Përshtaten ambientet, nis zhvendosja e katër ministrive në zyrat e reja

18 Nëntor 2013, 09:12Politika TEMA

Nga dita e sotme, katër prej ministrive të qeverisë “Rama” do të ndryshojnë godinë.

Pas vendimit të 25 tetorit, Ministria e Mbrojtjes nuk do të funksionojë më si godinë pas selisë së Partisë Socialiste, por do të vendoset në ambientet e ish- Shkollës së Bashkuar, sot Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Burime nga kjo ministri kanë bërë me dije për gazetën Panorama se prej disa ditësh janë përshtatur ambientet dhe sot do të jetë dita e parë e punës në zyrat e reja.

Gjithashtu, bëhet me dije se presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin që i hap dritën jeshile ndryshimit të ambienteve të punës të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, në Ministrinë e Mbrojtjes ka përfunduar përshtatja e zyrave për dy ministri të tjera, të cilat kanë ndryshuar gjithashtu godinë.

Duke filluar nga sot, aparati i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të kryejnë funksionet e tyre në godinën ku deri dje ka qenë Ministria e Mbrojtjes.

Sipas vendimit të qeverisë, ambientet e Ministrisë së Financave do t’i kalojë kryeministrisë, ndërsa Ministria e Energjetikës  do të vazhdojë të jetë në godinën aktuale.

Gjithashtu, edhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të akomodohet në zyrat e reja, në godinën ku disa vite më parë ka qenë Ministria e Kulturës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Bashkisë së Tiranës./A.XH

8 komente në “Përshtaten ambientet, nis zhvendosja e katër ministrive në zyrat e reja”

  1. KADAFF says:

    SKANE PUNE TJETER KETA, LUSTROHU/NDERRIM MOBILJESH RESTAURIM/MANIKYR PEDIKYR!
    MASKAT KANE DALE SHESHIT KETA JAPIN NE LAJME QE U ARRESTUA FILAN ADOLESHENT SE NGISTE MAKINEN PA PATENTE NE MES TE KATUNDIT NE RRETHIN E KAVAJES!
    O QEVERI IDJOTE!

  2. Vizionari says:

    Humbje kohe dhe parash … disa godina nuk ndryshohen , ato i perkasin historise se shtetit … sikur te thoshim presidenca transferohet tek pallati i brigadave dhe tek presidenca vjen kryeministri … vetem ne Albanistan ndohin keto çudira !

  3. ilir says:

    qellimi ishte te largohej ministria e mbrojtjes nga kisha greke.Greket e ndertuan qellimisht aq prane.

  4. look says:

    @ilir po cfare qellimi kishte kisha greke qe te merrte informacionet e ministrise se mbrojtjes? po ne jemi vende anetare ne nato, dhe sa per dijenine tende te gjitha informacionet deri tek planet e mbrojtjes te vendeve shkembehen mes te gjitha vendeve anetare, kjo eshte ne kuader te trasparences. keshtu qe kjo nuk qendron fare.
    Po edhe sikur kjo te qendronte, ky do ishte motivi me i keq, pasi tregon qe ti nuk krijuat mjetet e duhura per te mbrojtur informacionin, dmth deshtim total. Pse sa here te ndertohet ndonje godine afer ministrise se mbrojtjes duhet te nderroje vendndodhjen.
    Megjithate nderrimi i godines se ministrise eshte gabimi me i madh qe eshte bere, qe do te thote te gjitha intitucionet e mbrojtjes jane ne nje vend te dislokuara, qe do te thote qe jane shume me te lehta per tu monitoruar. ne te gjithe vendet e botes plani shperhaphes tregon se disa institucione te mbrojtjes si ministria, shtabi, komanda te ndryshme nuk duhet te vendosen ne nje vend.

  5. Ustai says:

    Te jeni te sigurt qe ndryshimi i godines se Minsirise se Mbrojtjes,eshte bere me nje arsye shume me te thelle nga ato qe ju thoni. Sipas meje, duke ndjekur ne vijimesi dinamiken e debateve politike te Saliut me opoziten e meparshme,me rezulton se ne ate Godine, ishin instaluar paisje pergjuese te nivelit te larte teknologjik,nga ku pergjohesh gjithshka thuhej ne zyrat e godines afer saj(PS). Per te qene i sigurt nga keto pergjime…. z.Rama e cvendosi godinen ne nje skaj te larget,ku nuk mund te merrej informacion nga paisjet e sofistikuara te z. Imami. Kjo do te zbardhet, ndoshta me pas…

    1. look says:

      dmth do i marre pajisjet me vete Sala apo Mimi??? Po pse ka filluar gje pune saliu tek mbrojtja??? Po qe ja fusni kot edhe ju tani, po edhe sikur te kete pajisje ato tani i kane ne dore ata qe jane bere ministra. apo nuk jemi popull sahan lepires ne shqiptaret behemi me ke te jete ne krye. Ore kane ikur se keshtu ja ka dhene koka pa asnje arsye…..as nuk kane pyetur njeri (sikurse dhe ata te tjeret qe nuk pyesnin asnje specialist). hajt mo drejtues shqiptare jane, asgje nuk ndryshon vetem fytyrat. Erdhen me te madhe, imimi hajdur, spiune etj etj dhe akoma asgje skane bere dhe ketu do jemi nuk do i hyje asnje ferre ne kembe imamit. Me aq sa ka bere ai per 2 dite do ishte bere dosja 10 meter per ne prokurori, por nuk duan……….

  6. une says:

    Te pakten per dekorimin dhe zhvendosjen e zyrave jane transparente.

  7. shqipetaret e vertete says:

    Shqiperia ka nevoje vetem per nje pastrim.Te pastrohet hajduteria e fashizmit te grupit te sali berishes dhe fatos nanos.Injoranca shqipetare ka vetem nje emer:hajduteria e sali berishes.JO eshte gabim historik.Ti je heroi i kombit shqipetar.Mund te thuash PO sa nuk eshte vone.Te arrestohen plehrat e sali berishes dhe te fatos nanos sa me pare.Vetem keshtu clirohet shqiperia nga fashizmi feudal,i zogut,i enver hoxhes,i sali berishes.Te gjithe hajdutet para ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje