VIDEO/ Momenti kur përplaset avioni Boeing në Rusi

18 Nëntor 2013, 19:41Lifestyle TEMA

Këto janë pamjet shokuese të momentit kur një Boeing 737 përplaset me pistën dhe shpërthen në flakë, duke vrarë 50 pasagjerët dhe ekuipazhin.

Video tregon se si aeroplani zhytet në pistë dhe më pas shpërthen si një top zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në qytetin rus të Kazanit.

Sipas mediave ruse, avioni i Tatarstan Airlines po bënte një tentativë të dytë për t’u ulur.

Hetuesit thonë se ka dy pista hetimi, ajo e gabimit të pilotit ose e mosfunksionimit të ndonjë pajisje.

Zyrtarë të aeroportit thanë se piloti u kishte thënë se avioni nuk ishte gati që të ulej.

Avioni ishte ndërtuar 23 vite më parë dhe i ishte nënshtruar shërbimeve përpara se të autorizohej për kompaninë Tatarstan Airlines./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje