendeve të rajonit do të ishin më atraktivë për investime strategjike gjermane në gjithë rajonin dhe për këtë duhet krijuar një platformë solide në planin rajonal. Pra këto janë dy drejtimet për të cilat ne po mendojmë. Nuk bëhet fjalë për qasje të privilegjuar apo diskredituar ndaj biznesit të huaj. Qeveria ku unë shërbej e ka për krenari të punoj me biznesin shqiptar dhe të huaj dhe të lehtësojë praninë e tyre në Shqipëri, sepse çdo investim serioz i huaj në Shqipëri është një kontribut për zhvillimin ekonomik, një kontribut për punësimin dhe një kontribut në vetvete për stabilitetin demokratik.
Zoti Bushati, ka një hap shumë konkret nga ana e qeverisë Rama lidhur me bashkëpunimin me Kosovën. Por cilat janë pikërëndesat e këtij bashkëpunimi? Ju në fushën e diplomacisë çfarë kontributi mund të jepni për Kosovën ose të bashkëpunoni së bashku? Cili është roli i Shqipërisë në përgjithësi në rajon?
Besoj se sfidat veçanërisht në fushën e diplomacisë janë të ndryshme në këto dy vende, sepse është e kuptueshme që kemi një Shqipëri, shtet 101 vjeçar dhe një Kosovë, shtet pesëvjeçar. Por ne kemi bashkërenduar punën me qeverinë e Kosovës dhe përgjithësisht me faktorët politikë në Kosovë për të lehtësuar me ato mundësi që kemi procesin e njohjes, i cili është mjaft i rëndësishëm për stadin në të cilën po kalon sot Kosova. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sa i përket procesit të integrimit europian, ku për shkak të faktit që ne jemi më të avancuar, mund të transferojmë një pjesë të njohurive tona në këtë proces në mënyrë që Kosova të mos përsërisë minimalisht gabimet apo dështimet tona në këtë proces. Si kundër është e rëndësishme të kemi një përqasje më koherente nëpër tryezat apo forumet rajonale ku Shqipëria dhe Kosova janë pjesë. Në rastin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunimi nuk është thjesht marrëdhënie e diplomacisë mes dy vendeve, por është një çështje që ka të bëjë me faktin që ne dhe autoritetet në Kosovë ndajmë pikëpamjen që duhet të punojmë më shumë së bashku për të afruar ekonomitë, për të afruar më shumë shoqëritë dhe për të shfrytëzuar të gjitha hapësirat që ofron e tashmja. E kam fjalën për një përqasje më të mirë në planin ekonomik, në planin tregtar, për projekte të përbashkëta të cilat nuk mund të jenë thjesht projekte mes Shqipërisë dhe Kosovës, por që ato të kenë një efekt shtrirjeje rajonale, një peshë më tepër nga ana strategjike, për të tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj strategjikë që do të donin të ishin prezent në rajon, si dhe projekte të bashkëpunimit që do të evitonin në maksimumin e mundshëm paragjykimet që ekzistojnë duke krijuar një hapësirë të përbashkët në fushën e dijes, e cila sot për sot mungon.
Ndërkohë është bërë publike vizita që kryeministri Edi Rama do t’i bëjë Beogradit. Pse pikërisht Tirana e merr këtë hap? Ka të bëjë kjo nismë me hapat për pajtim për shkak të dialogut që nisi mes Prishtinës dhe Beogradit?
Pse jo. Beogradi është një kryeqytet shumë i rëndësishëm i rajonit, si përsa i përket aspektit politik, ashtu edhe atij ekonomik. Gjithmonë do të ketë një herë të parë. Kjo vizitë është në kuadër të vizitave që Rama do të bëjë në të gjitha kryeqytetet e rajonit dhe në këtë rast nuk mund të jemi përjashtues. Në rast se shohim tani historinë e suksesit që mban emrin Bashkimi Europian, baza apo autorësia e këtij suksesi qëndron në marrëdhënien e ngushtë franko – gjermane, duke ndërtuar pas luftës një projekt paqeje dhe sigurie dhe mendoj se e njëjta gjë le të themi në një magnitudë shumë më të vogël nuk ka pse të përjashtohet në rajonin tonë. Pra që do të thotë: marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe marrëdhënia Shqipëri-Serbi është e rëndësishme jo vetëm për projektet e ndryshme të karakterit strategjik që ka një impakt të drejtpërdrejtë, por është e rëndësishme edhe për stabilitetin e gjithë rajonit që aspiron drejt hapësirës euroatlantike. Kjo vizitë nuk ka të bëjë me dialogun. Dialogu është një proces, i cili zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë përmes baroneshës Ashton si dhe me mbështetjen e aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, kryesisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jemi të bindur që procesi i normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë do të duhet të pasohet nga procesi i ripajtimit, sepse vetëm procesi i ripajtimit do të ishte një recetë e mirë për të garantuar stabilitet politik në rajon dhe për të qartësuar perspektivën europiane të të gjithë rajonit.
Zoti Bushati, bisedën po e bëjmë në një kohë kur në Shqipëri, rajon apo dhe në botë, po protestohet dhe diskutohet mundësia e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Pavarësisht përgjigjes që jep kryeministri Rama, është mirë për opinionin publik të dihet më saktë, se si filloi kjo “histori” Pse u zgjat kaq shumë ? Ju akuzojnë madje edhe për mungesë transparence.
Ky është një proces i rëndësishëm për sa i përket njerëzimit, i rëndësishëm në kontekstin e drejtësisë ndërkombëtare, është i rëndësishëm në kontekstin e rendit ndërkombëtar dhe i rëndësishëm i precedentit që do të krijojë. Nisur nga ky prizëm do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që të mos bija në grackën e replikave apo spekulimeve politike për konsum të brendshëm. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, është një ndër aleatët kryesorë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, është një vend i cili është mbështetur bujarisht nga Shtetet e Bashkuara si dhe nga disa aleate të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në NATO dhe është një vend që ka mbajtur linja komunikimi, konsultimi të ngushta me aleatët ndërkombëtarë si për sa i përket krizës në Siri ashtu edhe të disa zonave të nxehta të globit, si në Afganistan, në Irak, në Mali etj. Dihet po ashtu që në disa nga këto vende Shqipëria është kontributore e paqes dhe stabilitetit krah për krah me aleatët tanë strategjikë. Pra në këtë pikëpamje unë jam krenar si ministër i Jashtëm i Shqipërisë që vendi im është kontaktuar për të konsideruar mundësinë e kontributit në këtë proces, i cili pavarësisht se ka të bëjë drejtpërdrejt me Sirinë, pra me shkatërrimin e armëve kimike, kjo nuk është një çështje e Sirisë, por një çështje ndërkombëtare, një çështje amerikane dhe ca edhe europiane. Në këtë kontekst ne jemi kontaktuar për të shikuar mundësinë si dhe ku mund të kontribuonim. Pra për të parë mundësinë e këtij angazhimi. Kjo ka qenë e gjithë historia. Ku për fat të keq u shoqërua me spekulime të faktorëve politikë.
Pra nuk bëhet fjalë as për vendim për t’u përfshirë në këtë proces, nuk bëhet fjalë as për negociata, nuk bëhet fjalë as për detaje të këtyre negociatave dhe mund t’ju them që për shkak të vështirësive të panumërta që hasen në terren, asnjë prej aleatëve nuk e ka sot për sot 100% të saktë panoramën e jo më të flitet për negociata që mund të jenë bërë me dyer të mbyllura ku shoqëria apo parlamenti paska mbetur i painformuar. Nuk bëhet fjalë për asgjë më tepër. Edhe një herë po ju them se jemi kontaktuar për të parë mundësinë e përfshirjes dhe nuk ka pasur vendimmarrje, sepse në një proces të tillë natyrisht si në çdo vend demokratik qeveria jonë do të shkonte në parlament për të marrë një mbështetje apo një vendimmarrje për një hap të tillë. Sigurisht që këto çështje janë delikate. Shqipëria ka një eksperiencë pozitive për këtë çështje sikundër mirëkuptoj gjithë qytetarët për reagimin që kanë pasur për këtë çështje. Ka eksperiencë pozitive, sepse është ndër vendet e pakta në botë që ka fshirë nga harta ekzistencën e armëve kimike falë projektit dhe mbështetjes amerikane, por pas ngjarjes tragjike të Gërdecit, tek qytetarët është krijuar me të drejtë një ndjeshmëri të lartë. Ne për asnjë moment nuk kemi luajtur me shpatullat e njoma të Shqipërisë dhe kemi qenë jashtëzakonisht gjakftohtë dhe të kujdesshëm për të mbajtur linjat e komunikimit hapur me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me SHBA dhe me disa vendet kyçe në Bashkimin Europian. Çdo gjë tjetër ka qenë veçse një spekulim.
Por pse hezitoi deri tani Shqipëria të thoshte JO? Ju ishit të papërgatitur për një situatë të tillë?
Hezitimi vjen jo vetëm nga faktet që thashë më sipër, por edhe nga fakti që dëshira dhe vullneti politik për të kontribuar në çështje globale, në një çështje ku rreshtimi i Shqipërisë pranë aktorëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë do t’ia shtonte kredibilitetin në arenën ndërkombëtare. Kjo bëhet gjithmonë në përputhje me mundësitë, aftësitë, kapacitetet, teknologjinë dhe ndjeshmërinë që ka opinioni publik për një çështje të tillë. Pavarësisht spekulimeve, pavarësisht keqinformimeve apo mosinformimeve që e ka rrethuar këtë proces, unë do ta quaja krejt normale këtë që ndodhi sepse kjo është shenjë e qartë e pjekurisë së opinionit publik që të reagojë ndaj një çështje të caktuar. Madje mënyra si është protestuar ka qenë tërësisht demokratike dhe tërësisht legjitime.
Zoti Bushati, duket se në Shqipëri reformat në diplomaci i fokusojnë më shumë tek personeli i shërbimit jashtë. Por ju nga konstatimet që keni, ku mendoni se ka nevojë diplomacia shqiptare për t’u rregulluar ose reformuar tërësisht?
Reformat në diplomaci nuk kanë të bëjnë me personelin por me përmirësimin e të menduarit dhe të vepruarit në sistem. Prandaj insistoj që klasa politike ka një përgjegjësi kryesore për të dëshmuar një përgjegjshmëri më të mirë se sa ajo që ka demonstruar deri më sot. Është kënaqësi për mua që të komunikoj për opinionin publik faktin që edhe me ministrin e Jashtëm gjerman Westerwelle diskutuam për mundësinë e mbështetjes që Gjermania mund të na japë në këtë drejtim sepse vendi është përballë disa sfidave të mëdha dhe ne do të duhej të kemi një racionalizim të prezencës së Shqipërisë sot për sot në botë. Dhe në këtë drejtim jemi besimplotë që ndihma gjermane jo vetëm do t’na ndihmojë, por do të jetë udhërrëfyese për procesin e skalitjes së reformave të Shqipërisë në marrëdhëniet me jashtë. Por nuk është thjesht vetëm shërbimi me jashtë për të promovuar vlerat e vendit, për të promovuar reformat e vendit. Duhet të kuptojmë vështirësitë që punon ky shërbim pavarësisht transformimit që ka pësuar në vite, është larg atij shërbimi që ne do të donim të ishe, por nga ana tjetër është e rëndësishme të kuptojmë dhe këtë duhet ta kuptojmë ne politikanët në radhë të parë që ky shërbim kërkon një vëmendje të posaçme në rast se duam që realisht të kemi njerëz të talentuar që përfaqësojnë vendin nëpër botë.
Ti Bushat je intuitiv dhe shume i zgjuar, me ke pelqyer njehere dhe sdo ta harroj kurre, kur te permenden babain ne Parlament, e me keq ishte se ajo qe ta permendi, qe sle te gjalle e te vdekur pa ngritur nga varri, na ishte nje BUNDER ndjellakeqe.Pergjigja juaj e zgjuar dhe e qete: Rahmet paste im ate dhe shoket e tij di qe te kane respektuar Znj.Bunder dhe ju e dini mire!!!Mbani ritmin e duhur, komunikoni me publikun dhe vazhdoni me punet, jeni ne rruge te mbare, shume respekte dhe ju besojme…
Krenar per qeverine qe kam votuar me 23 qershor!
Jam krenar sepse kam bere zgjedhjen e duhur, ne te gjithe sebashku kemi bere zgjedhjen e duhur duke votuar nje qeveri qe eshte ne dispozicion te popullit dhe punon per te miren e popullit.
Altin! Krenar gjithashtu, por duhet ecur perpara…te lihet ne harrese incidenti, Bushati ta doje Shqiperine siç deshi Baba Sulejmanin e Madherishem…
Bushati te bashkepunoje sinqerisht edhe me guxim me Kryeministrin.
Ky Bushati osht nji Loder plastikee kurdisme nga nje çeles i kputun.
Per mue ky nuk osht diplomat por,..” Bambinomat”
Ne nje emision televizim ka pranuar qe eshte agjent i amerikanve dhe se esht krenar per kete gje.
Nuk thone kot ne DIBREN time,or Ed Rama se mos ha pshesh me cullet se te skerkasin kzo Ministrat e tipt te BAMBINOMATIT.
KRENAR PER QEVERINE QE KEMI VOTUAR ME 23 QERSHOR!
KJO QEVERI TREGOJ QARTE SE KEMI BERE ZGJEDHJEN E DUHUR DUKE E VOTUAR ME 23 QERSHOR.
Shko futi nje dore te mesuari te abetares dhe pastaj fillo te mesosh te flasesh per diplomaci.
Zaten kot nuk thone:
-dibron pa din e pa imon!
pse ti zoti lajm me ate qe ke thene per dibranet kujton se e din abetaren?
Nuk dua te futem ne diskutime vulgare me ty more “lajm”.
E verteta eshte se po te mos kishim protesta popullore sot do te kishim nisjen e dergeses se pare me arme kimike,drejt porteve te Vlores dhe te Durresit.
Por dhe shume tironsa, si pasardhsit e dibranve te Skenderbeut,ishin dhe u ngriten kunder Armve Kimike.
Kjo ceshtje sipas gjykimit tim kishte disa etapa.
Fillimisht ishte nje bisede e qeverise shqiptare me ate te SHBA-se (po e theksoj) qe te shikohej MUNDESIA e shkaterrimit te …. ne Shqiperi. Pra thjesht ju kerkua Shqiperise “jeni apo nuk jeni te gatshem te ndihmoniqe bota te jete me e sigurte nga armet kimike”. Pergjigja ishte po dhe besoj cdo njeri kete do te thoshte.
Etapa e dyte do te kishte te bente me nje njohje te mundesive per tu kryer ky proces ne Shqiperi, si psh nje vleresim i terrenit, largesia nga qendrat e banuara, vleresimet sizmike, transporti, mundesite ujore, energjia elektrie, etj….. Jam i bindur qe keto vleresime jane bere. Kjo ka sjelle perfundimin qe Shqiperia nuk eshte ne gjendje te realizoje shkaterrimin e Armeve Kimike.
Kane qene pikerish keto konkluzione qe nuk kane cuar ne etapen e trete qe do te ndermerrte qeveria.
Gjithmone nese faza e dyte do te plotesohej, ne etaper e trete Qeveria e drejtuar nga Edi Rama do te bente nje diskutim te gjere, perpara se te merrte nje vendim te tille.
Diskutimi do te behej duke ballafaquar ata qe jepnin siguri dhe ata qe perhapnin panik. Do te kishte nje arsyetim shkencor nga kimiste, ushtarake, specialiste te cmontimit te armeve kimike, specialiste nga SHBA dhe OKB qe do te merrnin persiper kete proces. Keta do te shpjegonin gjithe proceduren qe do te kryhej duke shmangur cdo rrezik te mundshem.
Nderkohe perballe specialisteve te OKB, atyre nga SHBA, specialisteve te tjere nga Evropa etj…, do te ishte SAZAN GURI, shoqatat mjedisore qe kundershtonin kete proces si te rrezikshem, do te ishte FATOS LUBONJA, ARTAN HOXHA (ai qe nuk u be dot president se ishte spiun i sigurimit, PRESH ZOGAJ, etj te kopese.Pervec tyre do te ishte edhe
SALI GERDECI,
SALI 21 JANARI,
SALI NAFTA MILLOSHEVICIT,
SALI SHKATERIMI I PYJEVE,
SALI KIMIKU i SULMIT te JUGUT me LHL ne 1997
si dhe gjithe SALINJTE dhe LULEZIMET E TJERE, qe do te qanin me lotet e tyre prej LIZARDI per kete masaker qe po i behej Shqiperise mu ne mes te bulevardit, ku
SALI BARBARI RREZOI PERTOKE VETEM ME NJE URDHER GOJE DHE NJE LEVIZJE GISHTI 4 JETE TE PAFAJSHME DHE RRETH 36 TE TJERE TE PLAGOSUR.
PRA QEVERIA SHQIPTARE E EDI RAMES NUK DO TE KRYENTE ASNJE VEPRIM PA BASHKEBISEDIMIN E GJERE ME POPULLIN, PRA PA VAJTUR TEK FAZA E TRETE. POR PERDERISA KUSHTET NUK PERMBUSHESHIN, PRA FAZA E DYTE U MENJANUA, ATEHERE NUK KISHTE NEVOJE PER DISKUTIMIN POPULLOR.
Ne fund cdo gje u mbyll me nje fjalim DINJITOZ te z. RAMA.
Une dikur i shkruaja z. Rama: “Mos i prano armet kimike dhe do te kesh perhere popullin me vehte. Une nuk i dija te gjitha. Tani mund t’i them z. Rama se ai ka jo vetem popullin me vehte por edhe mirenjohjen e aleateve tane te perhershem”.
Me sa u kuptua ata qe peshtyjne mbi aleatet tane, mbi SHBA jane ata qe kane bashkepununar me serbin, jane ata qe i shiten nafte serbit, jane ata qe pergatiten per Beogradin dosjet kunder UCK…. (nese nuk i dini kush jane keta, mos u lodhni besoj se i dini; jane ata qe protesturesit i larguan me fishkellima e peshtyma nga protesta e tyre e PASTER.
ashtu eshte mergim tar ,na mallengjeu sa na mbaroi lotet fare.i shkreti ai,qe po mendon per popull perdite por populli nuk e kupton….jo o shoku jo nuk jam as une e as te tjeret naiv.ky ishte nje nga turpet radhes se rames.ju e shat salen per pro islam,ky ali kimiku i thot vella erdogan,,,ne maqedoni shkon dhe barazon mbi 600 mij shqiptar atje me 600 maqedon ketu.vetem per tja lepir obames sjell armet kimike ne shqiperi.ky ka bere qyfyre o shoku.berishen bera mir qe nuk e votova,por ama do me duhej nje dell budallai te votoja ramen.ps pa ramen do ta votoja me qejf…..ju vertet nuk keni pare asgje!!!!!!!!
K
R
E
N
A
R
P
E
R
Q
E
V
E
R
I
N
E
Q
E
K
E
M
I
V
O
T
U
A
R
M
E
2
3
Q
E
R
S
H
O
R
Alma, e dashke vertikal, me sa duket.
o ditemiri, do e hash se qenke prononcuar ne media pa lejen e rames dhe ske respektuar kodin e heshtjes! po jo vetem per kete,por edhe pse po nxjerr zbuluar kryeministrin tend kur thua qe nuk pati negociata,por vetem kontakte. sepse kryeministri ne fjalimin qe mbajti dje i ra gjere e gjate per te dale tek pergjigja qe gjasme e ka marr vendimin pasi negociatat nuk shkuan mire dhe jo se po e detyronte presioni qytetar e mbarpopullor te thoshte jo! se ke shume te gjate ditemiri ne ate kolltuk,jo vetem per kete qe nxorre zbuluar ramen,por dhe sepse nuk ben per te drejtuar diplomacine shqipetare dhe kjo u pa qe diten e pare qe u bere minister kur the se politiken tone te jashtme do ja varrim ne qafe si ujkut melcite shteteve te huaja, te ashtuquajturat nga ju “partner strategjik”..ik ditmire sa nuk eshte vone!
Marreveshja e fshehte ishte bere nga Edi Rama dhe ambasadori Amerikan. Rama do pranonte armet kimike qe asnje vend ne bote nuk i pranonte dhe si shperblim do te pritej nga Barack Obama ne nje takim 15 min.
Pra Edi Rama shiti kombin per interesat e tija personale.
Altin! Krenar gjithashtu, por duhet ecur perpara…te lihet ne harrese incidenti, Bushati ta doje Shqiperine siç deshi Baba Sulejmanin e Madherishem…
Bushati te bashkepunoje sinqerisht edhe me guxim me Kryeministrin.
Rama ky egoist komunist na kishte bere nje marreveshje te fshehte me Amerikanet qe konsistonte ne ” Une pranoj armet kimike vdekjeprurese dhe juve me organizoni nje takim me Obamen”.
Vetem per tu takuar me Obamen kryeministri e hodhi kombin ne koshin e plerave.
Mjaft me kete teme. Jemi te gjithe shqiptare. Saliu e ka lene arken bosh.
Ecni e bejeni Kryeministrin…Ka vetem dy muaj qeverisje dhe Ilir Meta eshte bashkepergjegjes e te mos ngulfoset ne karrigen e Kryeparlamentarit dhe te gjithe ne te mos shohin gjysem metri larg syve tane. Kemi 23 vjet qe tiganisemi ne kete ‘dhjame’ qe qelbet ere.
ore kaq te fandaksur jeni ……rama kishte firmosur por esht pa bythe,,,,,,nuk pyeti njeri fare firmosi,u terhoq dhe beri nje fjalim si dikur hitleri pas djegies se rajshtagut.keto nuk i ha njeri,vetem ju qe prisni ndonje vend pune per te marr por kur te jeni rregulluar rama do shfryhet si tollumbac,sepse qeveria e tij eshte qeveri e tollombackave